Ukraina, kjo është loja e Putinit

15 Shkurt 2015, 15:06Politika TEMA

Të ardhurat e vendit të tij nga eksporti i naftës kanë rënë, dhe monedha kombëtare është zhvlerësuar. Ekonomia është duke u tkurrur dhe disa prej aleatëve të tij në Moskë po pyesin se ku po i çon ai. E megjithatë, kur presidenti rus Vladimir Putin, u ul të mërkurën e shkuar në kryeqytetin bjellorus të Minskut me udhëheqësit e Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës, për të diskutuar mbi konfliktin në Ukrainë Lindore, ai kishte ende letrat vendimtare të lojës.

Prej muajsh tashmë, udhëheqësit shpesh grindavecë të Evropës, kanë folur me një zë mbi Ukrainën, duke përjashtuar një zgjidhje ushtarake, dhe duke iu lutur të gjitha palëve të gjejnë një mënyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet përmes diplomacisë. Por në Minsk ata u përballën me realitetin se zoti Putin e mbante dorën lart, pikërisht sepse ai është i përgatitur të përdorë edhe forcën ushtarake, për të marrë atë që ai dëshiron përmes diplomacisë.

Në një shenjë të angazhimit diplomatik të Evropës, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, figura më e fuqishme politike e kontinentit, dhe presidenti francez Fransua Holond, kreu i vendit më të madh të Evropës Perëndimore, udhëtuan drejt Minskut të mërkurën e shkuar, në një përpjekje të minutës së fundit për ringjalljen e procesit të paqes, që ndodhej në agoni prej shtatorit të vitit të kaluar, kur marrëveshja e armëpushimit e negociuar po në Minsk, në pjesën dërrmuese nuk ishte zbatuar asnjëherë. Ata e bënë këtë, edhe përkundër asaj që zëdhënësi i zonjës Merkel, Stefën Seibert, tha se ishte vetëm “një dritëz shprese”.

Megjithatë, në Minsk, besimi i Evropës tek një “zgjidhje politike” – një mantra e përsëritur gjatë vitit të kaluar, në çdo takim në Bruksel të liderëve dhe ministrave të jashtëm – u përball me realitetin e vështirë të krijuar nga zoti Putin, mbështetja e të cilit ndaj rebelëve separatistë, e sabotoi marrëveshjen e fundit të Minskut, duke fuqizuar kërkesat e pro-rusëve për një zgjidhje të qartë ushtarake, si dhe përforcoi zërat në Uashington, që bënin thirrje për ndihmë ushtarake ndaj Ukrainës.

“Putin ka marrë të gjitha lëshimet për të cilat ai shkoi në takimin e Minskut, por ai po luan një lojë të gjatë” – thotë Fiona Hill, oficere e lartë e shërbimit sekret të Shteteve të Bashkuara në Rusi në vitet 2006-2009. “Ai luan në fronte të shumta. Kur ne fillojmë të flasim për një përgjigje ushtarake, ai nis të flasë për diplomacinë” – shton ajo.

Zonja Hill, që tani është drejtoreshë e “Qendrës mbi Shtetet e Bashkuara dhe Evropën” në Institutin Brookings, dhe bashkë-autore e librit “Zoti Putin: Operativi në Kremlin”, parashikon se edhe marrëveshja e re e armëpushimit do të “të jetë vetëm e përkohshme, sikurse ajo e shtatorit të kaluar”, sepse sipas saj Putin ndërron vazhdimisht opsionet, mes atyre diplomatike dhe ushtarake, në varësi të asaj që ai sheh se i jep Rusisë përparësi më të madhe.

Perëndimi – thekson ajo – i ndihu manovrave taktike të Rusisë, duke e bërë të qartë çfarë donte, ndërsa zoti Putin i vazhdimisht mban gjithë të tjerët në akth, duke hamendësuar çfarë ka ai në mendje. “Ju mund të fitoni edhe më një dorë të dobët, nëse kundërshtari juaj ju tregon gjithmonë letrat e tij” – tha ajo.

Duke folur të hënën e shkuar në Bruksel, gjatë një takimi të ministrave të jashtëm evropianë, të cilët sërish ripohuan “shenjtërinë” e diplomacisë mbi forcën, shefi i diplomacisë franceze, Loren Fabius, theksoi se bisedimet e mërkurës në Minsk ishin të nevojshme për të forcuar, jo rishkruar, të ashtuquajturin ‘Protokoll të Minskut’ shtatorin e kaluar.

Por ai e pranoi, se zbatimi i plotë i asaj marrëveshje nuk ishte më një opsion, për shkak të atyre që i cilësoi si “disa zhvillime të reja në terren”, domethënë një përparimi i vazhdueshëm nga ana e luftëtarëve pro-rusë, që ka zgjeruar territorin e kontrolluar prej tyre me më shumë se 200 miljesh katrorë, nga shtatori i shkuar.

Në javët e shkuara, që i paraprinë samitit të së mërkurës në Minsk, rebelët pro-rusë, të fuqizuar ndjeshëm përmes furnizimeve të reja me armë nga Moska, pushtuan rrënojat e aeroportit të Donjeckut dhe nisën një ofensivë të vendosur kundër qytetit të Debaltseves, një kryqëzim i rëndësishëm hekurudhor dhe “xhepi” i fundit i territorit, që mbahej ende nga trupat ukrainase, përgjatë një brezi të gjerë territori të humbur në veri të Donjeckut.

“Hendeku mes diplomacisë së paepur të Evropës dhe qasjes së Putin në Ukrainë, që përzien thirrjet e rregullta për paqe, me furnizimet e fshehta me armë e madje edhe me ushtarë për separatistët, ka bërë që Moska dhe Brukseli “të luajnë lojëra krejtësisht të ndryshme” – mendon Amanda Pol, një eksperte mbi Rusinë në “Qendrën e Politikave Europiane”, një grup ky kërkimor në Bruksel.

“Putin mund të na e hedhë fare lehtë, sepse ai e di cilat janë kufizimet tona. Ai e di se ne nuk do të dërgojmë trupa. E di gjithashtu, se edhe nëse SHBA vendos të dërgojë disa armë, Rusia është ende mjaft e fortë për ta mundur Ukrainën. Nga ana tjetër, ne s’kemi ndonjë ide të saktë, se cilat janë limitet e Putinit. Ai nuk ka treguar ende kartat e tij. Perëndimi e ka bërë. Ndoshta nuk ka një zgjidhje ushtarake të konfliktit, por ne duhet të vazhdojmë të hamendësojmë çdo të bëjë Rusia”- thotë ajo.

Ndërsa shfaqet i paqartë mbi objektivat e tij në Ukrainë, përtej vendosmërisë për të bllokuar atë që ai e sheh si një komplot nga ana e NATO-s për t’u shtyrë thellë në ish-territorin e Bashkimit Sovjetik, Putin e ka bërë të qartë dëshirën e tij për ta përçarë Bashkimin Evropian, duke synuarë të nxjerrë jashtë vende si Hungaria dhe Greqia, ku së fundmi një qeveri e re e krahut të majtë ka ngritur dyshime të forta lidhur me urtësinë e sanksioneve të vendosura ndaj Moskës, për shkak të krizës në Ukrainë. Megjithatë, deri tani blloku 28-anëtarësh, ka arritur të qëndrojë jashtëzakonisht i bashkuar, pjesërisht edhe për shkak se ndaj Moskës ka vendosur sanksione relativisht më modeste, krahasuar me Uashingtonin.

Linas Linkevicius, ministri i Jashtëm i Lituanisë, një nga vendet e pakta evropiane që mbështesin dërgimin e armëve në Ukrainë tha: “Përpjekjet diplomatike janë natyrisht të vlefshme, por ne s’mund të gjykojmë nëse ato po funksionojnë, edhe nëse marrim nga Rusia një marrëveshje të nënshkruar”. “Kemi mësuar se mund të gjykojmë vetëm ngjarjet në terren. Nuk mund t’i besojmë një fjale të vetme të udhëheqjes ruse. Ato janë të gjitha pavlerë” – deklaroi ai.

Marrëveshja e fundit e Minskut u zbulua se ishte thuajse e pazbatueshme, vetëm pak ditë pasi ishte nënshkruar. Ka pasur shkelje të armëpushimit nga të dyja anët, por veçanërisht nga rebelët, udhëheqës i të cilëve në atë kohë, Pavël Gubarev, e denoncoi marrëveshjen si një pazar dhe deklaroi se “ne duam të pështyjmë mbi këtë paqe”.

Prej atëhere, rebelët kanë konsoliduar kontrollin e tyre, më parë të fragmentuar, mbi një territor më të mbrojtur, dhe janë zotuar t’i rezistojnë çdo rrikthimi tek e ashtuquajtura “vijë e demarkacionit”, e fiksuar në shtator 2014. Ministri i jashtëm francez, tha se Parisi dhe Berlini, që kanë marrë rolin udhëheqës në kursin diplomatik të Evropës, do të pranonin rishikimin e marrëveshjes së parë, duke thënë se ajo do të respektohet “sa më shumë të jetë e mundur”. Konferenca vjetore e Sigurisë në Mynih fundjavën e kaluar, ishte e dominuar nga diskutime në lidhje me Ukrainën dhe debatin mbi atë nëse bisedimet e paqes të mërkurën do të jepnin një “Minsk plus”, pra rivendosjen e marrëveshjes së vitit të kaluar, ose një “Minsk minus”, domethënë një konfirmim se marrëveshja më herët cilësohet e vdekur, dhe do të zëvendësohet me një marrëveshje të re, që njeh avancimin territorial të muajve të fundit nga rebelët.

Kishte plot skepticizëm mbi mundësitë e arritjes së një marrëveshje, që nuk do të shpërblente forca e armatosura, dhe qeveria gjermane ka qenë qëllimisht pesimiste, duke deklaruar më herët se takimi Minsk nuk duhej të zhvillohej, dhe madje edhe nëse ndodhte, shpresat e një zgjidhjeje të qëndrueshme do të ishin të pakta.

Pavarësisht irritimit në rritje dhe mohimet e përsëritura të Rusisë, lidhur me furnizimin e rebelëve me armëve, vendet europiane kanë arsye të forta të refuzojnë idenë e armatosjes së Ukrainës, madje edhe me armë mbrojtëse, dhe të mbështeten vetëm tek sanksionet ekonomike.

“Sektori i vetëm, ku Putin nuk ka asnjë frikë, është ai i armëve”- tha Paolo Xhentiloni, ministër i jashtëm i Italisë, gjatë një interviste për “New York Times” të mërkurën e shkuar. “Rusia është e dobët në shumë sektorë, por shumë e fortë në armatime”. “Çdo armë që mund të e dërgohet në Ukrainë nga Shtetet e Bashkuara – vijoi më tej shefi i diplomacisë italiane – mund ta ndihmojë më tej Putinin, veç të tjerash edhe duke “mbështetur fabulën e tij” se Rusia ka arsye legjitime t’i frikësohet shkeljes ushtarake perëndimore të kufijve të saj”.

New York Times- bota.al

18 komente në “Ukraina, kjo është loja e Putinit”

  1. ***** says:

    Putin eshte i vendosur per luften qe ben ,derisa ta marri te gjithe Ukrainen .Europa e dobet vazhdon me sanksione . Ukraina kishte besim tek Europa qe te fitonte kunder Putin .Cfare budallalleku !!!

    1. ***** says:

      Ti adashi mire e ke, por kur Bashkimi Europian ka brenda Kalin e Trojes (Greqine) e cila shpirterisht eshte e lidhur me Rusine, atehere detyrimisht qe Putini ndjehet konfident kur kercenon shperberjen e Bashkimit Europian.

      1. askushi says:

        O ju
        heroglifat kineze
        veni numra se nuk po ju kuptojme, jo vetem nga pseudonimi por edhe nga ato qe shkruani.

        Edhe njehere nuk jam Sali Berisha qe flet dhe mendon kuturu. C pune ka Greqia ketu?

    2. moza says:

      Putini tregohet arrogant per faj te vete Europes,e si mund Europa te ishte dakort kur u nda Ukraia qe nje sasi e konsiderueshme e armeve berthamore te saj ti kalonin Rusis? Si e carmatosen Ukrainen me kaq lehtesi?. Me nje Ukraine te armatosur me arme berthamore askush nuk mund sote te tallej me te duke e poshtruar e pushtuar,por per mendimin tim eshte vepruar gabim, vendeve komuniste nuk mund tu zesh bes kaq lehte, e aq me keq qe Ukraina qe ne momentin e shkeputjes e dorzimin e armeve berthamore ne rusi,si garanci per te, duhet te ishte bere menjehere antare e NATOS.Tani kur disa takime jane bere e nuk eshte zbatuar marveshja e tyre edhe ne te ardhmen mund te ndodh e njejta gje, mund te behen marrveshje por nuk behet zbatimi konkret i tyre. Populli Ukraines duhet te armatoset per tu vetmbrojtur, dhe kufiri saj ligjor,duhet te mbrohet nga forcat nderkombetare, ndryshe cfare roli ka OKB apo Keshilli sigurimit?

    3. eko says:

      Analize e fakire anti-ruse per bagetite, tipke si ato analizat perpara se te maskarohej Iraku me 2003 , ku demonizohej Sadami dhe parashikohej se sa e bukur do ishte ‘demokracia’ dhe liria qe e priste Irakun kur te nderhynte SHBA – por qe per imazh duhet ta mbeshtesnin edhe shtetet e tjera. Permendet kudo qendrimi i nje idoiti si ministri lituanez, a thua se ky na qenka pararoja e BE-se sot, kur dihet qe jane zhgaravina te SHBA-se, nderkohe kane folur burra shteti me te medhenj po nuk permenden se nuk na pelqejne. Nderkohe asnje fjale per masakrat e ushtrise Ukrainase megjthese vidot gelojne ne Yutube ama kur isis vret ndonje fakir nga shkretetira behet nami nga indinjata.

  2. Gezimi says:

    Po me cudit drejtshkrimi ne kete artikull. Une di qe quhet Ukraine, dhe jo Ukrania, te cilen e quajne vetem greket!

  3. x-z says:

    Seshte dhe aq budallacke europa jo. Ste mbajne me buk armet, te mban ekonomia.

  4. o lali says:

    me falni nje minut kjo ukraina sikur ka 8 milion rus pa krimene ,

    jane sllave ortodoks

    kane qene me rusine gjithmone bashke

    kur ra muri berlinit ra dakord me rusine qe ukraina sdo futet kurre ne nato dhe eu

    ca faji ka putini qe po i futen te oborri shpise.

    lojen nuk po e ben putini po shba dhe evropa dhe per mu si shqiptar mire po e bejne qe ta dobesojne rusin por realitetin duhet me e kuptuuuuuuuu

    dhe une besoj qe keto ruset me mire bejne luften e 3 boterore se te lejne ukrainen ne be dhe sidomos ne nato

  5. Ledio says:

    Nje artikull i balancuar por pesimist. Vertet qe nuk ka nje zgjidhje ushtarake ne nje afat te shkurter edhe me kosto te ulet, por te pakten ne teori ka zgjidhje qe do te mund tja rrisin koston ekonomike edhe ushtarake Rusise ne kete aventure. Te thuash qe Rusia nuk ka interesa legjitime ne Ukraine eshte naivitet, por zgjidhja nuk eshte agresioni edhe propaganda tipike komuniste. Lereni Afganistanin te behet kaloje edhe nje here ne duart e talebeneve edhe te shikojme se si do perhapet lufta ne Caucas. Do fillojne me rradhe Cecenia , Dagestani e me rradhe. Rusia do te mbroje te drejtat e Ruseve po haron te drejtat e milionave te tjere jo Ruse mbrenda Federates. Putini po i hyne nje valle qe zore se mund ta hedhi deri ne fund. Thjesht si te gjithe paraardhesit e tije do tju leje varferi edhe skamje brezave ne vazhdim.Tamam si puna e xhaxhit: tunelet i kishim plote me armatim kurse me nje shishe kos hanim 7 vete ne shtepine time:).

  6. Zig Zag Man says:

    Gjithe fajin e ka USA, qe hapi lojen e clirimeve te padrejta me Kosoven!

  7. Ajaxs says:

    Popujt kane te drejten e vetvendosjes. Lindja e Ukraines do te jete shtet me vehte siç beri Kosova. Ne shqiptaret te mos marrim anen e asnje pale.

  8. jevgjit e ukraines dine te bejne vetem kazma e lopata, dhe tja fusin vrapit kur I vjen hitleri tek dera e shpise. asnje artist apo shkencetar nuk ka nxjere ku vend zoraxhinjsh te korruptuar.

    1. Sali Protopapa says:

      Fritz!
      Qenke loqe….

  9. Shqipja jone dykrenore,fron'e saj e ka ne Vlore ! says:

    Ruset kane shume avantazhe,se pari kane teritor shume te madh e te papopulluar,po te shperngulin popullsine e tyre ne lindje dhe te shkatrojne me bomba nukleare vetem tetritorin e tyre europian,pa e goditur fare Europen, qe te mos kete goje te flase per perdorim force,atehere infektimi do jete kolosal,Europa do te behet e pabanueshme dhe nje varreze masive e popullit te vet.C’fare do fitoje popullsia e Europes,pervec se vdekjen me lemeri e zhdukjen perfundimtare,ndersa Rusia pa bere fare lufte me te tjeret,mbetet perseri e forte dhe me popullin e vet te pa demtuar.(eshte nje supozim i imi,por qe europianet mund ta kene parasysh si opsion, ku i dihet)

  10. Star says:

    Fatin e luftes ne Ukraine e dine bilionieret ne USA. Kjo eshte nje kurth qe i ngrihet Rusise per ta terheq ne kete lufte. Pasojat e kesaj lufte do i paguaj popullsia rusishtfolese e lindjes si dh vete Rusia qe eshte mberthyer nga kriza ekonomike e zhversimi i rubles.. Ajo do paguaj shume ekonomikisht per kete aventure.Ky i cmendur qe drejton sot Rusine don te vendos hegjemonine ruse,por harron se kur kete objektiv nuk e realizuan muzhiket komunist me gjithe ish BS dhe gjithe europen lindore ne ate kohe,per te sot eshte me shume se nje utopi. Eksperianca ka treguar se luften e fiton paraja dhe jo armatimi. Me shume ka fituar Gjermania ne kohe paqeje se Hitleri i cmendur gjate luftes se 2-te boterore. Pas kesaj lufte Rusia do dale e shkaterruar ekonomikisht, Putini do largohet me ceremoni,dhe Bilionieret do investojne ne ndertimin e Ukraines dhe te vete Rusise.Mesojene se kapitali don qarkullim te parase,ky esht ligj i pergjithshem ekonomik.

  11. zhan zhak says:

    Ka nxjerre vellezerit Klitcko. Vari Turkofagosin Ruseve dhe Ukrahines sepse jane nje m**t te dyja.

  12. E vërteta që djeg says:

    Akoma nuk e kam kuptuar…ç’punë ka SHBA dhe Evropa Perendimore, që ndërhyjnë në Ukrainë dhe “qajnë” për fatin e Ukrainës, një shtet në kufi me Rusinë dhe me gjysmën e popullsisë me kombësi ruse…???!!! Po të dijë ndonjëri nga këta “analistat” tanë “mëndjendritur”, le të ma shpjegojë dhe mua…

  13. Tironci says:

    ato demonstratat ne sheshin maidan politikanet e perendimit i nxiten,se kujtuan do tja mblidhnin rusise ti merrnin pasurite natyrore per nje cope buke.Tani qe i doli huq,kane rrene ne hall te madh,se mos ngrihen ukrahinasit dhe i nxjerrin te palarat ne shesh.Putini vetem po fiton perkrahje,qe nga kina deri ne ameriken latine. Keshtu si po vene punet esjte e sakte ajo thenia ” kush i ben gopen tjetrit,bie vete brenda ” edhe keta politikan idioter rane brenda.Ukraina humbi Krimene, si dhe me sa po duken gjerat edhe zonat me te fuqishme industriale.Kesaj i thone deshtim i politikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje