Fshehën miliona euro, paditen penalisht 3 drejtues vendorë

14 Shkurt 2015, 14:02Politika TEMA

ILDKPI kallëzon penalisht dy kryetarë bashkish dhe një komune për fshehje të pasurisë.

Kështu ILDKP ka kallëzuar penalisht Adriatik Zotkaj, Dritan Cici dhe Genc Drita, të cilët sipas ILDKPI kanë fshehur pasuritë e tyre në vlefta monetare dhe prona të paluajtshme.

Kallëzim penal ndaj subjektit Adriatik Zotkaj

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr.9049, datë 10.04.2003,“Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit  Adriatik Maliq Zotkaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Poliçan. Në përfundim të verifikimeve të kryera, mbi deklaratat e interesave private dhe të dhënave të siguruara gjatë proçesit të kontrollit të plotë, u konstatuan problemet si më poshtë vijon:

–  Ka fshehur pasurinë Nr.12/107, në ZK 3019, Vol 12 fq122.

– Ka fshehur pasurinë nr.24/2 në ZK 3666 ,Vol1,fq221, në emër  të firmës “Perla e Tomorrit”, Administrator Adriatik Zotkaj, me sipërfaqe trualli 5000m2, mbi të cilën ndërtuar objekti me sip 2200 m2, sipas Lejes Ndërtimit nga KRRT Qarku Berat, Vendimi Nr.5/18 dt.25.07.2008, financues është subjekti Perla e Tomorit, z.A.Zotkaj.

– Ka fshehur pasurinë nr.12/98, në ZK3019.

– Ka fshehur pasurinë me Nr.197/2, në ZK 3666, vol 1, fq 228 me siperfaqe 1100 m2 rregjistruar sipas Kontrates së shit-blerjes nr.1063 rep, 632 kol dt.05.09.2012.

– Ka fshehur automjetin me targë AA550 IB, Autoveture AUDI (A6) vit prodhimi 2005, automjetin me targë AA540 FC, tip NISSAN(Patrol),vit prodhimi 2000, i rregjistruar në emrin e të birit Maliq Zotkaj, eskavator me Zinxhirë tipi 441BMD marka Laltesi shasi nr.239/44, në shumën 50.000 euro i blerë sipas Kontratës Nr.103 rep, nr.45 kol dt. 13.01.2011.

–  Mungesë burimesh të ligjshme financiare për shlyerjen e menjëhershme të kredisë në dt.19.02.2009, Raiffeissen Bank.

– Mungesë burimesh financiare për shlyerjen e kredive të marra në shumat 50.000 Euro (viti 2008), 75.000 Euro (viti 2011) dhe 30.000 Euro (viti 2012), me të ardhurat e deklaruara prej tij dhe pergjigjeve të konfirmuara nga bankat.

– Ka fshehur të ardhurat e përfituara nga lidhja e kontratës me kompaninë Vodafone Albania, për dhënie me qera të një sip.toke  1100 m2 për vendosje të stacionit radio ‘Site 643A Tomorrica’ ku Adriatik Zotkaj dhe Mirela Zotkaj kanë nënshkruar  si pronarë të tokës.

–   Ka fshehur llogarinë në Union Bank ku i derdhen të ardhurat nga qeraja me kompaninë Vodafone Albania.

– Ka bërë deklarim të rremë lidhur me faktin që është larguar si administrator i shoqerisë ABG shpk, duke vijuar rol aktiv në këtë biznes, lidhje kontratash për blerje asetesh për shoqërinë si dhe marrje kredish në Bankën Union, garantues/ dorëzanës, në Bankën Societe Generale, Alpha Bank,  etj.

– Nuk ka deklaruar shitjen e 65 % të aksioneve të shoqërise ABG, shitje e realizuar në vitet 2008 – 2009.

– Ka vijuar të zotërojë 35% të aksioneve në shoqerinë ABG shpk Poliçan, në kundërshtim me nenin 29, pika d, e Ligjit Nr.9367 i dt.07.04.2005 (i ndryshuar), sipas të cilit Kryetari i Bashkisë, nuk mund të zotërojë në mënyrë aktive, aksione ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare që ushtron veprimtarinë brenda territorit të juridiksionit të tyre.

–  Fshehje, deklarim i rremë dhe mungesë burimesh të ligjshme financiare për shumën 1.000.000 euro në Societe Generale Albania.

Përvec sa më sipër, me veprimet e kryera, duke shfrytëzuar pozitën si Kryetar Bashkie ka përfituar, të ardhura dhe favore të ndyshme, drejtpërdrejtë apo tërthorazi, personale apo në favor të shoqerisë ABG, ku është aksioner i shumicës. Garancitë si person publik për kreditë e marra pranë bankave lokale, ushtrimi i aktivitetit në territorin që mbulon Bashkia që ai drejton, janë elementë përfitimi të padrejtë dhe elementë të shpërdorimit të detyrës prej tij.

Për arsyet e sipërpërmendura, bazuar në nenin 281 të K.Pr.Penale, ILDKPKI ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kërkuar fillimin e proçedimit penal ndaj subjektit Adriatik Zotkaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Polican,për veprat penale të fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë,shpërdorimit të detyrës, pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar nga nenet 257/a/2, neni 248 neni 287, të Kodit Penal.

Kallëzim penal ndaj subjektit Dritan Bici

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr.9049, datë 10.04.2003,“Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Dritan Abedin Bici, me funksion Kryetar i Bashkisë Gramsh. Në përfundim të verifikimeve të kryera, mbi deklaratat e interesave private dhe të dhënave të siguruara gjatë proçesit të kontrollit të plotë, u konstatuan problemet si më poshtë vijon :

–     Fshehje e pasurisë, apartament banimi, Gramsh.

–     Fshehje e pasurisë, apartament banimi, në Tiranë.

–   Fshehje e pasurisë, “Dyqan i artikujve të ndryshëm’’, në deklarimin ’Para fillimit në detyrë 2011’’.

–    Mosjustifikim me burime të ligjshme financiare dhe dokumentacion ligjor i pasurisë së deklaruar në deklaratën ‘’Para fillimit në detyrë 2011’’ në shumën 12.483.000 lekë.

–   Fshehje e transaksioneve bankare të konfirmuara nga Raiffeisen Bank, në shumën 3.130.276 lekë në deklarimin ‘’Periodik Vjetor 2011 dhe 2013’’.

–   Fshehje e llogarisë bankare në Raiffeisen Prestige në deklarimin ‘’Periodik Vjetor 2013’’ në shumën totale 1.347.276 lekë dhe mosmbulimi i saj me të ardhurat e realizuara dhe deklaruara në këtë periudhë.

–  Deklarim i rremë i burimit të shumës 950.000 lekë për transaksionet ‘’depozitime cash’’ në Raiffeisen Bank në deklarimin ‘’Periodik Vjetor 2011’’.

–   Fshehje e llogarisë bankare në Raiffeisen Bank, në emër të bashkëshortes së subjektit, me gjendje 243.687 lekë në 31.12.2011 dhe 495.840 lekë në 31.12.2012.

–  Përveç problematikës të konstatuar me sipër, z.Dritan Bici ka tentuar dhënien e një sasie parash cash, në ambientet e ILDKPKI, Inspektorëve të ngarkuar me kontrollin e deklaratave të tij, me qëllim mbylljen e problemeve të konstatuara nga hetimi administrativ.

Për arsyet e sipërpërmendura, bazuar në nenin 281 të K.Pr.Penale, ILDKPKI ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kërkuar fillimin e proçedimit penal ndaj subjektit Dritan Bici, me funksion Kryetar i Bashkisë Gramsh, për veprat penale të, fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë,korrupsionit,  pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar nga nenet 257/a/2, neni 244, neni 287,  të Kodit Penal.

Kallëzim penal ndaj subjektit Genc Drita

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr.9049, datë 10.04.2003,“Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Genc Drita, me funksion Kryetar i Komunës Bërzhitë,Qarku Tiranë, për vitet 2011, 2012 dhe 2013. Në përfundim të verifikimeve të kryera, mbi deklaratat e interesave private dhe të dhënave të siguruara gjatë proçesit të kontrollit të plotë, u konstatuan problemet si më poshtë vijon :

–  Fshehje e kontratës së sipërmarrjes Nr.90 Rep/20 Kol, datë 23.01.2013, për shtëpi banimi, vilë model “Petit Bordeaux” në shumën 396.585 euro.

– Fshehje të shlyerjes së kredisë në Alfa Bank në shumën 1.300.000 lekë ne vitin 2011, për vitin 2012 në shumën 35.106 lekë dhe për vitin 2013 në shumën 662.826 lekë.

– Fshehje të shlyerjes së kredisë në Tirana Bank në shumën 8.500 euro për vitin 2013.

– Deklarim i rremë dhe mungesë burimesh financiare për shumën 16.320.000 lekë.

– Deklarim i rremë për të ardhurat në shumën  685.705 lekë.

– Subjekti ka ushtruar detyrën në kushtet e konfliktit të interesit, lidhur me vendimmarrjen Nr.21, datë 26.03.2011 për miratimin e sheshit dhe lejes së ndërtimit  të godinës së banimit me sipërfaqe të sheshit  të ndërtimit 3.517 m2.

Për arsyet e sipërpërmendura, bazuar në nenin 281 të K.Pr.Penale, ILDKPKI ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kërkuar fillimin e proçedimit penal ndaj subjektit Genc Drita, me funksion Kryetar i Komunës Bërzhitë,Qarku Tiranë, për veprat penale të fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale,  parashikuar nga nenet  257/a/2, neni 248 dhe neni  287,  të Kodit Penal.

Theksojmë se për subjektin Genc Drita ILDKPKI ka paraqitur një tjetër kallëzim penal në organin e Prokurorisë më datë 05.09.2015 për :

– Deklarim i rremë i pasurisë në shumën 1.500.000 USD.

– Deklarim i rremë I pasurisë për shumën 150.000 Euro.

– Fshehje e kontratës së sipërmarrjes, e lidhur me “Merkaj” sh.p.k, për 2(dy) apartamente banimi me sip. ndërtimore 107.88 m2 dhe sip. ndërtimore 88.49 m2, me vlerë 125.280 Euro.

– Fshehje e sipërfaqes së truallit 1000 m2, në rrugën automobilistikeTiranë-Elbasan.

– Burim financiar i dyshimtë dhe pa dokumentacion justifikues ligjor për të gjitha pasuritë e deklaruara prej tij, etj…, për deklaratat e pasurisë deri më 31.12 2010.

Kallëzimi i datës 13.02.2015 i përket deklaratave të pasurisë të subjektit Genc Drita për vitet 2011,  2012 dhe 2013.

11 komente në “Fshehën miliona euro, paditen penalisht 3 drejtues vendorë”

  1. Trim Trimi says:

    Po Argites, Xenit, Sales, Bodes, Bashes & CO kur do ia nxirni te palarat se iken dy vjet….

    1. Pilo Lala says:

      Ketu qendron problemi, se Prokuroria po denon Kryetare te Bashkive te PS, qe te percaje PS dhe LSI.
      Nishani Gjykata dhe Prokurori jane bastionet e fundit te Berishes.

      1. Kocka says:

        Edhe per keta sala e ka fajin o i vrare??

  2. fshatari says:

    Ne Itali te kalbin brenda per 10.000 Euro dhe te nxjerin ne lajme dit e nate,ndersa ne Shqiperi keta kryetar komunash qe kane vjedhur miliona Euro quhen peshq te vegjel

    1. qytetari says:

      Nje arsye tjeter pse mund te quhen peshq te vegjel eshte se jane te zgjedhur ne ate pozicion nga peshqit e medhenj me KUSHT qe te ushqejne rregullisht ata se po i mungoi nje vaft e dine vete si egersohen ata.

  3. Ilyrians Comedy says:

    Arabi …! KOMANDOJNE DY – TRE FAMILJE!!
    POSHTERSI KUNDREJT NJE POPULLI ,QE ESHTE GJITHMONE I PA PERGATITUR.!!
    SA KEQ.

  4. Loni says:

    Po Ridvan Bodes me hajdutin e tij Dorian Telitin kur do i arrestoni. Shikoni vilat qe ka Ridvani ne Rolling Hills, ne Viene, etj. Apo eshte bere mik me Edi Ramen tani, se me Ahmetajn shkojne per darke cdo jave.
    ne kete vend hajduteria po mbreteron dhe shkaterron shpresat e shqiptareve.
    Mos arrestoni njerezit per 5 mije leke drita, por arrestoni keta njerez qe mbajne peng kete vend.

  5. Fatmir says:

    Ju garantoj se keta peshqit e vegjel se bashku do te kene te pakten 1 miliard euro me te cilat shteti shqiptar do te rimekembej menjehere.Mos i nenvleftesoni aspak se ka te ngjare keta te vegjlit duke qene te shumte mund t’i kene shkaktuar ketij vendi nje dem edhe me te madh se te gjithe peshqit e medhenj se bashku.Te shohim se si do te zbatohet ligji antikorrupsion per keto felliqesira nga “Drejtesia e Pavarur” qe nuk paska nevoje per reformim.Te shohim nese do tu konfiskohen pasurite e pajustifikuara sic parashikon ligji i mesiperm per te cilin u thuren shume himne por deri tani nuk ka gjetur zbatim.Dua te kujtoj ketu dhe pretencen e Prokurorise per rastet Gjika dhe Mziu per te cilet cuditerisht u harrua te kerkohej konfiskimi i pasurive te pajustifikuara.Perderisa Prokuroria dhe Gjykatat te jene te mbushura me te korruptuar druaj se kjo ceshtja e konfiskimeve nuk do te filloje kurre nga frika se do te vije dikur dhe radha e tyre.

  6. leci says:

    Nuk ka kohe qeveria te merret me keta se eshte e zene me fukarenjte qe skane paguar dritat

  7. Po ilir floririn e harruat?po ato 3 mije eurot e edot cun tirone u kontrrolluan?apo sja mma bytha ktij lapanjozit ke ildkp ja….

  8. Guri Maliq says:

    Nuk e di se c’eshte bere poshte e lart , por ne Bashkine Maliq Gezim Topciu,ka bere namin,me 700.000lek rroge mujore ,i mjaftojne parate te jetoje si mbret,te ndertoje vile lluksoze 300.000euro,ne Maliq .te blere 3 dynym toke ne Autostraden Tirane Durres ,te blere shtepi luksoze per djalin e vajzen ne tirane ,te ndertoje shtepi te re, vile ne Sarande .Me nje rroge zyrtari nuk mund te vihet kjo pasuri ….. vec vjedhje …vjedhje pa fund.17 Vjet Kryetar Bashkie ne Maliq ,dhe i ben karshillek Rames dhe PS,qe te rikanidoje, duke u shprehur “nuk le popullin e Maliqit rrugve”. Ju dogj bytha per popullin ketij surrti. I bej thirrje Rames te kontrolloje pasurine e ketij vampiri te korruptuar dhe fullani do te duket ordiner…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje