Kryeministri Edi Rama akuzoi nga foltorja e Kuvendit opozitën si të pozicionuar në anën e krimit.
“Opozita në vend qe të sulmojë krimin dhe aktet terroriste, sulmon ministrin e Brendshëm dhe Policinë e Shtetit”, tha Rama.
Në vijim të fjalës së tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se “cilitdo qofshin urdhëruesit e drejtpërdrejtë dhe ekzekutuesit e kërcënimit të familjes së ministrit të Brendshëm të Republikës sonë të përbashkët, për fatin më të keq, punonjësit e policisë, ashtu si dhe të gjithë qytetaret pa dallim, janë kërcënuar psikologjikisht nga një karshillëk kriminal. Frymëzim dhe mbështetje e krimit ditët e sotme është bërë edhe politika e ditës, edhe ky Kuvend, ku krimi përdoret rëndom si lëndë e parë e fjalimeve alucinante që kriminalizojnë qeverinë dhe policinë”.
“Askush që nuk është pjesë e kësaj politike krimininalizuese, qoftë shqiptar apo qoftë i huaj, që ka lidhje me Shqipërinë, nuk mund ta gëlltisë si lajthitje të radhës reagimin e Partisë Demokratike ndaj sulmeve me bomba në adresë së familjes së ministrit të Brendshëm dhe të atin përsonalisht, por nga ana tjetër, reagimet e forta të opinionit publik përmes rrjeteve sociale dhe opinionit ndërkombëtar përmes deklaratash, qëndrimesh pa asnjë ekuivok, lidhur me deklaratat e turpshme të Partisë Demokratike, qe na turperojnë të gjithëve ne përfaqësuesit e zgjedhur të popullit shqiptarë, turpërojnë partitë politike shqiptare dhe institucionet ligjzbatuese në Shqipëri.
Ku si askund, si në asnjë vend tjetër demokratik në botë, opozita pozicionohet në anën e krimit, ku nuk dënojnë veprat terroriste, por tregojnë me gisht ministrin e Brenshëm dhe familjen e tij, si fajtorë që meritojnë bomba.
Deklarata e Partisë Demokratike eshte fillimi i një fushate të egër shpifjesh e denigrimesh të pandërprera ndaj ministrit të Brenshëm dhe Policisë së Shtetit.
E keni nisur këtë fushatë që kur filloi kthimi i policisë në krye të detyrës, kur filloi prerja e lidhjeve të krimit që ju kishi ndërtuar me krimin”, u shpreh Rama.
Kryeministri Rama pohoi se “reagimet e opozitës janë aq të ulta sa dhe gjaksit me Kanunin e Lek Dukagjinit i jepet besë 24 orë, ndërsa opozita u bë palë me terrorizmin dhe shënjestruan ministrin e Brendshëm”.
“Jam bashkuar me shumicën e shqiptarve që tregojnë me gisht drejtësinë dhe jo si ju që jeni pjesë e krimit dhe askush nuk do jua falë qoftë ato që bëtë me 21 janar, apo në bashkëpunim me krimin si në Lazarat dhe të gjitha rrugët e trafiqeve të drogës, apo korrupsionit të gjithanshëm që e zgjeruat me zellin më të madh antishtet, apo qoftë për akuzat monstruoze që nxirrni nga goja tani në opozitë, duke e kthyer mjedisin politik dhe ate ne kete këtë Kuvend në hapesirat ku emrat e krimineleve i përmendni me shumë dhe ku kundështareve u adresoheni me gjuhën e egër që asnjë prokuror nuk do të guxonte t;i drejtohej edhe kriminelit më të rrezikshëm.
Ju nuk keni një program real reformash, as dhe lidership për të djathtën, pasi program juaj është baltosja e kundërshtarit dhe jeni në atë gjendje sa nuk ndihmoni dot as vetën, por ne nuk kemi ndërmend ta pranojmë. Ne kërkojmë penalizimin tuaj për shpifje dhe do të përballeni me ligj. Ne na kanë votuar shqiptarët për ta bërë Shqipërinë dhe do ta bëjmë pavaresisht nga shpifjet e opozitës”, u shpreh Rama.
Në vijim Kryeministri shtoi se “asnjë nuk mund ta gëlltisë reagimin e turpshëm të PD-së. Na turpëron të gjithëve ne. Turpërojnë partitë politike dhe institucionet ligjzbatuese, ku opozita nuk e ka për gjë të pozicionohet me krimin, por tregojnë me gisht Ministrin e Brendshëm si fajtor që meriton bomba”.
“E keni nisur këtë fushatë qysh kur policia nisi punën dhe nisi prerjet e lidhjeve të krimit dhe jush. Akti i pashembullt i dhunës suaj edhe kur objektiv i krimit ishte Ministri i Brendshëm.
Emrat e kriminelëve i përmendi më shumë se emrat e njerëzve. Tek e fundit ju s’keni faj, Shqipërinë që deshët e bëtë realitet dhe na i latë ne ta kthejmë në rrugën e zotit dhe ligjit. Qoftë për ato që keni bërë në 21 Janar me dorënm tuaj apo ato që keni bërë në bashkëpunim me krimin në Lazarat, apo qoftë për akuzat monstruoze që nxirrini nga goja
Kërkoni të përfitoni sot me epshin anti-shtet duke tundur gishtin para syve për çdo plagë që e hapët ju, ju e bëtë krimin partner, që njollosët me drogën duke lënë të mbillej në çdo kodër. Të njëjtën gjë bëtë edhe kur u shkul Republika juaj e drogës në Lazarat”, u shpreh kryeministri Edi Rama./j.h
Opozit kukllash.
Mos u merrni me opoziten SERBE,por me vete tuaj!
E para gje duhet te SHKARKONI URGJENTISHT KRYEPROKURORIN DHE KRYETAIN E SHISH-qebapeve!!
U thoni hapur shqiptareve:
-Me kete President,KLD dhe DREJTESI nuk behet shtet!!
-Organizoni nje REFERNDUM POPULLOR per keto ceshtje dhe beni permbysje totale!!
-PD-ja te shpallet JASHTE LIGJIT SI PARTI FASHISTE!!!
Pa keto,mos na LODHNI KOT NERVAT se nuk ju durojme dot me!!
Ne se ju nuk i beni keto sa me shpejt,mos harroni se ne popull eshte RRITUR AQ SHUME PA DURIMI sa Shqiperia mund te jete ne PRAG TE LUFTES CIVILE!!!
POPULL SHQIPTAR!
REAKSIONI ME I ZI ANTI SHQIPTAR me ne krye ARMIKUN ME TE EGER TE SHQIPTAREVE,SALI BERISHA,po pergatiten te MBJELLIN GJAK perseri ne Shqiperi!!
Vetem ketu e shohin shpetimin e tyre!
MAZHORANCA E SOTME po tregohet e PA AFTE t’u kundervihet me FORCEN E LIGJIT ketyre krimineleve!!!
Le te dalin BURRAT me te ZOTE te ketij vendi dhe ta udheheqin popullin drejt zgjidhjes perfundimtare te SITUATES KRIMINALE!!
KRIMI I BERISHES PO BEN KARSHILLEK TE HAPUR SHTETIT DHE POPULLIT!
TA SHPETOJME SHQIPERINE SE PO E VDESIN BERISHIANET,KETA PUSHTUES TE RREZIKSHEM te Shqiperise!!!
Ja cfare KRIMINELESH kemi patur ne krye te shtetit shqiptar!!
Mos prisni gje nga Europa!!!
ATA KANE THENE ME KOHE:
-VRAFSHI VETEN ME NJERI TJETRIN!!!
VDEKJE FASHIZMIT!!
LIRI POPULLIT!!
Futi ne burg dhe lej llafet se na lodhet.
Per turp nuk jane ata se ate e di populli ka 23 vjat prandja ju dha voten per te bere SHTET..
Pe turp jeni Ju qe leni nje agjent dhe vegel te serbise dhe te te tjereve qe u leverdis saliu sepse ai u le shesh per te bere ata pershesh.
As mundimin per ti bere padi penale per katrahuren dhe krimet qe u ka bere shqiptareve nuk e keni bere.
Po ti kane zene koqet me dere dhe ta ka hap dosje saliu dhe iliri BEHU BURRE, JEP DOREHEQJE dhe shpeto shpirtin tend para shqiptareve.
E dime se antlantikasit nuk te duan se kolonializmi modern nuk ka brire.
Fakti qe ka 23 vjet qe mbeshtesin qenien shqipfolese serbe me te uryer per shqiptaret tregon se ne duhet te perpiqemi vet te dalim nga gropa ku jemi hedhur.
I dashur @fllad, Saliun dhe bandën e tij, duket qartë që nuk e mbrojnë serbët, por “dikush” tjetër…(???!!!)
Ne se nuk paditni Saliun ne Hage,per krimet kunder popullit prje vitesh ZINXHIR,pergjegjesia do te bjere mbi juve qe populli u besoi votat.