Eurodeputetët e parlamentit europian Knut Flecenstein dhe Viktor Bostinaru , kanë dënuar sulmet me tritol , ndaj babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri , të cilit ju vendos një sasi tritoli prej 400 gr në farmacinë e tij.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmet e së mërkurës në Tiranë, kundër një anëtari të lartë të Qeverisë shqiptare. Ato janë një vepër e neveritshme kriminale dhe ne mbështesim të gjitha përpjekjet për kapjen e autorëve dhe venien e tyre para drejtësisë” , thuhet në mesazhin e eurodeputetëve.
Eurodeputetët janë shprehur se inkurajojnë qeverinë shqiptare për vendosmërinë në luftën ndaj krimit.
“Ne jemi ne krah të Kryeministrit dhe qeverisë shqiptare, në angazhimin e saj për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar. Jemi të vetëdijshëm se kjo ka qenë një detyrë jashtëzakonisht e vështirë dhe prandaj ne inkurajojmë dhe përshëndesim përkushtimin dhe guximin e tij. “/A.XH