Investigimi i “The Guardian”: HEC-et po shkatërrojnë Ballkanin. Rama: S'kishte ditë pa më marrë në telefon biznesmenë, për një leje hidrocentrali

21 Shkurt 2015, 20:00Politika TEMA

Gazeta prestigjoze “The Guardian” jep alarmin se ndërtimi i mijëra hidrocentraleve po vë në rrezik lumenjtë e Ballkanit dhe ekosistemet përreth tyre.

Përmes një shkrimi investigativ, gazeta publikon një sërë dokumentash të institucioneve të specializuara, që japin alarmin se mbi 2 mijë diga në ndërtim mund të kenë impakte shkatërruese në mjedisin e rajonit.

Sipas “The Guardian”, në vitet e fundit institucionet financiare të Perëndimit kanë financuar miliona dollarë për ndërtimin e digave në Ballkan, si ndihmë për të nxjerrë rajonin nga kriza energjitike.

Por impaktet në mjedis duket se po çojnë në rishikimin e kësaj politike. Në artikull gazeta britanike i kushton një hapësirë të gjerë Shqipërisë, ku janë ndërtuar ose janë në proces ndërtimi qindra hidrocentrale, madje dhe në zona apo parqe të mbrojtura.

“Në lumin e Vjosës po tentohet të ndërtohen 8 diga nga kompani të huaja. Qeveria shqiptare po përpiqet në mënyrë private t’i rezistojë këtyre tentativave”, shkruan ajo, duke cituar kryeministrin Edi Rama të thotë se, në 6 muajt e parë të detyrës nuk kalonte ditë në zyrën e tij pa marrë një telefonatë nga kompani shqiptare, europiane apo amerikane që kërkonin të ndërtonin hidrocentrale në Shqipëri.

Ndërsa ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri deklaron se duket sikur të gjithë duan të ndërtojnë nga një digë në Shqipëri. “Institucionet financiare ndërkombëtare nuk kanë qenë në përgjithësi aq të kujdesshme sa do të kishin qenë nëse këto projekte do të ndërtoheshin në oborret e tyre”, citon gazeta kryeministrin Rama, i cili e quan këtë si “kursi i vendeve të varfëra”.

Sipas “The Guardian”, shefi i qeverisë në Shqipëri i ka kërkuar disa prej këtyre instutucioneve, si BERZH, që të financojnë ndermarrjet e vogla bujqësore në vend të hidrocentraleve, por ato hezitojnë.

“Në Kalivac, një digë arriti në stad të avancuar para se polemikat të ndalnin progresin e saj, duke lënë pas një kaba të madhe betoni në brigjet e lumit”, shkruan gazeta, duke cituar edhe specialistë të zonës të thonë se projekti i HEC-it të Kalivacit ka shpyllëzuar 56 hektarë dhe se ndërtimi i tij mund të shndërrohet në një kërcënim për gjithë rajoinin./TCH

25 komente në “Investigimi i “The Guardian”: HEC-et po shkatërrojnë Ballkanin. Rama: S’kishte ditë pa më marrë në telefon biznesmenë, për një leje hidrocentrali”

  1. Ada says:

    Pyjet e Bechetit

    1. Argita_B says:

      Ada,
      Ke te drejt kur ngre pikepyetje per Bechetit pasi shqiptaret jane ndeshur me problemin e plehrave qe importoheshn nga Italia dhe ky isjte nje skandal. Per sa i perket hidrocentralit te Kalivaçit, “the guardian” apo gazetaret e saj te investigimit jane njerez pa asnje lloje njohurie ne fushen e energjitikes, njerez qe duan te shesin sencasion dhe kerkojne vetem te pasurojne mediat qe marrin rrogen.
      Mund te ballafaqohem me redaktorin e “The Guardian” e ti jap prova se hdrocentrali i Kalivacit eshte hidrocentrali me rentabilitetin me te madh ne Shqiperi.
      Boll na hapet barkun me artikuj amator qe nuk marin mndimin qe te bejne as investigimin me te vogel.
      The Guardian ish the shit, ne se duan te ballafaqohen ne kete teme le te cijne dhe te me kerkojne se kam mbi 30 vjet qe pu oj per kete projekt.
      Nese nuk keni mundesine qe te investigoni, mos botoni artokuj te tille, please.

      1. lloqe lloqe says:

        Artikulli nuk diskuton efektivitetin, rentabilitetin, por diskuton demin e parikthyeshenm ne natyren per-rreth apo per-gjate lugines se ketyre lumenjeve.
        Shqiperi a eshte teper e vogel per ti tjetesuar natyren ne menyre te pakthyeshme.
        shtete me siperfqe gigand emund te bejne kurban nje pjese territory per te miren e madhe, por jo shqiperia.
        Shqiperia nje pellembe eshte.
        nje dem kolosal natyres shiptare I eshte bere me zhdujken e te ashtequajturave keneta. gjithe bregu perendimor I shqiperise ka qene nje parajse natyore e shkaterruar dhe e pakthyeshme me. ka mbetur vetem karavastaja por edhe ajo esht enen presion gjigand.
        te pakten te ruajme ate qe ka mbetur.

        Shiperia e ka te zgjidhur eneregjine. Kosova ka nje nga depozitat me te medha ne Europe te qymyrit linjit. 10 TEC-e modern te teknollogjise se fundit dhe Shqiperi a e zgidh per 50 vjet energjine. Nuk I bie ne qafe lumenjeve e natyres e nuk varet nga stina po r ka prirje konstante.
        Sa per ndotjen e TEC-ve 10 TEC nuk do bejnendonje diference ne nje vend si Shqiperia.

      2. Albani says:

        Po tarifa e suksesit sa eshte?

  2. Treviso says:

    Mendoj se ka vend per te nderruar strategji. Mjaft hidrocentrale jane ndertuar.
    Qeveria dhe ministria Energjitike duhet te mendoje per te investuar ne panelet solare. Kjo do jete e vetmja zgjidhje e problemit ne Shqiperi. Italia ka pasur shume probleme me energjine elektrike, sidomos diten. Energjine qe merrte dhe merr nga Franca nuk e perballonte kerkesen e vendit. Pas aksionit te qeverise per montimin e paneleve solare Italia e ka zgjidhur problemin. Jo vetem kaq, por ka vendosur ligj per ndertimet e reja. Kush kalon njesiperfaqe te caktuar eshte i detyruar te montoje panele solare dhe pse nuk i nevoiten.

    1. Argita_B says:

      Treviso,
      1 kWh energji elektrike e prodhuar nga àelet djellore kushton 22 cents euro, nje kWh e prodhuar nga hec apo nukleare kushton 5 deri ne 7 cents, si e ka rrefulluar Italia problemin!! Boll me utopi, kur nuk merni vesh nga sekrori energjitik mos shkruani budallalliqe se ndotni forumet me informacione te gabuara!

      1. realiteti says:

        Zonje a ka mundesi qe hec-e te vegjel nga perrenjte apo lumejt e vegjel te te plotsojn nevojat e shqiperise per energji. Flm

    2. Ai says:

      Edhe panelet kane problemet e tyre se kane akumulatoret (baterite) ne toke…hajde merre vesh se cfare duhet. Per mua te ndertohen vetem linja transmetimi per import.

  3. IFC says:

    Te gjitha keto i takojne HEC-eve te medhenj me rezervuar dhe permbytje tokash ose me kanali derivacioni edhe pse disa tentoje ti bejne me tunele.

    Por HEC-et duhet te ndertohen me diga te ulta ose runoff ne shtratin e lumit duke mos ndikuar ne mjedis, duke rregulluar shtratin e lumit dhe duke kontrolluar prurjet e tij. Ne kete radt ata jane shume eficiente dhe sociale pasi rritin punesimet ne zone. Te kombunuar edhe me burime te tjera energjie si ato diellore dhe eolike, do te bejne rregullimin dhe lidhjen e ketyre te fundit ne sistemin energjetik dhe do te ndikojne ne uljen e humbjeve ne sistemin e shperndarjes.

    Nese kjo strategji zbatohet tek profilet e lumenjve tane atehere projektet e energjise te rinovueshme do te kene nje performance te larte, prodhimtari te larte dhe ulje te humbjeve te sistemit sidomos kur ato ndertohen ne jug te vendit.

    Por a ka strategji dhe nje studim te plote te burimeve te rinovueshme ne vend pervec atyre ujore?
    Edhe IFC e ka bere projekt ligjin te cunguar per keto energji.

  4. niku says:

    I harxhoi parate per Agon channel. Te gjitha digat po bllokojne qe inertet te derdhen ne det. Deti po ha bregun. Fitojme ca diga por po humbasim token. Pune e bukur. Shikoni ata bunkere te kohes se Enverit qe kane perfunduar ne uje sepse deti ka ngrene token

    1. Jo vetem kaq por edhe toka e “betonizuar” do shume kohe per tu rikthyer ne nje toke pjellore .

  5. Lori says:

    Po do t’i jape drejtim Kocua tani keshtu qe s’ka pse shqetesohet ketej e tutje.

  6. henri says:

    Ore a mund te me thote dikush ku gjenden fondet per te paguar The Guardian e per me arranxhuar profilin ekologjist te ketij hajvani kryemknister qe kemi…. aman more po c eshte ky fat i tmerrshem i ketij vendi vetem te cmendur ose te kokainuar e qeverisin…

    1. “arranxhuar” ….Bravo Henri …….Italianizohu …..se perndryshe te pret Serbizimi ose Helenizimi!!!

      Nejse …”KryeHalerine” e tij e urrej per shume gjera qe (s/po ben) por kty (sipas The Guardian) po sillet mire !

      Ti thuash “BERZH-it” na jep fonde per bujqesi eshte sikur ti thuash Exxonit na jep fonde per “shtyllat e eres ” (pale eoliche) .(Dhe ndoshta Exxon mund ti jap kto fonde ) .

    2. s.h. says:

      More , cfare thua se nuk merresh vesh …? Anonim dhe kaq nervoz…po sikur te shfaqeshe me emer dhe mbiemer , ti do haje njerez te gjalle…!

  7. Demokrati says:

    Kjo ishte aventura e “krijimit”te superfuqise energjetike te Saliut?!= shkatro shtretet e lumejve,prish rezervuaret e ujit ne sherbim te fshatareve dhe devijimi I tyre ne interes te heceve te vegjel, shkatrim te infrastructures te asaj zone,nderto diga pa kriter etj,etj ?!.Ku eshte pergjegjesia per kete krim?!

  8. Ben Dibra I says:

    The Guardian eshte gazette antishqiptare, nuk Ka Perez te degjohet

  9. era says:

    IFC Shqiperine fatkeqesisht ka 23-24 vjet qe po e drejtojne cubat dhe zagare qe rijne mbas tyre. Specialistet e vertet qellimisht u lane jashte dere, sepse nuk mundet qe ata te lejojne qe te shkataterrohet ato qe i kane ndertuar me mendjen dhe me duart e tyre.

    Menyra si po sillen keta palo politikane po ben edhe nje krim tjeter. Duke shkaterruar gjithcka qe eshte ngritur ne kohen e diktatures nje pjese e mire e popullit po kujtojne vlerat qe u ndertuan ne kohen e diktatures dhe udheheqesin e asaj kohe. Per kete pergjegjesia bie po mbi kete klase “politike”.
    Po pewr te ndertuar mostrat tek Diga e Liqenit po ben qokat e atyre qe e marrin ne telefon, te kane zene k.. me dere, te kane ndonje dosje per shantazh, apo je Pjese e Mafies.

    KRYEMINITER I SHQIPERISE, MOS FUT KOKEN SI STRUC DHE KUJTON SE SHPETON, KE DETYRIMIN LIGJOR, MORAL T’U PERGJIGJESH SHQIPTAREVE PERSE PO LEJON NJE NDERTIM TE JASHTELIGJSHEM POSHTE DIGE SE LIQENIT?

  10. Flamur_Vlore says:

    SRB-I:- DO E KTHEJME SHQIPERINE NE SUPERFUQINE ENERGJITIKE NE RAJON!! AAA PINOK PINOK GJYSEM LEKSHI TE PRET,DISTANCOHUNI NGA PLERAT SE DO PLEROSENI O PPSH-ISTA QE JU DUKET VETJA PD-ISTA ME NE KRYE KRYEKOMUNISTIN SRB-I

  11. exit says:

    Kjo inxhinieria argita b, sikur se flet mire as shqipen as frengjishten.
    Studimet I paska bere pa hanxhiun, ne interes te xhepit te vet.
    Hahaha. Sa qesha kur e lexova.
    Bjere shi, po bjere ne aren time

  12. Hera says:

    The Guardian po i jep mesime Shqiperise ndofta jane bere xheloz pse Konferenca e Londres nuk e ndau ne dy pjese Shqiperine! Sot sugjerojne mjedisin e Shqiperise si observatore edhe pse larg por miq te medhej qe ju dhimset eko-sistemi i yne!

  13. artan says:

    energjia nga qymyri apo nafta ndot mjedisin, ajo berthamore eshte shume e rrezikshme, ajo djellore eshte utopi tani per tani (dhe ne fakt Italia qe u permend me siper i ka nderprere suvencionimet ne kete fushe), energjia eolike prek sensibiletin estetik te disa te tjereve qe shohin vetem shemtimin e pejsazhit, energjia nga biobegjetalet shkaterron prodhimin bujqesor, por cfare te bejme tani, te kthehemi ne epoken e gurit, ti fikim dritat dhe kompjuterat. Civilizimi, dihet, ka koston e vet ne shume drejtime.

  14. ilir says:

    Edhe centralet berthamore e dim te gjith qe jan te rrezikshem dhe ka rrezik per ndotjen e ambjentit por vendet perendimore vazhdojn ti ndertojn.Arsyja shum e thjesht ,kushton me pak energjia edhe shqiptaret pse ta blejn energjin 30 lek ta zem kur mund ta prodhojn ne vend dhe i kushton shum me pak

  15. Treviso says:

    Zonja Argita_B, flas me kopetence se jam i atij profili dhe jemi ndermarja elektrike me e madhe ne Veneto. Nga montimi i paneleve qe kemi bere ne Veneto. Frijuli dhe Trentino shkon afersisht 7-8 mije megavat. Sa per çmimin gaboheni.
    22 çentez kW ja paguan shteti prodhuesit te energjise. P.sh. nje industrialist apo nje familjare ka montuar panele solare me tarifat qe pat vene sheti duke perfshire dhe 55% rimborson e shpenzimeve per 10 vjet, per çdo Kw energji produktori merr 22 çentez. Tani nuk behen me rimborsime dhe shteti nuk lidh me kontrata me ato qe duan te montojne panele solare mbi çati. Duke hequr ligjin e vjeter kan futur ligjin e ri. Cdo ndertim i ri qe kalon nje siperfaqe te caktuar,
    tani nuk me kujtohet siperfaqa, eshte i detyruar te mmontoje panele solare dhe pse nuk ka interes.Nese kerkon te bindesh mjafton te shikosh ato shtepi qe kan montuar panele solare pas bllokimit te rimborsos, ku do te shikosh drita te ndezura dite dhe nate. Pse? Eneli nuk ja blen me prodhuesit, dhe i fundit eshte detyruar ta konsumoje se i sjelle çrregullime shperndarsit. Ne ditet e sotme Eneli ka shume probleme per shperndarjen e energjise, pasi ka shume prodhim nga panelet solare. Eneli ka detyrime te zbatoje kontraten me Francen,
    me prodhimin e brenshem ju ka dhene e drejta qe te bejne edhe xhoko sporko. Pse? Ja blene energjine atije qe don dhe atije qe nuk don, nuk ja blene dhe pse sipasligjit qe ishte ne fuqi duhet tja bleje. Problemi vjen nga ligji qe u hoq me vonese dhe krijoje super prodhim. Nje familjare qe monton panele solare
    nuk ka rimborso dhe eshte i detyruar te paguaj enelin dhe pse e prodhon vete energjine.
    Zona a zonjusha Argita_B me kan pelqyer vazhdimisht komentet qe ke shkruajtur dhe deshiroj qe te mos ndalosh se shkruajtuir, se vendi ka shume nevoje per ndihmen tone.
    Te falenderoj per ndihmen tende.

  16. Argita_B says:

    Meqe kerkesa per ndertimin e hidrocentraleve qenka shume e larte,mister 20-perqindeshi tani do te ngrihet ne mister-40 perqindesh.
    Per suksesin e biznesit tuaj drejtohuni tek Argita,tarifen e suksesit do ta keni vetem 13%,keni dhe lehtesira te tjera proceduriale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje