Ka shumë spekulime në lidhje me shumën e vjedhur te “Union Bank” tre ditë më parë.
Fillimisht u fol se janë vjedhur 300 mijë euro.
Më pas u fol për 1 milion euro.
Por, burime të gazetës TemA thonë se banka ka deklaruar tek shoqëria e sigurimit, se janë vjedhur plot 2 milion euro.
Policia nga ana e vet, thotë se janë vjedhur vetëm 1 milion euro.
Tashmë pritet që të konfirmohet shuma e saktë.
Këto para ndërkohë mësohet se do të transportoheshin jashtë shtetit nga aeroporti i Rinasit, raporton gazeta në fjalë.
“Në katër thasë kishte shuma të mëdha eurosh dhe paund të cilat ishin mbledhur nga të gjitha filialet e bankës për t’u transportuar drejt Rinasit dhe më pas jashtë shtetit”, thanë për gazetën burime nga policia.
Grabitja e ndodhur në mes të ditës në Tiranë zgjati vetëm dy minuta me një skenar të denjë për një film hollivudian.
Ngjarja pasoi me arrestimin e gjashtë punonjësve të sigurisë, të cilët ishin angazhuar për transportimin e katër thasëve me para
Tre personat, të cilët kanë nxjerrë katër thasët nga banka për në vendin ku ndodhej makina dhe që janë përballur të parët me tre grabitësit, deklaruan se nuk kanë mundur që të reagojnë pasi grabitësit u kishin dalë pas shpine.
Ndërkohë që në pyetje janë marrë edhe tre efektivët që ndodheshin në makinën shoqëruese.
“Në momentin që ndodhi grabitja unë po haja një byrek, të cilin sapo e kisha blerë. Ishte drekë dhe isha i uritur, mendova të konsumoj një byrek pasi ishim për rrugë. Nuk e menduam se do të ndodhte grabitja, ishte befasi nuk e prisnim”, mësohet të ketë thënë njëri prej efektivëve kur është pyetur nga grupi hetimor se çfarë po bënte në momentin që ndodhi grabitja./b.l
Skenar brilant i Bankes se PD-se. Bashkepunojne me hajdutet per vjedhjen e 300 mije eurove dhe deklarojne se u kane humbur 2 milione.
Hajdutet qe rrembyen parate nuk tregojne dot se sa kane vjedh ne te vertete. ?
Me cpo degjojme te jeni te sigurt se ne thase s’ka pasur leke. Leket jane nxjerre prej bankes ne rruge tjeter.
Shoferi po hante nje byrek, sepse ishte per rruge te gjate… deri ne Rinas eshte apo seshte 20 minuta.
Nuk vidhen parate pa kallauz nga brenda.
Po te kete ish-police te Sales, dijeni qe ata e kane rakorduar.
Jam kurioz: BYREKU ISHTE ME GJIZE APO ME SPINAQ.
po si nuk i vjen turp kur tregon’
Shtet gallat,as parate qe trasportohen me dokument nuk dihen.E vetmja, menyre per ta mesuar eshte te pyesesh hajdutet.Qe mbase jane edhe me te ndershmit,te pakten ne thenien e shifrafe.
C’hyn shteti ketu? Banka edhte private dhe shoqeria e sigurise qe transporton parate eshte gjithashtu private. Hajdutet kane patur informacion te sakte dhe kane punuar paster, as viktima dhe as gje.
A ishte ne ate moment per shoqerimin e lekeve nuk kishte kohe tjeter per te henger byrek ky budallai.
Ne ket histori banal&security asgje nuk eshte koicidence, byreku eshte preteksi.
Po pse nuk ka ligj shteti Shqiptar qe ndalon nxjerrjen e valutes jashte shteti ?
lene se qeka per gallate do zihen hajdutet se kan morr 300 dhe po flitet 2 milon po dashkan me i fut ne sherr se njoni ska qene aty kur jan morr
Shuma dihet mire por vetem nga Banka, Policia, Prokuroria dhe Kompania e qe siguron parate.
Jo cdo gje del ne pazar, detajet do ti degjojme me vone tani ka vetem zhurme!
Veprime per te mbuluar falimentimin e Bankes !
pune korrakesh,varu kkkkkkkkkk………….
Pyesni Gjicin dhe Mucmaten se ato jane pronaret e firmes se sigurise, keta duhet t’a dine me siguri per sa para behet fjale.
Ne kete vend askush nuk ka idene se c’ndodh me!!!
BUDALLENJ NUK JANE ATA JANE ORTAK NE VJEDHJE……..!!!!!!!!!!!!!
Kjo ngjarje eshte me gjithemend per skenar filmi hollividian.
Si mund te nxjerre kjo banke jashte shqiprise depozitat e shqiptareve? Bosi i bankes, duhet futur ne burg dhe duhet konfiskuar te gjitha depozitat e bankes.
Po celesat e makines si u ndodhen ne vend dhe gati per ta ndezur ate? Po hajdutet nga e dinin qe celesat ishin ne makinen e rembyer? Kjo pune mban ere te keqe!
Dje nje mik më dergoi nje tregim ,origjinal, qe nuk mund te rri pa e shfaqur edhe per ju. Lexojeni, se megjithse ne pamje , duket shume i gjate, eshte per te vëne duart ne kokë me realitetin e ngjashëm ne bankën e mësipërme.
Gjatë një vjedhje me armë, njëri prej hajdutëve u bërtet klientëve:
-Mos të lëviz asnjëri, paratë i përkasin shtetit, por jeta u përket juve!
Të gjithë u shtrinë të qetë përtokë. Kjo metodë quhet: « Mind changing concept», e cila në shqip ka kuptimin “Koncept që të ndryshon mendjen”.
Kur grabitësit u kthyen në shtëpi me milionat që vodhën vëllai i vogël, me diplomë dhe master për ekonomi, i thotë vëllait të madh i cili kishte mbaruar vetëm arsimin bazë:
-Hajde të numërojmë paratë që morëm.
Por vëllai i madh ia kthen:
-Mos je gjë budalla?! Janë kaq shumë para sa do të na duhen orë të tëra për ti numëruar. Rri qetësohu, pi një kafe dhe në darkë do dëgjojmë lajmet që do të na tregojnë për vjedhjen, gjithashtu do të referojnë edhe shumën e saktë që kemi marrë.
Kjo mënyrë reagimi quhet: «Experience», në shqip përvojë. Pra është e qartë se kjo është më e rëndësishme se sa masterat e sotëm.
Por në bankë, pas grabitjes që u bë, arkëtari i thotë drejtorit që të telefonojë menjëherë policinë. Por drejtori i diplomuar i thotë me qetësi:
-Mos e telefono akoma! Shansi është afërsisht të na kenë grabitur 20 milionë lekë. Të marrim edhe ne 10 milion dhe rreth 70 milion që janë abuzuar po nga ana time, do të themi që na vodhën gjithsej 100 milion!
Kjo metodë nëpër universitet quhet: “Swim with the tide”, që në shqip ka kuptimin: “Noto me baticën”, pra, përdore një rast të keq për të fituar dobi.
Arkëtari thotë:
-Sa mirë do të ishte të kishim një grabitje çdo muaj!
Kjo quhet: «Killing boredom» i thotë drejtori.
Në shqip: «Të vrasim mërzinë», e cila në parafrazim do të thotë: «Arritja personale është më e rëndësishme se sa puna jote».
Në mbrëmje, në lajme u njoftua që ishte vjedhur një shumë prej 100 milionë lekësh nga Banka. Tani grabitësit i numëronin dhe i rinumëronin, por shuma që kishin në duart e tyre nuk i tejkalonte të 20 milionë. I nevrikosur njëri nga grabitësit thotë:
-Vumë jetën tonë në rrezik për 20 milionë, kurse drejtori me shtypjen e një butoni i spastroi 80 milionë! Duket qartë si përfundim se është më e leverdishme dhe e parrezikshme që të jesh drejtor banke, sesa garbitës.
Kjo quhet: «Knowledge is worth as much as gold!», që në shqip do të thotë: «Njohuria është e çmuar aq sa floriri!»
Drejtori ishte shumë i gëzuar që me këtë grabitje mbuloi të gjitha shpërdorimet e tij.
Kjo quhet: «Seizing the opportunity and Daring to take risks!»
Që në shqip përkthehet: «Rrëmbeje shansin dhe Guxo të marrësh rrezikun!»
Dhe më vjen keq nëse je me diplomë ekonomisti…
Burimi: http://drgauravpradhan.blogspot.com/2013/07/7-life-lessons-from-bank-robbery.html
Dr. Gaurav Pradhan
Shqipëroi: Aurel Pepa
Kur dalin para nga banka plotesohen dokumentat e shoqerimit ne disa kopje. Nje kopje eshte detyre te ruhet ne kasaforte te pakten per 20 vjete. Teb tjerat qe fliten jane llogje Kavaje.
Ke te drejte, edhe ne Banken e Shqiperise keshtu vepruan. ?
Cudia me e madhe 3 dite zgjat(ne shqiperi).
Firmat private duhen te largohen nga bankat,,,transporti I parave ne bote behet nga firma shteterore,,tek ne ndodh e kunderta dhe dihet mire qe ne shume raste protagoniste dhe autore te vjedhjeve te bizneseve te ndryshme ne shqiperi jane vete keto gjoja firma sigurimi…,