Basha denoncon vdekjen e minatorit, por nuk i di as emrin

15 Shkurt 2015, 19:41Politika TEMA

Lulzim Basha ka denoncuar sot vdekjen e një minatori në Munellë të Peshkopisë, ngjarje kjo që ndodhi dy ditë më parë.

Basha bëri përgjegjëse qeverinë për këtë ngjarje.

Por, ndërsa bënte denoncimin, Basha nuk di as emrin e minatorit që ka ndërruar jetë.

Ai tha se “dje vdiq nga shembja e galerise ne Munelle, Gjovalin Mark Ndreca, baba i dy femijeve, nga fshati Kimez, i komunes Gjegjan. Familjes Ndreca dua ti percjell edhe publikisht ngushellimet e mija per humbjen dhe dhimbjen e madhe.

Asnje fjale nga kryeministri dhe manaret e tij. Heshtje dhe indiference qe vret. Jetet e minatoreve nuk kane asnje vlere”.

Por, minatori i vdekur në fakt është Gjovalin Prenga.

Nëse vërtet merakoset për jetën e minatorëve dhe kushtet e tyre të punës, z.Basha duhet të kishte mirësinë që së paku tu kërkonte ndjesë familjarëve për deklarimin e një identiteti të gabuar të viktimës.

Kështu, do të mund të bëhej sado pak i besueshëm e të provonte se nuk e përdor vdekjen për motive të pastra politike./b.l

12 komente në “Basha denoncon vdekjen e minatorit, por nuk i di as emrin”

  1. Zamir says:

    Shum keq qe politika I perdor keto ngjarje qe jane te dhimbshme vetem per familjen dhe per as nje njeri tjeter, po keshtu e bejne me radhe opozitat ne Shqiperi . Kjo mund te ndodhe ne cdo vend te botes por ne Shqiperi perdoret per qellime politike

  2. Bredhibut says:

    Me ndjeni por Basha ka harruar emrin e vet e gjithne e me shpesh ka filluar te thoje ” une jam Shka lzeni.”
    Por mos i vini faj n’mes vellezrish nje ngatrrim emrash nuk merret per te madhe.

  3. alban says:

    o pallosh,o karte e djegur o te marrte m.kembet.
    po mbete duke ia lare Saliut mo i shkrete.
    O si ste shplan o i mjere qe mos u duksh ne faqen e dheut

  4. sadik says:

    Vazhdoni meruni me lulin se prandaj ju paguan rama. Po meruni ore me minatoret e shkret qe po vdesin si minj. Sikur e sulmuat balfin po tani jua ngrohu xhepat samiri dhe e mbyet sqepin. Te dhjefsha mu ne media. Legena

  5. SADJA says:

    LULE PO 21 JANARIN KU E LE??

  6. maja e malit says:

    Per korrektese Munella nuk ka asnje lidhje me Peshkopine. Ndodhet ne Puke.

  7. sali kari says:

    Mire se Bashuku harroi ose se sdinte emrin e minatorit , porr as gazetari s’di se ku bie munella, munella eshte e midites dhe jo e peshkopise , te fala Saliu

  8. AAAA says:

    Me-ro ke harruar harte e Atdheut qe kur ju bashkove
    rrrrrrrrrrilindhes?

  9. Al says:

    Nuk eshte ndonje gje e re , normale per keta humbesit …….

  10. besa says:

    Luli eshte goxha djale, por ketu e paska dhjere fare.

  11. drejt says:

    MUNELLA NE Peshkopi, aq sa Lulzim Basha Lider”” Na shkrine fare. Zero dhe ne Gjeografi or kryetar. Munella ishte pjese e Mirdites deri pas clirimit, Me pas i Kaloi Rrethit te Pukes. Ate miniere e ka nje kompani Turke qe po e shfrytezon ne maksimum bashke me Fabriken e Pasurimit te bakrit 1-2-3 te Fushe Arrezit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje