I dashur perëndimor…!

22 Shkurt 2015, 13:30Politika TEMA

Nga Shady Hamadi*

I dashur perëndimor!

Në vitin 2010, revolucionet shpërthyen në shtëpinë time, botën arabe. Diktaturat dinastike u rrëzuan, duke i lënë hapësirë – për herë të parë në historinë bashkëkohore arabe – mundësisë për të zgjedhur. Për çfarë zgjedhje po flas? E kam fjalën tek mundësia për të vendosur mbi të ardhmen e tyre.

Brezi im dhe ai i tim eti u rritën nën një president të vetëm, që kur vdiq i la postin e tij të birit. Në 50 vitet e fundit, bota ime është përshkruar nga nacionalizmi arab, i zbehur me vdekjen e Naserit dhe nga makthet e totalitarizmave arabe.

Kështu, ISIS-i nuk është totalitarizmi i parë me të cilin unë janë përballur. Por ai është fytyra më e mediatizuar e një makthi të vjetër, me të cilin unë kam bashkëjetuar.

Mizoritë e ISIS-it, që ti i sheh nëpërmjet televizionit, unë tashmë i kam përjetuar. Kam parë masakrat në burgjet arabe, sulmet me armët kimike, arrestimet arbitrare. Kam qenë dëshmitar i gjenocideve të kryera nga regjimet tona dhe kjo është arsyeja se përse s’befasohem më prej barbarive.

Sot jeta e një arabi është shumë e brishtë dhe vlen po aq sa një bidon me benzinë. Megjithatë, ti mos u habit nëse shoqëria ime është shëmtuar. Duhet të dish se për 50 vjet, fëmijët në shkollë çdo mëngjes janë betuar për të mbrojtur deri në vdekje “presidentin e tyre të dashur”.

Ky president, njeriu i të mbinatyrshmes, gjysmëperëndi, shtypte të gjithë disidentët, dhe bënte biznes duke ua shitur pasuritë tona natyrore fuqive botërore, pikërisht atyre vendeve që edhe pse himnizojnë të drejtat e njeriut, gjithësesi në vend të tyre kanë qenë në gjendje t’i shkëmbejnë ato për një fuçi nafte.

Shoqëritë tona janë goditur nga individualizmit radikal (kjo për shkak të mungesës së besimit, që rrjedh nga paranoja e zhvilluar, për shkak të pranisë së gjerë të shërbimeve të sigurisë), dhe kjo ka rezultuar në shpërbërjen e ndjenjës së bashkësisë kombëtare.

Është kjo arsyeja se përse çdo lloj tranzicioni politik tek ne është shumë i vështirë. Dua t’i drejtohem atij, që me ty në Perëndim, sot mendon se “arabët ishin më mirë me Gedafin, Ben Alinë dhe Mubarakun, sepse ata ishin e keqja më e vogël dhe garantonin statuskuonë”.

Kush formulon të tilla gjykime nuk ka kaluar sigurisht një ditë të vetme në burgjet e atyre regjimeve, nuk bart në trup asnjë shenjë torture dhe as ka jetuar ndonjëherë në mërgim të detyruar. Shfaqja e ISIS-it i ka bërë një favor të madh atyre që kërkojnë rivendosjen e rendit të vjetër në botën arabe.

Në fakt, që kur kjo organizatë terroriste është shndërruar në një problem edhe për ju – për shkak të prerjes së kokave të gazetarëve perëndimorë dhe vullnetarëve të organizatave humanitare – të cilët bënin tifo kundër “Pranverës Arabe”, ajo dhe fitoi luftën e perceptimeve.

Sot të dëgjosh një arab që kërkon lirinë, evokon të drejtën e vetëvendosjes, tingëllon si qesharake. “Këta arabët, nuk janë të aftë si ne, të qeverisin veten e tyre” – thonë shumë syresh, dhe kjo ka bërë, që disa të besojnë, se është më mirë të rivendosen në pushtet njerëzit e vjetër të regjimit, si psh El-Sisi në Egjipt.

Veprat e ISIS-it, i dashur mik perëndimor, po delegjitimojnë sakrificën e qindra-mijëra arabëve, të cilët protestuan nga Sheshi Tahrir në Kajro deri në Damask të Sirisë, duke brohoritur për liri e duke marrë si përgjigje plumbat e represionit.

Fondamentalizmi është një problem veçanërisht për ne. Është fakt që ISIS-i po therr më shumë myslimanë sesa të krishterë, por kujdesi yt për të vajtuar vetëm fatin tragjik të këtyre të fundit, vetëm sa do të rrisë radikalizmin. Pasi myslimanët do të ndihen përherë viktimat e serisë B, dhe kjo s’mund të bëjë gjë tjetër veçse të shtojë radhët e radikalëve.

Për më tepër, veprat e këtyre terroristëve po ofrojnë argumentet e nevojshme për “sipërmarrësit  e frikës” për të thënë se “të gjithë myslimanët janë terroristë”. Së fundmi, ISIS-i po e largon vëmendjen tuaj nga ajo që po ndodh në botën arabe: shihni bombardimet ajrore mbi qytetet siriane nga Asadi, fushatat e arrestimeve dhe ekzekutimeve kundër aktivistëve të paqes në Egjipt, arrestimet në Arabinë Saudite, Bahrein dhe katasfrofa e ditëve të fundit në Jemen.

Më lejo ta përfundoj, duke të kërkuar reciprocitet. Reciprocitet për mirënjohjen, respektin dhe dialogun. Të kërkoj të marrësh në konsideratë çdo të vdekur nga seria A. Kemi nevojë të kuptojmë njëri-tjetrin. Lipset të besojmë së bashku se liria nuk i përket ekskluzivisht një qytetërimi të caktuar, por çdo lloj qenieje njerëzore.

Së fundmi, të ftoj të zgjedhësh të mbështesësh shoqërinë arabe: atë që e refuzon fanatizmin dhe diktaturën. Vetëm kështu, do të ketë shpresë se muret e reja do të rrëzohen së bashku me fanatizmin dhe diktaturat.

*Shkrimtar, i lindur në Milano në 1988, me nënë italiane dhe baba sirian

Il Fatto Quotidiano – bota.al

10 komente në “I dashur perëndimor…!”

  1. abi says:

    Shkrim shume i bukur qe e ka kuptimin ne paragrafin e fundit ku thote:

    Së fundmi, të ftoj të zgjedhësh të mbështesësh shoqërinë arabe: atë që e refuzon fanatizmin dhe diktaturën. Vetëm kështu, do të ketë shpresë se muret e reja do të rrëzohen së bashku me fanatizmin dhe diktaturat.

    1. Shefqet Cela says:

      Une mendoj te kunderten. Autori eshte nje rrufjan.
      I ve ne nje ballance diktaturat me ekstremistet e ISSIS-it.
      Shqip muhabeti esshte nmilitant i ISSIS-it.

    2. Adriatik says:

      Mjaft me apologji per prapambetjen dhe barbarine.

      Jeni te prapambetur sepse kuranin e konsideroni ligj suprem ne vend te letres higjenike.

      Jeni barbare sepse nje pedofil dhe nje vrases masiv e konsideroni profet dhe te derguar te zotit.

      Jeni perhapur si kancer ne gjithe boten. Nuk ka nje shtet me shumice islamike qe te quhet demokraci liberale.

      Ku ka allahu ekber nuk ka kulture, art, muzike, shkence. Ka vetem mjekrra te parrojtura dhe barbari.

  2. gimi says:

    Shkrim shume i bukur. Analize e qarte. Kuptimi i paragrafit te fundit eshte shume domethenes, ku thote:

    Së fundmi, të ftoj të zgjedhësh të mbështesësh shoqërinë arabe: atë që e refuzon fanatizmin dhe diktaturën. Vetëm kështu, do të ketë shpresë se muret e reja do të rrëzohen së bashku me fanatizmin dhe diktaturat.

  3. shaban says:

    Nuk e dija qe njerezit mind te bejne disa komente me emra te ndryshem

  4. Zigur Qarri says:

    Ajo pjese e shoqerise arabe qe refuzon fanatizmin eshte ne minoritet.
    Diktatoret arabe me se shumti kan qene kunder fanatizmit radikal,por edhe kunder politikes(diktatit) Perendimore dhe sidomos kunder Izraelit qe mbeshtetet pa kushte nga Perendimi.Diktatoret duke pasur mbeshtetje te vogel,permbysen shpejt.Nje Demokraci Perendimore,ne keto vende nuk eshte shume fuksionale,sepse funksionojn akoam fiset,tribute,si edhe per faktin se fiton shumica(qe eshte fanatike),shumice qe manipulohet shpejt nese shteti deshton ekonomikisht.Dhe ne kete rast ne krye do vijn fanatiket fetare ose ushtaraket,si ne Egjyp.Edhe Familia Mbreterore Saudiarabe,qe lufton radikalet fetare,ne shume raste ben marrveshje me ta,i toleron,nga frika se mund te perdoren kunder tyre.Kjo duket si nje lemsh qe nuk zgjidhet kurre,pa shprese qe shoqeria arabe mund te ndryshoje.Me talebanet e ISIS-it qe jan 500 vjet prapa shoqerise njerzore,natyrisht qe nuk ndryshon kurre,sepse ato perbejn pjesen me te madhe te mentalitetit arab.Pa ndarjen e shtetit nga feja,pa nje ligj qe nuk lejon ne politike Partite me drejtim fetare,pa heqjen e censures ne filozofi,shkence dhe kulture,nuk mundet dot te pergatitet shoqeria arabe per tu qeverisur nga nje Demokraci te tipit Perendimore.Intelektuale si Shady Hamadi jan te kuptueshem kudo(nga i dashuri perendimor),por fatkeqsisht jo ne vendet e origjines,aty ku do kishte vlere reale.

  5. Zig Zag Man says:

    Te gjithe te keqiat vine nga deshira perendimore, per te importuar demokracine dhe per tu munduar per te bere njerez, sunitet e pandreqshem qe bejne dashuri me dhite! E njejta gje ndodh edhe tek ne, e gjithe popullsia e pa pagezuar, nuk eshte gati per demokraci dhe Europe! Gabimisht kane shkuar 700-800 mije emigrante ne Greqi, kur do ndiheshin edhe ata vete, me konfort ne Siri, ose Irak..!

  6. kastriot says:

    Fanatizmi nuk eshte ideologji por rjedhoje e ideologjise se nje sistemi kete nuk ka kuptuar ose nuk ka deshur ta nenvizoje autori .Pra kundershtimi duhet te drejtohet ndaj sistemie dhe jo hijeve te saj/kjo ne radhe te pare do kthjelltesi pastaj veprim dhe jo si turmat e deshperuara arabe te dhjetorit ne maj

  7. pjatalarsi says:

    I dashur lindor arab, prej vitesh me vertitet ne mendje evolucioni njerezor ne lidhje me arabet, duke dyshuar se ata e kane humbur ne masen me te madhe te tyre njehere e pergjithnje rrugen e metejshme te evolucionit, cfare me sjell dyshime te tjera, se pas disa qindra vjetesh ata do te jene si ato kafshet e kopshtit zoologjik. Mirpo kete nuk mund ta them hapur, sepse nuk ma lejon ajo mirsjellja. Por ama e mendoj! Dhe per kete nuk e di se cfare duhet bere!

  8. Ren Acaku says:

    O shkrimtaro je shume i ri dhe qaraman.Pranveren arabe e mbeshteti Amerika dhe Evropa por shko perpiqu te besh progras ne Siri, mos lejo terroristet. ap keto pune duhet tua zgjidhe Ameriak me Evropen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje