Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon Kryeministrin Edi Rama për indiferencë qeveritare në minierat shqiptare.
Reagimi i Bashës erdhi një ditë pasi një minator humbi jetën në minierë si rezultat i shembjes së galerisë ku ai punonte.
“Heshtje dhe indiferencë që vret, jeta e minatorëve nuk ka asnjë vlerë”, shkruan Basha në një koment në rrjetin social Facebook.
Sipas tij, Kryeministri e ka mendjen tek shfaqjet me keca dhe manare, ndërsa dje derdhte lotë krokodili për cdo aksident në minierë.
“Tragjedi njerezore dhe indiferencë qeveritare në minierat shqiptare. Dje vdiq nga shembja e galerisë në Munellë, Gjovalin Mark Ndreca, baba i dy femijëve, nga fshati Kimez, i komunës Gjegjan. Familjes Ndreca dua ti përcjell edhe publikisht ngushëllimet e mia për humbjen dhe dhimbjen e madhe.
Asnjë fjalë nga Kryeministri dhe manarët e tij. Heshtje dhe indiferencë që vret. Jetet e minatorevë nuk kanë asnjë vlerë. Deri dje hidhnin lot krokodili për cdo aksident miniere dhe betoheshin se do rrisnin sigurinë, por kur erdhën në pushtet i braktisën edhe minatorët si shume njerëz të punës.
Në 1 vit e gjysëm ka patur më shumë viktima në minierat shqiptare se asnjeherë më parë. Braktisja ndihet kudo.
Kryeministri dje jepte shfaqje me keca dhe manare por nuk gjeti kohë as të ngushëllonte njerëzit që flijoheshin në minierat e vendit. Kjo qeveri e ka hallin dhe mendjen vetëm tek vetja”, shkruan Basha në rrjetin social. /gj.k/
PO ATA 4 QE VRAVE NE BULEVARD I HAROVE MOR KAFSH ME FYTYR NJERU???
Pordhe me rigon
O kriminel i popullit, dje ishte nje aksident qe mubde te ndodhi ne çdo sektor te jetes dhe nuk munde te faqsohet kryeministri me aksidentin.
Ky aksident nuk eshte njelloj me vrasjet e kater qyetareve qe bete ju si minister i mbrojties para kryeministrise. Ju po luftoni hapur qeverine per mos vendosjen e shtetit ligjor. Ju bashke me presidentin po pengoni prokurorine dhe gjykatat qe te mos shkoni para drejtesise. Mundi dhe djersa qe po derdhni per pengimin e qeverise per te vendosur shtetin ligjor po shterojne çdo dite.
Ju pacim sa malet o Xime.Na mbroni nga rilindja dhe na rruani dhe kruani pasurine eeee.Keni lindur per kete po pull fukara.Te na I rruani ore.