Partia Demokratike pritet të zyrtarizojë grupet e punës në lidhje me përgatitjet për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.
Burime nga PD konfirmojnë se grupet e punës do të funksionojnë në bazë të ndarjes së re territoriale dhe do të monitorojnë procesin e strukturave në bazë për përzgjedhjen e kandidatëve dhe më pas organizimin e fushatës për zgjedhjet vendore.
Burimet konfirmojnë se cdo kandidaturë e propozuar do të filtrohet dhe më pas do të jetë Kryesia e PD që do të miratojë kandidaturat përfundimtare.
Pjesë e grupeve të punës do të jenë edhe deputetët, të cilët do të ndahen në bazë të qarqeve ku janë shpallur fitues në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Në këtë mënyrë duket se Basha po tenton të ndajë përgjegjësitë e rezultatit të zgjedhjeve vendore edhe me Grupin Parlamentar, ndonëse një pjesë e konsiderueshme e tyre e ndjejnë veten të përjashtuar nga cdo lloj vendimmarrjeje.
Basha pritet të thërrasë në fundjave kryesinë e partisë, në të cilën pritet të vendosen piketat e strukturave në bazë, dhe në qendër, për organizmin e zgjedhjeve lokale . /gj.k/
Ne Shkoder flitet qe jozi kerkon te kandidoje te bijen megin,PD-ja e SHQUP-it eshte GETO-MAFJE e gjalle..
E MAJTA NUK MERR AS 30 PERQIND KETO ZGJEDHJE.