Ngjela: Nishani kërkon të bëjë rrëmujë me emërime që nuk i ka të tijat

15 Shkurt 2015, 18:57Politika TEMA

Spartak Ngjela ka reaguar përmes një komenti në Facebook mbi debatet që kanë përfshirë politikën shqiptare në tërësi, sjelljen e opozitës, sistemin e drejtësisë, ndërsa thekson se shoqëria po zhytet në varfëri të paimagjinueshme.

“E gjithë kjo gjendje flet për një përçartje të madhe, së cilës nuk mund t’i dihet fare e ardhmja; sepse, në të njejtën kohë, shoqëria po zhytet në një varfëri të paimagjinuar.

Leku mezi po mbahet, sepse nuk ka prurje valute nga jashtë, dhe prodhimi nuk mund të krijojë eksportin e mallrave që i duhet stabilitetit të monedhes; prandaj, shumë shpejt, leku mund të kërcejë me hop”, shkruan Ngjela në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, Presidenti kërkon të bëjë vendin rrëmujë institucionale me emërimet që nuk i ka të tijat, por të atyre që e urdhërojnë.

“Pse kemi ardhur deri në këtë gjendje?

Ku Presidenti i Republikës kërkon të bëjë vendin rremuje institucionale me emërimet që nuk i ka të tijat, por të atyre që e urdhërojnë. Kryetari i Kuvendit, një person të cilin i gjithë Perëndimi e quan aktualisht abuzues dhe të korruptuar, drejton Parlamentin shqiptar, të cilin ia ka dorëzuar Sali Berishës, domethënë korrupsionit.

Një Kryeministër, i cili nuk ka fare zyrë, dhe gjendet vijimisht “në terren”, sikur flet me popullin; sepse nuk qëndron dot në zyrë, ngaqë nuk ka kapacitet të lexojë shkresat.

Një opozitë që nuk di fare se cfarë kërkon, sepse drejtohet nga Sali Berisha, i cili ngulmon të shpetojë veten nga abuzimet që ka kryer si kryeministër i vendit, dhe kërcënon çdo ditë me destabilizim dhe tritol më se shumti fiktiv, sa për të krijuar tension.

Ministri i Drejtësisë, një injorant, ekurkthyes i kohës së komunizmit, paraqet një pseudo reformë në drejtësi, duke dashur që : “Këshillin e Lartë të Drejtësisë ta mbajë ky ministër dhe Ilir Meta”. Sigurisht se kanë frikë nga ndëshkimi. Si mund të mendohet që vetë korrupsioni dhe krimi të mund të bëjë reformën në drejtësi? As fëmijët nuk e besojnë këtë; e jo më institucionet perëndimore; të cilat e kanë bllokuar tërësisht ndihmën financiare për Shqipërinë, sepse me të drejtë nuk dinë se në xhepat e kujt do të shkojnë paratë e tyre. Por shqiptarët vuajnë vjedhjen e pushtetarëve të tyre dyfish: edhe si zbrazje të të ardhurave të shtetit, edhe si mungëse ndihme nga Perëndimi.

E gjithë kjo gjendje flet për një përçartje të madhe, së cilës nuk mund t’i dihet fare e ardhmja; sepse, në të njejtën kohë, shoqëria po zhytet në një varfëri të paimagjinuar. Leku mezi po mbahet, sepse nuk ka prurje valute nga jashtë, dhe prodhimi nuk mund të krijojë eksportin e mallrave që i duhet stabilitetit të monedhes; prandaj, shumë shpejt, leku mund të kërcejë me hop.

Si do të jetë e edhmja e afërt e shqiptarëve, përballë gjithë kësaj inkompetence dhe gjithë këtij abuzimi të madh?
Shume e rëndë pritet të jetë; prandaj njërëzit duhet të lëvizin.

Ex nihilo nihil fit (nga hiçi asgjë s’mund të marrësh); kanë thënë latinët. Por fati kurrë nuk duhet lënë në dorë të njerëzve të papërgjegjshëm që nuk dinë të dallojnë të ardhmen e vendit të tyrë, si substancë të qeverisjes, nga pasurimi abuziv personal, si substancë e një qeverisjeje të degraduar që humbet brenda vjedhjes së saj”, shkruan Ngjela. /gj.k/

25 komente në “Ngjela: Nishani kërkon të bëjë rrëmujë me emërime që nuk i ka të tijat”

  1. TR says:

    Vjen rrotull e rrotull dhe prap te ministria e drejtesise del o Spartak…te paska ngel fiksim ?

    1. Tarasi says:

      Konkluzioni i Ngjeles : Shpetimi i Shqiperise = Une dhe vetem une !

  2. stela says:

    E Avokat, si thua??? Do i’a zesh vendin karrocierit apo jo???

  3. z/kallami says:

    O Ngjela ,me gjas ke nji parti po qe une nuk ia di emrin.Ti more burre me gjithe kete bagazh diturie si nuk gjindesh ne kuvend e ti besh dush me uje te ftohte gjithe korrupsionisteve.U….. per pak harrova Ti je edhe i drejtesise pse nuk i denoncon ne hetuesi,po merresh me llafe gazete.Pavarsisht se ato te drejtesise bejne shurdhin e qorrin.Ti z.Ngjela ke semundje se ngopesh dhe ne intervale kohe shfren si kompresor.Po ama askush nuk te ven ne kandar.Po te jesh i zgjuar!Hesht ma mire e rri urte si gjithe te tjeret.Pse aty ku hajne e nuk te japin mos rri.Aty ku flet e nuk te ndigjone ik.Nuk je per keto pune.

  4. Zani T. says:

    Pa shiko lulet e tjera!…Naimi.
    Avokati ka te drejte. Pervoja me e fundit e Rumanise ne luften e saj frontale (edhe cmimet letrare gjate tranzicionit, ua lumsha, e kane paralajmeruar qofte moratoriumin, qofte rishikimin e cmimeve shkrimtare te ndershem e jashteklanore, po s’u ka vene vesh kush, si perhere)kunder korrupsionit, u transmetua njecka here dhe vetem te Topi e asgjekundi tjeter.
    Po te perifrazojme K. Marksin, aty ku eshte korrupsioni me i larte, aty eshte mjerimi me i madh dhe zezimi i popullit.
    Sot, andej nga Liqeni Artificial i Tiranes, po i thosha nje miku, m’u duk si DITA E PARE E LIRISE pas tritoliades te kryekriminelit Sali Rame Berisha. Njerezit duan te gezojne jeten, lirine, por mjerisht te caperlyer politikisht, nuk behen dot bashke per ta rrethuar Presidencen, Kullen e Barit dhe jo t’i luten urdherdhenesit (shih edhe Zef Brozin sot)por ta detyrojne qe i pari te jape doreheqjen dhe i dyti, te dale ne pension dhe ta lene te qete popullin, i cili po akumulon perdite, ndersa I GJATI, sic quhet ne zhargonin opozitar, zoteri Avokat Ngjela eshte ne krye te detyres dhe, ne kete kuader, do ta sugjeroja te beje nje analize te sinqerte “Mbi menaxhimin e permbytjeve te janar-shkurtit 2015 nga Qeveria Rama”. Me se paku ti do te turperoheshe nga insinuatat tuaja, qe jane bere konstante tani dhe me nje inspirim lehtesisht te dallueshem! T’u prifte e mbara, Avokat!

  5. BERISHA LARGOHU, KURSE ISIS DHE PD NUK KANE NDRYSHIM. says:

    Perseri Ngjela prodhoj injorance duke folur per varferine dhe kryeministrin e popullit te tije qe i dhanen voten per te qeverisur dhe per te qendruar perkrah popullit siq po ben Rama, kurse Ngjela eshte kunder qendrimit perkrah popullit. Po te mos kishte qendruar perkrah popullit ne kete situate te veshtire pas permbytjes, Ngjela dhe e gjithe qelbesira opozitare, do te akuzoshin kryeministrin sepse nuk u gjend prane popullit ne keto kushte te veshtira. Pra kemi te bejme me nje Ngjele qe nuk e kontrollon trurin para se ta dergoje ne shtyp marreziren qe prodhon ky i fundit. Nje pyetje kam per Ngjelen injorant, pse shqiptaret nuk te votuan per kryeminister? Mendoj se shqiptaret nuk e shohin Ngjelen si te afte ne lidhje.

  6. Alberti says:

    Xhaxhi Enver, komandanti i tyteti ka thene: “Per ato qe thua po nuk te kuptoi populli je kot”

  7. arjan kola says:

    O njerez mos paragjykoni. Cdo sugjerim racional vlen per to mare ne considerate.
    Avokati eshte burre i zgjuar dhe si cdo njeri me te metat the te mirat e tij edhe ai eshte si ne.
    Per ato que thote eshte kryesisht isakte dhe une n.q.s do kisha mundesi do ti sugjeroja Edi Rames ti degjonte verejtjet e Avokatit.

  8. liri a vdekje says:

    shume e drejte ket rradh analiza ,duhet revolucion te fillohet nga zero po ska lider dhe kjo duket e pamundur

  9. sarandjoti says:

    Sipas Njgjeles Nishani eshte Ulok,Kr.Ministri i pa afte,Ministri i drejtesise ish karocier.Ku do te dal ky profet?.Z.Njgjela s ka ndermende njeri te merret me mua ,prandaj ,po ka mundesi a ma jep ty pergjigjen .C duhet te bej ky popull ku ta gjej udheheqjen e tij?. Po ke ndonje zgjidhje ulu dhe na e jep,ne mos mos na ha ..shume.

  10. Zamir says:

    Ne shqipri te gjithe jane kritikus sic eshte Spartaku po ne na duhet dikush qe te marri frenat ne dore,Rama nuk eshte perfekte po drejtimin nuk e ka te gabuar,nje njeri nuk mund te beje gjithcka sidomos ne nje vend te varfer pa asnje lloje sistemi dhe me nje shoqeri te dobet. Rama duhet te ndaloje burgimet the te vendosen gjoba ne leke qe te rrisi te ardhurat,leku mblidhet dhe populli edukohet, kush edukohet me vones paguan me shume.

  11. qytetari says:

    Ngjela ka te drejte ne te gjitha ceshtjet qe prek.

  12. titi says:

    Me keto qe thote avokat i thencin ,i bie qe te gjithe jane hajdute ,te papergjegjshem,injorant dhe nuk dine te qeverisin,dhe del tek ajo qe eshte thene me shume se para 100vjeteve qe shqipetaret nuk jane te zot te krijojne shtet dhe te vetqeverisen.
    o i ashtuquajturi avokat kto i ke then 100her(dhe te gjithe e dime dhe prape votojme keta horra) ,edhe nder keta injorant qe nuk dine te qeverisin ka qene edhe babai jot,madje edhe xhaxhai jot (qe ka pase njefare pozite) madje madje edhe ti vet qe ke 25 vjet ne politik dhe ne qeverira te ndryshme.
    Atehere ne duam zgjidhje ,te veme ty ne krye qe e ke treguar veten si te pa afte apo te marim udheheqes hua!!!!!!!!

  13. poeti says:

    BUKUR KE FOLUR, POR NUK KE GODITUR NE SHENJE O AVOKATI NGJELA.

    Sepse as SHBA dhe as BE nuk i plas fare se kush eshte BOSI qe drejton Shqypnine mjerane sic e kane treguar historikisht me Mubarakun e Egjyptit, me Sadamin e Irakut apo me Kadafin e Libise, apo edhe tani me Asadin e Sirise, pse jo edhe me Mbretin Satrap te Arabise, prandaj le te merremi vesh pa dorreza hipokrizie, se ketyre BOSAVE qe drejtojne Boten i duhet nje qeveri shqyptare qe te mos ktheje Kohen e Qepes komunisto-sovjetike te Enver Hoxhes ne vendin tone, e cila e ben tejet te paparshikueshem fatin e interesave e tyre si Superfuqi ne Ballkan dhe Mesdhe.

    Prandaj edhe Saliu e humbi besimin e Perendimit si nje antikomunist i sinqerte, me gjithe thaset me LEKA qe paguante per lobime me Podestat e tij dhe mbeti ne Dimrin e Vetmise se Madhe derisa shqyptaret e rezuan me vote ne 23 qershor, ashtu sic ka mbetur tani Kryetari Rryshfetci i Parlamentit, Like Floriri qe vesh pionieret ne Permet me shall te kuq komunist duke detyruar kalamajte e shkolles te nderojne me grushtin komunist dhe e con ministrin e tij debil dhe dallkauk Nasip Naco te beje homazhe me fotografine e MONSTRES Enver Hoxha tek lapidaret komuniste, por edhe ashtu sic ka mbetur me se fundmi edhe Edi Rama megjithe Partine e tij te Dinosuareve Prehistorike te Partise se Punes ne Dimrin e Vetmise se Madhe nga Bota Demokratike, sepse ne Berlin kerkoi falje per krimet e komunizmit para kancelares Merkel dhe sapo u kthye ne vendin tone hodhi LEKAT badiava per te festuar me buje 29 nentorin e ZI jugosllav qe mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet shqyptare duke dekoruar majtas-djathtas kriminele dhe bashkepuntore te Enver Hoxhes me “medalje trimerie” dhe duke emeruar si ambasadore pinjolle te nomenklatures komuniste. Kush Vend Demkoratik do t’i besonte nje qeverie te tille si “Mesalla me dy faqe” dhe nje kryeministri RUFJAN si kameleon i vertete?

  14. Ajaxs says:

    SHqiperine e kane marre hajdutet qysh ne fillimin e Demokracise. Ata kane pronat, pushtetin. Ata do drejtojne brez pas brezi. Mos prisni Revolucion nga nje popull qe gjate gjithe historise ka jetuar i gjunjezuar, i servilosur dhe pa dyshim ka spiunizuar jo vetem shoket por edhe njerzit e familjes.

  15. tironsi says:

    Ti je shume i zgjuar, je shume akademik, te tjeret e kane te gjithe gabim, ata nuk dine gje, jane te papregatitur. Ti ke shume kontribut per te dhene, por me nje kusht qe do ta jepje kontributin per popullin vetem po te ishe minister, apo kryeminister!

    Por ka nje gje te vogel qe nuk shkon;
    ti ke kandiduar disa here por populli nuk te ka votuar, ti s’ke marre pelqimin e popullit! a thua te jete populli kaq budalla?
    Gjej ndonje shprehje latinisht kur populli eshte budalla dhe individi eshte super i mencur!!!

    Nese nuk e gjen, ki parasysh se po behesh si gorre dhe vetem flet percart (shenja pleqerie keto..?)

    Nese do qe populli te mbaje mend, jep kontributin tend kudo qe mundesh dhe ne c’faredo situate te pakushtezuar qe gjendesh. E ben dot…?

  16. tepelena says:

    Mire e me mor taku mire por ky vend eshte kete dridh ka prodhuar kete buke do hame. Ky vend nuk nxjerr dot xbeferson nuk nxjerr dot linkoln nuk nxjerr dot regan por nxjerr ca bretkoca qe quhen Ilir, Sali, Luli, Edi dhe kompani…

  17. georges says:

    Keta te sotmit as sa Ahmet Zogu nuk jane. Mirash Ivanaj ishte kritikues i sistemit arsimor te Zogut, ky i fundit e thirri ne zyre dhe i dha emerimin si Minister Arsimi dhe i kerkoi te bente reformen. Pra jepiani Ngjeles drejtesine dhe i kerkoni reformen, ne e ben i lumte ne mos e befte harram, dhe qepe!

  18. bato says:

    Avokat!
    Si thua ti se duhej te vepronte Rama me permbytjen? Te rrinte ne zyre, ti dhe Berishajt( tere siji i pede(r)isteve do ulerinit: Krimineli, populli mbytet e ai nuk del nga zyra se ka frike mos merr rrufe! Tani qe ai cdo dite eshte mes tyre, ti dhe birshajt e shani. Mjere logjika jote se sa per ate te Berishes, te gjithe e dime se ai ka vite qe ka currufjasur( rrjedhur). Qofsh mire, po duket se edhe ti ke hyre ne rradhen e Berishes; ke currufjasur!

  19. Star says:

    Analiza e avokatit ne shume pika qendron. Sa te jete ne politike i koruptuari qe foli me ze e figure ,Likja i kuvendit,mos prisni reforme te vertete drejtesie. Dhe pa kete reforme qe eshte jetesore ,mos prisni qe Shqiperia te behet.

  20. dymi says:

    Mos u merrni me ngjelkat! Nuk ka faj. Ashtu eshte gatuar.Ka mesuar permendesh ca terma, fraza e citate dhe cdo dite ato perserit. Gjithe inatin e ka qe nuk e beri Rama minister. E merrni me mend se c’mund te beje ky soj ministri? Nje here e vune ne krye te komisionit parlamentar per ngjarjet e ’97-tes dhe e nxorri Sa-lehin te pafajshem.

  21. luis says:

    Spartak ti vetem te thuash gjera kobzeza di prandaj eshte mire te heshtesh kur nuk di te flasesh mire.Ti me Lubonjen jeni i njejti brum dhe me duket se i keni lene ato dy pare mend atje ne burg dhe gjithcka e shihni vetem pa rrugedalje.Thjesht njerez disfatiste.Nuk behet cdo kush udheheqes por ata njerez qe kane besim ne Zotin dhe ne aftesite e tyre.Ju doni te perhapni panik por Edi Rama do ia dale me sukses dhe populli perseri do e votoje me shumice.

  22. niku says:

    NJE KESHILL AVOKATIT:JE MENDJENDRITUR NDAJ SHKRUAJ DHE QE KETABKOKETRASHT SHQIPTAR NUK E MERITOJNE LIRIN DHE DEMOKRACINE SE JANE ZORE E TRASHE E INJORANCES. GJITHE SHQIPERIA ESHTE SKRAPAR DHE TROPOJE NGA MENTALITETI, DMTH KAROCIERE SI NASIPI I MINISTRIS DREJTESIS . AVOKAT KE FATKEQESINE E BURAVE TE TJERE TE ZGJUAR TE KETIJ VENDI QE KE LINDUR NE KETE VEND KU HISTORIKISHT NDYRESIRAT KANE QENE NE KRYE. JE ASET POR MER ROLIN E PRIJESIT. NDERIM PER TY AVOKAT

  23. Ismaili says:

    Avokati mohon gjithcka duke aluduar se vetëm ai është shpëtimi i kombit.
    Arrogancë me prepotencë të palimituar…

  24. i pafe says:

    Fjale me vend.
    Qeveria me e paafte ne historine e pluralizmit.Ne fushate thane c’nuk thane se e moren shume lehte.Mirepo faktet jane kokeforte.2/3 ministra jane kopetente per dikasteret qe drejtojne.Te tjeret jane ku therret kijameti.Aspak te pregatitur.Njeriut gjeji punen,ndersa punes gjeji njeriun.As njeren as tjetren nuk ka bere e veteshpallura rilindje.Kane thene te mocmit .””ky stan,kete bulmet ka.Do merre do lere.””

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje