Ndërgjegjia ma kërkon të them sot diçka për sulmin ndaj Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Ministri i Brendshem u shantazhua direkt dhe në stilin e mafias dhe në qendër të sulmit ishte familja e tij.
Besoj se nga krimet që kemi parë ky është më i pabesi dhe më domethënësi. Sepse ky krim ka pak nga të gjitha: dhunën, hakmarrjen dhe forcën e zezë të paligjshmërisë dhe kriminalitetit.
Jam i bindur që shumë njerëz majtas dhe djathtas kanë patur shumë dyshime për cilësinë e punës së tij.
Dikush siç ndodhi edhe sot e ka quajtur të lidhur me krimin. Dikush e ka quajtur të shpejtuar, spontan,të hedhur, dhe jo shumë praktik. Të tjerë mes kolegëve të mi, janë ankuar se ai nuk e ka pastruar aq sa duhet policinë nga militantët e qeverisë së shkuar që gjeti në rradhët e policisë.
Por si të gjithë ata që kanë patur dyshime pa patur prova, sot ka nje provë: bomba që iu vu këtij zyrtari të Shtetit në shtëpi, në familje, është e vetmja provë që kemi për të matur punën e tij.
Nëse ai është i shpejtuar, është sanguin, është spontan dhe jo aq militant sa ç’i kërkohet të jetë, bomba provon që të paktën ka bërë detyrën e vet: ka luftuar krimin dhe prandaj krimi po e sulmon.
I rrëzoj me bindje të gjitha akuzat se një pjesë e krimit e sulmoi ngaqë ai është palë me pjesën tjetër. Unë nuk i besoj këto.
Saimir Tahiri këtu ka qenë. Një aktivist i përndezur i opozitës dje, që fluturonte mbi makina të djegura në 21 janar, që organizonte mitingje, takime, që akuzonte qeverinë e shkuar një njeri që denonconte edhe me fjalë edhe me shkumës, prapësitë dhe korrupsionin e djeshëm.
Nëse, siç thonë, ka qenë i lidhur me krimin pyetja është: pse krimi nuk e sulmoi atëherë kur ky nuk kishte asnjë pushtet? Pse një pjesë e krimit që ai paska mbështetur nuk i vuri bombë te shtëpia përpara se të bëhej Ministër i Brendshëm? Kjo do ishte shumë më lehtë për krimin dje kur ai ishte një qytetar i lirë dhe shumë më e vështirë sot kur ai drejton policinë.
Pse nuk u pretendua se edhe viktimat e tjera të krimit ishin të lidhura me krimin siç ishte rasti i gjykatësit të ndjerë nga Vlora apo shumë biznesmenëve të gjymtuar dhe të vrarë nga tritoli? A ishin ata të lidhur me krimin. Jo. Askush nuk e tha. Atëherë pse e thonë për Saimir Tahirin?
Nuk është hera e parë që sulmohet familja e Saimir Tahirit. Besoj se të gjithë e kujtoni që kjo është hera e dytë.
Dy herë që donin ta poshtëronin të dyja herët i kanë marrë për shenjestër familjen. Një herë këtë e bëri qeveria e shkuar e cila i arrestoi babain dhe para dy ditesh mafia, e cila sërish i mori në shënjestër babain. Kjo mund të jetë dhe patjetër është, një koicidence dhe nuk dua të them se pas bombes fshihet e njëjta dorë.
Abosolutisht jo.
Por askush nuk më bind se ata që i vunë bombën pardje nuk kanë huazuar të njëjtin stil hakmarjeje. Ata nuk janë lodhur t’i gjejnë këtij njeriu “thembrën e Akilit”. Këtë shënjestër e kishin gati nga qeveria e shkuar e cila e arrestoi babain e Saimir Tahirit jo si një njeri që nuk pagunte taksat se kjo nuk ka ndodhur me mijëra të tjerë, por si babain e një kundërshtari politik.
Ja pra një rast tipik sesi mbillet hakmarrja në Shqipëri, sesi frymëzohet paligjshmëria sesi mjafton të sajosh një tabelë dhe gjithkush që të urren për shkak të detyrës të gjuan atje. Të fyen, të poshtëron, të dhunon ndoshta edhe të vret. Fatkeqësisht kjo është vërteta.
Krimi mori borxh nga qeveria e djeshme shënjestrën kundër Saimir Tahirit.
Dhe vetëm kaq mjaftonte për ta bërë sot opozitën edhe më të përmbajtur dhe shumë më solidare. Sepse me dashje apo pa dashje ajo ia ka përgatitur krimit metoden e hakmarrjes.
Edhe dje edhe sot babai i Saimir Tahirit ishte tabela e qitjes. Dhe mjafton kaq për të kuptuar se në të dyja rastet bëhet fjalë për hakmarrje dhe jo për bashkëpunim. Sepse babai i Saimir Tahirit nuk u arrestua para dy vitesh si bashkëpuntor i qeverisë.
Edhe para dy ditësh atij nuk iu vu bombë si bashkëputor i krimit. Por si familjar i njeriu që në të dy rastet është në betejë. Dje kundër qeverisë, sot kundër mafias kriminale.
Prandaj flas sot. Për t’i kërkuar opozitës dhe jo vetëm asaj të frenojë fantazinë e vet dhe ti japë solidaritet një njeriu që megjithëse nuk e do, është në detyrë, është nën sulm, është nën shantazh.
Për çfarë e shantazhojnë? Bomba na e dha përgjigjen. Për detyrën që është duke kryer. Për luftën në Lazarat, për plantacionet në Dukagjin, për drogën në Xibrakë, për vendosmërinë dhe sigurisht për detyrën që mban. Saimir Tahiri nuk u sulmua si sanguin as si spontan. U sulmua si Ministër i Brendshëm.
Mafia nuk ka sulmuar Saimir Tahirin. Dhe jo vetëm ministrin e Brendshëm. Ajo ka sulmuar Republikën. Ka sulmuar detyrimin e përbashkët për të dalë më në fund nga një spirale njëzetvjeçare e lidhjeve të krimit me politikën.
Saimir Tahiri është njeri nga ne. Sot jemi të gjithë të sulmuar sepse krimi na ka kërkuar të ndalemi.
Dhe kjo nuk mund të ndodhë. Por kjo mund të ndodhë vetëm nëse ne jemi të ndarë në luften kunder krimit siç edhe po ndodh sot në këtë parlament, që i iku detyrimit të vet moral dhe kushtetues për t’u ngritur mbi interesat e veta në luftë kundër krimit.
Prandaj dua ta mbyll duke ju thënë: dënoni krimin pastaj merruni me Saimirin, sepse çdo formë tjetër e frymëzon krimin duke i krijuar pritshmërinë e aministisë morale të cilën po e kërkon me dëshpërim, me bomba dhe me tritol.
Dhe sigurisht me besimin se një pjesë e këtij parlamenti mund ta falë nesër për arsye politike siç edhe mund të ketë ndodhur dje.
bravo .
blush 100% i sakte i vertete i drejte.
Intelekti i nje njeriu,pervec te tjerash,duket edhe nga konsekuenca apo iknonsekuenca ne mendimin e tij.Kundertheniet logjike ne shkrimin e Blushit jane te tilla,sa te ben te te vije keq per te.Asnjehere nuk kam patur vleresim per intelektin e tij.
Te kuptohemi drejt,e kam fjalen per intelektin qe Blushi pretendon dhe qe miqte e tij,koleget e tij,pretendojne se ja njohin.Perndryshe,edhe ai ka nje nivel te caktuar intelekti,si te gjithe gazetaret apo politikanet,paperjashtim.
Per t’ju treguar nivelin IQ-se se Ben Blushit po ju tregoj se si i’u pergjigj nje pyetje te Mustafa Nanos tek emisioni i ketij te fundit.Muci e pyet:”A beson ti Ben?” – Beni i pergjigjet keshtu:” punonjesit me te zellshem ne shkaterrimin e Katedrales se Korces ne 1967,i ra dambllaja”…!!!
Besoj,se kjo nuk do koment,qofte edhe per me trushkulurin lexues.
Por,pse te shkojme deri tek emisioni i fshatarit Muc,kur kemi vete shkrimin e Ben Blushit si deshmi konkrete te shejtanbudallallakut te tij.
Pse nuk u sulmua Tahiri nga krimi kur ishte ne opozite dhe nuk kishte asnje pushtet – thote shejtanbudallai yne?!
Gjithe ne logjiken e Blushit,ne po i pergjigjemi:sepse,o Blush shejtanbudallai,kur ishte ne opozite,Tahiri(kur them Tahiri,nenkuptohet mbi te gjithe Rama,dhe opozita e djeshme socialiste,sot ne pushtet) lidhi aleance me bandat kriminale,duke u premtuar atyre ate qe ata kerkonin,kur ai te vinte ne pushtet.
Tahiri erdhi ne pushtet.Bandat ngriten laboratoret gjigande te droges,me te medhenjte ne rajon.Mirepo,Tahiri,ata lart e poshte tij,si gjithe aguridhet e pushtetit dhe te etur per pushtet,as nuk donin t’ia dini se deri ku mund te shkonte ky flirt me bandat.E rendesishme per ta ishte te vinin ne pushtet(kujtoni slloganin e qenefit corovodas:Qelbesira te te gjithe Shqiperise bashkohuni!) pa qameti te behej.Dhe qameti po behet.
Lufta mes bandave qe nisi me deux ex machina-n gjermane(ishte drejtesia gjermane shkaku i zbulimit te bandes “Xibraka”),detyroi politikanet e lidhur me to,qe te mbanin ane.Kjo eshte e pashmangshme.Cdo ekspert kriminalistike ta thote nje gje te tille,si nje te vertete te thjeshte te zanatit.Heret a vone,mbeshtetesit dhe sponzorizuesit e bandave,do te detyrohen,me hir a me pahir,te behen pale.Dhe,ja ku u bene.Dhe,ja ku kemi shperthimet me tritol qe, sic thote edhe vete Ben shejtanbudallai, jane shantazh direkt ndaj Tahirit.
E gjithe kjo qe po them,eshte vazhdim logjik i pyetjes se Blushit.
Shkurt, ai ben nje pyetje,pergjigja logjike e se ciles eshte krejt e kunderta e synimit te pyetesit!
Pjesa tjeter e shkarrashkrimit te tij,eshte nje moralizim shkollaresk,patetik,ku behet thirrje te bashkohemi te gjithe kunder krimit e bla bla bla te tilla bajate.
Plotesisht dakort.
oooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooopooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo shyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyqyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrse na knoqe me ne fund
Nese qeveria Rama ka nje minister qe punon plot devocion dhe perkushtim ai eshte Saimir Tahiri.
Nje nga ministrat qe nuk ka te krahasuar me ministrat e brendshem te koheve te kaluara, me Falmur Noken cdo krahasim eshte shfaqje per karnevalesh.
Te merrje ate sektor per mendimin tim do te ishte nje vetvrasje politike, shume mire mund te merrte ndonje sektor tjeter per qeverisje, perse jo dhe ate te drejtesise, por ja qe morri sektorin me te veshtire, ate te rendit.
Duket qarte qe kartelet e droges te lidhura me qindra dhe mijera fije jashte dhe brenda vendit kane nxjerre dhembet per te kafshuar. Te gjitha organet ligjezbatuese si prokuroria, gjykatat, sherbimet inteligjente duken te kapura nga kjo kuceder gjakpirese.
Duket nje c`balancim ne punen e Tahirit dhe ate te Rames. Nese Tahiri vepron me energji kunder kesaj kucedre, Rama vepron me plogeshti kunder kesaj, duke e lene te veproje ketu e dy vite me radhe.
Vetem fjale dhe retorike boshe, kur shkarkimi i Visho Ajazit dhe i Kos-Llalles duheshin bere me kohe.
Jo vetem kaq, por tere kesaj veprimtarie nen toke i duheshin prere transaksionet financiare. Keshtu do ta ndjente me mire doren e shtetit.
Pergjohet cilido sot, por ata qe duhen pergjuar nuk pergjohen.
Perse?
Kjo e ka nje shpjegim dhe fare te thjeshte, keto organe mbahen akoma nga njerezit e Berishes.
Shkurt muhabeti, keto atentate ndaj familjes se Tahirit jane padyshim skermitje dhembesh te tipit mafioz.
Rama duhet ti jape mbeshtetje edhe me ta madhe skuadres se tij dhe sidomos Tahirit.
Duhet te jete me kolegjial dhe me i vendosur para para krimit dhe sidomos krimit me jaka te bardha.
Tahiri eshte nderi dhe morali i kesaj qeverie.
Eshte interesant se te gjithe ministrat e brencem te demokracise ne keto 24 vjet
kane qene dhe jane njeri me rugac se tjetri dhe njeri me I pa afte se tjetri,
Porse ky Saimir shampanja bashke me ministrin e fundit te PD_se kane dhe nje cilesi me shume …jane njerez shume qesharake
Dhe dicka tjeter kane pas veti ministrat e rendit : Te gjithe keta pa perjashtim mbanin shoqeri me rugecet,ne ket kategori sigurisht qe nuk ben perjashtim Tahiri,se edhe sikur te them une qe Saimiri nuk ben shoqeri me rugecet, do ngrihen tiransit e do thone se Tahiri ka shiqeri me Shullazin. Ndaj nuk po e vecoj Tahon edhe nga kjo kategori e quajtur ..thug_friendship…
Mos ja fut kot more Claus ,na doli Tahiri burri i ndershem qe ve gjoba
Tahiri eshte ne ate pozicioni jo si heroi i vendit ,por dora e djathte e Rames ,ku te dy i bejne vrasjet si ajo e Santos ,burgimet si bashkiakun e Vlores ,fabrikat e droges etc etc .ky shtet ka marr fund ti na prrallis.
Sa “gjynah” qe kemi akoma “njerez” te tille si ty SH qe te gjitha vrasjet dhe krimin e djeshem qe e pa e gjithe bota qe i beri sali berisha ia gjuan Rames dhe Tahirit,edhe kjo eshte nje vazhdimesi e vrasjeve prandaj shpifjet duhet denuar me ligj siq thot Edi Rama,durim prisni edhe pak!!!!
Bravo Blushi, analize dhe prognoze e sakte. Kjo eshte ndershmeri e tij.
O Blusho, po ai sulmohet sot se nje pjes te mafjes e sulmon per llogari te pjeses tjeter, po ai sulmohet sot se sot eshte minister Blusho.
Edi Rama Kryeministri me i sukseseshem i 24 viteve pluraliyem,S.Tahiti ministri me i ndershem i rendesishem si vete jeta e qtesia e shqiptarve ne kete vende qe per 24 vjet eshte goditur rende si jeta e njeriut ,pasuria e tije ,nderi i tije ,e ardhmja e tije ,nga mafja e S.Berishes,mafja e sistemit drejtesise ,mafja e tokave,mafja e dreoges,mafja e armve ,mafja e armve ,mafja e bluzave te bardha,mafja ne arsim,dhe mafjet pa funde ne kete vend rrumpalle.E,R dhe S.Tahiri dhe kjo qeveri ka perpara nje lufte ne front te gjere pa kompromise.Asne here ne keto 24 vjet nuk jane marre kaqe reforma te mdha te tilla per forcimin e shtetit ligjore.kjo mesymje i ka vene ne alarme shkerdhatet dhe kalifatet e SHQIPERISE
nathuaj ndonje gje o blush pere keta qe iminoj qeveria me shtepi me biznes me makina me pallate nathuaj se cfar terroristash quhen keta qeveritaret seju ne fushat nathat rilindje cfar rilindi nathoni elerni babajn e sajmir mut tahirit se ka problemet eveta me kundershtaret e barnave ska lidhje terrorizmi neketemes apo indodhi ministrit dhe doni te qani per babajn esajmir tahirit mafja qe esolli ne ate karrik don shperblimin perndryshe eka pic punen qan hallet e popullit qe ikini minue ne mes tedites o rilindje iku koha e bombes ne ambasaden sovjetike eshte ko tjeter smunden kurr tarralizoni ate skenar
o tarras mavria!!!
me pare se te te thote blushi ndonje gje, une do te rekomandoja te hapesh dhe njehere ABETAREN se do ti beje ndere te madhe vetes dhe atyre qe ke afer……..
mire lopa qe na ngordhi po s’na lene dhe mizat rehat…..
E pse bomba ne ambasaden sovjetike eshte skenar? Apo sepse e thua ti…
Ikni more se na lodhet koken. S’dini te shkruani por dini te ndani argumente historike te paprovuar ne asnjerin skaj. Sa rrinte llomotiste nga podiumi mbi permbajten e dosjeve te kundershtareve politike me mire ti kishte hap Sali efendiu se fuqine politike e ka pasur per 20 vjet te pakushtezuar.
Rreziku me i madh i demokracise si sitem eshte qe vota ime eshte e barabarte me tenden, kur ti qartazi gomarin e lidh nga bishti!!!
Shkollohu, lexo, meso dhe pastaj merr persiper te shperndash mend, sepse ne fillim duhet ti kesh pa ti japesh.
Per Tarrasin…
Qe je mendjeshkurter kjo kuptohet nga menyra se si shkruan ke dale nga shpellat dhe je nje i paguar ,ty dhe gjithe shpures tende do te ta japi pergjigjen nje popull i tere…ti je nje i vene i familjes mafioze te Sali serbit te Vicidolit dhe do ta marresh pergjigjen bashke me ata nga ky popull.
Me siguri je nje b… lepires qe fle akoma mbi kasdhte,je nje medioker pa nivel cfare te argumentosh ti nje alabak
Per cfare biznesesh e shtepi e ke fjalen shoku Tarras, per leket e droges qe po lahen ne lavatricen me emrin Shqiperi, ta harrojne shqiptaret se Bizneset, makinat, vilat, nuk behen pa pune.Kjo qeveri ti fusi tritolin nga Shen Gjini deri ne Vlore se eshte bo shqiperia si Kandahar.Edhe ty po ta vune tritolin te shpia do tregosh dhembet si Tahiri, eshte nje thenie qe dhe qeni urte duhet ti tregoj dhembet.
Nje bravo te madh BLUSH!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Bravo Tarrasi!!!
Po na bejne nje teater qe po na i sjellin zorret te goja. Fare e kuqe genjeshtare. Kujt po ja shesin pleqve e nje grusht kafshesh qe i mbyllin neper zyra. Te gjithe do ikim ti leme vetem!!! Bashke jane shok e miq. Te gjithe kane dale nga nje bark!!!
S’ka me njeri qe e sheh parlamentin, degjojne muzike. Mbaroi edhe shpresa e fundit…Ah Liljana Hoxha e drodhe bukur….Mbasi u ngjiz kjo monster na the se edhe ky i gjati eshte me nexhmien….prandaj fshihet ky pas Ilirit???
Po Iliri nuk eshte budall te mbaje Nexhon ne kurriz….hajt se do plasi gallata
Ne vlore nisi, ne vlore do mbaroje!!! tung!
Korcar i lig ! Keshtu thuhet per ata si puna e ketij palacoje deputet qe hedh gurin e fsheh dore ! Ben sikur
mbron Saimirin dhe nga ana tjeter vjell vrer me sofizma te lira per perjashtuar koneksionin midis dy sul-
meve ndaj Tahirit ! Dje arrestimin e babait te Tahirit u be nga bandat e Sali Berishovicit ! Sot , zoti Blushi,
ndodh po i njejti fenomen bandat e Saliserbit vune dinamit ne farmacine e babait te Saimirit ! Ju nu shikoni
lidhje midis te djeshmesh dhe te sotmes ! Ketu duket hipokrizia e pashembullt e ketij gjarperi me dy koka:
Njera gjoja te PS ,sa per te siguruar ”pusullen ” e deputetit dhe tjetren te KaciZi dhe cuni i Thanas Calamanit,
tmerri i dikurshem i RTVSH ! Bej baba qe te ngjaje !
Ti thuj deno krimin..se ajo qe ndodhi sot, neser mund ti ndodhin dikuj tjeter. Komentus.. a dini sa rehat jeni, sa jet te qet bani kshtu si jeni pa pushtet.
Bravo fjalim brilant,i denje per nje intelektual te klasit te pare.
Po dhe per kete mbeshtetje duhet te mendohesh kaq gjate o Blush !!!!!!
Problemi eshte se u sollen pak arrogant me njerezit prandaj ka nje fare ftohje ndaj Tahirit.
Kur je ne pushtet, duhet te mendosh se do jesh dhe ti ne nje dite te keqe dhe ke nevojen e perkrahjes se njerezve.
Shteti ka dy ane, jo vetem dhunen po dhe kujdesin ndaj qytetareve.
O Tarras! Po meso pak shqip, o njeri se te vjen per te vjelle kur shikon si e shkruan gjuhen tende. O tarras more,…Po ne klasen e pare fenijet mesojne qe emrat e njerezve shkruhen me shkronje te madhe. Po si mund te besohet se ka mend nje njeri si ty qe nuk di te shkruaj as si nje nxenes filloreje? Shkrimi yt tregon qe nuk ke fare tru ose e ke te zhvlluar sa nje tru maceje. Taras, or bir, permes shkrimit i behet skaneri nje njeriu, zhvillimit te tij mendor. Fshihu gjekundi dhe gjej ndonje liber gramatike, o idiot i noterizuar! O zot sikur ta dije ne cgjendje je?!….
Bravo Tarras sali berishovich jamarber maltezovici ja qe qenke dhe ti i sakte, bravo per fantazine ty qe do te tarrasin, por prit dhe pake.
Te lumte dora z.Blushi per gjithcka the dhe shkruan per Z.Tahiri. Djale xhevaihir qe eshte ne balle te punes.Por frikacaket ata qe e sulmuan nuk ua mban ti dalin perballe. Veprojne si minj te fsheur. Vertete nuk eshte goditur vetem Saimir dhe familja e tij. Jemi goditur te gjithe dhe ne nuk duhet ti lejojme keta vemje te shoqerise te na ndalojne rrjedhen e jetes. Eshte mje minister shume punetor ,inteligjent, i palodhjur nuk ben kompromis me krimin ,prandaj dhe krimi po e sulmon.Nje nga ministrat me punetor dhe qe kerkon te vendose rregull ne shtetin e shkaterruar nga Enveri,Fatosi ,dhe sefundi Sali Vicidoli me larot e tij.Ne te vleresojme shumeZ. Tahiri je shembull si punohet dhe vihet rregull. Vazhdo te punosh se vetem keshtu do e kthejme kete vend qe eshte kthyer si nje njolle e zeze dhe te vjen turp te thush nga je. Pikerisht nga keta lloj kriminelash , hajdutesh te pashpirt qe na njollosen vendin,shoqerine ,emrin.Faleminderit Z. Blushi qe i vendose pikat mbi I-ne per kete djale kaq te mire ne kete shkrim.
Si Blushi duhet te dalin dhe deputetet e tjere, te solidarizohen dhe te adresojne vendburimin e kesaje mafie. Cdo gje eshte e sigurt dhe e qarte si drita e diellit, se opozita ka ne dore eksplozivin, kapsollat, fitilin dhe zjarrevenjen me flake dhe celular).Keto i ka perdore vete ne pozite ndaj kundershtarve dhe sot ne opozite po ndaj operueseve te krimit. Por z. Blushi nuk e kuptoj, cdo dite Berisha dhe Basha ankohen deri dhe te huajve se nuk po dekriminalizohet Parlamenti! Mbase ata po tregohen te sinqerte(dhe Meta flene gjume, siguron edhe Ramen qe mos u merzit se sa te jete Meta, do te vazhdoje debulesen per Berishen, e …), sepse jane burimi i krimit ne Shqiperi dhe cfare prisni…! Ju z. Blushi keni harruar dhe nje kercenim shume te madhe, botrisht ne media qe i beri deputetit Tahiri, foxi Mesila Doda, kur i tha me kercenim se ju Tahiri, duheni vare tek Palma! Mos e harro kete, ajo eshte deputete e PD-se, kercenuese, ajo ka mundesi dhe aftesi te drejtoje “grupin parlamentare” te partise se saje, te sigurimit me resurse njerzore e dinamit gjithe kontigjentin(grupin e zjarrit), derisa te marrin drejtimin. Une shikoj ne konstatimet e juaja nje gje qe ju nuk e prekni dhe as ana profesionale nuk i meshon ketij problemi te madhe. Gjykoj se kriminelet qe jane kapur ne kryerje e siper dhe mbas kryerjes se veprave te tilla, nuk kane hetuesi intensive dhe qe te keni rrezultate ndalohuni tek kjo, se shume shpejt do te dalin ata qe qendrojne mbrapa ketyre veprave te shemtuara! Rama eshte i rrethuar, nuk di pse i vene duart ne brez, dhe cuditet me keto “llokume arrash”, me te vertete ai ka mendimin te pyese qeverine amerikane se si duhet te parandalohet krimi?!!! Do te pyese qeverine amerikane se cfare duhet te behet me kriminelet e eksplozionit?!!! Do te pyese qeverine amerikane se cfare duhet te behet me ndeshkimin me vdekje? Mendoj se ka ardhur kohe t’i themi se tani llokumi i dinamitit e ka radhen tek ti z.Kryeminister dhe do te ishte gjysma e se keqes, nese nuk do te hedhin ne ere me gjithe familje! Populli te ka votuar ta mbrosh ate dite e nate, te mbrosh pasurine e tij, te mbrosh qeverine, te mbrosh veten tende! Charlie Hebdot do te kthehen nga objektet tek njerzit!
Te rreshtosh fjalet mire aty edhe Nard Ndoka e ben dhe jo me ti Blush.Te dija me dy koqe mend por sqenke gje.Kete e them jo se mrojte S.Tahirin por ben paralelizma te pa vend.Shikoji dhe njehere dhe do me japesh te drejte
Blushi si gjithmone i prere dhe i sakte ne mendim .Blushi per mua personalisht eshte model i politikanit, qe cfaq mendimin e tij te lire dhe te pa imponuar nga modulet partiake, kur per disa veprime te tije duke kritikuar qeverine Rama per te metat qe ka, eshte quajtur dhe kundershtar i PS. Sa per ty tarras , mos u merr me Blushin, se je larg, se sa ka Blushi tek koka vogel ke ti tek e madhja.Une do kisha deshire qe ate ta shikoja dhe ne postin e kryeministrit.Sa per Tahirin , ai sulmohet nga falangat e krimit te dirigjuar nga Saliu , se ai po afrohet strofulles ku eshte kupola , dhe se kjo fushate tritoli ershte skenar qe shume shpejt do deshtoj.
Po na beni horrat heronj! Turp per nje media qe ishte simbol i fjales lire dhe sot eshte kethyer ne nje sherbetore te qeverise. “UNE NUK JAM DHE NUK DO TE JEM SAIMIR TAHIR”. Une jam shume i ndershem dhe i perdhunuar nga keta politikane te majte dhe te djathte “UNE JAM PRONAR LEGJITIM -tokash ne jug te Shqiperise- I GRABITUR NGA SALI BERISHA DHE EDI RAMA ME QEVERINE E TIJA, UNE JAM VIKTIME E LIGJIT 7501”. UNE JAM I PERBUZURI I CDO QEVERIE, UNE NUK DO TJU NDAHEM DUKE JU DENONCUAR, JU JENI HAJDUTE QE VRISNI NJERI TJETRIN PER TE NA TREMBUR NE, KETE BENTE EDHE ENVERI, POR DO TE DESHTONI. FUNDI JUAJ E KA NJE FUND! E di qe nuk do ta lejoje censura kete koment por une them te verteta vetem te verteta!
Respekt
Bushi shkruan mafia ka sulmuar republiken. Nuk mund te hamendesoj se kush ka vendos ti shpalli lufte republikes le ta bejne Blushet kete, por kjo fare republike i ka te gjitha arsyet per tu mos dashur e luftuar,korupsioni i pa kontrollueshem,pabarazia sociale e pa krahasueshme, dhuna psikologjike e ligjore qeveritare e pashembullt, drejtesia mafie, ekonomia e dorezuar, papunesia marramendese etj etj.O Blush kjo republike nuk eshte e jona mund te jete e juaja se ja keni pare hajrin por ne nuk na ke me vete.Shpetoheni republiken tuaj O Blusher se eshte prona juaj eshte mirqenja juaj eshte rehatia juaj eshte gjithçka qe keni ne suksesin tuaj dhe ju mirkuptoj por ne askushet nuk na dhimbset republika juaj se eshte e juaja e ska qene kurre e jona e kur te vdesi nuk do ju vime per kryeshendoshe.
E sakte, per here te pare shkrtimi i Ben Blushit me pelqen, sepse here te tjera dukej sikur fuste shkopinj nen rrota
Duket kultura qe mbizoteron tek Ju zoti Blushi. Kenaqesi qe na e japin pak njerez ne nje kohe kaq te veshtire keshtu si Ju. Sot kultura duhet te mbizoteroje dhe e verteta sepse e verteta eshte dhe trimeri dhe Ju kete e zoteroni. Sami Frasheri thoshte pak a shume se: Nese do te mbjellesh per nje vit mbill miser e presh…nese do te mbjellesh per shume vite,mbill shkollim e kulture! Urime zoti Blushi!
Megjithatë, zoti Blushi, flisni me shumë “dipllomaci e dorashka”, përsa i përket prapavijës politike të krimit (që të tërë e dinë kush është)…! Nuk e di në e bëni nga frika e një ballafaqimi me ngjarrjet reale dhe nuk dua të besoj se kërkoni të “mbroni” në njëfarë mënyre bandat shpellare…(???!!!)
Ç’fare do te thuash me fjalen “sanguin” mor z. Blushi ?
Analiza Z Blushi,ka vlera te pallogariteshme ne kete situate destabilizuese te krijuar nga papergjegjshmerija e politikaneve te se djeshmes..Ku mendjet e errata dhe duart e zeza te ketyre politikaneve te pa prnncipte,dhe pa moral politik kan guximin te ngrejne doren kunder krijimit te shtetit te ri,me themele te thella demokratike, pra vendi te udhehiqet nga ligjet e kohes moderrne,dhe jo nga mbetjet feudale, te mesjetes..Pamvaresisht se dora e kriminale e terrorizmit te 97-tes,kerkon te ringrihet perseri, per te goditur pa meshire,shtetin e ri-super moderrn qe me aq mund e perkushtim,dhe ne mirkuptim te plote dhe me popullin,qeverija aktuale po e nderton..Dora e zeze kriminale e 23-viteve te shkuara do te mbetet si nje rrelike e turpit ne faqen e histories se zeze..Ndersa shqiperija e re, super moderrne,do vallzoj si nje princesh,ku bukurija dhe freskija e saj, do te rreflektoine ne brigjet e adriatikut dhe joint,sinje yll porsa I zbritur nga universiii….
Ju siguroj Z.Blushi qe kete radhe fjala juaj nuk ndihmon vetem pozitivishte punimet e seancen parlamentare por ne rradhe te pare ndihmon te ngrihet nga balta ky parlament. Bejeni detyre kryesore kete pune sepse veprat tuaj letrare ju siguroj edhe nga ata qe i blejne vetem disa i lexojene , pjesa tjeter i blejne per te zbukuruar sallonet e pritjes ose per t’i rrjeshtuar prane shkresave(diplomave) te leshuar nga institucione per te vertetuar tituj e larte, mastera, doktorata, profesoriate e gjithfarsoj dekoratash te blera me para apo marifete autoritariste. Nje pjese e ketyre te dyteve, ndodhen ne sallen e parlametit, per turp e per faqe te zeze, si koleget Tuaj. Duke vepruar keshtu ju do te beni nje detyre madhore,ne keto situata shume te veshtira, per POPULLIN TUAJ,dhe kompesoini detyrimet ndaj lexuesve pake vite me vone. Ju kujtoj nje gje qe ju e dini me mire se une se tribuna e parlamentit eshte burimi kryesor nga shperndahen orietimet qe udheheqin te gjitha veprimtarit ne shoqerine tone, mbase edhe kjo per fate te keq, sepse si do qe te jete monopolizimi nuk gje e mire. Per te argmentua po sjelle vetem nje shembull: Fjalimin e pare ne protesten e fundit NDAJ QEVERISJES SE VENDIT te organizuarnga OPOZITa e mbajti i “madhi i sindikatave” i cili akuzoi Qeverin se kishte NGRITUR CMIMIN E AKSIZES; mjere sindikalistet si kush i perfaqson ata ne veprimtarit politike e me gjere per te mbrojtur interesat e tyre. Verifikojeni Ju lutem qe eshte keshtu si them une dhe ju siguroje qe une kam kulture profesinale ne shkencat e natyres por nuk mund te ngateroje aksizen me mallrat qe shiten me cmimet perkatese.
Ju lutem pranoni me bindje respektet me te medha per Ju, d.m.th. per punen tuaj ne pergjithesi, V. Duka.
Per ty Skypion kam nje pyetje mos je vete Berisha apo i biri sy peshkaqeni sa keq qe shkruan….ku krahasohet intelekti yt me ate te Blushit…ti shkruan si pacavure ashtu sic je edhe vete.
Per Tarrasin….Bashkohem me te gjithe shkruesit e mesiperm te lutem meso shqip me pare se te futesh te diskutosh se nuk dua te mendoj qe ka edhe njerez si puna jote injorant deri ne kete nivel pu pu pu e tmerrshme !