Implikimi i Forcave të Armatosura në trafikimin e lëndëve narkotike, ka krijuar debat të fortë në Kuvendin e Shqipërisë mes ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe deputetit demokrat Gent Strazimiri.
Interpelanca me ministren Kodheli është kërkuar nga demokratët, pas vdekjes së majorit Sokol Feka në Spanjë, gjatë rrëzimit të helikopterit që transportonte drogë.
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli u shpreh se majori Sokol Feka, i cili u godit në Spanjë teksa po transportonte rreth 1 ton lënde narkotike në helikopter, mbarte mbi kurriz dy precendente penale gjatë viteve 2005-2008, për të cilat qeveria e shkuar nuk ka lëvizur asnjë gisht për të marrë masë.
Sipas ministres, cështja “Feka” është një cështje që prek disiplinën e Forcave Ushtarake dhe që kerkon një analizë të gjerë mbi gabimet e bëra, pasi ushatrakët duhet të jenë modeli i shoqërisë sonë.
“Majori Feka mashtroi sistemin. Ai mori leje të zakonshme, por kurrë nuk kërkoi leje për t’u larguar nga Shqipëria”, nënvizoi Kodheli, duke dhene edhe një panoramë të gjerë të historisë së majorit Feka në Forcat Ushtarake Shqiptare.
“Majori Feka kishte një karrierë 18-vjecare në Forcat e Armatosura Shqiptare. Ai iu bashkua ushtrisë në një kohë të vështirë dhe me ndryshime rrënjësore për ushtrinë. Ai u titullua oficer në vitin 1996, pas përfundimit të akademisë.
Deri në vitin 2001 Feka ka shërbyer si pilot në Farkë. Edhe ai, si gjithë të tjerët, bëri trajnime për t’u përshtatur si pilot helikopteri. Ky major, tha Kodheli, është dënuar dy herë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitet 2005 dhe 2007. Ai është akuzuar për dy shkelje të rënda, largim pa leje dhe mosparaqitje ne detyre.
Në të dyja rastet majori ka pranuar akuzat dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar duke vuajtur dhe dënimin e caktuar nga gjykata”, vijoi ministrja e Mbrojtjes.
Por, shtoi ajo, majori nuk u ndal me kaq, pasi ai është dënuar të paktën edhe katër herë të tjera për kundravajtje administrative: ne 2007 per mosparaqitje në detyrë, duke iu ndërprerë paga.
“Me urdhër të komandantit i është bërë ndërprerja e pagës në janar 2008 dhe 2009, kur është gjobitur me 1/20 e pagës dhe gjithnjë problem kane qenë mungesat e pa argumentuara.
Por edhe pse ky individ ishte dënuar, atij sërish i është besuar misioni i rëndësishëm i të qenit major, duke ndërmarrë mbi supe misione të rëndësishem për vendin tonë. Pyesni veten zotërinj të opozitës se si forcat e inteligjencës nuk e vunë re këtë problematikë.
Në vitin 2009, Feka kërkoi procedurat të jetë major dhe këtu shihet qartë se superiori i tij vlerëson të mos gradohet dhe me gjithë këtë vlerësim të qartë, atij i është dhënë grada major.
Por, ky nuk është i vetmi gradim jashtë kriteri gjatë qeverisjes tuaj, për këtë duhet një interpelancë tjetër”, tha Kodheli, duke iu drejtuar opozitës së sotme, qeverisë së djeshme.
Ministrja Kodheli vijon të rrëfejë karrierën e Fekës në Forcat Ajrore Shqiptare, teksa zbuloi se majori kishte kërkuar të merrte edhe certifikatën e sigurisë.
“Majori është dekoruar tre herë dhe kjo në kundërshtim me të gjitha rregullat, pasi edhe pse mund të ketë pasur aftësinë, kishte shkelje të rënda në disiplinë dhe kjo është më e rëndësishme se gjithcka tjetër”, nënvizoi Kodheli.
“Por, majori nuk u ndal me kaq, ai kërkoi edhe certifikatën sekrete të sigurisë, marrja e të cilët i jep mundësi majorit të njihet me informacionet më sekrete të vendit tonë. Ai këtë kërkesë e bëri në vitin 2013 dhe për cudi asnjë prej institucioneve SHIU, Policia Ushtarake .etj, nuk gjetën asnjë problem në biografinë e këtij majori dhe e dini përse, pasi Feka u mjaftua të sillte në dosjen e tij një dëshmi penale ku shkruhej se majori në fjalë nuk kishte asnjë procedim apo gjykim gjata periudhës janar-mars 2013, teksa marrja e një ceritifkate të tillë kërkon një analizë të detajuar të gjithë historisë së ushtarakut dhe më tej ky person intervistohet dhe pavaresisht të gjithave, Shërbimet Sekrete të Ushtrisë i kërkuan shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë pranimin e kësaj kërkese dhe kjo ka ndodhur e gjitha kur ministër ishte një burrë që kishte dritaren nga parku Rinia”, nënvizoi Kodheli.
Ajo tha ne vazhdim se e gjithë kjo histori ka marrë jetë pikërisht në momentet kulmore të integrimit tonë në NATO, ndërsa “ne” gradonim një ushtarak që ishte larguar 102 herë nga ushtria pa leje me certifikat sigurie.
Ministrja e Mbrotjes akuzoi paraardhësit e saj për një promovim me ryshfet dhe jo me nivel arsimor.
“A e dini kolegë se kur hyra në ministri 90% e kolonelëve kur dhanë provimin e anglishtes morën plot 24-40 pikë nga 100 pikë maksimalja dhe këta kolonele duhet të paraqiteshin në misionet e NATO-s. Ju ftoj të vini sot e t’i provoni, të gjithë kanë marrë mbi 80 pikë dhe ky është një dallim i madhë midis dy modeleve, atij të ryshfetit për t’u vlerësuar, që ishte dje dhe modelit sot, promovimit përmes devotshmërisë, disiplinës dhe arsimimit, si modeli që duhet të ndjeke ushtaraku shqitparë”, tha Kodheli.
Por për demokratin Strazimiri, ishte Ministrja ajo që i dha besimin majorit, që të bëhet pjesë e repartit të helikopterëve Farkë.
“Fakti që ishte njeri i besuar është e vërtetë.Certifkimi tregon se mintrja kishte pëlqim për këtë pilotin.Ministrja e ka emëruar në misione me gjithë Corriculumin që tha ministrja me besimin e saj. Ministrja e dinte që është dënuar 2 herë dhe tha se sitemi nuk ka funksuionuar , kjo do të thotë sesitemi ishte në rregull.Këtë rradhe nuk funksioni sistemi dhe u bë proçka .Ai është trajnuar nga anglezët për aftësitë.Sa ka funksionuar kontrolli ose pse nuk ka funksionur? A ishte rast veçuar ,jo !Janë 2 oficerë të arrestuar si dëshmitarë” , tha Strazimiri.
Ndërkohë deputeti Strazimiri ka propozuar ngritjen e një komisioni hetimor , që të hetojë me detaje veprimtarinë e ministres Kodheli , dhe të hedhë dritë mbi ngjarjen./A.XH
Haleja e shqupit,plehra e Shqiperise….nuk ke c`te thuash tjeter. Keta jane te tille kurva te bordellos shqup qe jane mesuar tà lene kopilin ne dere.
Harram atij palles se gjate qe i le te livadhisin si derrat ne lluce dhe nuk u tregon vendin!
Ka gjithe ato fakte per zullumet e ketyre pleherave dhe vazhdon e shikon vetem menderen e vet.
Apo pret sa Likja tì heqe dhe gurin e fundit te themelit….?!
Zonj e nderuar
Drejt e ke shtruar problemin, por mos harro nje fakt te thjeshte..
Piloti i Cugar, sot qe do te cohet ne fluturim, ka ngrene vetem dy byrek me gjize….sepse paraardhesi Juaj dhe ai burreci i Vucidolit u preu kotheren e gojes..
Sa per ate punen e Anglishtes se kolonelve, nuk besoj se per 6 muaj mund te rriten nga 24 pike ne 80…eshte e pamundur…dhe ta kane hedhur besoj!!!!
Po nuk eshte anglishtja problemi i ca kolonelve….Problem eshte se ca nga ata, qe i beri Gjunkshi e Imami Kolonel, jane thjeshte Analfabet Funksional…Ndersa ju i cimentuat me kete ligjin e fundit.