Nishani: Përballja me ISIS kërkon angazhim të përbashkët

13 Shkurt 2015, 10:47Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se terrorizmi nuk njeh kufij, ndaj të gjithë aktorët në mbarë botën duhet të bashkëpunojnë ndërmjet tyre.

Në konferencën “Siguria në shekullin e XXI”, Presidenti tha se Shqipëria do të vijojë të jetë pjesë e Alenacës kundër ISIS teksa ka nënvizuar se duhet t’ju gjendemi pranë grupeve vunerable që iu bashkohen grupeve terroriste për shkak të premtimeve për të ardhura ekonomike.

“Sa më të të bashkuar të jenë aktorët e botës së lirë dhe të koordinuar dhe të motivuar të jenë shoqëritë e botës së lirë që kanë sjellë civilizizim përparim aq më të sukseshmë do të jemi në përballjen me barbarizma të tilla . Shqipëria ka qenë në vendet e para që i’u bashkua luftës ndaj ISIS dhe do vazhdojë të jetë anëtare aktive në këtë Aleancë . Shqipëria është e prekur nga luftëtarët që i janë bashkuar organizatave terroriste në Irak dhe Siri.Strukturat kanë penalizuar burimet e rekrutimit duke analizuar arsyet që i motivojnë që i nxisin për tu përfshirë në organizata terroriste . Duke nxjerrë konkluzione se procesi për goditjen e këtij fenomeni duhet të jetë ndërinstitucional , për të rritur nivelin kulturor dhe arsimor në zotat rurale”, tha Nishani.

Nishani u shpreh se duhet të implementohen më shumë projekte që këto grupe të integrohen në shoqëri.

Së dyti fakti që 90% e resurseve që rekrutohen vijnë nga individë që janë vunerabël në aspektin ekonomik dhe finaciar dhe bien pre e premtimeve idioteske për pasurim, dhe më pas ndeshen me realitet tjetër duhet të jete pjese e analizës dhe vendimarrjes në projekte që në zona te tilla të demostrojnë premtimin e bërë dhe tu tregojnë grupeve shoqërore se janë pjesë normale të kësaj shoqërie dhe se shteti ofron projekte të rehabilitimit social të jetës së përditshme”, theksoi ai.

Presidenti Nishani theksoi se ndaj ekstremizmit duhet të veprohet me shpejtësi , përndryshe sipas tij humbja e besimit në gjeneratën e re të shoqërisë do ishte fatale./A.XH

7 komente në “Nishani: Përballja me ISIS kërkon angazhim të përbashkët”

  1. arusha... says:

    Aman ore po kush e fton kete…???!!!po ky eshte terorist vete…A nuk i ka vene tritolin drejtesise Shqiprise

  2. salem says:

    E sidomos ti.Pika qe s’te bije!

  3. ateisti says:

    O nishan, po ISIS je ti vete ! …

  4. WEB says:

    Ndryshimi midis shtetit islamik dhe pashallekut te karaosmanajve te nishanit?

  5. Gabeli nga Vorri Bomit says:

    Ky ka mor fun, nuk i ngrihet mo ketij, dhe me Viagra nuk ka zgjidhje!!!

  6. ardian says:

    njofojeni se eshht president se noshta nuk di gjo,

  7. stili> says:

    Po pse mo precedent nuk e di ti se I.S.I.S. hyn ne presidence nga dera jote e prapme,,,,,, ,,?A te rente dambellaja edhe ne anen tjeter,kush na i la ne dere te tille trapi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje