Emërimet në administratë/ PD: Rama riktheu Agim Rrapajn, i dënuar për abuzime me fondet

14 Shkurt 2015, 19:06Politika TEMA

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër emërim në administratën publike të personave të dënuar dhe hetuar për vepra penale.

Agim Rrapaj, i dënuar për shpërdorim detyre, për abuzim me fondet e grantit japonez me projektin 2KR, i dënuar për falsikimin dokumentash, i kërkuar nga drejtësia italiane për trafik droge, i përmendur në bllokun Meta-Prifti për aferën 700 mijë euro, rikthehet me Edi Ramën në krye të Këshillit të Agrobiznesit.

Shumë shpejt kur Edi Rama të shfaqet në piknik nëpër fusha me bujq e blegtorë, me shumë mundësi do ta shihni të shoqëruar nga një personazh i njohur i medias dhe publikut.

Agim Rrapaj, ka rilindur, dhe është rikthyer në krye të Këshillit të Agrobiznesit.

I hetuar nga prokuroria dhe i dënuar nga drejtësia për abuzime me grantin japonez prej 12 milionë dollarësh me projektin e famshëm 2KR, me Edi Ramën, duket se Rrapaj është rehabilituar dhe është vënë sërish në krye të KASH, një organizatë që menaxhon shumë fonde për bujqësinë dhe agrobiznesin.

Kemi këtu vendimin e gjykatës që ka dënuar Rrapajn për shpërdorim detyre. Rrapaj është dënuar gjithashtu edhe për falsifikim dokumentash. 

Agim Rrapaj ka pasur probleme edhe me drejtësinë italiane. Kemi këtu letrën e Interpolit ku Rrapaj shpallet në kërkim për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Po ashtu, Agim Rrapaj u shfaq edhe në bllokun e famshëm Meta-Prifti me aferën 700 mijë euroshe.

Ja pra sa e pasur është e kaluara kriminale, me shkelje dhe abuzime e këtij personi.

Por asgjë nuk e ndalon rikthimin e tij me Edi Ramën, në krye të projekteve për bujqësinë dhe agrobiznesin.

Zyrtarë të lartë të qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë janë përfshirë në një fushatë të ethshme lobimi dhe presioni që organizatat e Këshillit të Agrobiznesit të risjellin në krye kumbarin. Dhe Rrapaj po kthehet në drejtimin e KASH.

Kjo është në të vërtetë rilindje“, u shpreh Zëdhënësja e PD-së.

16 komente në “Emërimet në administratë/ PD: Rama riktheu Agim Rrapajn, i dënuar për abuzime me fondet”

  1. Loni says:

    S’keni pare asgje akoma! TE na rruaje rilindja!

    1. Pilo Lala says:

      Tutje re Loni, se na shkele hudhrat.
      Me pelqen kjo deklarate e Opozites, sepse kete detyre ka, por jo me shpifje.
      Jam i sigurte qe Edi Rama do e rishikoje, dhe nqse jane te verteta, do reagoje.
      Por 1 Miljon Shqiptare bene zgjedhjen e duhur, dhe po binden cdo dite qe Edi e justifikoi besimin e tyre.
      Ato vota do behen me shume ne zgjedhjet e Qershorit te Lokaleve

  2. Likja says:

    Te rrish shrember e te flasesh drejt, Agim Rrapaj, miku i Lilo Floririt, eshte hajdut me damke. Po me damke ama, kur i thone fjales. Ndoshta PD ka shume te drejtye qe i ben publike keto fakte. Edi Ramen, sic e kemi thene, po ia nxjerr kallaijin Likja.

  3. anonim1234 says:

    Wow ndryshoi qendrimi i PD per bllokun e Ilir Metes se LSI?! Deri dje e quanin montazh. Plasi lufta e zgjedhjeve mesa duket. Ky lajmi i ketyre te administrates se rilindjes u be i vjeter. u morr vesh se gjithe kriminelat ne administrate perfunduan.

  4. Likja says:

    Po sikur eshte kriter per t’u bere drejtor qe te keshe eksperience edhe nga problematika me drejtesine, keshtu i ka bere kriteret ministrja e administrates publike!? Bravo rilindja!

  5. Lori says:

    Kjo eshte fytyra e shtetit qe duam. Ne kemi gjysmen e parlamentit me njerez te denuar e te inkriminuar si mund te presesh te keshe njerez me te mire ne administrate? Ky eshte shteti qe po sundon ne kete vend, bandat e kriminelet.

  6. metlaj says:

    gjate kohes sedrejtimit te fondeve te japonise Z RRAPAJ diti ti thithe ato nuk garantuar qe fondi do te jepte efektivitet per zhvillimin e bujqesisepor PD do te fitoj pike jo nga platforma e saj ekonomike por me venijen ne drejtim te ekonomise te pa afte nga ana PS agimi te vazhdoj punen se ka kapacitet teorik dhe praktik siguron rezultat te larte duke jetuar ne euvtope shohe qe marokenet shesin proos atyduktet duke percaktuar se vendi i prodhimit te tyre eshte maroku po keshtu shume rus greke polaK E TE JJER PO NE SHQIPETARE PSE NUK NDIHMOHEMI NGAKONSULLATAT DHE AMBASANTA TE JEMI NDERMJETES SE SHITJES SE PRODHIMIT TONE PO JU JAP NJE SHEMULL NJE SHOKU IM PASI BEME NJE BISEDE PER KETE PROBLEM DUKE SHFRYTEZUAR NJOHJET ME MANAGERIN EMNJE SUPERMARKET I CIL E NJIHTE CILESIN E PRODHIMIT BUJQESORE E DI SI U PERGJE UNE BEJE KONTRATE POR ESHTE PROBLEM SE DUHET NJE GAranci bankare prej 200 000 ero qe motivon ngarancin e zbatimit te kontrates mendoj se ministria e bujqesise dhe financave mund ta marre kete resk se taksat e ndryshme e mbulojne ato format e mundesine e shitjes se mallrave sidomos a tyre bujqesore eshte shume e madhe por bleresit me shumice nuk vene dhe ministrin por komunikojne me njerzit qe jetojne ne keto vende dhekan treguar dinjitet nuk do te ishte keq qe konsullata te benin konsullta me specialistet e shperndare ne bote neve jetojme me trajtimin ekonomik qe na bene shteti prites por vuaj kur mundi ishume buqerve perfundon ne kanal ose blihet afersisht me koston e prodhimit dhe mbanne keme mendimin e gabuar se i punesuar ne shtet e ttjera jetoj me mrir se prodhues ne pronaT E MIA

  7. drejtesia says:

    Duroni o te uruar te degjoni dhe kunderpergjigjen pastaj jepni mendimin tuaj. Nuk e shikoni se per dite vetem shpifin.

    1. Bad Boy says:

      E moret vesh more kokolesha socialista. Ja pra kjo rilindja juaj po mbaka era pisllek sic jane ministrat tuaj sic eshte Beqja , Tahir shullazi, Ditmiri i Sules qe per inat te vjerres na heq mundesin e nje komisioni ne Osbe. Mos te vemi te Sorosi i Veliajt apo tek kryeidiotja Kodheli qe te vetmen gje qe bejne ndrojne rrobat firmato.

  8. ateisti says:

    Agim Rrapaj e njoh mire.
    Kemi punuar ne Vlore.
    Eshte sinonim i mashtrimit,servilizmit,pafytyresise dhe hajdutllekut.
    Jo,zoti Rama,nuk rilind Shqiperia nga keta maskarenj te babezitur dhe hajdute me “çizme”.
    Jam teper i shgenjyer !
    TURP …

  9. john tirana says:

    Ka gjithmone dy ane te cdo historie. Agim Rrapajn e kam njohur personalisht kur drejtonte projektin 2KR. Ishte njeri shume punetor dhe me pasion qe bujqesie te kthehej ne nje ze te rendesishem te zhvillimit ekonomik shqiptar. Ne kohen e tij 2KR dhe KASH ishin projektet me te sukseshme ne Shqiperi dhe sektori agroperpunues eci me ritme shume te shpjeta. Erdhen ekperte izraelite dhe Shiqperia me keshillat e tyre dhe ato te USAID po rifiton kohen e humbur nga shkaterrimi i tranzicionit. Agimi mundohej qe grantet te ishin shperndare nga te gjitha krahet politike dhe te mos te politizoheshin. Kishte shume presione. Sigurisht nuk varej vetem nga ai pasi ne ate kohe Agron Duka ishte minister bujqesie dhe Nano kryeminister. Megjithate ai mundohej te ruante ekuilibrat. Suksesi i projektit krijoi shume zili sidomos nga tipa sidomos nga opozita e asaj kohe dhe tipa si Jemin Gjana qe me tu bere minister Bujqesie fmbas zgjedhjeve filluan nje fushate lincimi ndaj Agimit dhe projektit. Di qe ai i ka fituar gjyqet ndaj ketyre akuzave dhe drejtesia e ka shpallur te pafajshem. Mbas ikjes se Agimit nga 2KR projektin e mori lumi. Japonezet e mbyllen dhe nuk dhane me grante. Nuk ve doren ne zjarr per Agimin se cka bere me vone dhe te them qe e di qe eshte 100% i paster por njerezit njihen nga pervoja personale. Per nje tender te madh nderkombetar ne projektin 2KR qe kam qene deshmitar nuk u kerkoj kurre rryshfet perkundrazi beri cfare ishte e mundur per te na ndihmuar dhe projekti mbaroi me sukses dhe izraelitet i perfunduan ato projekte me sukses. Ato jane te vetmet sera qe u ndertuan ne Shqiperi. Mbas ikjes se Agimit cdo gje u ndal. Mendoj qe cdo njeri ka nje detyrim personal qe te flase kur njerezit akuzohen me pa te drejte se lexuasit nuk i dine faktet dhe fatkeqesisht shpifja ne Shqiperi eshte norme.

    1. besimi says:

      Projekti 2KR ishte debitore prane Doganes Durres pasi ishte dale garant per likujdim e fabrikave te importuara per prodhim e vajit te ullirit. Kur u pareqiten perfaqesuesit e doganes prane Ministrise se Bujqesise per te kerkuar borxhin, ministri i bujqesise ne ate koh, agron duka, kemgulte se borxhi ishte paguar nga Agim rrapaj pasi ky e kishte marre fondin. Agimi nga ana e tij perpiqej te justifikohej ne sy te ministrit se nuk po e gjente Urdher Xhirimin por shume shpejt do ta gjente. Pas disa kohesh qeveria beri amnisti dhe borxhi u fal nga dogana dhe su kerkua me. Po leket qe kishte marre Agimi i 2KR nga ministria per pagimin e borxhit doganor nuk u moren vesh se ku shkuan pasi doganes nuk iu paguan. Po flasim per shifra te konsiderueshme.. Gjykojeni vete Ju Agim Rrapajn.

  10. Treviso says:

    Siç eshte i perfolur Agim Rrapaj jane te perfolur te gjithe perfaqsuesit e L.S.l.se. Pse nuk hecen perpara rilindja? Se nuk munde ta quajme rilindje. Si munde ta quajme rilindje kur pjestare eshte edhe L.S.I.ja. Floriri i parlamentit kerkon te çfaqet si 24 karatsh, por per popullin eshte tunxh.

  11. max says:

    Keshilli i Agrobiznesit eshte ojq dhe nuk varet nga qeveria. Kryetari i saj zgjidhet me votim nga vete shoqatat. e biznesit. Pra cfare pune ka Edi Rama me kete zgjedhje.
    Pra mos beni komente pa degjuar edhe palen tjeter.

  12. suati says:

    Turp, njemije here turp. Me Agim Rrapaj perseri, Rilindja po diskreditohet. Njerzit kane sy, e dine i kujt eshte ky. Bravo PD.

  13. komiti i maleve says:

    agim rrapaj ??
    me per te q…….re te gjalle dhe te vdekur ,me qelbesire ,me funderrine ,me genjeshtar ,me hajdut ,me komplotist ,me i pa bese ,me i pa skrupullt ,me fytyre e ndyre ,me allish verishxhi ,nuk e ben me nena ne te 2 kembet .
    p.d-ja vete eshte parti e funderrinave te shqiperise ,por ne kete rast edhe pse e ka patur agimin pjese te pushtetit te saj ,duhet te themi qe ne kete rast pd ,ka te gjithe te drejten e zotit .
    tani e kuptoj qe rama ,ose eshte frikacak ,ose eshte i kapur nga lesh e lija e ilir floririt .
    te bukur ri-lindje dhe ri-pjellje qe na drejton .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje