Refuzimi i Visar Zhitit, Rama: Diktatura e dënoi për lirinë poetike, Nishani për qëllime politike

14 Shkurt 2015, 10:01Politika TEMA

Ridënim të Visar Zhitit, e ka cilësuar kryeministri Edi Rama, mos dekretimin e tij nga ana e Presidentit Bujar Nishani si ambasador në selinë e shenjtë të Vatikanit.

Në një postim në Facebook, Kryeminsitri deklaron se Visar Zhiti është dënuar njëherë nga diktatura e egër komuniste, për lirinë e tij poetike dhe tani po dënohet për qëllime politike. Sipas tij ky dënim është edhe më i hidhur se i pari, pasi nën petkun e deklarimeve fetare, qëndron ai politik.

Poet i rrallë. I burgosur politik i diktaturës. Shqiptar edhe më i rrallë. I vetmi deputet e ministër i Partisë Demokratike që s’ka fyer kënd dhe as ka shpifur për askënd. Një periudhë shërbimi në diplomaci me kontribut për kulturën. Botues i një volumi dinjitoz në italisht në nderim të Nënë Terezës. E propozojmë për ambasador të Shqipërisë në Vatikan. Një figurë lokale e kishës katolike shqiptare prononcohet me rezerva ndaj tij.

Prononcim i papranueshëm për të cilin vetë ati në fjalë kërkon ndjesë publike. Komisioni i Jashtëm i Kuvendit i jep Visar Zhitit mbështetje pa asnjë rezervë. Vetë Selia e Shenjtë, përmes Nuncit Apostolik në Tiranë, na përcjell mirëpritjen më të ngrohtë për propozimin, me fjalët më të mira për kandidaturën. Kandidatura është në tryezën e Presidentit të Republikës për firmë. Presidenti i Republikës, përmes një prononcimi për një emision lajmesh deklaron mosdekretimin e Visar Zhitit! Argumenti i zotit President? Kandidati për ambasador i Republikës së Shqipërisë në Vatikan, paska cënuar kishën me një prononcim publik!

Një prononcim ky i fundit në fakt, krejt i pafajshëm dhe, njësoj si poezitë e pafajshme dikur, rifabrikohet si arsye e lartë shtetërore për të ndëshkuar Visar Zhitin. Jam zotuar të mos i komentoj në publik kundërshtitë e mia ndaj Presidentit të Republikës. Sepse Bujar Nishani është kalimtar, ndërsa Presidenti i Republikës është një institucion themelor i shtetit shqiptar – edhe pse i rrënuar nga Partia Demokratike në pushtet, njësoj si tërë shteti që ai pushtet la pas në 23 qershor. Por sot, unë nuk mund të hesht dot në asnjë mënyrë. Sepse ky është ridënimi i Visar Zhitit.

Fatmirësisht më i lehtë se i pari. Sepse poeti nuk do të kyçet në burg; djali nuk do të shkëputet për së gjalli nga nëna; bashkëshorti nuk do të ndahet me përdhunë nga gruaja. E megjithatë, ky ridënim është fatkeqësisht më i hidhur se dënimi i parë. Sepse një i dënuar i diktaturës komuniste për lirinë poetike, nuk mund të ridënohet sot nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë për qëllime politike”, shkruan kryeministri Rama.

Taulant Halili

31 komente në “Refuzimi i Visar Zhitit, Rama: Diktatura e dënoi për lirinë poetike, Nishani për qëllime politike”

  1. HAJDUTI says:

    e kujt i fol….ata jane kokrra anadollakesh…duan te bejne kalifatin e pd se…

    1. rinia says:

      Po jari ka nje axhend te percaktuar tani e nuk mund te dal nga cka i ka shkruar xhaxhi saliu. I hoqi mustaqet ngaqe i thonin qe te terheq saliu nga mustaqet po tani e terheq prej veshesh.

  2. lavdosh says:

    Shyqyr qe u trimerove.
    Po fb nuk ndryshon gje. Duhen aksione politike dhe Presidenti te shkarkohet per shkelje te Kushtetutes. Vetem shkeljet kushtetuese ne KLD do ishin te mjaftueshme per te cliruar nje rob si B Nishani, dmth liruar nga detyra.
    Ketu te jemi nqs ti dhe shumica jote nuk bene kete, Nishani do te shperndaje parlamentin dhe therrasi zgjedhje te reja

  3. pesimisti says:

    Nuk me shkonte mendja se kryeministri yne paska kaq shume respekt e konsiderate per nje pjese te qeverise Berisha.Pd ka gabuar qe ja shiti skuadres kundershtare kete velere e vleresuar nga Edi

  4. genti says:

    Ndersa ti po loz djallezisht me zemren e derrmuar te nje babai qe ka humbur padrejtesisht te birin

  5. A says:

    VISAR ZHITIT i takon te jete ambasador i Shqiperise ne Seline e Shenjte te Shtetit te Vatikanit ne Itali. Pamvaresisht se qenka musliman, por VISARI pohon se gjate qendrimit ne burg duke ndenjur dhe shoqeruar me klerik katolik eshte konvertuar ne katolik duke u pagezuar. I takon prifterinjeve katolik qe kane qendruar neper burgje me te, nga ata qe kane mbetur gjalle te leshojne nje deklarate per keto probleme.
    Por problemi qendron tjeter kund, sepse ne ambasaden e Shqiperise ne Vatikan nuk ka te emeruar me titull dhe me dekret ambasador, por eshte nje e NGARKUAR me PUNE e quajtur MAJLINDA DODA, e motra e ALEKSANDER FRANGAJT, e cila nuk deshiron te largohet nga ky pozicion. Pra, ALEKSANDER FRANGAJ, po ben me influencen e tij perverse dhe si pandergjegjshem qe eshte presion tek PRESIDENTI i REPUBLIKES BUJAR NISHANI, nepermjet SALI BERISHES per mos dekretim te VISAR ZHITIT si ambasador ne Vatikan.
    Pra shteti prej kohesh eshte i kapur nga persona negativ dhe mafioz ne shume drejtime te jetes se vendit.
    Ashtu si po del qe BASHKIA e TIRANES me LULEZIM BASHEN eshte kapur nga Zonja HOXHA, pronare TV TOP CHANNEL, per parkimet ne qytetin e Tiranes me pa te drejte. Sepse qyteti i TIRANES eshte i qytetareve te saj dhe i gjithe Shqiperise sepse eshte i kryeqytet. Ne anen tjeter me kete koncesion te LULEZIM BASHES, Firma private qe do te merret me kete problem pa asnje investim do te behet miliardere, me fitime kolosale te garantuara.
    Ne lidhje me VISAR ZHITIN qe ne fillim ne menyre te qellimeshme e bene zhurme mediatike dhe e shfrytezuan per konsum pa qene i tille. Nje gabim ka VISARI qe eshte perdorur nga SALI BERISHA, nuk e di sa e ka kuptuar se kush po i sjell dem, i cili pra SAAALI kur si duhesh dhe nuk ka interes te hudh si leter higjenike te perdorur. Si doxhi per kandidad per President ARTAN HOXHEN. Vetem nje budalla nuk e kupton. Po te jeshe anetar dhe simpatizant i PeDe-se do te thote te jeshe ASGJE, sepse duhet te jeshe MILITANT dhe mundesisht pa tru dhe te punojsh qorrazi per SAAALIN. Dihet si i trajton keto lloj tipash SAAALI, ku ne Komisionin e Jashtem te Kuvendit, deputeti mender thencin i patruri qe gjithmone flet me koken e SAAALIT nuk foli asgje ose per te mbrojtur VISAR ZHITIN, si anetar i PeDe-se sepse eshte njeri servil dhe pa personalitet ne vetvehten e tij. PeDe-ja ka gabime fatale sepse ka tradhetuar, ka mohuar interesat ligjitime te PERSEKUTUARVE POLITIK ANTIKOMUNIST, gjersa lejoj te digjej dhe te vdese DESHMORI i Persekutuarve Politik LIRAK BEJKO.
    EDI RAMA, neqoftese nuk arrin te dekretoje VISAR ZHITIN ambasador ne Vatikan, ta propozoje ne nje ambasade tjeter te pershtateshme te Evropes mbasi ka plot dhe ti thote VISARIT se kush eshte SAAALI. Tung.

  6. ateisti says:

    Te lumte Edi Rama!

    1. arbereshi says:

      BRAVO cun Tirone pak e nga pak po na kthen qytetarine e shkatruar nga persona qe kane problem me te

  7. Irokezi says:

    Je zotuar, je zotuar…. ore, gjatosh, ke marre 1 milion vota dhe duhet te mbash zotimet madhore, na ler me kete etike sallonesh, se ketu vendi po shkermoqet fare nen peshen e krimit dhe te varferise. Leviz vendit se voten time dhe te miliona shqiptareve nuk e sheh me as ne enderr.

  8. arberesha says:

    Jemi moshatare te Visarit dhe e njohim shume heret apo femije , njeri i mrekullueshem sikur ne kuvend te kisshte edhe disa te tjeresi Visari sa mire do te shkonin punet

    1. Beso says:

      Po te mos ishte Visar Zhiti ”I vetmi deputet e ministër i Partisë Demokratike që s’ka fyer kënd dhe as ka shpifur për askënd” e sigurte qe Nishani do e kishte deretu ambasador .. Duhet me i pase pak duart me gjak ose me ere dinamite qe ta keshe mire me PD-ne

  9. iBaba says:

    President qe i ben me turp e qe nuk i perfaqson shqiptaret!

    Ky esht presidenti i Sandrit dhe motrave tij!

    Motrat ku ti kene!

  10. Treviso says:

    Populli shqiptare duhet ti bije kokes me grushta kur te mendojne se Bujar Nishani eshte president. Nga krijimi i shtetit shqiptare e deri ne ditet e sotme Shqiperia nuk ka pasur president me qesharak. Pse vendi duhet te vazhdoje te perfaqsohet nga nje njeri qesharak? Ku eshte fuqia e ligjit? Mungon. Ku eshte fuqia e popullit? A mos eshte edhe populli injorant dhe qesharak si Presidenti? As nuk behet fjale. Eshte nje popull i mrekullushem, iteligjent. Eshte politika e gabuar qe vazhdon te qendroje qesharaku Bujar Nishani President.

  11. stela says:

    O Zoteri, mos u mer po me nje muhabet, po nje brime i bie. E propozove Z.Zhiti mire bere , ke mirenjohjen e te gjitheve, per mosmiratimin e tij tregoji Jari pasojat, qe mund te kete, me vota. Bla-bla edhe show s’ke pse te besh. Terhiqni vemendjen nga problemet madhore qe ka populli.

  12. Petro says:

    ky eshte nje tjeter turp i Presidentit, por edhe nje deshmi se ne PD eshte shuar edhe gjurma e fundit e lajkatimeve fallco ndaj shtreses se ish te perndjekurve dhe ish pronareve.Do te ishte gabim fatal i tyre nese do te shpresonin nen cadren e saj.Aty jane mbledhur skorjet e komunizmit.Ta lene ne grahmen e fundit.Mjaft me.Ose ta tregoje me vepra duke rreshtuar ne keshillat bashkiake,ne vendet e para njerez me integritet e te shkolluar nga kjo shtrese.Ndryshe lamtumire.Ne zgjedhjet e 2017 do te rrudhet habitshem.

  13. LEK DUKAGJINI........ says:

    Piktori i “rilind-vd”, ka talent ne perdorimin e bojrave, sidomos per rastin ne fjale….ku u “vetebojatis” si katolik, me kete rast “bojatisi” edhe Zhitin……Por “shiu” i pare qe ra, jau shperlau bojen….dhe u nxori bojen origjinale….ateizmin dhe anti kishen, …….Vatikani, ne radhe te pare kerkon nge ne, qe te ruajme e lartesojme historine dhe identitetin tone…..dhe kur respektojme veten ,kemi respektuar edhe Vatikanin, ne te kunderten ,ai thote ,fali ZOT….Piktorit i duhet kujtu se te jesh katolik, nuk eshte njelloj si te marresh patenten me korrupsion……regjistrohesh, dhe e blen me lek teorine dhe pratiken…..Piktori, vetem i regjistruar (pagezuar) katolik eshte ,se teorine dhe praktiken (krezmimin dhe kungimin),nuk i ka ….mbase i ka marre me “korrupsion”….Dhe ne fund, piktori vetem “dy grame”, katolik te ishte, s’duhet te kishte propozuar Zhitin, dhe ky i fundit, vetem “nje gram” katolik te kishte qene , s’duhet te kishte pranuar….

  14. alfade says:

    ACT NOW ! S,duhen lejuar kriminelet te shkaterrojne shtetin qe po rimekembet permes sakrificave
    te jashtzakoneshme …..,

  15. Shaqo says:

    Nje kryeminister qe bene poezi? Do te na tregosh vuajtjet e Visar Zhitit? Dakord, per te gjitha ato qe thoni, ne raport me vuajtjet mizore te zotit Zhiti, por kjo nuk te jep aspak te drejte te perdoresh te kaluaren per te justifikuar veprimin qe keni ndermarre. Ne Vatikan duhet te jete ambasador nje individ i besimit katolik. Vetem duke vepruar ne kete menyre ne tregojme se e nderojme Seline e Shenjte. Natyrisht,kundershtimi i Presidentit nuk do te thote aspak poshterim per zotin Zhiti. Kurse Ju zoti Kryeminister, i mesuar te mos gjeni kundershtim ne rrugen tuaj, fyeni padrejtesisht Presidentin. Eshte e cuditshme te mos mirkuptosh situaten ne te cilen detyrohet te operoj ky President. Te ndodhesh nen shtypjen e dy perbindshave sic jeni Ju, ish kryeminister dhe Kryeminister, qofte ai qe eshte qe nuk i bie damlla.

  16. mali says:

    Do te kemi ne mes tene e truthare e te marre,e shpirtngushte ,e shpitzinj e te mencur ,e te perdale,e skiftere e gomare,edhe zhaba e shqiponja tere llojet ka krijuar zoti,por kur beri gjithketa ,psr te mos zgjedhe shoqeria,institucionet me te miret,por gjen sakatet te drejtojne vendin.Po dhe ne kohe te hershme ne krye te odes vendoseshin me te moshuarit e zgjuar qe dinin te drejtonin muhabetin, te kendonin a thurnin bejte,te valleszonin e te nderonin dhe jo ata qe s,kishin pervoje,mendje,ide,zgjuaresi.Te tilleve nuk u besonin askanen e ujit per t,u dhen njerezve se dhe ate e thyenin.Te zgjedhesh sot per ne krye te vendit te tillet eshte nje fyerje per popullin,apose keshtu sala komandon dhe vec se eshte prokuror,gjykates, kryetar i shikut i duhej te ishte dhe president e kerkone qe te kthehet me tritol e kryeminister.

  17. fatmiri says:

    Shaqo, megjithese myslyman, te pakten nge emri qe shkruan ketu, “mbron” katoliket! Po pse o Shaqo ç”rendesi ka nje ambasador i nje shteti ne nje shtet tjeter te jete katolik apo çfaredo lloj feje tjeter, ose dhe pa fe? Ai nuk shkon ne Vatikan per tu shunguar si prift e per te bere mesha, por per politiken e jashteme te Shqiperise ne shtetin e Vatikanit. Duket qe shume shqiptare sot nuk e kane me koken mbi shpatulla , por ne nje vend tjeter. Keqardhje, por qe cenon shoqerine dhe jo mua. Visar Zhtiti, pavaresisht bindjeve politike dhe keto edhe nga ajo qe ka hequr, eshte mbi te gjitha nje shembull njeriu per njerezit. Dhe ky eshte mendimi i shume njerzeve qe kam lexuar e degjuar deri me sot. Perjashto Nishanin, ca komentues dhe ndonje bishe tjeter. Nuk eshte kjo Shqiperia dhe shqiptaret.

    1. Shaqo says:

      Ju nuk mund ta besoni se sa shume me lumturuat me vrejtjen qe me beni. Eshte nga te paktet raste ne kete forum qe me tjetrin mund te kesh mendime te ndryshme dhe ja shpreh pa e fyer. Ju kete beni dhe une sinqerisht te falenderoj. Mendoj se vlersimi i ndryshem i ketij problem vjem per faktin e thjesht se ju vini arsyen dhe zemren ne funksion, duke perdorur me shume kete te fundit, une beje te kunderten. Asgje nuk ka qe te jete ambassador Zhiti ne Vatikan, por diplomacia, si cdo shkence ka ligjet e veta. Vertete mund te jete nje akt formal percatimi fetar i kandidatures, por je i detyruar te respektosh specifiken e vendit qe behet fjale. Ata kurre nuk mund te kundershtojne kondidaturen qe ne dergojme, por kjo nuk eshte e mjafte. Tingellon si karshillek qe i behet ketij aleati te pacmuar.

  18. laveri says:

    epo kur mendojm se ne i dim punt e tgjithve ,dhe askush si din tonat .

  19. Nikoleta says:

    Per vlerat qe ka dhe per faktin se gezon besimin dhe konsensusin dhe respektin e te gjitha kraheve politike, mbas dy vjetesh VISAR ZHITI DO JETE PRESIDENT I REPUBLIKES.

    Mos harroni cfar tha ai rrugaci thuthuq i ShQUP=it qe “me rastin Zhiti Rama po provokon te djathten”. E kuptoni cfar potenciale kriminale fshihen pas ktyre njerezve?

    Rasti Zhiti ka vlera me shume se sa komentohet. Vlera e saj qendron se kjo maxhorance u jep vendin qe u takon intelektualeve pavaresisht perkatesise partiake dhe po realizon premtimin e dhene nga Rama per nje kujdes dhe vemendje ndaj te perndjekurve politike te diktatures.

  20. z/kallami says:

    Populli edhe pse ju njeh bukur mire,ju voton!

    Rama po nuk denoi kriminelet dhe te korruptuarit e ish qeverise se ma parshme.Nuk ka gje ne vije.Llafe dhe filozofina kemi boll bile ma te bukura i ka vete populli.Nuk duam pushtet qe mbeshtetet tek fjalet e bukura.Dona pushtet qe te beje punen ne te drejten e ligjit.Nji arrestim i Berishes flet sa per 100 vjet retorike filozofira pompoze.Ka 2 jave qe nuk hiqet nga goja,shtypi dhe qeveria,ceshtja e z.Zhiti per ambasador.
    Nese nuk behet shteti shtet rraja e te keqes gjindet ne vete pushtetin sot.Ku si njeri Meta ne video me bllok ne dore e shpetojne levizjet e buzve.Si dhe vet i “nderuemi” Rama me 20% e shumes te cdo leje biznesi.Stil ky i fundit ne stilin e Argita Malltezit(Berisha) qe u denoncue nga vete biznesmeni i huja Zafar Ansar.Ku i kerkoj 3% qe rrekordote me shumen 3 miljon Euro.
    Populli ju voton se don te baje e te shohin demokraci.

  21. Socio...Socialistet... says:

    Jane duke e perdhunuar ne grup Visar Zhitin…
    Edhe Sali Berisha, duke e bere minister ne muajt e fundit te tij
    Edhe Edi Rama, duke e publikuar si kandidature perpara se te komunikonte me Presidentin dhe me Seline e Shenjte…
    Me keq se Enver Hoxha, po sillen ndaj tij: Enveri e denoi me 10 vite burg, Visari u detyrua te sillej mire ne burg dhe ia ulen nje tri kater vite burg, dhe …
    Kurse keta borbot e pluralizmit, po ia marrin erzin, po e perdorin si top futbolli, dhe ai i gjori, shkon e fuitet sa ne nje rrjete ne tjetren, pa thene dot as Fjalen e Fundit.
    Ne te vertete degjohet diku zeri i tij: Jam ne Zi, Jam Ne Zi…
    Por politika vazhdon te gajaset…
    Presdienti eshte i perkoheshem, thone Dy kryeministrat, qe ne te kuptojme se ata te dy, Edi dhe Sala, jane te Perjteshem…

  22. Alphade says:

    ”PERSE VAJTOJNE KETO MALE” ? QEVERIA AKTUALE CDO DITE E ME TEPER PO BIE NE GRACKEN
    E NJE BANDE MAFIOZE, QE E KRYESON KRIMINELI ME I MADH I SHQIPERISE ME MBIEMRIN BERI-
    SHOVIC , TRADHETARI ME I MADH I KOMBIT SHQIPTAR: ”KILLER”, HAJN, GANGSTER, KRIMINEL ..!
    NJE MAL ME KRIME RENDOJNE MBI KETE MONSTER…!!!
    FTOJ SHTYPIN PATRIOTIK SHQIPTAR QE TE MOS IA PERMENDE ME EMRIN SALI BERISHOVICI,POR
    TA QUAJE ME ”NICKNAME” —–: ”M O N S T R A S H Q I P T A R E ”…..
    NDERSA QEVERIA AKTUALE NE VEND QE TA KAPE DEMIN PREJ BRIRI E KA KAPUR PREJ BISHTI DHE
    ”DEMI ‘! HEDH VICKA E SHKELMA…!! PO VAZHDUAT RRUGEN E ”MESHIRES KRISTIANE” MAZHORANCA
    S’KA ASGJE NE TORBE ! MENTALITETI EUFORIK S’E ”S’KANE C’NA BEJNE ” OPOZITARET JU KA CUAR NE
    KETE DEREXHE SA QE BRENDA NATES NE TIRANE SHPERTHEJNE DISA TRITOLE, VIDHET BANKA NE MES
    TE DITES, KUDO ANARSHI E HALLAKATJE TE QEVERISE ,ETJ.ETJ. QE KA SI QELLIM LODHJEN DHE DEMO-
    RALIZIMIN E SHTETIT LIGJOR DHE DESTABILIZIMIN E SITUATES POLITIKE NE VEND …! DHE MAZHORANCA
    RRI E BEN SEHIR ,DUKE E DITUR FARE MIRE SE AUTORI INTELEKTUAL I GJITHE KESAJNZALLAMAHIE E
    ANARKIE -RREMUJE KA VETEM NJE EMER ”MONSTRA SHQIPTARE” – POPULL JI VIGJILENT KA THENE
    NJE PATRIOT CEK , NE VITET E LUFTES SE DYTE BOTERORE ! KETE THIRRJE I BEJ POPULLIT SHQIPTAR!!!
    KJO THIRRJE VLEN PER TE GJITHA VENDET E PER TE GJITHA KOHRAT SEPSE KA DIKTATORE EDHE SOT
    NE BITE DHE NE SHQIPERI QE VRET NJEREZIT E PAFAJSHEM NE MES TE DITES DHE NE NATEN E ERRET
    TE KAPUCEVE TE ZINJ , KA ANTISHQIPTARE EDHE SOT NE SHQIPERI QE PA AS ME TE VOGLIN RESPEKT
    PER POPULLIN E VENDIN FALIN TERRITORE DETARE PA TE KEQ FARE ….!!! PRANDAJ POPULLI YNE DUHET
    TE JETE VIGJILENT .. ! NJE STRATEG USHTARAK ,EMRIN E TE CILIT NUK PO JA PERMEND, THOTE : ”ME
    MIRE NJE FUND INTMERRSHEM , SE SA NJE TMERR PAFUND” ! KJO KA NJE DOMETHENJE TE JASHTZA-
    KONESHME NE AKTUALITETIN SHQIPTAR KU FORCAT E ERRTA PO PERDORIN MJETE DHE FORMA NGA
    ME TE NDRYSHME PER PERMBYSJEN ME DHUNE TE QEVERISE AKTUALE LEGJITIME ! AL COPONET EDHE
    SOT EGZISTOJNE NE TE GJITHA VENDET ,POR SIDOMOS NE SHQIPERI….! TE TJERAT I DINI JU VETE…..!!!

  23. Sali Protopapa says:

    Nuk eshte ne mode te permendesh Marksin, qe me te drejte shkruante – “Injoranca pjell perbindesha”.
    Kjo pjelle e mentalitetit mesjetar, me besnikerine (ndofta edhe friken) ndaj Inkuzitorit Sali, behet qesharak duke na turperuar dhe indinjuar Ne, Shqiptaret dhe inteletualet.
    Figura e Visarit, te cilin nuk e njoh personalisht, eshte aset per Shqiptaret, ashtu sic jane aset edhe mustaqet qe “qethi” zoteria juaj.

  24. lesh says:

    BUJAR NISHANI ASNJE DITE NUK KA PASUR PERSONALITETIN E VET. NUK KA QENE AS BUJAR AS NISHAN SI KA MBETUR.
    TURP QE JE PLEHRE SI BUJARI TE KETE NE DORE NJE DEMO SI VISARI

  25. padrino says:

    Ngele, duke u qarë sikur në opozitë.

  26. Dispanceria says:

    Bravo z. Kryeminster! Po z. VISAR ZHITI, ku eshte? Perse nuk distancohet nga gjithe keto maskaralleqe te preshidentit dhe te saliut? A thua diku saliu i ka dhene ndonje luge corbe Visarit, dhe nuk ndihet? VISAR! saliu po te denon me keq e po te poshteron akoma me keq se sistemi i Enverit, mbasi tani jemi ne mutodemokraci berishiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje