Visar Zhiti: Unë s’kam më dëshira, ky debat i Nishanit po më acaron

12 Shkurt 2015, 09:04Politika TEMA

Shkrimtari dhe politikani Visar Zhiti thotë se nuk i ka ndjekur deklaratat e fundit të Bujar Nishanit rreth tij.

Ai shprehet se ky debat po e acaron, pasi është në zi për humbjen e djalit të vet dhe aktualisht nuk ka asnjë dëshirë.

Nuk e di se çfarë ka thënë Nishani. Jam në zi! Nuk ndez televizor.

Nuk kam asnjë kontakt me median dhe nuk dua të dëgjoj çfarë thuhet sepse çdo gjë mund të më acarojë, sidomos ky debat.

Di që Vatikani nuk ka asgjë kundër emrit tim.

Jam i sigurt që nuk kanë asgjë kundër kandidaturës time ata në Vatikan.

Por ju lutem më mirëkuptoni jam në zi dhe këto gjëra po më acarojnë.

Unë nuk kam kërkuar asgjë. Gjatë këtyre kohëve nuk besoj të kem më dëshira.

Por nëse shtetit tim i bëhet mbarë që unë të shkoj e të punoj diku, sigurisht që do e respektoj”, thotë Zhiti për gazetën Dita.

Një ditë më parë, Nishani tha se nuk do e dekretojë Zhitin si ambasador në Vatikan, pasi ka përmendur fjalën inkuizicion./b.l

 

22 komente në “Visar Zhiti: Unë s’kam më dëshira, ky debat i Nishanit po më acaron”

  1. Rozeta says:

    Po na acaron te gjitheve

  2. drejtesia says:

    Cfar te besh o Visar kur kemi nje president kulkull sakate si nga trupi ashtu dhe nga trut qe mendonte se mustaqet i prishnin pune per ”personalitetin ” tij zero sidomos sot me lajmin turperues se me ane te gjyqetareve te tij do te prishi nje kishe ne Elbasan per ti kthyer gruas se tij pronen. Turp, turp turp dhe 100 here turp.

  3. naim says:

    Po kur vendi ka president oficerin enverist musteqe Nishanlliun keshtu do ndodh, do “denigroj” njerez te mire e te larte si Z. Zhiti. Cfar TURPI ky mendere-president.

  4. truth says:

    O Visar ti vete me deshire i prish qetesine vetes per nje psot, dhe pastaj akuzon te tjeret se po te prishin qetesine, ata po te japin nje dore qe tia prishes mire qetesine vetes.

    Vertet Vatikani nuk ka asgje kunder emrit tend, por je ti qe ke akuzuar Kishen katolike ne Shqiperi dhe Vatikanin si inkuizitore, fondamentaliste, organizues kryqezatash, qe ne Shqiperi ka vetem 15 % te krishtere etj. Ore Zhiti lere Vatikanin fondamentalist ne hallet e veta, dhe shko ambasador ne nje vend tjeter me te qete, psh ambasador ne ISIS, Arabine-Saudite (ku do te gjesh autostrada qe nuk lejohet te kalojne jomyslimanet), ne Jemen, Siri, Irak, Egjipt, ke plot aleternativa te tjera.

    Vatikani per katoliket dhe Arabia Saudite per muslimanet nuk jane shtete dosido, por jane respektivisht qendra e katolicizmmit dhe islamit, pra jane shtete por shtete fetare. Papa eshte edhe Kryetar i Shtetit te Vatikanit, por eshte edhe mekembesi i Krishtit ne toke si pasardhes i Shen Pjetrit. Prandaj cdo qeveri ne 24 vite e ka respektuar kete natyre te vecante te Vatikanit, duke derguar ambasador nje te krishtere dhe ky zakon i mire duhet te respektohet.

    E njejta situate me Arabine Saudite, i cili eshte shtet, por qe zbaton Sheriatin dhe prandaj ambasadori shqiptar ne kete vend nuk mund te jete nje jo-musliman. Psh a mundet shteti shqiptar te dergoje ambasadore ne Arabine Saudite nje femer katolike? Jo, do shkaktonte incident diplomatik.

    Dhe e fundit, meqe jemi ne terren te te drejtes nderkombetare, zakoni (custom)eshte burimi kryesor i te drejtes nderkombetare,prandaj ai zakon i mire qe eshte krijuar qe prej viti 1991, qe ambasadori ne Vatikan te jete katolik duhet te respektohet, ne te kundert bazuar pikerisht ne kete argument ligjor, Vatikani ka te drejte te refuzoje kredencialet e tua si ambasador sepse je emeruar ne kundershtim flagrant me te nderkombetare, dhe per ty kjo do te ishte vertet me e rende, sesa te te refuzoje presidenti ne kete faze.

    1. aron says:

      Cfare beni Zoteri? Si eshte e mundur te thuhen te verteta kaq thjesht dhe qarte? Ky eshte “gabim i rende”.. Zoti Zhiti “di qe Vatikani nuk ka asgje kunder tij” dhe per te kjo mjafton. Por cuditerisht, ky “diplomat” vjershetor harron, se fakti qe Vatikani nuk ka asgje kunder tij, nuk do te thote aspak, se kjo eshte e mjafte per emerimin e tij ne kete vend. Behet fjale per qenderen e Kristianizmit boteror dhe ti kerkosh kesaj qendre te ndryshoj rregulla, sepse qeveria butaforike e ketij vendi do ti imponoje laicizmin e saj, kjo eshte pak ta vleresosh si marrezi. Pastaj, kjo qe ky permend ne cdo rresht tragjedine qe i ka ndodhur, sado te besh perpjekje per ta mirekuptuar, eshte vertete per te ardhur keq…

    2. lloqe lloqe says:

      o kopetent, qe paske teori fantastike ne lidhje me te drejten nderkombetare.
      Ambasadori – eshte perfaqesues I kryetarit te shteti dhe politikes se jashteme te vendit nga KU vjen. Ne rastin e Visarit ai perfaqeson kryetarin e shteti (presidentin e shqiperise) dhe politken e jashteme te Shqiperise.
      Kete fakt me siper respekton e drejta nderkombetare.

      Me llogjiken e te drejtes nderkombetare qe ti perdor I bie qe vatikani te deergoje ne Shqiperi nje ambassador- pa fe sepse Shteti Shqiptar me kushtetute eshte I ndare nga feja e laik.

      interesant cfare ka krijuar internet me mundesine qe I jep cdo karafili te flasi publikisht

    3. bucci says:

      nuk jam dakort me ju se zhiti nuk eshte musliman praktikan por nje nje thesar i deshiruar nga cdo qenije njerzore dhe me kristian cdo cristian

    4. EShokuar says:

      ueeee po me dhembin syte nga cfare lexova….Ore po Turqia ca feje e ka Ambasadorin ne Vatikan ? Po ca flisni ore?? Jeni mire ??? Ne ta kemi per nder qe nje person si Zoti Zhiti dhe ne kete periudhe te keqe te jetes se tij ka pranuar te na perfaqesoj ne ne Vatikan. Visari eshte me katolik se ty kjo eshte e qarte, eshte pagezuar qe heret ne burgun e spacit nga prifterinjt katolik me te cilet ndante qeline ne kohen e komunizmit, i ka shkruar katolicizmit, ka perkthyer poezite e papa Voitiles , ka botuar 4 libra per shenjtoren Nene Tereza, dhe i dha nje shkollim katolik te birit qe nga klasa e pare e deri ne diten e fundit te jetes se tij. Vatikani ska asgje kundra kandidatures se tij pasi Vatikani ka sy ti shohi vlerat …dhe sikur realisht Visari te mos ishte katolik vlerat e tij njerzore i kalojne ato fetare. Pastaj po propozohet si perfaqsues i shtetit tone jo si perfaqsues i kishes dhe kjo diference duhet bere…

    5. fatmiri says:

      Po pse o “truth” majmun nuk ka bere inkuzicion Vatikani, apo ku merr vesh se ç’eshte bere? Pra, te vertetat jane ato qe thote nishani ne bythe te kaut. U marte mendjen si u a ka marre ju qe doni te komentoni havadan, me nje injorance historike te pa pare se flisni çfare thone idhujt tuaj, duke mos njohur asgje. Eshte koha e injorances dhe kerkon dhe boten ta ndertoje mbi bazen e saj. Kjo s’eshte liri, por çthurje e mendimit.

    6. KOZi says:

      Asnje krahasim nuk mund te behet mes Vatikanit dhe Arabise Saudite.!

  5. rovigo says:

    Ah more Visar,me vjen mire qe edhe Ju po’ acaroheni me metà lloj,se ne kemi nja 25 vjet qe na acarojne.Per Ju respekt.

  6. A says:

    Ku je zoti Kryeminister ?

  7. LEK DUKAGJINI........ says:

    Reminishencat e origjines ateisto-komuniste, te propozuesve te Zhitit per ambasador ne Vatikan…..duken sheshit……Pavaresisht se vetequhen “rilindje”…..ne shume raste (si kete ne fjale) po tregojne se jane “rivdekje”……..Qe te rilindesh….duhet te kesh nje vdekje hyjnore…..Keta e kane te veshtire te “rilindin”….nga nje “vdekje mekatare”……Eshte e trishtueshme te behet nje loje e tille me Vatikanin…..sepse ne fund te fundit ne tregojme shpirtbjerresine tone….Eshte reklama me e keqe qe nje njeri i ben vetes, duke e paraqitur veten si nje i “krishter” i mire, dhe ne proven me te vogel, …….shfaq te kunderten……Eshte per te ardhur keq edhe per diversitetin ,qe propozuesit, po bejne me Presidentin……..Zotnia ne fjale sikur te kishte pasur afinitetin me te vogel me katolicizmin, duhet te ishte terhequr……dhe fali ZOT se nuk dine çfare bejne….duhet te ishte pergjigja e tij…….Ne fakt duhet te themi qe nga propozuesit e deri tek Zhiti…..fali ZOT se nuk dine……..

  8. ehhh mor visar ! bashke me dekretimin e emrit tend te nderuar do duhet qe presidenti te dekretoje nja 20 emra felliqesirash te ripjelljes,nipa blloku,dhendure byroistesh,dhe dashnore ministrash…..

  9. fllad says:

    Ky truth perse nuk e mbaron se shkruari emrin e tij truthare? Po qe ben mu qe eshte nje nga ata gjyqtaret e plepave qe mban mustaqeruari deficient.

  10. merita says:

    edhe ne te gjithe bashke me ty po na vdesin deshirat dhe endrrat ne kete vend.po lodhemi dhe dorezohemi cdo dite e me shume. si ka mundesi qe perbetohen per ne dhe ne harrese e siper, vdesin deshirat dhe besimin tone.
    si nuk dalin dot nga kuvlija e partise dhe te na tregojne njehere te vetme se jane te pergjegjshem per orlin e marre persiper, jane me ne, jane me ty Visar Zhiti se ti e meriton te jesh atje.

  11. Pal-i, Prishtine says:

    Zotni Zhiti,

    Paramendoje per nje moment sikur kjo te ishte e vetmja deklarat e juaja!

  12. Ilirjan says:

    Keqardhje e thelle per humbjen e djalit te vetem, drites se syrit tuaj or Visar Zhiti! Nese e deshiron kete propozim te Edi Rames le te behet, pamvaresisht vegles se Berishes – krekosur ne Presidence. Por personalisht ndjej se do te jesh si ne nje burg te stermadh, nuk mundet qe poeti te mbyllet pamvaresisht hapsires izoluese per Te. Ata qe nuk ndjejne, u ka plasur cipa e trurit, dhe si pasoje nuk kuptojne hallet, fatkeqesite, mortet e te tjereve, do te benin mire te strukeshin per te mos i lexuar dhe pare, kurre!
    Te uroj force shpirti per te perballur Humbjen me te rende te Jetes!

  13. era says:

    ne fakt nuk ka kuptim qe ne vatikan te shkoje nje i fese myslimane apo tjeter, pasi eshte si te dergosh ne arabi nje katolik, perderisa i kemi boll te dyja palet dergoni nje te krishtere. Z. zhiti eshte i nderuar dhe nuk ka kush asgje kundra tij, perkundrazi mund te jete shume me i mire se nje i krishtere.

  14. Evi says:

    Ky spo na acaron po na irriton…bashke me ate pirivicken qe ka per grua. Dy batakcinj qe skuptojne rolin dhe vendin ku jane. Na ve ne siklet te gjitheve. Spaskan te sosur bemat dhe demet e Sales per ne Shqiptaret. Si nuk e kupton ky popull qe cdo e keqe pas enverit na ka ardhur nga pasardhesi i tij i denje, sigurims, qe vazhdon na persekuton…
    Shteti shqiptar s’eshte katolik qe te perfaqsohet domosdoshmerisht me nje katolik.

  15. Evis says:

    Ky spo na acaron po na irriton…bashke me ate pirivicken qe ka per grua. Dy batakcinj qe skuptojne rolin dhe vendin ku jane. Na ve ne siklet te gjitheve. Spaskan te sosur bemat dhe demet e Sales per ne Shqiptaret. Si nuk e kupton ky popull qe cdo e keqe pas enverit na ka ardhur nga pasardhesi i tij i denje, sigurims, qe vazhdon na persekuton…
    Shteti shqiptar s’eshte katolik qe te perfaqsohet domosdoshmerisht me nje katolik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje