Faturat e energjisë/PD: OSHEE po gjobit qytetarët pë plotësimin e planit

15 Shkurt 2015, 12:31Politika TEMA

Partia Demokratike i ka bërë thirrje OSHEE që të respektojë ligjin dhe të mos faturojë qytetarët në mënyrë ofrofe apo duke i detyruar të paguajnë edhe për energji të pakonsumuar.

Koordinatorja demokrate Reila Bozdo ka denoncuar  7 fatura identike për banorët e një pallati në Lac, të ngarkuar me 30 mijë lekë në muaj secili.

Sipas saj, kjo nuk është matje energjie mbi bazën e konsumit, por është urdhër për të gjobitur qytetarët, për të plotësuar planin. 

“Çdo ditë zbulohen raste të reja të arbitraritetit të qeverisë ndaj qytetarëve në faturimin e energjisë.

Sa më shumë bën propagandë Edi Rama në salla me regji, aq më shumë bie poshtë ajo në realitet, atje ku OSHEE sillet si bandë keqbërëse ndaj konsumatorëve e familjarëve.

A mund të ndodhë që 7 familje të një lagjeje, madje të një pallati, të kenë shpenzuar për muajin dhjetor-janar, të njëjtën sasi energjie, prej 300 mijë lekë secili.

Po, kjo mund të ndodhë me OSHEE-në e Edi Ramës.

Ja ku kemi këtu 7 fatura identike, edhe me shifrat pas presjes për 7 familje në qytetin e Lacit.

Eshtë e qartë se kjo nuk është matje energjie mbi bazën e konsumit.

Eshtë urdhër për të gjobitur qytetarët, për të plotësuar planin.

Eshtë sjellja tipike e keqbërësve të OSHEE, të cilët po ndjekin direktivën për të rrjepur qytetarët deri në qindarkën e fundit, për të mbuluar keqmenaxhimin, dështimin, dhe vjedhjet e mëdha që po bëjnë qeveritarët me energjinë.

Janë me qindra e me mijëra fatura si këto në gjithë vendin. Ky është ndëshkim, asgjë tjetër.

Del e flet për falje e raporte me qytetarin, por ja cila është e vërteta.

Partia Demokratike i kërkon qytetarëve të ankimojnë e të kundërshtojnë me cdo mjet të ligjshëm deri në fund të tilla abuzime.

E paralajmërojmë OSHEE-në, e cila merret cdo ditë me propagandë dhe është kthyer në një zyrë sulmi ndaj opozitës, të zbatojë ligjin.

Cdo abuzim e keqtrajtim i qytetarëve sot, janë një provë mbi të cilën ata do të japin nesër llogari, secili, nga i pari tek i fundit”, tha Bozdo. /gj.k/

2 komente në “Faturat e energjisë/PD: OSHEE po gjobit qytetarët pë plotësimin e planit”

  1. titi says:

    Te prononcohet OSSHE dhe te pranoje abuzimin nese ka vepruar me tarifim afrofe. Te sqarohet nese keto familje kane matesa funksionale te energjise, nese po, te shkarkohen lexuesit e matesve! Te flase shteti!

  2. HAJDUTI says:

    Kur shikon Ezelin..e flet nga maja plehut…ca eshte???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje