Reforma në Drejtësi/ Rishikim kompetencave të ministrit dhe KLD

13 Shkurt 2015, 17:21Politika TEMA

Reforma në Drejtësi do të prekë edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Sipas dokumentit analitik të Ministrisë së Drejtësisë  propozohet që ministrit të Drejtësisë duhet t’i hiqet kompetenca për të hetuar ankesat e gjyqtarëve, por duhet të iniciojë procedurën disiplinore, duke e ndarë atë me aktorë të tjerë.

“Shqipëria duhet të miratojë një model në të cilin një  komision disiplinor me kompetenca të qarta për hetimin e ankesave kundër gjyqtarve të krijohet në KLD .

Komisioni disiplinor do të përbëhet nga dy ose tre antarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (jo stafin e KLD)të cilët do përjashtohen nga pjesëmarrja në vendimin përfundimtar të KLD“, thuhet ne dokumentin analitik të Ministrisë së Drejtësisë

Po ashtu deklarimi i pasurive të gjyqtarëve është një problem tjetër i cili ka shkaktuar konfuzion në marrjen e masave mes ILDKPKI dhe KLD.

Madje për ta konkretizuar rasti i gjyqtarit Gjin Gjoni është shembullli më i qartë për këtë përplasje, pasi për gjyqtarin Gjoni ishte ngritur kallëzim penal për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie nga ILDKPKI por KLD nuk e pezulloi atë.

“Ligji për deklarimin e pasurive fuqizon ILDKPKI për të marrë dhe kontrolluar deklaratat e gjygjtarve. Megjithatë neni 61/1 I ligjit për kld gjithashtu fuqizon kld për të verifikuar dhe ngritur cështje në lidhje me pasuritë e deklaruara nga gjygjtarët . e vetmja mënyrë për të kapërcyer pëngesat është që të dyja institucionet të bien dakort nëpërmjet nënshkrimit të një Memorandumi Mirkuptimi ku të parashikohet se rezultatet e hetimeve nga ILDKPKI do të jëtë plotësisht I vlefshëm për qëllime të procesit disiplonor ndaj gjygjtarve , ose duke ndryshuar ligjin për ILDKPKI dhe të sigurojë në mënyrë të qretë se rezultatet e tij nuk do të vihen në dyshim nga një tjetër procedim administrative”, thuhet më tej në dokument

Problematikë tjetër që ngrihet është dhe sistemet e inspektimi të gjyqtarëve të cilët krijojnë mbivendosje pasi një Inspektoriat funksionon në Ministrinë e Drejtësisë tjetri ne KLD dhe për këtë propozohet pasi sygjerimeve të Ministrisë parashikohet që për vlerësimin e veprimatrisë etike dhe profesionale të gjyqtarëve të mbështetet po ashtu edhe në vetëvlerësimin e gjyqtarëve. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje