Partia Demokratike në Sarandë po përpiqet të testojë kandidatët e mundëshëm për kreun e Bashkisë.
Deri tani në garë janë katër emra të rëndësishëm.
I pari është Kreshnik Bozho, me një përvojë të konsiderueshme në drejtimin administarativ.
Ka qenë dikur shef Kabineti i kryetarit të Bashkisë së Sarandë, pastaj drejtor i Përgjithshëm i Targave dhe Patentave për gjithë Shqipërinë dhe në fund drejtor i ALUZIN për Tiranën.
Ka një reputacion pozitiv në Sarandë, por ka një problem ligjor me një padi që i është hapur nga prokuroria për shkak të detyrës.
I dyti është Ilir Nikolla, ish- kreu i Keshillit Bashkiak, i larguar pas aleances PS-LSI.
Vjen si nje prej emrave te opozites pas humbjes se kontestuar prej tij per kreun e PD Sarande me vetem 6 vota.
Nikolla është inxhiner nafte dhe më pas ka punuar doganier. Ka marrë po ashtu dhe profesionin e avokatit.
Edmond Gjoka, ish- kreu i bashkise Sarande per 8 vjet ne 2003-2011 ka shprehur deshiren per te kandiduar perseri.
Vetem pak dite me pare ai ka drekuar me nje grup miqsh dhe u ka kerkuar mbeshtetje per te qene ai kandidati i opozites ne zgjedhjet e 21 qershorit.
Arben Vogli, kreu i Partise Republikane per Saranden dhe ish- drejtor i spitalit per shume vite, eshte kandidati i katert.
Në rast se PD bie dakord me PR, besohet se ai do te jete ai kandidati për Bashkinë e Sarandës nga e djathta.
asnjeri nga keta nuk merr mandat pd vetem kuksin dhe shkodren mund te marre ndoshta edhe puke-kandaharin.tjeter bashki ne shqiperi nuk merr me jet te jetes
Te shkretet keta te PD!
Jane bere si 50 hijet e Greit keta.
Po pse valle nuk shpallin 50 kandidate? Keshtu rehatohen te gjithe.
vetem K.Bozhgua e fiton nga keta por dhe Nikut ja kane gjete anen e i kane bere letrat,kurse Nikolla nuk ka shance sepse eshte i ardhur,Mondi shkatroj Saranden me ndertime,kurse Benin nuk e ve njeri ne liste kot e ka emrin aty.Niku Bozhgua vecse eshte njeri i mire dhe i rrespektuar fiton pike dhe nga pakenaqesia qe kane Sarandiotet nda Kocos.
nga “background”-i duken njeri me hajdut se tjetri! kane ngaterrua konkurs keta, i ka sqaruar njeri se behet fjale per kryebashkiak jo per kryebashibozuk? jo per gje po ngaterrohen dy titujt se i kane germat gati njesoj.LOL
Asnje nga keta figura nuk eshte pozitv ose te afte per te mexharuar nje bashki aqe komplekse, edhe aqe me pak ish kreu I bashkis qe e beri qytetin mish mash me ndertime kuturu. Figura te shplara politikishte.
Punet qe kane kryer keto vite keta zoterinj duket qe jane majmur.Gjeni ndonje mesues e mundesisht nga ndonje familje me gen se vertete do jete paqesor dhe pozitiv per qytetin.Pd ka hajdute me shumice qe nga cubi Sali e gjithe kopeja qe i rrine prane.