Skandali i Bashkimit të mundshëm të votave të PD-së dhe PS-së, lidhur me aferën e dyshimtë të dhënies me koncesion për 35 vjet të parkingjeve të kryeqytetit, po tenton të kthehet padrejtësisht në një betejë kundër kreut të opozitës Lulzim Basha. Edhe mediat që e kanë mbështetur, madje edhe atëherë kur donte ta fitonte Tiranën në tavolinë edhe ato që e kanë luftuar me të njëjtën ashpërsi, po tentojnë ta paraqesin atë si një skandal të Bashës në fund të mandatit. Ashtu sikurse ky koncesion absurd po tenton të bëjë bashkë votat e armiqve të mëdhej (shumicës dhe pakicës njëkohësisht) po ashtu ai ka egërsuar njësoj edhe ato media që dikur e ngrinin në qiell edhe ato që e pikturonin me të zezë, kreun e opozitës.
Por ky këndvështrim, në rastin më të mirë është i padrejtë, ndërsa në rastin më të keq është një deformim i qëllimshëm i realitetit. Sepse, nëse ky koncesion i turpshëm miratohet në fundjavën e ardhshme, ai është parasëgjithash një përgjegjësi e socialistëve dhe e kreut të tyre Edi Rama. Ata e kanë shumicën në këshillin bashkiak dhe vetëm ata mund të realizojnë 3/5-tat për të bërë të mundur draftin e bashkisë. Vetëm ata e kanë në dorë tu shesin qytetarëve ajrin, ta bëjnë këtë për një perudhë aq të gjatë sa nuk dihet nëse edhe vetë do të jenë gjallë, e për më tepër t’ia japin atë si një haraç, medias më të madhe në vend.
Le ta themi troç, atë që shumëkush nga mediat tradicionale e thonë nën rreshta. Pas këtij koncesioni qëndron pronaria e Top Channel Vjollca Hoxha. Është ajo që e ka marrë përsipër dhe që ka lobuar fort tek të dyja krahët, për ta bërë të vetin këtë biznes fitimprurës.
Përballë këtij realiteti me sa duket janë zbythur edhe PD-ja edhe PS-ja. Bashkia e Bashës i ka dhënë kushte super të favorshme dhe po bën gjithçka, që më shumë se sa të hapë një garë, të dhurojë një biznes milionash. Dhe këtu nuk mund të justifikohet. Eshtë e qartë se çfarëdolloj biznesi vetiak të kishte Basha, ai nuk duhej ta hidhte këtë hap. Është e qartë se cilido të jetë kompleksi i tij, për “miqtë” mediatikë që po e braktisin, për tu tufëzuar në vathën e pushtetit, ai nuk mund ta bënte këtë koncesion. Është shumë, është i padrejtë dhe i pamoralshëm.
Por gjithsesi ata që duan ta përligjin me çdo çmim Lulzim Bashën, përpiqen t’i gjejnë disa argumenta. Ata e justifikojnë këtë “krim” ndaj qytetit me manovrat politike, me përpjekjen për të neutralizuar një media kundërshtare apo qoftë edhe me nevojën e shefit të opozitës për të ngritur ortakërira okulte që do ti duhen në ditë të këqia fushatash.
Ndërsa deri më tani, çuditërisht, nuk është parë asnjë nga mbështësit e zellshëm të kryeministrit, nga ata që nuk lenë pa e mbrojtur për çdo gjë, që të ketë servirur qoftë edhe një justifikim të vetëm, për të arsyetuar një “Po” të mundshme të Ramës.
Në fakt me qëndrimin që do të mbajë, për t’i urdhëruar këshilltarët socialistë të votojnë pro ose kundër koncesionit të parkingjeve, Rama do të tregojë shumë nga fytyra e pushtetit të tij të ardhshëm.
Ai do të trgojë, nëse vazhdon të jetë mediatikisht i shantazhueshëm ashtu si në kohën kur udhëhiqte bashkinë e Tiranës, kur më shumë i trembej TV-ve sesa ligjit. E nëse dëshmon këtë është e lehtë të mendosh se një pushtet që i trembet shantazhit të mediave, i trembet së pari, aferave, hajdutërisë dhe krimeve të tij. E vetmja gjë që e shtyn atë drejt kompromisit është fshehja e tyre.
Me qëndrimin që do të mbajë ndaj kësaj çështjeje, Rama do të tregojë shumë edhe për parimësinë e politikave të tij. Nga shumë socialistë, vendime absurde si ato për të mos lejuar zgjerimin e bulevardit të Tiranës përtej stacionit të trenit, vetëm e vetëm që mos i mbetet Bashës kurora e lavdisë, i janë përligjur me arsyetimin e luftës politike dhe me justifikimin hakmarrës: “do ta bëj ashtu siç ma bëre”. Por nëse kryeministri i pengon njerëzit e tij, të bashkojnë votat për një gjë që është në të mirë të qytetarëve dhe më pas, i detyron ata ta bëjnë këtë, për një gjë që është në dëm të tyre, kjo lloj politike nuk ka më sens. Ajo zhvishet nga çdo lloj kuptimësie.
Me qëndrimin që do të mbajë ndaj kësaj çështjeje, Edi Rama do të tregojë edhe vizionin që ai ka për peizazhin mediatik në vend. Pak vite më parë, kur lëngonte në opozitë dhe kur hidhërimi i humbjes e bëri të shkruante “Kurbanin”, ai e portretizonte kështu gjendjen e medieve duke veçuar trashigiminë që kish lënë Dritan Hoxha: ‘Dallimi i madh mes Tanit të Topit e shumë të tjerëve, ndër të cilët spikat konkurenti i tij shtetëror Aleksandër Frangaj, ishte se ai e vuri biznesin e ngritur nga hiçi, në dispozicion të revolucionit teknologjik…ndërsa të tjerët vunë ekranet dhe gazetat në dispozicion të zgjerimit të biznesit të tyre, të nxjerrjes së fitimeve, me hirin e punës apo pahirin e shantazheve…” Kështu shkruante Rama në vjeshtën e vitit 2011 duke promovuar një model të ndryshëm gazetarie nga ai i asaj shantazhuese.
Me qëndrimin që do të mbajë ndaj kësaj çështjeje ai do të tregojë nëse i qëndron besnik promovimit të modelit që la trashëgim Dritan Hoxha? Do të tregojë gjithëashtu, nëse tani që është në pushtet, vazhdon ta venerojë këtë model, apo do ta përdhosë atë, duke shumuar batakun e atyre TV-ve që lindin si shantazhuese dhe përfundojnë si të blera?
E në këtë kuptim, Edi Rama nuk do të tregojë vetëm parimësinë e politikave të tij, por ai mund të bëjë edhe një të mirë publike, ai mund ta ndihmojë Top Channel-in të shpëtojë nga vetvetja.
Pikërisht për këtë, vendimi që lideri i shumicës do të marrë për të bashkuar ose jo votat me kundërshtarët e tij, në favor të medias më të madhe në vend, është një nga aktet e rëndësishme të pjesës së parë të mandatit të tij qeverisës. Ndaj dhe fokusi i saj duhet përqëndruar tek ai. Roli i tij në këtë aferë është shumë më i madh se ai i kundërshtarit të tij Basha. Të gjithë e dinë se anatemimi i opozitës është kthyer në një sport kombëtar në Shqipëri. Ndaj dhe shumëkush, miq dhe kundërshtarë nxituan këtë herë të godasin përsëri bashkinë. Por këtë radhë jo. Ajo nuk është në qendër të vëmendjes. Ajo është futur në lojra të vogla dhe pazare meskine. Por ato mund të marrin një tjetër përmasë nëse Rama i urdhëron këshilltarët e tij që të votojnë pro këtë të enjte.
*Lapsi.al
Po ik o koqe! Per ca mediash e ke fjalen ti mo Tore??? Hahaha, po ku ka media ne Shqiperi mo bole?! Ato qe ti i quan media, jane disa vegla ne sherbim te klaneve te ndryshme politike, qe kane kapur dhe gllaberuar cdo pasuri te populli.
Eeeh mo Bushato, perendimi eshte i informuar per cdo “pordhe”, qe behet ne Shqiperi, po nuk i ka ardh’ akoma rradha me u mor vend’ce me shqipot, se nuk kane kohe.
bushati vertitet sa ne nje tv ne tjetrin me luge ne bres dhe ulerin sa here e urdherojne pronaret qe i vene perpara nje tac me corbe dhe tani ka dale ne mbrojtje te Sander mafishes e Lulushit se ata i hodhen kosken e radhes .E cfare medie do kete kur gazetare si ky birboja qe ndjek kosken e jo realitetin
Keta po mbarojne te shikojne Edi Ramen ti japi doren Bashes, para se te iki nga PD mbas Qershorit.
Shkresat per parkinget i ben Basha, Bushati therret per Edin. Edi as qe u mundua te komentonte ate propozim idjot te fundit te Bashes, qe vulosi idiotesine e tij. Edi do mari Bashkine pmbas 4 muajsh, dhe nuk do qe per keto 4 muaj ta shikoje me sy Bashen, jo te bej marifete nga te Irfanit, apo Klanit
Se kush e peshkoi Bashen, puna e tij, por me kete e tregoi veten qe eshte totalisht i leshte.
U be Shqiperia placke tregu… dhe flasin per monizmin!!! U godit Enveri ne emer te demokracise apo plackitjes per interesa familjesh apo akoma me keq sherbesa ndaj greko-serbit?? Ky koncesion duhej te ishte denoncuar qysh kur u hodh si ide dhe jo ‘te mendohemi njehere’ Edhe nese do e japesh si koncesion jep nje zone pilot dhe per afate te shkurtera dhe perqindje te konsiderueshme ne favor te taksapaguesit apo tarifa te imponuara qe privati te mos marre kot. Edi Rama qe i tha JO armeve kimike (iku ajo histori tani por nje PO do na kishte futur perfundimisht tek tavolina ku ulet SHBA) kesaj rradhe te mos e zgjase shume JO. E po keshtu dhe me 17 katshin tek liqeni. Boll me hipokrizira.
Edi Rama nuk ka denjuar ta permendi kete gje, as qe e ka ne liste cfare mendon Basha.
Basha edhe 4 muaj ka per detyre te laj rruget, pastroje plehrat, keto kompetenca ka.
Pse nuk flasin gayushat e Ps tani,per kete dhurate qe po i behet Top Chanelit qe eshte bere me keq se klani Sandrit.Ngrijeni zerin mos u beni militant te semure se kjo eshte ne dem te gjithe neve,dhe hapini syte se po na i pijne gjakun si vampire pushtetaret dhe po behen akoma me miljardera ne kurrizin tone.Kemi 25 vite qe jemi bere popull dele,kur do e tregojme njeher qe jemi te zgjute dhe nuk mund te tallen me.
Edhe njehere del fytyra e mafias ne pushtete lokale, qendrore, “te majta” “te djathta”.
Shembulli me i mire kur aktoret e parlamentit bejne sikur zihen dhe pastaj bejne mareveshje te pista jane edhe ato per betonizimin me mostra prej betoni te parkut poshte diges se liqenit.
Me vjen mire qe me se fundi shoqeria civile po leviz, por si gjithmone duhet te presim kur te na vije laku ne fyt.
Bushat si rallehere kesaj here i ke rene pikes, me pelqen analiza.
Lapsi I shullakut me penen e bushatit i kthehet perseri avazit te vjeter, kur Rama ishte ne krye te bashkise fajin e kishte rama edhe per mosantarsimin ne BE apo problemet e parkingut per Arian Çanin qe nuk kishte ku te parkonte X5, tani qe rama eshte kryeminister patjeter qe per politiken qendrore ka faje por perseri ka faje edhe per problemet e bashkise, z Bushati a munde te na thuash çte keqe ka nqs nje kompani private e merr kte konqesion parkingu, apo problemi eshte pse nuk e mori Frangaj…?
Bushati gjithmone i sakte, por kesaj rradhe analiza eshte shume profesionale, perle e vertete.
Shume e bukur shprehja “Te ndihmoje Top Channel-in te shpetoje nga vetvetja”.Urim per shkrimin eshte me shume per ata qe e lexojne se sa per ate qe e shkruan.
Po te pakten ti zotrote duhet te dish si funksionon keshilli bashkiak. Projekt-vendimet ne keshill i paraqet kryetari i bashkise. Pra eshte Basha ai qe ka paraqitur nje projekt vendim dhe kerkon qe ta miratoje.
Nese Basha nuk e paraqet projektin, keshilli nuk ka cfare diskuton dhe miraton.
Dhe mos harro,se ishin keshillatret socialiste ata qe e kundershtuan ne keshill projektin. Kete nuk e mohon dot.
E tha Ad Krasta heret, po kujt ja tha. Ti ka kapur k…t gonxhe Top Media – i tha atij te gjatit te Padami. Bushati ka te drejte. Rama me shume i trembet Medias se Ligjit. E ka nga pafuqia sepse Berisha trashi zullumet heret, e kishte dhe top channelin kunder, e perseri pas 8 vjetesh iku.
Big like per Bushatin!!!!
Me vjen kaq Kuq…Keq per autorin e in-Formacionit qe na shiti. Ai duhet ta kuptoje njehere e mire qe in-FORMACIONIN e bejne te tjeret. Ndaj kete ar-tikull te mbaje per ribotim mbas 5 vjetesh. Deri atehere te kruaj BYTHEN me Lapsin.
Ne qofte se mazhoranca ,i jep votat per kocensionin e parkingjeve, qofte dhe per 5 vjet tregon se politika ka marr fund. Sa do qe Top Chanel eshte kanal i rendesishem i medies nuk mund te gjunjezoj politiken. Rama ne se bien ne kundershtim me popullin, do kete kosto, se sot arma me e fuqishme nuk jane mediat vizive, por rrjete sociale qe per pak kohe ngrejne revolten popullore kunder padrejtesive. Koncesioni eshte veper kriminale ne dem te tiranasve. PD I ben pazaret ne kurriz te popullit kur qerohet nga pusahteti sic beri Sala mbasi humbi zgjedhjet.
Megjthmend qe ne Shqipri politika eshte se prapthi ata qe deklarohen te majte bejne politike ne favor te privatit, pra politike te djathte Nuk kuptoj se si nje parti e majte jep ne perdorim privatit hapsirat publike te qytetit sic jane parkimet. Dikush mendon se c’te keqe ka. PO mire edhe parkun e liqenit ta japin me koncesion se nuk ka ndojne te keqe. Dhe do ta kuptoni kur te paguani qe te hyni ne park per shetitje dhe vrap. I keni pare lokalet me lodra per femijet qe kerkojne 1000 leke qe te luajne femijet ne to? Hpsirat ku luanim ne dikur femije u zune o me ndertime pa plan o me makina te parkuara Dikur prinderit na thonin “dil e luaj me shoket ne lagje”. Po sot??? DUhet ti japesh leket femijes qe te mund te luaj. Ndersa babait pensionist neser qe te dali nga liqeni per nje ajer te paster duhet ta paguaj. Kjo s’eshte e vertete do te thote dikush. Por une them se seria e dhenieve me koncesion e hapsirave publike ketu te shpie
Fakti qe Basha u terhoq, tregon se mesazhi i Rames ishte jo per kete projekt
Po pse me Bushat,kush duhet ta fitoje sipas teje?! Ata qe i kane bo leket duke masakru Tironen, apo te tjeret qe e rropen ate vend. Ti je grice e keqe, asnjehere nuk je ne gjendje te japesh nje mendim apo te ofrosh nje zgjidhje. Une jam kurioz te di jo ate qe fshihet pas interesave te marrjes me koncension te parkingjeve(se atij Qyteti nuk i bo me dermon asgjo),por te atij qe beri Magjin e te ktheu ty nga Gazetar Sporti ne Bruno Vespen e vogel……Ti flet per” media”,mendon se je pjese e saj,edhe pse ne Shqiperi nuk ka. Ky eshte paradoksi ku ti dhe shume si puna jote jetojne te lumtur. Dikur kishe privilegjin te ishe Çun Blloku, sot je kthyer ne Çun Opinion-i, dhe prape dukesh shume i kenaqur nga jeta, njesoj si atehere . Je djal me fat Bushat, me shume!!!!!!
O Bushat Trapi!
Ketij komenti pija lengun se se pari ke grire sallate kot me kot, pasi nuk ke bere asnje lloj analize te sakte te atyre qe ngre. Se dyti, Bash-ovi ose Lulushja jote u terhoq dhe shkrimi yt ngelet per ta rishkruar pas nja dhjete a pesembedhjete vjetesh. Trap ishe e trap ke ngelur mor diteziu i Hisniut!Plase per te mbrojtur Berishen, Bashen dhe te gjithe familjen e fashisteve shqiptare. Kaq u frikesove nga ajo qe te tha Saliu para 5 vitesh se ty te ka mbajtur per dore Enveri kur ishe tre vjec? O idiot, nuk ke pergjegjesi politike ti qe ishe tre vjec atehere, por Sala qe hyri ne partine e gjyshit tend me lutje dhe me 4 vjet stazh partie. Paske qene fare lepur or nipi i bastarduar i Laberise.
Duket se ka nje mirekuptim ndermjet dy forcave politike, pra PD-se dhe PS-se. Nese PS ishte kunder mund te shprehej haptas qe ne diten e pare dhe nuk do te kishte nevoje per shtyrje.Nese nuk do te kishte marreveshje, mirekuptim paraprak, natyrisht se nuk do te shtrohej ky propozim, sepse PD e di qe nuk e ka mazhorancen ne kete keshill. Bazuar ne kete u be propozimi.Shtyrja u be vetem per te fituar kohe, dhe jo qe grupi i PS-se ta mendonte me mire, por per te fituar kohe per te matur pulsin, per te pare reagimin e qytetareve.
Nuk po kuptoje se cdo me thene “Sikur Rama te Pranoje” cfare te pranoje? Basha si pelivan hoqi dore nga ky mender plan. Ti I jep zemer dhe e fut ne dyshime se mund qe Rama te thote Po! Hajde ,hajde more kritik qe nuk po dine se cilin te Kritikosh..Kete propozim e beri Basha dhe po ai hoqi dore nga kjo. Kaq mjafton per te kuptuar se ku ishte kryetari I bashkise dhe ku eshte tani.Ai hodhi nje gure per te fituar ne kurizin e popullit dhe po ai u terhoq. Cjane keto dyshime qe po na tregon se cfare qendrimi do te mbaj Edi Rama i cili nuk ka lidhje me kete afere te piste.Me mire do ishte qe te jepeshin mendime pse Bashkija e tiranes ta hedhi posht kete project qe vete kryetari I Bashkise e pranoj se ishte i gabuar.
Neqoftese ti Bushat nuk e ke kuptuar ende se Basha edhe keshtu eshte nje politikan i deshtuar, atehere me fal por qenke bole fare.
Haleanca I ka me deshire te madhe koncesionet.
Ashtu mendojne te bejne dhe me plerat.
Faturen ja lene popullit, fitim po dihet kush e merr.
Ne fund te fundit,,me ne fitojne te gjithe-koncesionaret.
Kush jane koncesionaret nuk ka nevoje te shikosh pertej dores se pusht-tetareve
Cudi e madhe si i kuptojne keta komentuesit keto punet e koncesioneve eeeee???
kemi studiuar nje gomar me libra per koncesionet e prape nuk i kuptojme si keta komentuesit!!!
Vini re ky Bushati shkrimet e tij i nderton ne nje stil te vecante,ate te hamendjes!gjithmone hamendeson se si mund te ndodhe dicka dhe ngre akuza mbi hamendesimin,te fitosh para ne kete bote nuk eshte e thjeshte,por nje gazetar si ky qe supozon gjithcka,dhe ne fund rezulton si nje flluske sapuni,sikur po rezulton ky rasti i parkingut,cfare do beje Bushati pas kesaj qe na shiti si shkrim?nuk besoj se do kerkoje falje per nje shpifje qe futi para ne xhepat e tij,e nesermja do jete e njejte do te shpike ndonje gje tjeter qe te na shese shkrimin e rradhes per te vertete.
Ore Bushat dhe ketu e perfshin Edin ne kete skandal qe e prodhoj lulushka apo nuk ju ze gjumi pa ber fajtor Edin, shiko se mos esht ai pronari I opinionit qe shkon ti se po u mbarohen leket dhe te nesermen behen milardier direkt.
haha Bushat zhgaravina eshte ulur me Fevzi pordhen dhe e kane qendisur
O morri i kuq ti nuk meriton te quhesh njeri dhe jo me gazetar. Ti je nje deficent qe i vetmi sherbim qe u ben lexuesve te Temes eshte te sfryjne gallatat e tyre.
genjeshter e lire me pare dhe jo shtyp i lire,ipavarur,informues etj
Brilant! Bravo!