Partia Demokracia Sociale shprehu kritika për funksionimin e koalicionit qeveritar, ndërsa Paskal Milo u shpreh se forca që drejton ndodhet në një pozicion as në Qeveri dhe as në opozitë.
“Mbledhja e sotme në rrethana të vencanta e të çuditshme politike. PDS nuk është as në qeveri as në opozitë. Kemi qenë për një kohë të gjatë në opozitë, nga 2005-sa deri në 2013-tën ku kemi marrë pjesë në protesta.
Shkuam bashkë në zgjedhje me PS dhe partitë e tjra. PS nga propozoi para zgjedhjeve një kontratë, një marrëveshje për bashkëqeverisje. Fitorja e 23 qershorit na gëzoi se ishte fitorja e 1 milionë shqiptarëve të bashkuar.
Shpresuam se një kapitull i ri do të hapej. Shqipëria ishte në një gjendje shumë të rëndë me arkën bosh, me një kriminalitet të frikshëm, me një kriminalitet të lartë. Programi i Rilindjes ngjalli shpresë ende pa ardhur në qeveri”, u shpreh Milo në mbledhjen e Komitetit Drejtues.
Në vijim ai ka kërkuar që Komiteti Drejtues të vendosë nëse duhet të qëndrojë më në koalicion me PS-në, në kushtet kur pasi kanë pritur me durim dhe kanë mbështetur të gjitha reformat, nuk janë përfaqësuar në qeverisje.
“Me dhjetëra herë kemi lënë afate të caktuara por asnjëherë nuk janë respektuar. Personalisht ende nuk e kam humbur besimin te Rama, pasi në qeveri ka parti që kanë dhënë kontribut më të vogël se sa PDS. Kemi qenë të duruar, përgjigjja heshtje ezvarritje ndoshta për të na çkurajuar”, tha Milo
Ai ka analizuar të dyja anët e medaljes, edhe ata qeveritarë që sikur u shpreh ai, “ ndoshta thonë me qësendi sot: “Po këta, çfarë kërkojnë?! Ne nuk kemi rregulluar me mijëra anëtarë të PS-së që na kanë ndihmuar!”
Por, nga kjo mbledhje ne u themi: gabim keni bërë dhe po bëni që nuk i keni punësuar sipas mundësive dhe kontributeve. Por, kjo është punë e PS-së. Ne, vetëm të drejtën tonë kërkojmë, sipas marrëveshjes së nënshkruar”.
“Ju jeni ata që duhet të vendosni se çfarë duhet bërë që të realizohet marrëveshja e vjetër? Do të vazhdojmë të mbështesim akoma qeverinë, ashtu si deri tani, pavarësisht se nuk është respektuar marrëveshja apo do të fillojmë të reflektojmë? Kjo mbetet për t’u gjykuar prej jush.
Unë vetëm ju kam paraqitur disa shqetësime që shihen në dritë të diellit dhe që nuk kanë gjetur zgjidhje. Por, natyrisht, ne nuk duam ta humbasim shpresën. Unë kam besim se ka ende kohë dhe hapësira që ne të respektojmë objektiva tona. Të japim mesazhin se PDS me apo pa pushtet do të jetë një forcë në zgjedhjet vendore.
PDS ka qenë dhe mbetet besnike e qendrës së majtë të politikës. Aleancat PDS i ka zgjedhur për programet, jo për personat. Me votën tonë politike, do të analizojmë edhe besnikërinë e të tjerëve ndaj këtyre dhe detyrimeve që kanë ndaj nesh. Besim se gjatë javëve të ardhshme do të kemi mundësi të marrim mesazhet e duhura.
Kam shpresë se do të gjenden vesh. PDS do vlerësohet për bashkëqeverisjen e vendit. Ne duhet të vendosim se çfarë do të bëjmë ne.”, theksoi Milo. /gj.k/
Gabim ben Rama qe nuk ka plotesuar kete marreveshje ,komunistet te forcojne
me shume.
O Milo po nuk behen keto pune per pune shteti, se ti do edhe minister mor qirje dhe mundesisht ate te jashtmen apo nashti e ke ul pazarin.Hej dynja jallane.
Dhe shume faj Edi Rama nuk ka,pasi PDS-ja nuk ka fituar asnjehere ne zgjedhje.Megjitheate une jam per nje bashkpunim dhe bashkrendim te PDS-s dhe PS-te.