Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i është përgjigjur deklarimeve të presidentit Bujar Nishani në lidhje me bllokimin e emërimit të Ambasadorëve dhe aludimeve të tij për fshehjen e ftesave nga Ministria e Jashtme.
Bushati shprehu keqardhjen për mënyrën sesi ka reaguar Nishani, ndërsa shtoi se në disa raste ai zgjedh rrugën institucionale dhe në të tjera raste, sikundër rasti i Visar Zhitit, ai zgjedh rrugën e të bërit publike të çështjes.
“Ambasadorët janë kompetencë e Qeverisë dhe Kushtetuta nuk i jep asnjë të drejtë Kreut të Shtetit që të ketë të drejtën e vetos. Ambasadorët propozohen nga Qeveria dhe kjo është një e drejtë që ia ka dhënë Kushtetuta, ia jep ligji dhe sovrani.
Mund të lexoni kompetencat e Presidentit dhe do të shihni që Kushtetuta nuk i jep të drejtën e vetos, pasi Presidenti nuk përfaqëson asnjë nga 3 pushtetet”, theksoi Bushati.
Në vijim ai shtoi se në rastin e kandidatit Zhiti, Ministria e Jashtme është konsultuar me Vatikanin dhe më pas ka bërë propozimin.
““Mund të ju them që edhe për shkak të profesionit, referuar Kushtetutës, Presidenti nuk bën pjesë në asnjë prej 3 pushteteve, edhe kur vjen puna tek ligji, vetoja përdoret në mënyrë shumë diskrete.
E kam thënë edhe herë tjetër, ftoj ta lexojnë të gjithë Kushtetutën në tërësi dhe kompetencat e Presidentit. Nëse do t’i nënshtrohemi një logjike të tillë, as trupat universitare nuk do të zgjidhnin Rektorin, pasi ai formalisht dekretohet nga Presidenti.
Sa i përket komunikimeve siç është rasti i Vatikanit, më lejoni t’i bëj eko qëndrimit të Presidentit. Duke njohur delikatesën e çështjes, kemi qenë në konsulta me Selinë e Shenjtë për propozimin e Visar Zhitit si ambasador dhe emri i tij ka dalë si rezultat i konsultimeve të vazhdueshme me Selinë e Shenjtë”.
Unë nuk e di se cila nga arsyet që ka nxjerrë Presidenti bllokon dekretimin e Visar Zhitit, i cili është ish-deputet dhe ish-ministër i Qeverisë Berisha, i dekretuar në postin ministror nga Presidenti aktual.
Në fillim Nishani nxorri pretendimin e procedurave, më pas tha se Zhiti nuk plotëson kriteret, pastaja tha se Zhiti mund të ishte Ambasador i shkëlqyer në Paris apo konsull në Milano. Pra unë nuk e di se cilës nga këto pretendime i qëndron Presidenti”, tha Bushati.
Ndërkohë në lidhje me fshehjen e ftesave, Bushati sërisht ka përgënjeshtruar Nishanin, duke theksuar se tashmë Presidenti është në Kroaci, në ceremoninë e inaugurimit të Presidentes së re kroate, dhe ky ka qenë edhe propozimi i Ministrisë së Jashtme. /gj.k/
o lafarak minister po gjithe vendet e ballkanit u prezantuan me presidentet ne inagurimin e presidentes se kroacise, kur ti na thua vendosem ne dhe cuam presidentin. per sa i perket vatikanit pse se ben publike letren qe ju ka ardh prej anej. mashtrusa ordinere, minimumi duhet te denoheni 5 vjet per shpifje
Lereni Nishanin ne punen e vete.Ai ka “halle te medha”,qe ja prishin mendjen.Mos tu duket kollaj te jesh president.Te luan tepeleku kokes nga “problemet e medha” qe ka si president.Do beje ndonje lajthitje,eshte e natyrshme,se te punosh e te mos besh gabime,eshte sikur te hash buke dhe te mos beshe therrime.Kaq ja ka dhen perendia.Gjynah.
President mysibeti…buzeqesh si Daun…Ne kemi nje president te semure me sindromen daun..
A eshte Shqiperia nje Republike Parlamentare apo Presidenciale? Nuk po merret vesh kjo pune pasi ky Nishani po na kujton kohen kur Shqiperia ishte ‘de-facto’ Republike Presidenciale nen rregjimin e SRB (1992-1997)! Gjate asaj periudhe te erret per fatet e Shqiperise, pasojat e se ciles shqiptaret po i vuajne edhe sot e kesaj dite, Presidenti (SRB)i vendit i ngjante me shume nje Sulltani mesjetar sesa nje burri shteti te nje vendi te pranushem para-demokratik! Kjo qe po ndodh sot me veprimet (ose mosveprimet) e Nishanit eshte nje tentative tinzare per rikthim ne ate periudhe te tmerrshme…
Nqse ai nuk ka fuqi per veto emrojeni Z. Zhiti dhe lere idiotin te luftoje me vehten!