Një dritare burgu, me sfond të errët dhe e dominuar nga shufrat e trasha të hekurave, në hapësirat e të cilave janë shkruar fjalët “drejtësia”, “arsimi”, “shëndetësia”, “Policia”, “doganat”, “Tatimet”, “Legalizimet”, “pronat” etj. Kjo është pamja që shfaqet sapo formon adresën www.stopkorrupsionit.al.
Fjala është për një faqe online të denoncimit nga ana e qytetarëve, të rasteve të korrupsionit në administratën shtetërore. Në të cilën, vetëm brenda dhjetë ditëve të para pas inaugurimit, duket se ka vërshuar një lumë i vërtetë reklamimesh nga njerëz të thjeshtë në të gjithë Shqipërinë. Janë 1827 raste denoncimesh, deri në paraditen e ditës së enjte. Të cilat përfshijnë arsimin, me 370 raste, shëndetësinë me 191 raste, drejtësinë me 167 raste, policinë me 125 raste, ndërtimet pa leje me 266 raste e kështu me rradhë. Një paradë shkeljesh të pretenduara të administratës shtetërore, të cilat konvergojnë që të gjitha në serverin e këtij portali, e të cilat, siç shpjegojnë në zyrat pranë ministrit Bledi Çuçi, marrin rrugën e verifikimit dhe eventualisht të marrjes së masave ndaj shkelësve që gjenden si të tillë. Ministri Çuçi shprehet se ka qenë i habitur nga interesi dhe gatishmëria e publikut, për t’u bërë pjesë e procesit të identifikimit dhe dënimit të rasteve korruptive.
Kur lexon denoncimet e njerëzve, me një gjuhë shpesh të zakonshme e gabime gramatike, kupton menjëherë se ke të bësh me raste konkrete, me përjetime të vërteta dhe me një revoltë të sinqertë qytetare. Dikush akuzon se një punonjës hipoteke i ka kërkuar para. Në reklamimin që bën, qytetari përshkruan edhe pamjen e jashtme të personit të akuzuar, shoqëruar me emrin dhe postin që mban. Një punonjës bjond tek taksat më faturoi më shumë lekë sesa ishte vlera reale e faturës – është një denoncim tjetër.
Më poshtë po botojmë disa nga reklamimet e ardhura në portalin e ministrin Çuçi, shoqëruar nga procesi i ndjekjes së këtyre ankimimeve dhe masat e marra në fund.
Rastet e denoncuara
POLICIA (Tiranë)
Denoncimi:
DPQ Tiranë
“Pretendohej se drejtonte automjetin një minioren i papajisur me Leje Drejtimi”
Verifikimi:
Më datë 05.02.15 rreth orës 14.35 Specialisti i Sektorit së bashku me Oficerët Inspektor dhe me automjetin Policia xxx dhe me një motor të këtij sektori kanë kryer shoqërimin dhe verifikimin e shtetasit G.K. Shoqërimi i këtij shtetasi është kryer pasi në momentin e ndalimit të automjetit që drejtonte me targa AA XXX, në rrugën “Ibrahim Rrugova” nuk kishte Leje për drejtim automjeti.
Në vendin ku është ndaluar mjeti është kryer verifikimi me sallën operative ku mjeti figuronte në pronësi të shtetasit A.R. dhe pa masa administrative. Punonjësit e policisë kanë njoftuar sallën operative për kryerjen e shoqërimin e shtetasit G.K në Komisariatin nr.2, por duke qenë se këtij shtetasi po i sillnin lejen e drejtimit të automjetit, shoqërimi është kryer në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë ku kanë kryer verifikimin e në sistemin TIMS dhe verifikimin e lejes së drejtimit me numër XXX, në emër të shtetasit G.K.
Pas veprimeve të sipërcituara kanë lënë të lirë pa kryer regjistrimin e tij në regjistrin e evidentimit të shtetasve të shoqëruar pranë specialistit të informacionit dhe nuk kanë vënë në dijeni shefin e seksionit për veprimet e kryera.
Masa të marra:
Nga Shefi i Seksionit të Forcës së Posaçme më datë 06.02.2015 është bërë njoftimi për fillimin e ecurisë disiplinore për punonjësit Nënkomisar XXX, Inspektor YYY dhe Inspektor ZZZ, efektivë të Sektorit “Shqiponja”, si dhe ju dha masa displinore “Vërejtje me paralajmërim” pasi nga verifikimet e kryera kanë shkelur nenin 6, pika 20 të Rregullores së Disiplinës së Policisë së Shtetit . Masa e mësiperme u dha pas shqyrtimit të fakteve të mbledhura si rezultat i intervistimit të punonjësve të mësipërm, raportit të shërbimit të datës 05.02.2015 dhe verifikimit te regjistrit përkatës në sallën operative.
Pagesë takse (Fushë Krujë)
Denoncimi:
Sot rreth orës 8:30-9:00, dt. 3 shkurt 2015, shkova të paguaj Taksën e Regjistrimit të automjetit në Fushë-Krujë. Punonjësin që pata marrëdhënie pune, nuk pata mundësi ta kontaktoja për emrin, por nëse futesh tek zyra që paguhet taksa, ndodhej në krahun e majtë dhe ishte pak bjond. E pyeta sa kushton taksa dhe tha sipas llogaritjeve shkon 24500 leke (te reja). Ja dhashe dhe kur kontrollova faturën më pas, ishte 23449. E njëjta gjë më ka ndodhur edhe vjet. Kam përshtypjen që ky veprim bëhet cdo dite, pervec rrumbullakosjes se qindarkave qe sbehet fjale te te kthejne. Nëse e provoni edhe ju do jetë e njëjta gje. Ju faleminderit
Verifikimi
Nga Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRr-së u ngrit një grup pune i përbërë nga Drejtori i Personelit, Drejtori Investigimit të Brendshëm dhe Inspektori, të cilët shkuan të zyrat e pagimit të taksave të automjetit në Fushë-Prezë në dt.6.2.2015. Aty u bënë verifikimet e mundshme dhe konstatimi i mënyrës së operimit të punojësve të vjeljes të taksave me qytetarët.
Masa të marra:
Rasti i ndërtimit (Vlorë)
Denoncimi – Qytetar/e denoncoi që përballë me xhaminë e qytetit, në krah te Kuzum Babait, ndodheshin 2 objekte pa leje, duke zaptuar kështu hapësirën e trotuarit.
Verifikim dhe përgjigje
Aksioni i IKMT ka nisur pikërisht nga Zona e Xhamisë, shkallët e Kuzum Babas. Pasi u konfirmua që ekzistonin 2 objekte shërbimi u konstatua që njëri objekt ishte pa leje dhe është ekzekutuar heqja e këtij objekti të kundraligjshëm nga vetë pronarët. Objekti i dyte është objekt me Certifikatë Pronësie dhe IKMT nuk ka ndërhyrë.
Rasti 2
Denoncimi – Rruga Muhamet Gjollesha
Një qytetar/e denoncon se prej 6 muajsh në rrugën Muhamet Gjollesha nr. 56, pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, po ndërtohej pa leje. Gjithashtu, qytetari/ja denoncoi sipërmarrësin, i cili në mënyrë të vazhdueshme rindërtonte ambjentet e një lokali në mënyrë të paligjshme.
Verifikim dhe Përgjigje
Mbas verifikimit në terren nga ana e inspektorëve të IKMT rezultoi se kishte kundërvajtje dhe u mbajtën procedurat ligjore përkatëse. Pas kësaj u ekzektua vendimi i prishjes së shtesës anësore.
Bledi Çuçi: Roma nuk u ndërtua në një ditë
Lufta kundër korrupsionit është një nga betejat afatgjata dhe të vështira të sistemit demokratik në rrugën e tij drejt përsosjes. Nuk është një betejë, të cilën një shoqëri e lufton apo e humbet veç një herë. Është një përpjekje e vazhdueshme për të ngushtuar mundësitë për korrupsion, për ta parandaluar korrupsionin dhe për të ndëshkuar ata punonjës publikë dhe qytetarë që angazhohen në akte korruptive. Vende me demokraci të konsoliduara kanë ndërtuar për dekada – duke provuar, arritur sukses, dështuar dhe mësuar nga dështimet – një sistem ligjesh, programesh, mjetesh dhe praktikash për ta parandaluar dhe luftuar korrupsionin.
Këtë model, këtë rrugë po ndjekim edhe ne, duke filluar që nga klasifikimi i krimit të korrupsionit si krim “i rëndë” kur kryhet nga zyrtarë të lartë, te ligji “Për mbrojtjen e informatorëve për rastet e korrupsionit” i cili pritet të miratohet së shpejti, e deri tek portali stopkorrupsionit.al, i cili po jep rezultatet e para. Sot ndëshkohen tri drejtues e tri mësues që shkelin ligjin e standartet profesionale: këto janë dy shkolla që nesër e tutje do të ofrojnë kushte më të mira dhe cilësi më të mirë mësimdhënieje për fëmijët, por këto masa, por edhe ky portal, i shërbejnë edhe parandalimit të shkeljeve të tilla në të ardhmen, sepse dërgojnë një mesazh të qartë tek të gjithë punonjësit e sistemit arsimor, në këtë rast, se shkelje të tilla nuk do të tolerohen dhe se prindërit, nxënësit, mësuesit dhe qytetarët kanë tashmë një mjet në duart e tyre për të denoncuar korrupsionin dhe shkeljen e ligjit në shkolla. Më mirë t’ia mbyllim shtigjet e ta ndëshkojmë korrupsionin dhe shkeljen e ligjit në çdo rast apo të rrimë duar kryq e të presim se mos na bien nga qielli të gjithë mësuesit e drejtuesit e shkollave më të mirë, më të ndershëm e më të përkushtuar të globit?
I kujt është shteti? Kush janë këta të korruptuarit?
Vij këtu tek një çështje tjetër shumë të rëndësishme: ajo e përgjegjësisë kolektive dhe individuale për ta luftuar korrupsionin. Shpesh, duke përfshirë edhe rastin e skepticizmit që disa njerëz shprehën për portalin stopkorrupsionit.al, debati dhe ‘inati’ ndaj ‘atyre të korruptuarve’ konfigurohet sipas ndarjes ‘punonjës publikë të korruptuar’ përballë ‘qytetarëve të pambrojtur që vuajnë nga korrupsioni’, një ndarje false dhe hipokrite dhe që nuk ndihmon ta shkulim me vendosmëri farën e keqe të korrupsionit nga jetët e punët tona. Drejtuesit dhe punonjësit e institucioneve publike janë shqiptarë, jetojnë mes nesh, janë djemtë, vajzat, gratë, burrat, vëllezërit, motrat, nënat, baballarët, miqtë e ngushtë, apo kushërinjtë e afërt të atyre që nuk janë sot punonjës publikë. E mes atyre që nuk janë sot punonjës publikë, ka plot që deri dje ishin drejtues e punonjës publikë. Ndaj, koha ka ardhur dhe ka kaluar të marrim përgjegjësi individuale e qytetare për ta luftuar korrupsionin, duke refuzuar të marrim pjesë në akte korruptive qofshim a mos qofshim punonjës publikë; duke denoncuar akte të tilla; duke refuzuar të përfitojmë nga korrupsioni kur këtë e ushtron dikush që është ‘i yni’ dhe, mbi të gjitha, duke zbatuar ligjet e jo duke kërkuar zbatimin e tyre vetëm kur është fjala për ‘ata të tjerët’. Lufta kundër korrupsionit nuk është lufta e qytetarëve kundër shtetit të tyre. Ajo është beteja e qytetarëve dhe drejtuesve e punonjësve publikë që duan një shoqëri ku sundon ligji, por dhe që duan të marrin atë që meritojnë, me ata drejtues e punonjës publikë apo qytetarë që duan të përfitojnë pa të drejtë, të vjedhin nga xhepi i tjetrit dhe të shkelin ligjin sa herë që ai bie në kundërshtim me përfitimet e tyre personale. Në këtë betejë, ligji dhe shteti janë mekanizmat e mëdha që demokracia ofron për të arritur qëllimin e një shoqërie ku korrupsionit i priten këmbët, krahët dhe koka.
Eshte shume e sakte. Keshtu me ndodh vazhdimisht mua kur kam paguar taksat.
Kam dy jave qe informoj keteministrin se:
-FATURAT E DRITAVE qe nga 1 janari 2015 e ne vazhdim jane llogaritur me cmimin e vjeter 13.5 leke per kw/h e jo me 9.5 leke per kw/h!
Mua me kane vjedhur 40 mije lewke!
Keshtu do jete per te gjithe qytetaret!
A DO FUTET NE BURG DREJTORI I OSHEE-se per kete vjedhje???
Kjo ministria e transportit eshte KAATAASTROOFE, me sa kam degjuar nga njerezit.
Shyqyr, qe s’me ka ardhur rradha me u perball me ndonje segment te saj, se do i kisha bo rreshtore nja 20 vetave pernjehere. Nuk do denoncoja te kjo faqja, qe te me ktheni pergjigje “u terhoq verejtje”, po do kisha flakeruar disa veta nga puna. Duhen shembuj. Me argumentat qe do paraqisja ne ministri, le t’ia mbante ministrit pastaj mos ti pushonte, se do e kishte minus si minister edhe do e kishin minus edhe si OJQ qe jane, LSI.
Se cmu kujtia skeci i Fierit! Ankese: djali i hamallit ankohet se e ka kafshuar qeni i bimbashit!
Verifikim: u ngrit nje grup pune fhe u verifikua qe qeni i bimbashit e kishte kafshuar djalin e hamallit.
Vendim: djali i hamallit te kthehet e te kafshoje qenin e bimbashit! Sic ja beri t ja beje!
Keshtu dhe puna e ketyre hajduteve bythqira. Keta kane kaq vite qe marrin nga 1000 leke me shume keta i japin verejtje. Rrasi ne burg kurvat se kane bo spektakel tuj vjedh.
Keto jane raste sporadike dhe perfaqesojne vetem majen e ajsbergut. Nese me te vertete duhet te behet nje reforme ne administraten publike, e cila ti jape zgjidhje edhe korrupsionit, qeveria s’ka pse e kap veshin e djathte me doren e majte. Te kompletoje kuadrin ligjor ne menyre te tille qe te funksionojne organet (instuzionet) e garancise, si kujdesi ndaj konsumatorit, te funksionoje gjykata administrative dhe ajo penale, e mbi te gjitha ata nepunes apo funskionare te administrates te cilet, pas shkalleve te ndryshme te gjykimit rezultojne se kane abuzuar me detyren, te penalizohen ne varesi te gabimit. Me fjale te tjera, nese nje punonjes i Doganes gjobit arbitrarisht nje subjekt (gabim i sanksionuar nga struktura juridike e vete institucionit apo nga gjykata admnistrative), atehere ne fund te procesit pergjegjesine e gabimit ta marre jo vetem institucioni, pra shteti, por edhe nepunesi pergjegjes si edhe drejtuesit e zyres perkatese.
A mund te denoncoj nje eprorin tim ?
Anmund te denoncoj une nje prokuror qe indirket do leke per te me mbyllur nje ceshtje koti, e lagu se lagu?
A mund te denoncoj une tre gjyqtaret qe per 5000 leke te vjetra bakshish desh te me fusnin ne burg nga 2-7 vjet, po mos te kisha dhene nga 3000 Eu secilit se kaq e ndau sekseri tim i ashtuquajturi avokat?
Po ministrat a mund te denoncohen ketu qe vjedhin barbarisht kete vend?