PD: OSHEE çon në vetëvrasje babain e tre vajzave/ OSHEE: Turp që përdorni fatkeqësitë për përfitime politik

21 Shkurt 2015, 14:28Politika TEMA

OSHEE ka reaguar mbi akuzat e PD-së lidhur me vdekjen e një qytetari, i cili sipas PD-së ishte mbifaturuar nga kompania ndaju detyrua të kryejë vetëvrasje. Por sipas OSHEE, viktima kishte një shumë minimale lekësh për të paguar, ndaj preteksti per mbifaturim eshte i pavertete.

Reagimi i PD-së

Një kryefamiljar 56 vjeçar në Vlorë, Llazi Nasi, baba i tre vajzave, i ka dhënë fund jetës, pasi OSHEE e njerëzit e saj e kishin futur në një rrugë pa dalje, duke e mbifaturuar me shuma të papërballueshme për të. 

Familjarët e viktimës dëshmojnë se ai ishte ankuar disa herë për faturën e padrejtë, 10  herë më të lartë se sa shënonte matësi.

Vëllai i tij duke folur në media, thotë se zyrtarët e OSHEE veç kësaj po i nxirrnin dhe pengesa të tjera me dokumentacionin.

Kryefamiljari po depersonalizohej çdo herë e më shumë, pasi nuk po gjente zgjidhje në zyrat e OSHEE, ku punonjësit i tregonin derën pa e trajtuar asnjëherë shqetësimin e tij. 

Fatura e padrejtë e sjellja arrogante e cnjerëzore e OSHEE, ia doli ta kalonte këtë prind në depresion.

Dje, përpara se të kryente aktin ekstrem të vetëflijimit, 56 vjecari kishte shkuar edhe një herë, për herë të fundit në zyrat e OSHEE, por sërish nuk mori zgjidhje.

Partia Demokratike akuzon OSHEE-në dhe qeverinë për plagën e madhe sociale që po krijojnë.

Vetëvrasja që shkaktuan dje nuk është e para.

Kjo politikë i mori jetën edhe të ndjerit Qamil Zela në Lushnje.

Pothuajse cdo ditë raportohen akte dëshpërimi të qytetarëve përballë kësaj sjellje anti-humane të qeverisë dhe OSHEE, që nuk kanë sy të shohin e vesh të dëgjojnë.

Deklarta e OSHEE-së:

Keqardhje për deklaratën e Partisë Demokratike që përpiqet të përfitojë politikisht nga çdo fatkeqësi.

E vërteta është se i ndjeri Llazar Nasi, si mbi 197 mijë abonentë të tjerë të OSHEE ka lidhur kontratë me kompaninë për të paguar permes kësteve mujore detyrimet e prapambetura.

Pretendimi se faturimi për të ndjerin ishte shumëfish i vlerave normale është i pabazuar, pasi të dhënat e tregojnë se për muajin dhjetor faturimi ishte 1319 lekë, për muajin janar 1615 lekë dhe në muajin shkurt 1262 lekë.

Të tria këto fatura janë në kufirin minimal të harxhimit të energjisë, kësisoj pretendimi për mbifaturim është i pavërtetë.

Teksa ngushëllojmë familjen Nasi për humbjen e njeriut të tyre të dashur, i kërkojmë edhe njëherë Partisë Demokratike të mos akuzojë pa fakte, të lërë punonjësit e kompanisë të bëjnë detyrën e tyre në respekt të ligjeve të shtetit dhe mbi të gjitha, të mos përdorë mizorisht fatkeqësitë e qytetarëve për përfitim politik.

3 komente në “PD: OSHEE çon në vetëvrasje babain e tre vajzave/ OSHEE: Turp që përdorni fatkeqësitë për përfitime politik”

  1. PTT says:

    Hajdeni mer ju qifsha robt se na cate karin. PD eshte parti politike dhe politike do beje. Problemi eshte se ju te Oshee po mereni me politoke me shume se PD edhe pse sju takon, ne vend qe te mereni me zgjidhjen e halleve te ketyre njerezve te gjore qe po lejne jeten per nje fature energjie. E mendoni dot se sa e pavlere eshte bere jeta e njeriut ketu ne shqiperi mer pidhmotra??

  2. ARGITA says:

    KUR SPAGUAN DRITAT BURG ,QYTETARE DENANCONI KORUPSIONIN OK ,PO KUR MINISTRJE E ARSIMIT FIRMOS 360 DOKTORATURA TE PALIGJSHME NE FAVOR TE HENRI CILIT ,QE DO TE THOTE 1.2 MILION EURO PER CILIN QE NUK KA PAGUAR TATIMET PER 9 VITE ,CILI I BERI FRESK BERISHES PER 8 VITE ,TANI KTHEN PLLAKEN ,TE FALA SANDRIT ,FEVZIUT ,E FARI BALLIUT

  3. anannananan says:

    OSHEE eshte bere si organ partie, qe pellet sa here si intereson ketyre “udheheqesave” te dalin dhe te sakrifikojne imazhin ne pergjigje te skandaleve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje