Matësat inteligjentë/PD: Janë të dëmshëm për shëndetin

13 Shkurt 2015, 16:28Politika TEMA

Partia Demokratike ka reaguar sot duke vënë në dyshim marrëveshjen e qeverisë për matesat elektrike inteligjente, duke aluduar se a do paguhen nga taksat e qytetarëve.

Zana Guxholli, në një deklaratë për mediat u shpreh se “matësat inteligjentë kërkojnë shumë investime, rezultojnë me kosto të mëdha, janë të manipulueshëm e të dëmshëm për shëndetin”.

“Pra, përpara se të shpallë me heroizëm projektin, kryeministri duhet të sqarojë qytetarët e vendit për kostot e mëdha, për gjithë këto pikëpyetje . Dhe më e rëndësishmja, në se paratë për matësat inteligjentë do të dalin nga xhepat e shqiptarëve ?”

Per matesat inteligjentë, projekti pilot parashikon 10 mijë matësa, që do ofrohen nga kompania partnere. Ajo cfarë i shqetëson qytetarët e vendit është pyetja, po 1 milionë matësa të tjerë, do të dhurohen, apo do të blihen nga qeveria? Dhe sigurisht, nëse do të blihen, kush do t’i blejë, me paratë e kujt do të blihen. Nëse këta matësa tmerrësisht të shtrenjtë, me çmim nga 350-600 euro, do të paguhen nga taksat e qytetarëve, ato do ta shtojnë më tej faturën tashmë të rritur të energjisë”, tha Guxholli.

5 komente në “Matësat inteligjentë/PD: Janë të dëmshëm për shëndetin”

  1. Demokrati says:

    Po na ciceron ish keshilltarja e ish kryeministrit per energjetiken qe nuk e ka iden se cfare eshte energjetika.Ti duhet te japesh llogari pse e katandiset energjetiken ne nje katastrofe te verte!? Turp ! Nuk ke te drejte morale apo aftesi profesionale qe te flisni per renegotiation?!

  2. Une says:

    Hihihihi ! Te demshem per shendetin! Sa qesharake jeni bere! Turp. Vetem per ti bere hosana idhullit tuaj komunist sali bishes, nxirrni nga goja cdo gje te mundur!

  3. arber1468 says:

    Kjo keshilltare ka bere ca ka bere po ne duam qe te mos bejme gafa te tjera. cfare doni te arrini me nje aventure 500 milion euro? Prioritet jane rrjeti elektrik lidhjet e paligjshme plus shendoshja financiarisht e kesh oshee qe te mos tendoje ne xhepat e taksapaguesve. E cfare propozoni tani? Nje aventure gjysem miliard euro per shqiperine e drobitur? Me kete shtim borxhi qe po ne do ta paguajme nuk ulen vjedhjet nga teknologjia. Rruga e nisur me oshee ishte premtuese dhe urime po tani po na merrni ne qafe.

  4. mikael says:

    ore shoke deri tani rama e vuri ne vije popullin te paguaj energine po keta drec sahat me kosto 1 milionshe per ca na duhet apo ti bejme nder gjermanit se i kane mbet stok po i bejme gjiron shikoni grekun u kridh ne borgje nga evropa nuk po del dot ne do te mbytemi fare

  5. viktori says:

    greqia u zhyt sepse konsumonte me teper nga c’far prodhonte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje