Për të folur mbi zhvillimet e ditëve të fundit, duke nisur nga aktet terroriste në Tiranë dhe bombat që kërcënuan drejtpërdrejtë ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe familjarë të tij, por edhe të një oficeri të lartë policie, si dhe për reagimin e fundit të Presidentit Nishani, i ftuar në studion e edicionit qendror të lajmeve ka qenë Skënder Minxhozi, kryeredaktor i revistës “Java”.
Kjo javë u shënua nga një seri aktesh terroriste në Tiranë, me shpërthimet që prekën familjen e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, por dhe të një oficeri të lartë policie. Por, teksa kanë kaluar tre ditë nga shpërthimet, duket se kanë kaluar në plan të dytë kjo ngjarje, pasi po mbizotërojnë polemikat politike për këto dhe për gjëra të tjera, ku palët janë të ndara në ekstrem.
Skënder Minxhozi: Do t’iu korrigjoja nëse më lejoni, për të thënë se polemikat nuk e pasuan ngjarjen, por e shoqëruan atë, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, konkretisht polemikat me procesin e përmbytjeve. Një fenomen tërësisht negativ, që na nxjerr një problematikë mjaft komplekse të politikës shqiptare, pikërisht atë të paragjykimit të gjithçkaje, kur proceset dhe fenomenet janë ende në zhvillim. Për t’iu përgjigjur pyetjes, ajo që ndodhi me Tahirin dhe familjen e tij është për t’u dënuar në mënyrë të hapur. Ju transmetuat mesazhet e solidaritetit nga europarlamentarët, si dhe telefonatën e përzemërt të ministrit të Brendshëm italian, Alfano, në mbështetje të ministrit tonë. Dhe kur mesazhet e të huajve i vë përballë reagimeve të shqiptarëve është për të ardhur keq, që opozita nuk gjeti kohën për një mesazh sado të shkurtër dhe formal në mbështetje të ministrit. Kur Saimir Tahirin e merr në telefon Alfano nga Roma, nuk ka asnjë arsye në botë që këtë gjë të mos e bënte edhe Basha, për një mesazh solidariteti, gjë që do të ishte një gjest çtensionues. Ne shpesh i ngatërrojmë periudhat e solidaritetit me ato të polemikave, duke i prishur që të dyja.
Opozita thotë se situata aktuale është pasojë e mpleksjes së policisë dhe ministrit me krimin, ndërsa mazhoranca, por edhe disa ambasada të huaja, kërkojnë dënimin me forcë të krimit. A mendoni se këto polemika në njëfarë mënyre ndihmojnë indirekt krimin, siç e thonë edhe zyrtarë të mazhorancës?
Skënder Minxhozi: Ka ardhur dhe ka kaluar koha që opozita të vërtetojë me prova ato që thotë. Ka ardhur dhe ka kaluar koha prej muajsh e vitesh, që opozita- dhe kjo vlen për çdo opozitë përfshi atë të majtë të kaluar që sot është në Qeveri, – të ofrojë prova për ata që etiketon, për kundërshtarët politikë, sidomos kur ata janë zyrtarë të lartë të shtetit. Të etiketosh një ministër të Brendshëm, siç është bërë me Tahirin, është diçka që jo vetëm vesh me barrë dhe përgjegjësi ministrin që sulmohet, por veshin me një barrë përgjegjësie të provës edhe ata që e bëjnë akuzën. Në Parlamentin shqiptar, ku fjala është e papërgjegjshme dhe ku shpifja është depenalizuar, ky “privilegj i vogël” keqpërdoret prej shumë kohësh. Opozita duhet të japë prova, që ministri ose zyrtarë të tjerë janë të implikuar konkretisht me krimin ose me fenomene të tjera antiligjore, ose të na thonë që kjo është propaganda e tyre dhe ne t’i vëmë diçiturën që ka.
Në kulmin e polemikave politike për shpërthimet, dje u zgjua me më shume forcë se më parë një konflikt, herë i fshehur e herë i hapur, mes Presidentit dhe Qeverisë me deklaratën e Presidencës.
Skënder Minxhozi: Është për të ardhur keq, që në gjithë këtë rrëmujë tritoli, Presidenti u fut, por jo për shkaqe kaq të rënda dhe kaq shpërthyese. Përkundrazi ai u fut për një arsye shumë meskine, për arsye pronësie, ku është thirrur në kauzë nga mediat dhe përfaqësues të opozitës, pra për shembjen eventuale të një objekti kulti në Elbasan. Do të kisha dashur, që Nishani të kishte bërë vërejtje kaq parimore në një moment tjetër dhe jo kur e bëri, pasi nuk përkon pesha e asaj që Presidenti tha me natyrën delikate dhe personale të momentit që kalonte, kur sulmohej për një pronë jashtë Tirane. Do të thoja se ka ardhur koha, që Presidenti i Republikës të gjejë një formulë për t’u shprehur mediatikisht në raport me Qeverinë, pasi nëse Qeveria i ka kërcënuar tagrin apo e kërcënon për t’i marrë institucionin, mjafton që ai të ruajë qetësinë nga lartësia e postit që ka. Por, ky President di të bëjë mesa duket vetëm deklarime parapolitike, sepse kam frikë që është një kryetar shteti parapolitik. Pra, që nuk iu bindet rregullave të politikës dhe protokollit.
Me vjen per te vjelle kur flitet per Presidentin matuf te shqiptareve.
Gjithemone realist Z. Minxhozi, qe i ve pikat mbi I. Ky eshte shembulli i nje perfaqsuesi te vertet te rolit te medias, dhe jo Armand shkullaku qe ashtu sic bejne politikanet e opozites ne parlament akuzon per bashkepunim apo favorizim te grupeve kriminale ministrin e rendit, Sajmire Tahiri.Por ndersa politkante deputet te opozites mund te thone cte duan dhe nuk pesojne asgje sepse ka nje ligj idiot qe i mbron Skullaku duhet te merret i pandehur.
bujar mehmeti(nishani),u kthye ne origjine-si dikur kur punonte kamarrier dhe me paturpesi bakshishe nga klientet,tani merr “bakshishe” nga posti i presidentit.Ne boten e qyteteruar,ky loj president-dallkauk,do ishte larguar menjehere.Turp! samiu
Keto lojra krimesh me tritol e lloj lloj dinamiti dyshoj se bahen per te ngadalsue ecjen e rreformave qe i ka vue detyre vetvetes pushteti i te majtes ne rrealizimin e premtimeve ne fushate.Per ti largue vemendjen qe edhe pushteti te bajne llogje,marrje e pergjigje(replika) me opoziten.I bi pothajse qe Opozita done me cdo cmim ta terhjekin per hunde pushtetin.Serioziteti ne pune nuk lejon muhabete qe nuk kane te bajne me punen ne asnji sektor te punes qe nuk i perkasin qellimit per te krye detyren.
Ndaj z.Minxhozi shprehet seriozisht.Ka ardhe koha qe opozita ti vertetoje me prova ato qe thote.
Shkurt:Fjalet e teperta fukarrallek.Shteti ka institucionet.Kersitni ne dere te institucionit dhe jepni provat.Ketu mbyllen muhabetet e rrugave.
Shtet llafazan me institucione,partira e shoqata sic asht Shqiperia nuk ekziston ne asnji vend te globit.Kushdei se cfare e kujton veten Berisha dhe opozita kete bllof njeriut.Rrin ma nga 3-4 ore duke marre gjithe njerezit neper goj ne foltoren e kuvendit me thashe e theme fyerje e shpifje.Dhe nuk mesyn njihere te pakten ne dere te nji institucionit per ti vue para pergjegjesise gjithe ato “incidente” retorike qe i pjelle goja..
Papergjegjshmeria e deputeteve dhe gazetareve si Armand Shkullaku duhet ndeshkua ose ne te kundert duhet te vertetohet. Kjo eshte njei loje politike teper e rrezikshme qe i pelqen mjeshtrit S.B.qe e shpiku, aplikoj dhe e mbron me zellin me te madhe, vetem e vetem qe te rikthehet ne Pushtet. Poe populli thote se nuk piqen manat dhe fiste ne dimer.
Papergjegjshmeria e deputeteve dhe gazetareve si Armand Shkullaku duhet ndeshkua ose ne te kundert duhet te vertetohet. Kjo eshte nji loje politike teper e rrezikshme qe i pelqen mjeshtrit S.B.qe e shpiku, aplikoj dhe e mbron me zellin me te madh, vetem e vetem qe te rikthehet ne Pushtet. Por populli thote se nuk piqen manat dhe fiqte ne dimer.
I nderuari komentues i mesiperm,jam ndakord me ju per vleresimin qe ben per Minxhozin i cili dallohet per objektivitet,analize e mendime te pjekura i paanshem,realist,gjakftohte,i vertete,mendjehapur kritikues dhe i papajtueshem me gjithcka qe shemton ,pengon shtyp perbalt,shpif,denigron, dhunon ,vendos tritol, destabilizon,,hakerron ,turbullone bubullon,vjell a lepin,,shperfytyrohet e shnderrohet ne kameleon,sahanlepres e yzmeqar,laviroset e bishtoset,kundermon e te peshtiroset,korrupton a spiunon e plot ligesira qe misherohen tek politikane,por dhe gazetare e analiste si ai qe ju me te drejte e citoni,Shkullaku nje llapaqen dhe i padenje ,sherbetor dhe perkrahes i cdo krimi te Berishes,mbrojtes i zjarrte i cdo te korruptuari,hajduti, e deri vrasesi,tritolvenesi qe nxitet e urdherohet nga PD.S,ke c,i ben do te kete te tille gazetare qe perkrahin te inkriminuarit,,kriminelet se paguhen nga krimi i cili paguan fort qe te mbrohet,keshtu qe nuk duhet te pezmatohemi nga mendimet e Shkullakut.Populli thote:”Qeni leh,aty ku ha.” Eshte ne detryen qe i kane vene tritolvenesit dhe Shqupi qe t,i mbroje me cdo kusht duke akuzuar ata qe luftojne me krimin si te lidhur me te.Pse duhet te cuditemi me te,me analistin Hoxha,spiunin e monizmit qe propozuzn per president,apo me Canin,Frangajn,etrj qe komandohen dhe jane te gatshem te sakrifikohen e te behen heronj te Shqupit .Te tille gazetare do te kemi se ndryshe si do te behen debate ne studiot telavizive pa patur mendime dhe qendrime ndryshe.Populli qe i degjon ben dhe vleresime.Ke degjuar qe te perkrahet e te degjohet me respekt shkrimtari dhe analisti Prec Zogaj?Po e humbet respektin e lexuesve dhe degjuesve se eshte tjetersuar,ithote e kembes dore se keshtu ia do puna,interesi,se keshtu komandohet e urdherohet,eshte futur ne hulline e tij te vertet sic ka bere dhe ne monizem qe u rekrutua.E nga te tillet s,ka hajer ky komb,prandaj dhe i degjojme duke i percjelle mendimet e qendrimet e tyre me neveri e perbuzje. .P
I nderuari komentues i mesiperm,jam ndakord me ju per vleresimin qe ben per Minxhozin i cili dallohet per objektivitet,analize e mendime te pjekura i paanshem,realist,gjakftohte,i vertete,mendjehapur kritikues dhe i papajtueshem me gjithcka qe shemton ,pengon shtyp perbalt,shpif,denigron, dhunon ,vendos tritol, destabilizon,,hakerron ,turbullon, bubullon,vjell a lepin,,shperfytyrohet e shnderrohet ne kameleon,sahanlepres e yzmeqar,laviroset e bishtoset,kundermon e te peshtiroset,korrupton a spiunon e plot ligesira qe misherohen tek politikane,por dhe gazetare e analiste si ai qe ju me te drejte e citoni,Shkullaku nje llapaqen dhe i padenje ,sherbetor dhe perkrahes i cdo krimi te Berishes,mbrojtes i zjarrte i cdo te korruptuari,hajduti, e deri vrasesi,tritolvenesi qe nxitet e urdherohet nga PD.S,ke c,i ben, do te kete te tille gazetare qe perkrahin te inkriminuarit,,kriminelet se paguhen nga krimi i cili paguan fort qe te mbrohet,keshtu qe nuk duhet te pezmatohemi nga mendimet e Shkullakut.Populli thote:”Qeni leh,aty ku ha.” Eshte ne detryen qe i kane vene tritolvenesit dhe Shqupi qe t,i mbroje me cdo kusht duke akuzuar ata qe luftojne krimin, si te lidhur me te.Pse duhet te cuditemi me te,me analistin Hoxha,spiunin e monizmit qe propozuan per president,apo me Canin,Frangajn,etj… qe komandohen dhe jane te gatshem te sakrifikohen e te behen heronj te Shqupit .Te tille gazetare do te kemi, se ndryshe si do te behen debate ne studiot telavizive pa patur mendime dhe qendrime ndryshe.Populli qe i degjon ,ben dhe vleresime.Ke degjuar qe te perkrahet e te degjohet me respekt shkrimtari dhe analisti Prec Zogaj?Po e humbet respektin e lexuesve dhe degjuesve ,se eshte tjetersuar,i thote e kembes dore se keshtu ia do puna,interesi,se keshtu komandohet e urdherohet,eshte futur ne hulline e tij te vertete , sic ka bere dhe ne monizem qe u rekrutua.E nga te tillet s,ka hajer ky komb,prandaj dhe i degjojme duke i percjelle mendimet e qendrimet e tyre me neveri e perbuzje. Krimi ka dhe prapavijen e tij politike,mediatike, ka perkrahje dhe mbrojtje nga drejtasia jone me e korruptuara ne bote e deri nga presidenca qe eshte shtojca e shtojcave te Shqupit qe ka mbledhur e strhuar llumbin e Pd,bashkepunetoret e krimit dhe te tritolvenesve,prandaj dhe policise,qeverise,parlamentit i duhet qe t,i bejne syte kater dhe te veperojne me guxim per ta paralizuar krimin qe eshte zgjuar e ndihmuar ne keto kohe qe edhe ne Kosove ka probleme dhe dihet se kush eshte me i interesuar qe vendet tona te destabilizohen.Ju e shikoni se c,po ben gazeta e shqupit,RD-ja dhe 55-a,nxitin largimin e shqiptareve dhe mbjellin panik e pasigurine qe po e nxitin dhe i buzeqeshin veprimeve terroriste qe behen te nxitura nga shqupi ,sic dhe deklaron shoqeruesi i Berishes,Izet Haxhia qe di me shume se sa ka ditur shiku i Salut te pare dhe te sotmit … .P