Basha tërhiqet nga dhënia me koncension i parkingjeve publike në Tiranë

16 Shkurt 2015, 10:29Politika TEMA

Lulzim Basha është tërhequr nga vendimi për të dhënë me koncension për 35 vjet parkingjet publike në Tiranë.

Basha ka thënë se ka dëgjuar zërin e qytetarëve dhe do të kërkojë nga Këshilli Bashkiak që ta shtyjë me 5 vjet dhënien me koncension të parkingjeve publike.

Dëgjova zërin e qytetarëve.

Do kërkoj nga Këshilli Bashkiak që ta shtyjë me 5 vjet dhënien me koncension të parkingjeve publike”, ka thënë Basha.

Problemi i trafikut dhe parkimit në Tiranë është një problem i tmerrshëm.

Në planin tim zgjidhja e këtij problemi përbëhet nga disa programeve.

Programi i parë është në infrastrukturë, dhe i dyti ka të bëjë me një sërë investimesh që kanë të bëjnë me parkimet publike.

Në rastin e parë kemi bërë progres në Tiranë.

Kemi planifikuar së bashku me qeverinë, zgjatimin e unazës, e cila për fat të keq është zvarritur me ndryshimin e qeverisë.

Kemi projektin e “Bulevardit të ri” të Tiranës i cili është bllokuar po nga qeveria.

 Kjo qeveri, dhe ai person që bllokon në mënyrë kriminale këto, është ministri Cani me urdhër të Edi Ramës.

Pra, vetëm në këtë fushë lufta politike që i është shpallur Bashkisë së Tiranës, ka kushtuar 3500 vend parkime të parealizuara.

Përqasja për parkimet publike është kjo, tani taksohet 5% e parkimeve dhe me planin tonë taksohen 15%.

Por, në kushtet kur ka vrima nga ana e qeverisë dhe të krizës ekonomike ku e kanë zhytur vendin, për të dalë nga kjo krizë nuk duhet rënduar më shumë qytetari, dhe në këtë drejtim, kërkoj heqjen e taksës së transportit publik, uljen e çmimit të karburantit, uljen e çmimit të energjisë.

Në këto kushte, gjykimi im është se ky nuk është momenti për të rënduar qytetarët e Tiranës, qoftë edhe me këtë 3-fishim të hapësirave të parkingjeve publike që do të futeshin në projekt me propozimin tonë.

Në këto kushte unë do t’i kërkoj Këshillit Bashkiak shtyrjen e propozimit për koncesionin e parkingjeve private me 5 vjet” theksoi Basha

Tërheqja e Bashës vjen pas presionit të madh publik dhe medieve, të cilat, si rrallë herë këtë radhë u bënë të gjitha bashkë kundër Bashës./b.l

 

21 komente në “Basha tërhiqet nga dhënia me koncension i parkingjeve publike në Tiranë”

  1. bobi says:

    Shiko shiko shiko, qenka me i zgjuar sesa kujtonim!

    1. black_lion says:

      pershkrimi i sakte do te ishte: nuk eshte aq budalla sa duket!!!

      1. black_lion says:

        …dhe meqe e degjon zerin e qytetareve, le ta vertetoje duke ndaluar edhe ndertimin e kompleksit tek diga.
        Nderkohe ne te bejme detyren dhe te ngreme zerin:
        https://secure.avaaz.org/en/petition/Bashkia_e_Tiranes_STOP_ndertimit_te_kompleksit_tek_Diga_e_Liqenit/?nGEOvib

        1. BaX says:

          Lulit mund ti thuash edhe Shejtan-Budalla!

    2. Vlonjati 12 says:

      Me keto broçkulla, ky trapi, mendon se do ua hedhi qytetareve ? Nuk eshte “zeri i mases” qe e detyroi te terhiqej, po sulmet e Frangaj & Co, qe dua te zhvatin fitimet. Ka 4-5 dite qe ABC News ( e Frangajt ) qe sulmon per projertin paraqitur keshillit bashkiak, dhe Lulushi u terhoq se nuk ia mbajti b…

  2. ismeti says:

    ky b…..ka mesu te terhiqet

  3. Roje Parkingu says:

    Ore me sa di une kjo lloj maredhenie eshte me agjent tatimor dhe jo koncesion. (se ku hyn koncesioni ketu, ato jane tarifa dhe mund ti vjele Bashkia ose te mare nje agjent tatimor nga jashte)
    Dhe me duket ne ligj eshte percaktuar qe agjenti tatimor max mer 15 % te te ardhurave. Bejini vete llogarite se cbehet.

  4. MENTORES says:

    ky eshte idiot se po pranon hapur se eshte mese i ndergjegjshem qe thjesht po rendon te qytetari me kete nisme!!!! do e beje pas 5 vitesh….qe njerzit te kene mbledh ca leke!!

  5. Tani says:

    Hodhi gurin fsheh doren kopili… Gjoja degjoi zerin e qytetareve dhe qe te marre disa pike tani e shtyn per 5 vjet, se e di qe zgjedhjet e ardhshme i ka te humbura. Mendoka per mbas 5 vjetesh kur..

  6. Albi says:

    Gjithsesi eshte lajm i mire dhe tregon qe thelle-thelle keta te gjithe i tremben nje reagimi te eger popullor. Po ky eshte nje plan-projekt i turpshem si per Bashen si per Ramen.

  7. STALLA E KOMENTUESVE says:

    TJA HANI BILEN LULUSHIT:))

  8. bekim says:

    Bekim
    Basha hoqi dore nga humbja e thelle e sigurte ne zgjedhjet lokale.Projekti per parkingjet me pagese eshte nje veprim I drejte sepse I ka gjithe Europa,por pagesa duhet bere ne perpjestim me rrogen mesatare te vendor perkates.Ne shtetet kryesore te medha te europes rroga mesatare eshte 2700 euro ne muaj,parkingjet e mbyllura paguhen 1 euro ne ore,ose 1/2700-ta,ndersa tek ne rroga mesatare eshte 350 euro ne mujaj,ndersa me e vogla 170 euro ne muaj dhe pagesa do te jete 150 leke te reja ne dy ore,ose 1/700-ta ose 3,5 here me e larte se ne Europe.Vec sa siper parkingjet prane pallateve,ne Europe jane kryesisht te mbuluara e te siguruara me roje elektronike dhe paguhet vetem 1 euro per 24 ore,ose 30 euro ne muaj.Tek ne do te ishte 20 qindarka ne ore qe do te thote qe per 24 ore duhen paguar 480 leke te reja ne dite ose 14.400 leke te reja ne muaj,a po Mbi 100 euro ne muaj.Ne se makina rri Para shtepise vetem 10 ore te nates,I bie te paguaje 200 leke te reja ne dite,pa futur pagesen 150 leke te reja ne ore ne parkingjet prane punes. Pra projekti ishte ne hava.Sa I perket investimit fillestar te firmes,sipa shtypit,eshte 2 milion euro.Me llogaritje te peraferta ky investin shlyhet Brenda vitit per 24.000 parkingje,dhe firma fiton 68 milion euro per 34 vjet.Nga kjo zbritet 10%-shi i bashkise 7 milion euro,plus pagesa e administrates se kompanise rreth 5% te te ardhurave ose 3.5 milion euro,dhe fitimi Neto I kompanise del rreth 60 milion euro duke ndenjur kot.Ketu nuk kam hequr ryshvetin qe kompania do t’u jepte atyre qe do lidhnin kete kontrate. Deri tani e kemi hanger me koncensionet ne nafte,miniera,bujqesi,ne aeroportin e Tiranes etje… te cilat i Kane kushtuar ketij populli te pakten 10 miliarde dollar per 24 vjet.Shteti eshte i mbytur ne borxhe 74% e PBB,edhe populli po mbytet ne mjerim. Te gjithe pushtetaret e dy kraheve e vecanerisht ish kreyeministrat,ministrat e ekonomise e te financave,te transporteve e bujqesise,kryetaret e bashkive qe betonuan qytet dhe prokuroret e gjykatesit qe U hapen rruge,duhen te dalin Para gjygjit.Keta qe jane parti parlamentare nuk e bejne se Jane te zhytur vete deri ne fyt.Populli nuk duhet te votoje me per ta,por per ate parti te re qe do te dale me alternativa te drejta dhe qe do zgjidhe problemt tona.

  9. dan says:

    Rrumpalle.
    Vihen interest personale mbi ato publike.
    Dje,zevendesi I tij tha qe;-Per rezidentet(vendalite),do te paisen me leje per te parku pa pagesa.
    Ktu fillon pislleku,pasi rezidentet jane ato qe japin voten ne zgjedhjet e ardhshme.

  10. Bond says:

    Lulushi (bukurushi) ka menduar : ta hedh njehere ‘grepin’ se mbase e ‘hane’! Pastaj kur nuk i ka ecur eshte terhequr me ‘lezet’ pas reagimit te natyrshem te popullit te Tiranes (pasi tani jemi dhe para zgjedhjeve vendore)!

    Ajo qe te ben pershtypje me kete ‘shejtan te vogel’ dhe shpuren qe e mbeshtet eshte qe:

    a) Se pari, keta gjoja ‘politikane’ jane ne fakt thjesht mashtrues, hajdute dhe bandite profesioniste qe mendojne dhe punojne vetem per te rrjepur dhe JO per te ndihmuar e perkrahur popullin e Tiranes qe i ka zgjedhur dhe i mban financiarisht ne ‘kurriz’;

    b) Se dyti, popullin e Tiranes (qe eshte nder me te pergjegjshmit ne Shqiperi) e konsiderojne si ‘leshko’ dhe ‘truthare’, me te cilet mund te tallesh ‘b….’ sa here te duash.

    TURP!

  11. redi says:

    Sic thote nje fjale e urte: “Per te qene i urte ka gjithmone kohe, per te qene budalla e kohen e kufizuar”. Lum kush e kupton ne kohe kete gje.

  12. Liridon says:

    Ne nje Komb delesh,kurre nuk do ti mungoje ushqimi i Ujqerve.Largimi nga funksionet i nenkryetarit te Bashkise eshte i domosdoshem.Sa here ta shohim do ti kujtoje qytetarve te vjeter dhe te rinj te Tiranes babezine e Tij.

  13. leka says:

    E kupton o popull I Tiranes, se cfar karagjozi dhe vrasesi nas solli Saliu ne kryeqytet me ndihmen e hajdutit Ristani qe i dha postin, kryebashkiakut me menyren me mafioze .Turpi dhe komedia e ketij karafili eshte terheqja, nga 35 vjet per koncensaionin e coi ne 5 vjet. Kjo nuk eshte parti por nje bande hajdutesh dhe kriminelash qe e shqyen Shqiperine si hiena. Kush te lejon ty dhe sidomos ato keshilltar te majte( qe me ne krye Salianjin vendosen te shtyne votimin,) te ipni pasurite publike per te marre ju perqindjet. Populli ju dha jo shpullen, por grushtin, dhe nuk lejoi qe ju te luani me te. Harram votat qe i merrni per ti sherbyer popullit, por ne fakt, doni ta rripni. Kryetari me koti qe ka pas Tirana qe kishte 60 milion $ buxhet dhe nuk beri asnje veper publike, dhe per kete fajeson qeverine, qe nuk investon per veprat si bulevardi qe nuk dihet ku perfundon dhe qe eshte blere ne te dy krahet , toka prej oborrit te Shqupit. More fund Bashe dhe tani te pret drejtesiq se mjaft i sherbeve tutorit qe ka shkaterruar Shqiperine.KLSH duhet te filloj kontrollin e Financave te Bqashkise per kater vjet te drejtuar nga Luli dhe krye matrapazi Bozdo. Te dy keta e kane vendin ne burg per miliona dollar dhe krime kunder shqiptareve.

  14. eri says:

    Mire keq..kemi nje qendrim nga kryetari i bashkise e per rrjedhe edhe nga PD. Si do ta shpjegoje PS heshtjen per kete ngjarje? Zero prononcim. Ishin pro apo kunder koncesionit. Ishin pro apo kunder kryetarit te bashkise. Cili eshte opinioni i tyre per kete ngjarje qe tronditi qytetaret e tiranes? Kishin . Pse pullazi doli i vetem? Etj..

  15. mona says:

    Te gjitha reagimet tuaja me alrt jane te kuptueshme. Nje gje nuk kam kuptuar nga kjo histori: Si ka mundesi qe Erion Brace qe flet edhe per mizat, edhe per mushkonjat, kuajt e gomeret, nuk tha asnje fjale per kete grabitje qe e djathta deshte t’ju bente shqiptareve?!!!!!

  16. sherebeli says:

    po Eno Bozdo ??po tOpI ??

  17. jani says:

    E ka hallin tek leja e paligjshme qe ka dhene per ndertime pallatesh tek liqeni,,,keta jane politikanet qe zgjedh populli shqiptar qe hyjne ne politike pa breke dhe duan te behen te pasur duke abuzuar me mjedisin,zoti I mallkofte….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje