Rama paralajmëron kriminalizimin e shpifjes

12 Shkurt 2015, 19:39Politika TEMA

Gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, kryeministri Edi Rama deklaroi se do të rikthehet dënimi për ata që shpifin.

Kjo, duke parë akuzat e shumta të opozitës në drejtim të mazhorancës, të cilat në shumicë janë të pabaza.

Ne do të kërkojmë kriminalizimin, një orë e më parë, me ligj, të shpifjes për shkak të detyrës për çdo rast kur akuza e bëra nga një përfaqësues i zgjedhur i popullit ose një partie politike parlamentare janë akuza penalisht shqetësuese për opinionin publik.

 Dhe, po me ligj ne do të sanksionojmë si të pashmangshëm detyrimin e Prokurorisë për të vepruar menjëherë për të hetuar mbi bazën faktike të një akuzë, ku për shkak të detyrës dikush akuzohet se ka kryer një vepër të rëndë penale ose se ka bashkëpunuar me krimin për të kryer një vepër penale.

Në mars kam personalisht një gjyq me ty dhe me këtë tjetrin. J’u kam kallëzuar për shpifje për shkak të detyrës dhe j’u kam sfiduar t’i faktoni përpara Gjykatës së Lartë akuzat tuaja, sa qesharake aq të çuditshme për lidhjet e mija me kriminelë dhe me vepra kriminale. Do t’i shkoj deri në fund atij procesi dhe nëse ju do të provoni sado pak, jo të gjitha, sado pak, nga tërë ato hatara që j’u ka nxjerrë hapësira që e quani gojë, unë do të jap dorëheqjen dhe do t’i vihem në dispozicion drejtësisë. Në të kundërt ju do të paguani çmimin e kësaj politike të turpshme,” tha Rama, ndërsa i drejtohej Palokës dhe Ristanit.

Por, sipas Berishës, njeriut që nuk lë njeri pa akuzuar, Rama po kthen nenin famëkeq të komunizmit, 55.

Shpifja u dekriminalizua në kohën e qeverisjes së Fatos Nanos, ndërkohë që nuk dihet nëse Rama do ta ndryshojë realisht ligjin./b.l

14 komente në “Rama paralajmëron kriminalizimin e shpifjes”

  1. Tini says:

    Po u be ju prish karriera Saliut.ka ecur goxha me ate profesion,1 here president dhe 2 here kryeminister,sa keq ?

    1. dom says:

      Do ta beje si vellau erdogan fut njerez ne burg se e shajne.

      1. Tini says:

        Jo jo ,nuk e ka per sharjen,e ka per shpifjen.Thote Saliu Rama eshte mafioz droge,tani mbas ligjit prokuria do jete e detyruar ta therrase Saliun qe te sqaroje akuzat,ne rast se Saliu ka te drejte Rama te futet ne burg,re rast se Saliu mashtron te shkoje ne biruce.

      2. arberesha says:

        A sa i trembet saliu se ka nje jet qe vetem shpif sa e ka humbur kufirin mes reales dhe fantazis se tij. Prandaj trembet.

      3. Iiiiiiiii says:

        Sharja dhe shpifja nuk jane nje pune mor zoteri.Simboli I shpifjeve ose sinonimi Sali=shpifja Sali Berisha ka fituar graden e doktorit per shpifje me njezet e kusur vite ne trazicion.E vetmja grade doktorature qe meriton Sali Berisha eshte doctor I Shpifjeve.Ndersa per te share nuk ka grade shkencore por eshte kampion ne Shqiperi mbase dhe me gjere.Te gjithe jane te zinj ,sipas tij, pervec rrumpalles.Njecerek shekulli vetem ky i zi ka qene I mire,kush ka qene ne opozite ose kundershtar I tij,detyrimisht duhet te kete qene dhe te jete i lig.

    2. Flutra says:

      Karriera dhe suksesi jane dy gjera te ndryshme. nese Saliu paguan per shpifjet e tij, do t ejete nje mesim i mire per te gjithe shqiptaret. Bashke me Edin kemi vuajtur edhe ne qytetaret e ndjeshem, ne nje fare menyre na eshte demtuar shendeti. Shpifje eshte me e denueshmja nga cdo gje. te te thone ate qe nuk e ke o zot kjo eshte poshtersi!

  2. tili says:

    Ta ktheje nenin 55 nuk jemi kondra,qe kur te flisni te flisni me fakte ndryshe do kalbeni ne burgje.

  3. LEK DUKAGJINI........ says:

    AiNe te gjithe legjislacionin perendimor, eshte funksional nje ligj i tille….Atje edhe per nje kopje qe ke bere ne shkolle te mesme, te fluturojne nga postet publike….Ai qe e dekriminalizoi ate ligj, ishte vellai siamez i Sales…,

  4. CANI says:

    Opozita eshte kontrolluse e pozites ,mose harroni se diqka ka se shume vrasje jane bere prej se ka ardhe PS ne pushtet .

  5. roberto says:

    Kurse ti,o Sali Berisha ktheve GESTAPON HITLERIANE ne Shqiperi!!!
    Dhe ti vete je HITLERI i Shqiperise!
    Ne se kjo mazhorance nuk te FUT NE BURG ty,atehere do vertetohet se SHQIPERIA KA MARRE FUND SE EKZISTUARI!!!

  6. e vero says:

    Do te flasin faktet sipas Palokes ,po ishalla e dalin shpejt faktet ,qe Rama eshte nje Trafikanf droge ,se qe drogohet vete kete e dime .

  7. Arben says:

    KETO QE THUA TI JANE “ASPIRINA” OR MIK.

    TI NUK PO I DENON DOT PER “RRJEPJE” TE KETIJ POPULLI GJITHE KETO VITE, E DO TI DENOSH SE PO TE SHAJNE TY SE KE PIRE DROGE (QE NE FAKT E KE BERE)

    NUK I PLAS NJERIU A TE SHAN TY A JO, NJEREZIT DUAN DREJTESI PER PALLACOLLEQET QE JANE BERE KETO VITE, A E BEN DOT A JO??????!!!!!!

  8. salem says:

    Po beje a tu thafshin krahet,beje se na nxori trute edhe ne ai pusht Sali.

  9. Sh says:

    Edhe Enveri nuk te lejonte te thoje te vertetat se kush ishte .Rama duhet si i tille te perballet me te gjitha sharjet dhe jo te hiqet si heroi i vendit ,kur eshte nje drogmen i klasit te pare ,si dhe suita e partise se tij.Jane fakte te turpeshme per kete qeveri halabakash qe kemi ,ku oret e nates i kalojne ne orgjencat e spitaleve per ndihme te sasise se droges .Mendoj qe ashtu sic i kane dale zot veprimeve te tyre ,po ashtu duhet ti dalin zot dhe sharjeve .
    Z.KRYEMINISTER DUHET TE QENDRONI COOL !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje