Blushi: Agresorët e Tahirit të frymëzuar nga qeveria e djeshme

12 Shkurt 2015, 19:13Politika TEMA

Një nga zërat më të spikatur të mazhorancës në parlament, deputeti Ben Blushi ka marrë në mbrojtje gjatë fjalës së tij në parlament, ministrin e Brendshëm, të cilit iu vu bombë në biznesin e të atit.

Ai tha se i sulmuar nuk ishte vetëm ministri Tahiri, por çdo deputet, i kujtdo krahu politik, pas sulmit të djeshëm.

Blushi u shpreh se frymëzuese e agresorëve është pikërisht opozita e sotme. Ai ka risjellë në vëmendje arrestimin e të atit të Saimirit, Bashkim Tahirin, në kohën e qeverisjes “Berisha”.

Kjo është hera e dytë që sulmohet familja. E para herë që kanë dashur ta poshtërojnë, kanë marrë në shënjestër familjen, dhe ndaluan babain. Atëherë, dje, atij iu sulmua babai se ishte i kundërshtarit politik. Krimi mori borxh nga opozita e sotme dhe qeveria djeshme, shënjestrën, babain e Saimir Tahirit”, tha Blushi.

Deputeti socialist u është përgjigjur akuzave të opozitës në drejtim të Ministrit të Brendshëm për lidhje me krimin.

“Të gjithë ata që kanë patur dyshime dhe nuk kanë patur prova, kjo është e vetmja provë që ai po e bën punën. Bomba provon se ai e ka luftuar krimin, megjithëse pak i shkujdesur. Pse nuk e sulmoi krimi dje, kur nuk ishte në shtet, meqë thonë se ishte lidhur që në embrion me krimin, se atëherë ishte dhe pa pushtet dhe krimi e kishte më të lehtë”, replikoi Blushi.

8 komente në “Blushi: Agresorët e Tahirit të frymëzuar nga qeveria e djeshme”

  1. e vero says:

    Ky eshte gomari me i madh i PS.

  2. fieraku4u says:

    ME NE FUND O BLUSHO U ZGJOVE DHE TI NGA GJUMI THE DICKA ME MEND, DHE U TREGOVE REALIST.

    SE GJATE GJITHE KESAJ KOHE VETEM GOMARLLIQE KE FOLUR.

  3. itreg says:

    Mire qe po e kuptoni dale nga dale se me ke keni te beni

  4. Scandal says:

    Ama gomare,por ketu i paska ren pikes eshte 100% e sakt se krimineli Sali Berisha me banden e UDB-se meshifet mbas gjdo krimi……

  5. sadija says:

    Blushi? Nje kapadai, te cilit dhe kemisha qe mban veshur i rendon.

  6. LORA says:

    Perpara se te merret me xhamat e thyer te farmcise se Atit te S.Tahirit,blushi dhe Shumica duhet t’u pergjigjen shqiptareve(madje ka kaluar koha) per ekzekutimin e deputetit F.Xhindi,per kryekomunarin e Kuksit Remzi Veseli,per oficerin e sherbimit inteligjent Isa Copa,per kater Deshmoret e 21 janarit,,,,,e pasi t’a bejne kete detyre te gjejne medoemos edhe tritolsat-frymezues-ekzekutues te farmacise se B.Tahirit.

  7. Bravo Blushi me ne funde zbrite me kembe ne toke.

  8. lushi says:

    ke vite qe tadh bythen ne parlament po kesaj radhe i ke ren pikes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje