Detajet e grabitjes së bankës/ Policia arreston 6 policët privatë të ekskortës që shoqëronte lekët

14 Shkurt 2015, 12:33Politika TEMA

Pas vjedhjes së kryer në mes të ditës në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, policia ka arrestuar 6 persona, të cilët ishin pjesë e ekskortës shoqëruese të lekëve nga banka në automjet.

Nga ana e Specialistëve të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë u bë ndalimi i shtetasve për veprën penale “Shpërdorim detyre”:

Isuf Gjici 55 vjeç , Artan Dervishi 43 vjeç, Dritan Duka 24 vjeç, Saimir Nikoci 32 vjeç , Ilir Syla 45 vjeç, Tomorr Hidri 42 vjeç, banues në Tiranë, punonjës të eskortës së SH.R.S.F, “Euro Gjici”, shoqëruese të vlerave monetare.

Ndalimi i tyre u bë për shpërdorim detyre pasi:

Tre persona të maskuar e nën kërcënimin e armëve, duke qëlluar në ajër, i kanë çarmatosur dhe kanë vjedhur bankën “Union Bank”, duke marrë shumën e parave në 4 thasë dhe janë larguar me mjetin tip “Land Rover”, me targë AA 105 IV, pronë e kompanisë së Sh.R.S.F, “Euro Gjici”. Personat e maskuar dhe të armatosur kanë braktisur automjetin në rrugën “Sulejman Vathi” dhe janë larguar me një automjet tjetër.

Me cilësinë e provës materiale në vendngjarje u gjetën dhe bllokuan 3 copë gëzhoja model-56, kalibër 7.62, si dhe mjetin tip“Land Rover”, me targë AA 105 IV.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Edhe në videon që tregon pamjet e vjedhjes së lekëve, policët privatë shihen që kërcënohen dhe madje qëllohen edhe me shpullë, ndërsa reagimi i tyre është i dobët./j.h

 

15 komente në “Detajet e grabitjes së bankës/ Policia arreston 6 policët privatë të ekskortës që shoqëronte lekët”

  1. karahman sinan qinani says:

    po ca faji kan kta mer?
    apo te shtinin dhe ti vrisnin ata grabitesit!
    dhe pasandaj te arrestoheshin per “vrasje ne kushtet e tejkalimit te reagimit” sic po e pson ai polici qe vrau ate killerin me pages nga skrapari.
    keq te reagosh ,keq te mos.
    kto gjona qe po ngjojm jan gjoja sikur shteti po puno per vendosjen e ligjit.
    sepse aty ku esht per tu arrestu,si p sh politikanet qe vran e pren ne mes te rruges diten me djell,aty nuk veprohet. dhe sala me te tijt e dijn kete prandaj hjedhin shurren perpjet
    edhe kur arrestohen nanji politikan jo i lart por “medium” si ai bashkiaku i vlores,atehere fillo “mekanizmi Basha” me procedur”,jo osht i smur,jo kkan inat politik,e pordh gamori si kto.
    kapin nanji fakir fukara dhe thon “ja po punojm”
    e ca shperdorimi detyre paskan bo kta rojet?
    ne t gjith boten punonjsve te bankave ju jepet porosi qe po ju drejtu dikush me arm ,jepjani paren dhe jeni pa pergjegjsi.

    o shqipni
    o shkerdhatni
    si n Liri Demokraci
    dhe ne Diktatur Robni

    o shqiptar
    o shkerdhatar
    si kur je i mshel ne burg
    po ashtu dhe kur je murg

    sic ka thon dhe Perendija
    nuk ka paqe permbi dhe
    sa te jet shqiptarshkerdhnija
    vujtje,dhimbje,edhe pleh!

    1. Trebeshina says:

      O ty te q..Kina,Australia dhe India mamin mu ne brym te p…o zog kurve me emrin karangrens!

    2. albi says:

      kush u ka thene more zoteri ” po ju drejtua njeri me arme, jepuani dhe leket dhe armet”??? po atehere pse jane aty ata tu shesin pordhe qytetareve te thjeshte qe shikojne punen e tyre????

    3. roberto says:

      Keshtu do ndodhin vjedhje spektakolare te organizuara nga REGIZURA SERBE E Sali Berishes ne te gjitha objektet shteterore dhe private qe u jane dhene nen Ruajtje apo transferta PARASH nga FIRMAT E POLICISE PRIVATE te lidhura me KLIKEN KRIMINALE TE Sali Berishes!
      T’u hiqet LICENCA urgjentisht firmave “EURO GJICI”,”BRECANI” etj!!!
      CFARE PRISNI ju te policise qe te KREHNI KETO POLICITE PRIVATE???
      Apo prisni te behet nami,per me teper qe ato jane te gjitha te PAJISURA ME ARME NGA VEWTE POLICIA!!!
      KY ESHTE KULMI
      CFARE GARANCIE KANE FIRMAT E POLICIVE PRIVATE NE KETE DREJTIM???
      Asgje vec korrupsionit!!!

  2. Marku says:

    Police privat leshi. Edhe laluce te ishin 5 burra duhet te kishin reaguar se ne detyre ishin. Haram e paqin buken e shqiptarit dhe te ShRSF qe i paguan dhe armet qe kishin. Ne burg si qena te kalben.Kur nuk ta mban suma pse futesh ne pune te tilla. Po te ishin zbraps kriminelet do te kish marre goditje krimi. Cfaj ka shteti ketu kur shqiptaret jane kthyer ne ngordhalaqe dhe frikacake. Cfaj ka SHRSF qe i paguan me se miri dhe i armatos. Nuk ka faj as shteti dhe as shoqeria duhet te qendronin ne detyre punonjesit e sigurise .

    1. seferi says:

      Or Mark,nje fjale goje or mik!,po te shkruaj se e pashe te arsyshme,dhe si fillim po te sqaroj se kame qene drejtues teknik te nje policie private,dhe kame pervoj te hidhur nga kjo pune,e pranova per shkake te varferise.U perdora per te mare licensen miku qe kishte policine private(sepse isha oficer i liruar dhe ne Tirane e di ti sa e veshtire eshte bere jeta)Policet mi dhane me emra siaps interesave dhe nuk kisha te drejte te pyesaj se kush e cili,cafre kushtesh plotesonin.Une vete merja 200 mije leke te vjetra,ndersa policet 120 mije leke te vjetra.Kur Administratori,dhe drejtoret e ndermarjeve a instuticioneve ndanin ne mes tyre me mijra leke,pa u vajtur kush tu kerkoj llogari?????>Dhe ti Mark thua ato te kishin shtire kunder kriminelve,por per se per kaq leke te qelbura,e kush do ta merte persiper gjakun,kush do ta siguronte me tej policin,shteti i kurves…..apo administratori hajdut.pra keshtu o mark,une i falenderoj sa kane bere se do ishin ne telash per gjithe jeten e tyre……se keshtu ndopdh rendomt ne kete shtet hale……

  3. ..qinqn sinan ... says:

    o shqiptarqiqër!
    serbi e quan shqiptarin me termin “shqiptarqiq”!
    pse
    sepse jan te qire,
    ata,shqiptarqiret e ndyre kan cerek shekulli qe vec grabisin vrasin vjedhin shkerdhatnojn,dhe tash po ju duket cudi qe po jua grabisin paret ne bank.
    po ju jeni ata qe ju versulet tokave te tjerve,dhe i grabitet dhe me politiksat tuaj i legalizut.
    legalizuat krimin.
    edhe ata rojet e dijn kete.
    pse budallenj jan ata qe te behen mish per top per tjetrin?

    sepse ai “trebeshina” i komentit
    osht shqiptar tamam hajdar
    porse ne nder te momentit
    osht i gatshem me ngron kar

    karin tem si tra n lendine
    ku dhe pyjet djerr jan len
    e ka emrin “trebeshine”
    dhe gojoren po ma ben

    “trebeshina” moj fitorer
    te kam xan ty si dashnore!!!

  4. natalia says:

    Kjo eshte cfaqe komike midis PUNONJESVE te sigurise dhe “grabitesve” ,plan i organizuar keq

  5. shp says:

    Hajni hajnin smundet me e vjell, vetem kur ka hjeksi ne mes.

  6. Loni says:

    Kjo firme sigurie eshte ne pronesi te prefetktit te Kukesit, shokut Safet Gjici si dhe bashkepronare eshte dhe deputeti shoku Vexhi Mucmata.
    Pra, shqiptaret shohin skenare me vjedhje nga me makabre, ndersa per 5 mije leke drita mund te shkojne ne burg. Hajde rilindje hajde, bravo cuna!!!

  7. katramaja says:

    ARRESTOINI te gjithe rojet e bankes te makinave qe shoqerojne leket,sepse kane rene dakort me pare per te bere kete vjedhje,rojet duhet te hapin zjarr,ata nuk bene asgje,ata duhet te denohen.

  8. LIGJI says:

    ROJE=HAJDUTET!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  9. zhan zhak says:

    Asgje ska per te ndodhur sepse cudia me e madhe ne shqiperi zgjat 3 dite. Gjici deri dje ishte me PD ndesa sot eshte me PS.
    Ata rojet kane per ti liruar pas 3 ditesh. Vari Turkofagosin.

  10. Lori says:

    Po prokuroria eshte e okupuar me te arrestuarit per mospagese energjie dhe s’besoj se do kete kohe te merret me kompanine e Vexhiut dhe Safet Gjicit, keshtu qe thaset me para kane mberritur ne destinacion te keta pronare te siperpermendurit. Tani punohet me thase me para jo me leke te numruara, kane nderruar kohet, kane nderruar njesite matese; perdoren thaset me euro tani!!!
    Keta jane standartet e reja te oligarkise politike qe ka zaptuar parlamentin, shtetin dhe po i merr frymen shqiptareve.

  11. korrupsioni says:

    Ne 90 % te Policive private administratoret jane ish ustarake tecilet ebejne kete pune per buken e gojes ne fakt pronaret e vertete jane deputet prefekt drejtues policia punonjes administrat etj Polic roje ja ne ish ushterake ku nje pjese punojne ne te zeze me nje page prej 10000 lekesh pra skllever e si do reagojne ato ne raste te tilla po te hapin zjarr ndaj grabitesve ato do dnohen e jo pronaret. KU ESHTE SHTETI QE SI KONTROLLON KAQ TE VESHTIR E KA>.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje