Roberto Saviano: Kjo nuk është më Shqipëria e nënshtrimit

13 Shkurt 2015, 15:38Politika TEMA

Nga Roberto Saviano*

 

Gjithnjë e më shpesh vijnë tek ne për të studiuar dhe pastaj kthehen në atdhe për të punuar, ndoshta për një kompani italiane, si rasti më i fundit ai Agon Channel. Kështu, para syve tanë ka ndryshuar një vend.
Si të flasësh për Shqipërinë në pak rreshta, duke u përpjekur të përmbledhësh çdo gjë, eksperienca personale, histori, të shkuarën dhe të tashmen, për të bërë një pasqyrë reale të asaj që po ndodh në anën tjetër të Adriatikut? Si të mos e lartësoj pa e kritikuar apo të demonizoj një bum ekonomik, shumë larg zymtësisë që po përjeton vendi ynë?

Shqipëria në javët e fundit ka qenë në qendër të thashethemeve kombëtare për shkak të Agon Channel, televizioni i parë italian jashtë vendit. Pra, pas prodhuesve të ndryshëm, edhe një pjesë e vogël e rrethit mediatik ka menduar se është më e leverdishme të emigrosh se sa të prodhosh në shtëpi. Sigurisht, nga kjo ngjarje ishte me më shumë interes të kuptonim pse Sabrina Ferilli dhe Simona Ventura kishin vendosur të “emigronin” profesionalisht, në vend që të përballeshin me një diskurs për atë që është Shqipëria sot dhe sa ka ndryshuar nga stereotipi që na ka shoqëruar që nga rënia e Murit të Berlinit dhe fundit të diktaturës komuniste të Enver Hoxhës që zgjati 41 vjet. Një pjesë e shtypit italian ishte më e prirur që të gjente justifikime për këtë diasporë të falimentimit personal, në mosfunksionimin e televizionit italian, në pamundësinë e gjetjes të hapësirës për artistë, të cilët në fakt kanë gjetur gjithmonë, që kanë protagonistë për vite me radhë.

Pra natyrisht, ia vlen të braktisësh rrugën e thashethemeve joproduktive dhe të kërkosh shpjegimin diku tjetër, ndoshta edhe në rritjen ekonomike të Shqipërisë, të cilën Italia nuk duhet ta shohë më si motrën e vogël, fatkeqe dhe të varfër, që nuk mund ta braktisë kurrë atë rolin e saj të trishtë të nënshtrimit. Në Shqipëri investohet sepse është një vend që ofron mundësi që Italia nuk t’i jep dhe që as në të ardhmen e afërt nuk do të jetë në gjendje ta bëjë. Në Shqipëri investohet sepse është një bast që shpreson ta fitosh, sepse edhe pse është e vërtetë që është një vend i gërryer nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, edhe pse është e vërtetë që drejtësia ka probleme të mëdha, për të cilat nuk mund të tregohemi të verbër, janë probleme që i jetojmë edhe këtu tek ne. Pra, të bësh biznes në një vend që ka një taksë mbi fitimin 15% sigurisht është një rrezik që ia vlen ta marrësh.

Natyrisht mbeten në sfond një sërë çështjesh që lidhen me sigurinë në punë, pagën minimale që janë shumë më e ulët në krahasim me atë të italianëve, por një gjë është e sigurt, Kryeministri shqiptar- piktori i ri socialist – e përdor “mungesën totale të sindikatave” si gjënë më të çmuar të vendit të tij, duke e ditur se ndonjëherë larg nga tutela e më të dobëtëve, sindikatat janë shpesh vetëm garanci ruajtjeje. Deri më sot, sipas qeverisë shqiptare kompanitë italiane aktive në Shqipëri janë më shumë se 350, e ku janë punësuar 120 mijë njerëz.

I krahasoj këto të dhëna me një kujtim personal. Nuk do ta harroj kurrë herën e parë që në fund të viteve ’90 njoha disa shqiptarë, bashkëmoshatarë të mi. Jetoja në Gjermani dhe në autobus fillova të bisedoja me djem që njihnin gjuhën time. Unë isha student dhe ata punonin në një kantier jashtë qytetit. E kuptova që ishin shqiptarë, sepse flisnin mirë italisht, por jo mjaftueshëm sa për të maskuar theksin që më dukej se nuk i përkiste asnjë dialekti. Megjithatë ata nuk donin të më thoshin se nga cili qytet vinin dhe çfarë rruge kishin bërë për të arritur në Këln. Me kalimin e kohës i njoha më mirë dhe kuptova që kishin pasur turp. Turp se gjykoheshin. Turp se kishin kërkuar azil në Itali. Sepse ne u ndjemë të përmbytur, të pushtuar. Sepse nuk ditëm të ishim mikpritës. Një karakteristikë që dallon politikën tonë edhe sot.

Ata djem ishin identik si mua, por unë studioja dhe ata për të punuar iu desh të përshkruanin gjysmën e Europës. Në ato vite ishin të paktë ata që parashikonin kolapsin ekonomik që do vinte dhe unë ndjehesha me fat, me fat që isha italian. Tani shoh Shqipërinë, një vend në rritje, kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, një vend nga i cili ende nisen për të arritur anën tjetër të Adriatikut, por tani në krahasim me më parë, vijnë për të studiuar. Për të studiuar dhe pastaj të kthehen në shtëpi, sidoqoftë Italisë i ka mbetur shumë pak për të ofruar.

*Shkrimtari dhe gazetari Roberto Saviano ia kushton këtë javë Shqipërisë rubrikën e tij në revistën ‘Espresso’ .

Përktheu: Ornela Jaupi

22 komente në “Roberto Saviano: Kjo nuk është më Shqipëria e nënshtrimit”

  1. Asnjeanesi says:

    Grazie Saviano !

    1. filan fisteku says:

      konceptin me te rendesishem e keni lene pa perkthyer…..(shpejt e shpejt me google translate)…..sindikatat jane shpesh garanci te ruajtjeve te Privilegjeve

      1. filan fisteku says:

        e dini qe ne itali sindikatat nuk lejojne qe fabrikat te punosojne ndonje njeri qe do te punoje pune te dyte???? me arsyetimin qe perderisa ka njerez te papune….ky personi po i merr punen nje te papuni…..hahahaha jane shume vend i majte Italia….ka shume burokraci, taksa dhe rregulla te forta qe ne fakt pengojne zhvillimin kapitalist

        1. albatros says:

          Ta bejme si ne Amerike apo Kine ku punetoret jane skllever?Idiota po mos jee sindikatat punetoret jane skllever.Prandaj bejne cu do prapanica te huajve ne Shqiperi dhe pagen su a japin ne kohe ose fare se nuk ka sineikata.SINDIKATA MBRON TE DREJTEN E PUNETORIT. NE AMERIKE PUNETORI ESHTE LECKE DHE KOMPANITE DHE KORPORATAT JANE SUPER TRILIONERE.POLITIKA AMERIKANE PO BEHET NE SHQIPERI.CME PLAS trapi mua per fitimin e korporatave sepse mua me.leverdis te mbrohet e drejta ime si punetor.Kriza ne Evrope u krijua nga Cifuto Zionistet Amerikaneqe eedhen me plan ne Evrope.Te shkaterrojne sistemin social te Evropes dhe ta kthejne ne xhungel six eshte Amerika ose pjesa tjeter e botes.Marrin dhe emigrante te huaj qe te shkaterrojne sindikatat.QUHET GLOBALIZIM DHE VETEM CIFUTO ZIINISTET Trilionera perfitoj e nga ky globalizim ndersa tere te tjeret jane skllever

    2. Dardan says:

      Shqiperia do filloje te zhvillohet konsolidohet si shtet normale evropian ather kur te heqe dore nga te gjitha modelet qe ka implementuar dhe importuar nga zhabat e italis keto 25 vitet e fundit dhe qe jan modelet me te keqija qe ka munde te mare nje vende ne tranzicion post komunist.

      Italia e zhabarve eshte modeli me i keqe qe munde te mare nje shtet ne zhvillim model i mafias te cilin shqiperia fatkeqsisht e ka kopiuar dhe implementuar pike per pike.

      1. albatros says:

        Evropen e ka mbyt degjenerimi Droga Pedeastizni dhe shkaterrimi i cfaredolloj gjeje normale.Kriza po e mposht.Te dhjefsha Evropen.Ne nuk na afron asgje me Evrooen nga kultura

    3. raimond vlonjati says:

      As I see , Saviano is, literally , as we have heard about him : Modern, Intelligent & Righteous. An Intellectual of fine personal qualities.

      Saviano qenka me te vertet ashtu sic kemi degjuar per te –Inteligjent, i drejte dhe finsik

      I tille eshte edhe ky shkrim i tij per Shqiperine

  2. Pelasgian says:

    Gabohesh Komplet . Shqiperia eshte VEND RRUMPALL . Bile ate “vend kandidat” e ka dhurate sepse nuk e meriton aspak .

    PUPUUUU TE MENDOSH QE NJE VEND KANDIDAT PER NE BE NUK KA GJERAT ME ELEMENTARE .

    PSH – RRUGET . Shqiperia eshte per noj bashkim me Burundin apo Hondurasin .

    1. arbereshi says:

      KESHTU e konceptoi shtetin Mamuthi Sali dhe keshti na indertoi, dhe mamuthet e tij ndjehen te kenaqur qe tani jane mamuth me roba dhe jo thjesht me qime.Dhe qytetari eshte armik i demokracise se mamutheve simbas krye mamuthit Sali

  3. gregory.uk says:

    Bravo, eshte e verteta qe permbledh te mirat dhe te keqijat tona ne pak fjali.

  4. Pilo Lala says:

    Nje shkrim i shkruar me shume profesionalizem dhe dashuri per Shqiperine.
    Evropa po shikon ndryshimin qe po ndodh ne Shqiperi.

  5. anonim1234 says:

    Vend i gerryer nga krimi i organizuar nga krimi i organizuar dhe korrupsioni + gafen e te gjatit ne lidhje me mungesen e sindikatave! Kaq mjafton per t’i zhbere te gjitha!

  6. Klimax says:

    Cudi Saviano! Ne kete vend te gerryer nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, ne kete vend te pagave qesharake dhe te mungeses totale te sindikatave, ne kete vend ku patriotet e tu kerkojne te fitojne sa me shume me metoda te ngashme me kolonite italiane ne Afriken e viteve 1930, cudi qe ti ne “parajsen” shqiptare nuk ve ne dyshim asgje, asgje te perbashket me Italine, me ate qe ti ke treguar ne librat e tu duke rrezikuar edhe jeten tende, per mafien ne pushtet, ne shtet e kudo!!!!

  7. titi says:

    Lexoni kete shkrim ,dhe kenaquni me lugen bosh,i bini gjoksit edhe o sa mire me kene skipetar.shkemb graniti ne brigjet e adriatikut,fener ndricus,ne vend te dyte pas gjermanise.
    Ju kripsha trute qe fluturoni me preshe ne b… se na lavderon saviani.

  8. Petro says:

    Saviano i ngjan atyre marksist leninisteve qe i sillte PPSH per reklame ne vend para viteve 90.Vendi po fikej urie, atyre u shtroheshin te gjitha te mirat ne hotel Dajti.I shoqeronin me sigurimsa qe mos te kishin kontakt me popullin dhe gjendjen dhe iknin me pershtypjen se Shqiperia ishte parajsa e botes.Dhe me ne fund plasi.U perlyen muret e ambasadave, u shkaperthyen klonet, u kacavjerren litareve me mijra.Askush nuk e mohon qe ajo kohe tashme ka mbetur prapa.Me shume e per me teper ne saje te punes individuale , emigracionit te me shume se gjysmes se popullsise etj etj faktore.Po eshte e pamohueshme qe ne kokat e drejtuesve te sotem po dhe te djeshem ka mbetur akoma nje mentalitet lindor, talebanesk, fisnor dhe shoqerore.Administrata me deklaroi se ne Shqiperi eshte kthyer ne forme te rafinuar poshteti i telendisur i diktatures.eshte mbushur me te paafte, me diploma te blera , qe tregohet shpesh armiqesore nga sherbimeve te popullit.Po t i jepja argumenta zotit Saviano se keta qe jane dhe ata qe iken s e kane per gje te pushojne nga puna te rinje qe jane diplomuar shkelqyer ne Itali(110/110 lode), apo kane kaluar me sukses edhe provimin shteteror italian dhe vec diplomes kane edhe nje tjeter firmosur nga ministra te arsimit te larte dhe te kerkimeve shkencore italiane, cdo te thoshte , vec te shkruante ndonje nga ato romanet e tij me mafie.Nje ish personalitet i larte italian ne kete rast Qenka i siperfaqshem ky djale.I uroj te ec e perpara ne vendin e tij.

  9. arsen says:

    Ky njeri eshte kronisti me i mire ne Bote. I ngujuar dhe i mbrojtur nga ata qe duan ta vrasin…flet “me kopetence” per Shqiperine.
    Ik o Roberto!
    Ne nuki kiemi pune, ti na tregon firmat italiane call-center te hajduteve napoletane
    Rri i qete aty para TV e mos na fol kaq bukur per Edi Ramen e sindikatat tona.
    Na ler ne hallin tone, se ty nuk te njef njeri ketej

  10. Kulak says:

    Po ketu qeveria eshte mafia or mik – s’i nenshtrohet dot vetes!

  11. enter''" says:

    Shqiptaret nenshtrojne njeri-tjetrin, ky eshte problemi me i madh. Shqiperia eshte nje kalbje totale, boll me lavderime boshe.

    1. .,.,.., says:

      edhe bytha jote e shtrembet te pelqen te nenshtrosh te tjeret.

      Per ty enter

  12. keli i Topit says:

    Saviano paska mendim te mire dhe per Agon Channel .

  13. z/kallami says:

    Tashti nuk ka zog nanet qe e nenshtron Shqiperin.Sepse ka avancue ne zhvillimin cdo dite ne rritje te cthurjes.Ku lirija e individeit asht e persosur deri ne perfeksionimin e shkences te telekomandume.Njeh shume bukur dhe mire rrezet Lazer me nji perdorim te sofistikuar ne dashuri te lire.

  14. fllad says:

    A jeni te sigurte se ky eshte shkrimi i Savianos?
    Mos keni bere ndonje gabim?
    Sa per qeniet trushkulur dhe medioker qe jo vetem e mendojne por e thone serbes fjalen “i majta ” njesoj sikur duan te shajne dike, keta qe ndjejne perbuzje dhe neveri per ate qe eshte i afte por qe nuk ka mundesi te punoje, duhet ti fusesh ne nje gardh me derrat dhe ti lesh atje pa buke vetem me shurren e derrave. Pastaj te lexoje dy rrjeshta qe te kuptoje se cfare realisht eshte e majta e nje shoqerie te civilizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje