Veliaj: 100 kg ushqime për çdo familje të përmbytur, opozita bën politikë hienash

12 Shkurt 2015, 12:24Politika TEMA

Deputetja Albana Vokshi ka replikuar me ministrin e Mirëqënies Sociale Erion Veliaj në lidhje me përmbytjet në jug të vendit.

Ky këtu me paturpësinë më të madhe del edhe flet për banorët, ndërkohë që ishte në Amerikë. Ti nuk ke vajtur asnjëherë tek zona jote që të ka dhënë votat. Mbi 550 familje janë të izoluara, Kurveleshi, Përmeti, janë ende pa ujë të pijshëm” deklaroi deputeja demokrate , Vokshi.

Ndërsa Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, publikoi  në Kuvend listën e ndihmave që i shkuan të gjitha familjeve të përmbytura në jug të vendit. Sipas tij, sot çdo familje që u prek nga përmbytjet ka marrë ndihmën e nevojshme nga strukturat shtetërore, duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës.

“Për transparencë, vetëm në fazën e dytë, me inventar dhe kundrafletë, çdo qytetar e çdo familje ka marrë nga 100 kg ushqime”, tha ministri Veliaj. Më tej ai foli edhe për akuzat e opozitës, ndërsa solli në vëmendje se ndryshe nga qeverisja e shkuar, e cila përmbytjet i justifikonte me komplote mbinatyrore, qeverisja aktuale ka zbritur në terren për të shpërndarë ndihmat derë më derë.

“Ka një ndryshim shumë të madh mes seriozitetit të kësaj qeverie dhe atij grupi satirik që qeverisi Shqipërinë në 8 vitet e kaluara. Them grup satirik sepse njerëzit e kujtojnë mënyrën se si sot prefektët shkojnë derë më derë për të shpërndarë vetë ndihmat, ndërsa ju bridhnit studio më studio për t’u thënë shqiptarëve se Jupiteri dhe Hëna kishin thurur një intriga të mëdha me baticat dhe zbaticat që ndodhin një herë në 150, por që në qeverisjen tuaj ndodhnin çdo muaj. Kur kjo qeveri gastorësh u largua dhe njerëzit nuk dëgjonin më çudira që sfidonin fizikën”, tha Veliaj.

Ai ka folur edhe për të ashtuquajturin incident të Ferrasit, për të cilin tha se anëtarë të forumit rinor të PD u përpqoqën që të ndalojnë punën e strukturave të shtetit, të cilat shkonin në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet. Veliaj ka akuzuar opozitën se po bënë politikën e hienave duke gëzuar për të patur vdekje nga përmbytjet dhe duke krijuar përmbytje të paqena në fshatra kodrinor.

“Fshati Shtyllas është një fshat kondrinor i papërmbytur, me të përndjekur që po marrin këstin e katërt dhe shumë shpejt do të marrin këstin e pestë”, deklaroi Veliaj.

Ata që bllokuan rrugën shtetit të dërgonte ndihmë janë banditët e PD-së nuk janë banorët e Ferrasit, por tashmë ndihmat për tre vajzat e mitura është plotesuar dhe janë shëndosh e mirë.Ata që dalin në rrugë dhe bllokojnë rrugën janë njerëzit e PD-së dhe nuk janë banoret e Ferrasit me iphone 6 , nuk kanë lidhje me banorët e përmbytur.
Akuza e ndryrë dhe e ulët që më keni bërë, për qendrën rinore oprivate, është e dhëndrit të deputetit Bedri Miha, inkurajimi ynë është të inkurajojmë të rinjtë të flasin për kulturën. Kur ka mënyra për të inkurajuar na lini që t’ju falenderojmë, por ju lutem ndajini fshtarat kodrinorë, nuk janë përmbytur”, tha ministri gjatë fajlës së tij në Kuvend./A.XH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje