Jo antarësimit në BE/ Balla, letër 3 deputetëve të Le Pen: Shqipëria mban çelësat gjeopolitikë të Lindjes dhe Perëndimit

20 Shkurt 2015, 16:02Politika TEMA

Deputeti socialist Taulant Balla në cilësinë e Kryetarit të Delegacionit në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, u ka derguar një letër 3 eurodeputetëve frnacezë, të cilët kanë depozituar një rezoultë kundër antarësimit të Shqipërisë në BE.

Letra i është dërguar eurodeputetit Dominique Bilde, Steeve Briois dhe Sophie Montel, të cilët janë 3 deputetët e Frontit Nacional, që drejtohet nga Marine Le Pen. Ata janë shprehur se shkak  per kete rezolute janë arsyet e gjendjes sociale dhe ekonomike në Europë:

 Të nderuar kolegë parlamentarë,

“Je suis Charlie”, për tu prezantuar. Jam katër krerët fetarë shqiptarë që erdhën të marshonin në Paris në mbrojtje të lirive franceze, të nesërmen e atentateve që përgjakën Francën. “Je suis Charles”, Gjenerali që shpesh partia juaj e mban për referencë kthjelltësie dhe që përshëndeste te Shqipëria vendin mik dhe aleat, që prej 1940. “Je suis François”, mishërimi i një tradite të gjatë fetare që për ju është djepi i Europës dhe që më parë se të krijonte Francën, mbolli qysh në krye të herës farën e saj në Shqipëri: “Shqipëria nuk është një vend mysliman, por një vend europian ku ka të Krishterë e Myslimanë”, janë fjalët e tij.

Duke mos mundur t’i mveshni Shqipërisë epitetet e islamizmit, intolerancës, armiqësisë ndaj një tradite dhe një qytetërimi që pa pjesërisht dritën e djellit në tokën e saj të moçme, i pengoni rrugën drejt integrimit nën pretekste më pak të bujshëm: korrupsioni, instabiliteti ekonomik, pesha e trafiqeve të paligjshëm. Të këqija që në fund të fundit janë gangrena e vendeve të Europës nga Korsika në Siçili e nga periferitë e Parisit në qendër të Athinës.

Duke parë ritmin e çfrenuar të rezolutave tuaja, deklaratave e pozicionimeve kundër rimëkëmbjes së projektit europian, kuptoj se lojrat politike nuk janë mënjë art, por një zanat i zvetënuar, edhe për një parti si e juaja, lluksi i së cilës ka qënë mos të ketë kurrë rastin për të ushtruar pushtetin dhe përgjegjësitë e vërteta.

Megjithë këtë, ka lojra që në fakt janë të rrezikshme. Ndonëse Shqipëria vjen nga larg, me një të kaluar tëdhimbshme, potencialet e saj janë të paprekura: popullsi e re në moshë, pasuri hidrike dhe minerare, monedhë e qëndrueshme dhe rritje ekonomike.

Të përjashtosh Shqipërinë, thjesht për të shtuar një pikë më shumë në listën e gjatë të manifesteve për deshtimin e Europës të së ardhmes, është një llogari fort meskine, me një çmim ndoshta shumë të lartë. Shqipëria, zinxhiri i historisë në distancë të njejtë midis Romës dhe Stambollit mban çelësat gjeopolitikë të Lindjes dhe Perëndimit dhe përbën elementin moderues të një rajoni historikisht të trazuar.
Të godasësh pa dallim është, përgjithësisht, një strategji pa bereqet. Ëndrra europiane e Shqipërisë nuk ka nevojë për tu goditur. Këshillë prej miku: kapeni dorën e saj miqësisht dhe vllazërisht të shtrirë, si një shanc të vërtetë për rigjallërimin dhe rinovimin e Europës dhe jo si një makth artificial për të trembur votues në udhëkryq.

Vllazërisht europian,

Taulant Balla

Deputet

Kryetar i Delegacionit në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri

45 komente në “Jo antarësimit në BE/ Balla, letër 3 deputetëve të Le Pen: Shqipëria mban çelësat gjeopolitikë të Lindjes dhe Perëndimit”

  1. anannananan says:

    Nje lloj njeriu si ky qe ka bere kete letren vetem te turperon para te huajve!

    1. fieraku4u says:

      @ANANANANANA

      KE TE DREJTE, TI DO PREFEROJE NDONJE SHPELLAR VRASES SI SALI RRUMPALLA,

      OSE EDUART THUTHUQ SUPA HALIMI, OSE GENC FANTOMAS STRAZIMIRI, OSE ALBANA PAMELA ANDERSON VOKSHI, OSE LULUSH NJERIU QE VETEM QESH BASHA, FLAMU MUL NULI IDIOT NOKA, DHE MOS TE HARROJM ME SPECIALIN NARD TEOLOG POLITOLOG FILOZOF PSOKOLLOG NDOKA……

      MOS ME BEJE PER TE QESHUR…

    2. Xhimi says:

      Bravo Balla. Ja u ke bere paq ketyre racisteve te ndyre qe do te ishin te gjithe duke pastruar kembet e Sulltaneve otoman nese Shqiperia nuk do te kish vene gjoksin e saj per te ndaluar hordhite otomane. Keta horra harrojne se Shqiperia ka dhene Konstandinin e madh qe u dha krishterimin Europes, ka dhen Aleksandrin e madh qe ndaloj hordhite persiane ne brigjet e mesdheut dhe u dha dermen qe te mos afroheshin me ne Europe, kane harruar qe Kodi i ligjeve civile qe perdor sot e gjithe bota eshte bere nga nje iliro-shqiptar, qe numri dy i doktoreve te vatikanit eshte shqiptar, qe disa perandore romake dhe Pape ne Vatikan kane qene shqiptar, qe Shqiperia ju bashkua forcave te rezistences kunder fashisto-nazisteve gjate luftes se dyte boterore, qe eshte vendi i vetem ne bote qe shpetoj izraelitet nga krimet e nazizmit, qe eshte vendi me vellazerine fetare me te mire ne te gjithe boten. Shqiperia nuk eshte nje vend islamik sic jane perpjekur ta paraqesin Serbia dhe Sali Berisha (me anetaresimin ne Konference Islamike), por nje vend europian me nje popullsi qe me se shumti beson ne Krishterimin, dhe disa mbeturina turko-arabe qe mendojne se te paret e tyre ishin myslimane. Keta zagare franco-sllav perpiqen ta nxjerrin Shqiperine si delja e zeze. Shqiperia ishte ajo qe u tregoj berrylin ruseve dhe i hodhi jashte Vlores ne 1961. Nese Rusia do te kishte nje baze ushtarake ne Vlore e gjithe Europa do te pshurrej nga frika dhe ndoshta do te fliste rusisht tanime. Prandaj bravo deputeti Balla. Ne te kuptojme dhe te mbeshtesin. Vendoseni dinjitetin e Shqiperise ne vend dhe mos lejoni keta raciste te neperkembin popullin krenar, trim, dhe europian te Shqiperise, Nje nga popujt dhe gjuhet me te lashta te njerezimit.

      1. Flora says:

        @Xhimi, po te ikesh nga Shqiperi ne çdo cep te botes do besh EMER!!!

        Po jetove ketu gjithe energjite e tua t’i shpenzosh do te shkoje buza prapa veshit e do vdesesh me pishman! Pse jemi te tille?

        Jo, nuk jam dakord me ate shprehjen se jemi te gjithe te pare..nuk jemi!!!

        Ne nuk e respektojme njeri tjetrin, me mire ta them siç eshte ne urrehemi shume!!!

        Dhe llumi perfiton e na ve poshte. Se llumaxhijte e duan njeri tjetrin, rrine bashke, vjedhin bashke, indjane paret bashke e ne marim rruget e botes e atje behemi te paret, se atje te hapet rruga.

      2. Marko says:

        Nje falenderim per zoterine me emrin XHIMI nuk te heq asnje pike e asnje presje per ato qe thua. !!!!!!!!

    3. Edi says:

      Bravoooo Taulant ,kjo ndoshta eshte gjeja me e sakte dhe efikase qe ke bere.Ka shume europiane qe s’e kane haberin per Shqiperine e shqiptaret dhe na shohin si ufo,ndersa shqiptaret dine e njohin shume me teper per Europen.E pra cilet jane ufo-t ,qe duhet te plotesojne boshlleqet e njohurive per kontinentin ku jetojme ?

      1. Flutr says:

        Opo Shqiptaret jane te gjithe gjithe tru, po problemi eshte se asnjeri nuk i thote punes “marshallah”, edhe kur shkon njeriu rishtaz ne pune ai kolegu nuk ta tregon sikur kembes ti biesh. kjo eshte semundje ne tru. te mos japin e marin njerezit ne pune me njeri tjetrin? nuk kam pare kurre ne jete, vetem ne NEOKOMUNIZMIN SHQIPTAR!!!

        Kjo per aresye korrupsioni, vjedhjeje? Apo per ta lene tjetrin ne hije sado i zgjuar qofte ai. Puna eshte diçka konkrete rutine qe nuk mund ta dish edhe 5 diploma te kesh. e si rregullohet kjo?

        Sikur te behej ketu nje diskutim rreth punes ne grup e pa hile???!!!

    4. hari boo says:

      Idiot i lindur, qe nga pseudonimi qe ke vene

    5. Marko says:

      Taulant Balla ka te drejte ..por Shqiperine e shkaterroj mbeturina osmano-turke krimineli i vicidolit Berisha ky kerrme e antaresoj Shqiperine ne Konferencen islamike qe me me 92 dhe tani Europa na njeh per Shtet musliman…kjo eshte absurde !!!!!!!!! Shqiperia ka qene vend i Krishtere dhe keshtu duhet te mbetet.

  2. Hason Lypen says:

    Nga cicerimat kenduese per enver hoxhen deri te nje pro europjan se vete europjanet ky Balla ?

    1. berisha. says:

      Ja mohon ndryshimin ,evolimin.E cuditeshme se ju I puthni menderen nje ish sekretari ,nje ish doktori te Bllokut.Mbase nje mbreti renegat.
      Doni te beheni burra vec me Ballen.Behuni me grate tuaja dhe ato kane nderruar “parti” ,mos u besoni.

  3. VDEKIE FASHIZMI, LIRI POPULLI says:

    MOS U MERZISNI EVROPEN DO E BEJM NE SHQIPERI … kurajo qeveria shqiptare

  4. Flamur_Vlore says:

    krenar per rilindjen—-distancohuni na srb-i o popull se i mbyturi te mbyt dhe mos i shkoni kunder qeveris tuaj se i veni kunder te ardhmes te vendit dhe femijeve tuaj

  5. Bali Serisha. says:

    Pse ku e pe turpin aty ti?
    Shum mirë u ka shkruar, pse ç’duhet të bëjë tu thot faleminderit që ja fusni pordhës kot?

  6. tani says:

    i mallengjeve ata dhe ne..nuk u mbushet mendja me letra or tij..ne keni kellqe shfrytezojeni ate mut pushtet qe u dhame te beni pune tamam e jo te vidhni..eshte e vertet qe roma su ndertua ne nje dite po ka pune qe behen ne 24 ore..sa per tiu kujtuar..reformen e drejtesise qe eshte pika kyce se keni bere akoma..po kalojne tre vjet e duhet ta kishit bere si pike te pare

  7. bregdetasi says:

    Na ka mbetur te krenohemi me topet e Sali salo mavrise,qe hodhi ne ere ekonomine,mbrojtjen,te ardhmen e tani edhe shpresat tona per ne Europe.Siç duket “vellezrir”aziatike do na bejne çlirimin e katert nga prapambetjet e pa fundme osmane.Ajo lepenia,nuk eshte vetem;perpara asaj eshte Car-kozi.Korigjo azimutin,Taulant,se pergjegjesia e fjaleve ne kete rast eshte e madhe shume.

  8. kris says:

    kush dreiqin u ka thene ketyre pseudosocialisteve se duhet te ndertojne Romen ?A jane ne rregull nga trute?Ne i votuam te rindertojne ate qe prishi Saliu.po jane te zotet ta bejne .Deri tani duket se jane ne gjurmet e Saliut.

  9. dritan74 says:

    Keta kur i kap budallalliku i kap si PARTI.Ose duan te luajne rolin e idiotit qe mos te bien ne sy yneret e KRYETARIT MAO te leshuar rrugeve te EUROPES ashtu pa fre ne lajthitje

  10. mali says:

    Pershendetje zoti Balla per kete leter te kthjellet ,realiste me theks diplomatik duke nenvizuae lashtesine dhe perkatesine e lashte evropiane te Shqiperise dhe endrren e kahershme te shqiptareve per te qene pjese zyrtare e Evropes se reale Shqiperia i ka perkitur Evropes dhe me cudit ndonje derdimen qe vetem shqiptar nuk mund te jete qe s,eshte ndakord me letren tuaj derguar eurodeputeteve ekstremiste te Frances qe kerkojne mospranimin e Shqiperise ne BE..Po cfare kerkojne keta komentues qe te heshtin e te presim nga ndonjr idhtar te tyre sic eshte Berisha qe s,arriti dot ta fuste vendin ne Evropen qe e deshen te rinjte shqiptare qe ne vitin e pare te demokracise,poe ne vend qe te sensibilizoje partite e djathte evropiane per te mbeshtetur Shqiperine,merret me shpifje per qeverine dhe me tritolvenesit qe i ka pergatitur vete me kujdes ne universitetin e Dajtit,sicthote Izet Haxhia ish shoqeruesi i pare i Saliut dhe kembengul per te destabilizuar vendin qe evropianet te mos e pranojne Shqiperine ne gjirin e vet se destabiliteti qe i ka krijuar Saliy here pas here ka ndikimet e veta dhe jane keta armiq te Shqiperise ,agjenturat e huaja me serbet ne krye qe e nxitin agjentine vjeter te tyre Penicilinen qe te destabilizoje vendin me qellim qe bota e moderuar te stepet para deshires shekullore te popullit per te qene pjese e Evropes,prandaj dhe e mbeshtes Ballen e kedo te djathte e te majte apo intelektuale si Kadareja qe duhet te japin kontributin e tyre per ta afruar kohen e pranimit te Shqiperise ne BE.

    1. dritan74 says:

      Po Mali eshte e vertete.Keta i kane rrenjet tek ky popull si puna jote dele perendie e tufezuar grusht rreth partise dhe shokut RAMA

    2. Flutra says:

      @Mali ju jeni nje njeri i zgjuar dhe e kuptoni me mire se une, por t’i perkasesh europes nuk ka nevoje te jesh as i lashte e as popull me histori. Thjesht duhet te ngjasosh me europen. psh Sllovenia nuk eshte ndonje vend me histori, madje po te shkosh ne nje Ministri atje e te bisedosh, ata fillojne me nje prezantim teper realist, jo me mburrje.psh: Perfaqesuesi i larte i Ministrise pohon: ne nuk e kemi kete sektor shume te zhvilluar dhe tregon shifrat reale dhe eksperiencen e historine e atij sektori…

      Atje te tregojne gjithshka e nuk e lidhin me te shkuaren fare…dhe…kane qene vend komunist…por…komunizmi ka qene shume i bute..ata jane fqinje me Austrine dhe ti nuk e dallon dot Austrine nga Sllovenia dhe…Europa i ftoi vete qe ata te beheshin pjese e BE. Sllovenia u be vete europe.

      Si Estonia, etj…ata dallojne ne fytyra e ne sjellje sa njerez jane.

      Nese ti shkon me nje grup nga shqiperia me nje grup estonezesh perballe do vesh menjehere re dallimin.

      Si ata flasin me kujdes me njeri tjetrin…e si grupi shqiptar flasin gjithe sy e vetulla e berryla, sa duken si te cmendur…edhe…e quajne vete te zgjuar….megjith anglishten qe mund ta dine…por jo si estonezet…

      Me vjen keq. Shqiptaret me kane bere te vuaj gjithe jeten time….

      F.S.Noli nuk iku sepse nuk e duronte dot Zogun, ai iku per te qene i lire…dhe atje ne vend te huaj…u dorezua: “Kelleçin e politikes e kam varur, e kam melçine cope, me ndihmoni me nje rroge…” dhe pranoi pensioni e Zogut per te mbijetuar. Keta jemi ne. Kjo eshte historia jone. Duke gjemuar njeri tjetrin per ta vrare per PUSHTET edhe ne mes te Parisit…kane gjemuar plumbat shqiptar per pushtet.

      Kur te fillojme te njohim secili kufijte tane, atehere ne do behemi si europa. Tani jemi ne gjendje te eger.

      Me vjen vertet shume keq, por duhet te njohim veten, e te perpiqemi te shkojme tek veteja. Kjo do te na shpetoje.

      Une jam e shashtisur kur hyj ne zyra shqiptare e ne katedra pedagogesh. te degjosh gjuhe gangsterash. I thote gruaja e huj burrit te huj: “Po ku jeee o floriii” ne mes te studenteve…
      njerezit e leçitur rrine pa pune, sepse Dekani psh: ishte tifoz me Fatosin edhe firmoste peticionet e Saliut…Po tani??? tani e ke anetar te KESHILLIT MBIKQYRES TE BANKES. çar eshte kjo?! Kjo eshte nje allaysje! S’dua te flas me gjate! KY ESHTE NEOKOMUNIZEMI!!!

      Ne KOMUNIZEM kishte nje KARTOTEKE ku ishin gjithe kopjet e dosjeve te te gjithe njerezve me aresim te larte, pavaresisht se emeroheshin nga shteti, por ishin te verifikuar, sot eshte bere allays nga ata njerez qe kane punuar ne nje sistem. le te ishte diktature, por funksiononte sistemi….

      Tani eshte anarshi, sepse eshte bishti me i rende se sqepari.

      Kur te kemi bere rregullat e lojes, ku secili te mbaje pergjegjesi per punen e tij e askush te mos pengoje tjetrin…atehere europa te therret vete.

      E Pate dje gjyqin e punonjesve te Bankes se Shqiperise?

      Drejtori u denua 1 vit, pse nuk e kishte bere rregulloren!!!
      Punonjesi i arkes u denua 1 vit e gjysem, pse nuk e kishte zbatuar rregulloren. Cilen rregullore?-Ate qe nuk e kishte bere Drejtori i Thesarit.

      Ka turp ky shtet apo jo??? Kemi ne fytyre te dalim perpara europes e t’i tregojme historira?

      Nuk e di europa dhe AMERIKA se çfare ndodh ne kete vend. Ku jane te drejtat e njeriut?

      Apo keta hallexhinjte, kot jetojne! Si ne burg si jashte burgut, keta jane numra eh???

      As qe mund t’i afrohemi europes ne kur ka TE BURGOSUR POLITIK dhe kete europa e di, dhe kete gje AMERIKA E DI SHUME ME MIRE SE VETE PROKURORIA.

      Tung

  11. aleko says:

    Per ata qe kuptojne letra eshte ajo ae duhet cilesore dhe fine.Ata qe skuptojne te pakten te rrine urte.Populli e thot kete…

    1. ari says:

      Ajo qe thote Balla eshte cilesore dhe fine? Ajo qe duhet? si mendon ti se do ti besh karshillek deputeteve europian frances , duke e mbushur parlamentin dhe administraten shqiptare me njerez qe per 20 vite rresht jane marre me trafik droge prostitucioni e kushedi se çfare tjeter? Apo ndoshta me ministra e zv ministra per te mos folur per deputet etj etj qe mburren me diplomat e vjedhura dhe blera dhe qe tere jeten e tyre nuk kane prodhuar kurre asnje vlere materiale apo shpirterore e intelektuale? Mos ndoshta me mburrjet e FB dhe te 1 milion votave te blera me thesa mielli dhe 2000 leksha? Balla nese eshte burre le te godasi keto gangrena brenda partise se tij dhe pastaj mund te kete dinjitetin te shaj parlamentaret europian pavarsisht mekateve te tyre!

  12. exit says:

    Budallalleqet qr shkruan ky palla besoj se nuk I kupton. Deshira e madhe e ketij inkoranti per baben me kete ekonomi te katranosur do te thote vetevrasje.
    Shiko ti palla cat I ndodhi greqise.
    Trap

  13. Fan Noli says:

    Letra e nenshkruar nga Taulant Balla eshte nje kryeveper politike, letrare e artistike. Ajo tregon anen e drties se Shqiperise qe perfaqesohet nga Edi Rama; por eurodeputetet dine edhe anen e erret qe perfaqesohet nga Sali Berishas… Kjo eshte dilema shekspiriane evropiane: ta afrojme Shqiperine, apo ta mbajme larg?!

  14. lol says:

    Cfare leter katastrofe,qe tregon nje ignorance totale te politikes franceze! Pyetni gré,do ju tregojme gjerat!
    Keto Jane njerezet ne Parlamentin evropian te’ ballit kombtar'(front national) franceze e jo ne Parlamentin franceze!
    Themeluesi i kesaj parti, Jean Marie Le pen ,ka deklaruar une nuk jam Charlie(http://www.lepoint.fr/politique/jean-marie-le-pen-moi-je-suis-desole-je-ne-suis-pas-charlie-10-01-2015-1895397_20.php) edhe e bija sot kryetare e levizjes bleu marine nuk manifestoj me charlie-te,po ndaras ne nje katund ne jug te frances!
    Sa per Generalin,ne qofte se e keni menden per De Gaulle, ai KUR nuk ishte me lepenin,po perkundrazi gjithmone ka luftuar kunder tyre! De Gaulle eshte bile ‘la bête noire’ hasmi ma i madhe i partise lepeniste se ai i ‘dha’ pamvaresine Algerise,ku lepeni ka torturuar arabe e ka luftuar kunder pamvaresise!
    Pra te thirrish lepenistat me nderruar De Gaulle-in,hasmin e tyre ,tregon ingnorancen e juaj si politikane shqiptar qe cdo gje e bejne me fodullek,edhe e bene katastrofe kete léger ne qofte se vertet keni kerkuar ndryshim te pozitionit te tyre,Sigurisht se pas kesaj léger ,nuk do te ndodhe qe keto députéte te ndryshojne menden! Nuk eshte bota si ju,ka trashegimi tek politikanet e botes,edhe po deshtet ndihmen e Lepenit,po iu kujtojme se jean marie Lepen edhe e bija ishin ne dasmen e Chambellanit te Mbretit Leka i pare ne France,le comte d’Ogny! Pra mesoni edhe historine tuaj nje here do ju keshillojne keto deputet,edhe kujtoni kush ishin miqte e populit shqiptar kur ishit te gjithe nene sundimin komunist!
    Députétet ne fjale nuk Kane asnje ndikim,se ne kete parti vendosin vetem LePen! Edhe ne Parlamentin evropiane lepenistat Jane minoritare!
    Po ne France pozita e kesaj parti duhet te ju shqetesoje se eshte tu bâ Partia ma e madhe ne France….
    Pra nje keshill:lexoni ma shume shtypin e huaj,si kryetar e delegationit asgje edhe pyetni bashkatdhetaret e juaj,qe mos te dukeni idiot!

  15. dn says:

    Zoti ju ka shemtuar,
    Po ju jeni aq karikatural,aq servil sa vetem me kete leter tregoni sa larg evropes jeni,sa nuk e meritoni emrin evropian!po Böll me se me François e me de gol nuk i rritet émeri shqiperise! Po shikoni vetin bre njehere edhe punoni si duhet,pastaj evropa Vete vjen ju thirr!

  16. lili says:

    ‘ Shqipëria mban çelësat gjeopolitikë të Lindjes dhe Perëndimit’,,
    Paska vertet edhe komike te medhenj ne politik ne Shqiperi!
    Po Cfare çelesa mor idiot,50 vjet u mbyllet edhe Lindja e Perendimi as nuk e verejten se u mungon ‘çelesi’!

  17. georges says:

    C’osht ky legen, qe i qurravitet, tre francezeve te Le Pen! “France te perulem ty” eshte nje shtatore ne Kala Meidan te Beogradit, dhe pak me tutje nje ambasade goxha e bukur ndertuar nga serbet, Ky tyci, qe den baba den i ka ra bullit me bodec per te liru token, na behet politikan dhe hop nga Librazhdi ne Europe! Po rri mor tyc, ne s’duam njeri tjetrin, e do na doje bota!

  18. zhan zhak says:

    Shpejt u kujtove mo Balla ti kthesh pergjigje Le Penit te Frances.
    Le Penia (vajza e Le Penit plak) ka 1 muaj qe ka bere kete deklarate mo Balla.
    Te lumte bitha mo Balla.
    Me mire vone se kurre mo Balla.
    Eh lum si ne per keta politikane qe kemi.
    Vari Turkofagosin.

  19. Hasan says:

    Tani besoj Le Pen s’ka nga ia mban, ia beri Balla tete me dy! Pa pa pa pa! Ne na ka humbur celesi ne Shqiperi, jo me te mbajme celesin mes lindjes dhe perendimit! Ketu sduhet thene “hapu susam” por hapu dhe…

  20. ben says:

    Bjeri me dore o Balla…sa i rendesishem je ti dhe rama.. selfservioe….hahahaha

  21. ilirjan says:

    Perse te nenshtruar?!? Une nuk dua te pranoj nje perfaqsim te tille, teper te ulet, poshterues per shumicen e shqiptareve. Dhe para kujt(?), para perfaqsuesve te Le Pen!!
    Sa per Refrenin e tyre, korrupsion, trafik, destabilitet, qe jane me origjine nga “demokracite” Perendimore, qe nga 1944 e deri ne v.90-te nuk I njihnim, bile mungojne ne fjalorin e shqipes se sotme.
    Tani jane ushqim I perditshem per 5% te shqiptareve, se bashku me Ju – politikanet e pas 90-s. Pa ato, Ju ngordhni .

  22. gazetari says:

    dy luane i ka sot bota/nje azia nje evropa. Bravo Balla, vetem mund te shkruaje kete leter copy paste by koleka&co

  23. zhuli politikes tone says:

    Akoma me kercenime ky injorant. Edhe pse e meritojne duhet te dish zoteri se nuk shantazhon dot me kte karte “lindje dhe perendim”, se e provuan greket me kercenim po ashtu dhe serbet. Ne jemi vetem servile te neveritshem dhe aasgje tjeter dhe i sigurte te jesh ti se per aq kohe sa do te kemi politike ortodokse dhe bizantine si kulture edhe Le Pen dhe simotrat e tyre mund te tallen me ne kur te doje

  24. tomi says:

    obobobobbbooooo po mire qe ne shqiperi je mbyt me gafa politike dhe ke marre votat e katnarve tu tu shajt berishen po ketu mor toc ca ben po ti nuk njeh asgje dhe mu drejtohesh me gafa politike tre debileve politike franceze qe tani vlejne shume me teper se ty sepse ju ke dhene material mjaftueshem per tu tallur me ty me kryeministrin tat e pastaj me cdo gje shqiptare qe u del perpara ketyre plehrave qe vete francezet nuk i durojne dot Ate me celes sidomos e madhe shume ububbububuub o taulant ku e ke motren

  25. Temple says:

    Diten qe shqiperia mori statusin, Balla postoi ne fb flamurin shqiptar dhe minaren e xhamise. Jane me te qudittshme rreagimet e balles se te deputeteve…

  26. charlie says:

    Ju zotni députet,a nuk jeni députét i nje shteti ku piloter e Forçave te armatosura Jane perfshi ne trafik droge? Ju zotni, a nuk jeni députet i nje shteti ku FA Jane perfshi ne trafik arme nderkombtar e ne traffik nafte?Pa u ndeshkuar kur asnje njeri as gjate qeverise se maparshme as gjate kesaj qeverije!
    Ju zotni a nuk jeni députét i nje shteti ku e drejta e prônés nuk i njihet mija e mija njerezeve-ju kujtojme vendimet e marra ne Strasburgu,e vendimet qe nuk Jane marr per mija e mija qytetare qe sorrolaten neper dyret e gjykatave te shtetit qe perfasoni!
    Ju zotni ,a nuk jeni députét i nje shteti ku ministrat nderojne me grusht ende kriminelet me te medhenj te kombit shqiptar,nderojne pikerisht ato qe e ndan shqiperine nga kombet evropiane e harrojne Gjergj Fishten
    Ju zotni,a nuk jeni députéte i nje shteti qe po shet cdo gje edhe destin,per interesat e nje kaste politique e jo per interesat e nje kombi te tere?
    Ju zotni,a nuk jeni deputet i nje shteti ku banka kombtare ‘vidhet’ e nuk ndodh asgje me kryetarin e kesaj banke? Sju zotni si deputet duhet ma shume t’interesohuni per kush ishte çelesi i kesaj Pune…
    Ju zotni,duhet te kuptoni se n’evrope pranohet Shteti,jo klani i fillanit e fillanit siç kujtoni ju! Ju zotni si deputet jeni po aq pergjegjese per refuzimin e shqiperise nga evropa,mos ma shume se opozita e juaj: Na kujtoni,zotni deputet ,kur keni bâ punen e nje deputet lamba e keni dorezuar ne Parlamentin tuaj nje projektligj qe kerkon ndeshkimin e pergjegjeve te horrleqeve cituar ma nalt!
    Ju zotni deputet ende nuk e keni kuptuar detyren tuaj si deputet,prandaj shrytzone pak poziten edhe dillni e shikoni se si koleget tuaj mbrojne kombit e tyre kunder interesave te klaneve qofshin nderkombtar apo national,e si mbrojne qytetaret e tyre ne per bote,kur ju as nuk doni me i takuar!
    Charlie ju keshillon te lexoni numerat e meparshme te Charlie-hebdo e te percilleni pak Canalin televisiv LCP,kanali i Parlamentit franceze per shembull,qe te mesoni si punojne deputetet per zgedheset e tyre!

  27. Tuna says:

    Një hartim mature, shumë i bukur, zoti Balla…(???!!!)

  28. georges says:

    Per Taulant Balla:
    Katunar surrat parur Europian nuk bohesh kurre!

  29. Tuna says:

    Me këto “çelsat gjeopolitikë Lindje-Perëndim”, e ke thekur fare, o Balla, “u fute drithmën” francezëve dhe evropianëve… Kuku ç’politikanë, kemi…!!!

  30. moisiu says:

    Komentues “Xhimi” shume bukur e keni shpjeguar ,te tille gjuhe duhet te fliste Taulant Balla ,jo tu lutej atyre qe nuk kane pare kure pushtet ne France,shqiptareve u takon te jene ne BE ,kane me shume merita se shume vende te antaresuar ne te !

  31. bajaziti says:

    Eshte turp te lexoshe kete leter drejtuar “vellezerve”te Taulantit vellezerve ekstremiste te djathte qe jo vetem qe s’kane asnje lidhje me kete kodosh politikani por jane shprehur haptazi kunder Shqiperise me arresyen e vetme se jane partia qe jane financuar e trajtohen nga Putini e dihet politika e Moskes kundrejt kombit Shqipetar.Kjo z.Balla qe ke bere , rrenqeth edhe Francezin me konservator me kete thirrje vellazerore,s’eshte asgje tjeter perveçese treguesi me i sakte se kush e ka ozurpuar Parlamentin Shqipetar sot e kush bene pjese ne te majten Shqipetare njerez qe gjakun e kane te trazuar me shurre!Nga tre deputetet dy prej te cilave jane ekstremi i djathe Lepen-ist jane kundra emigracionit ne vendin e tyre e ekstremiste me ta.Z.Balla! Boll me me keto broçkulla e mos ia ulni vlerat revistes satirike “Je suis Charlie”sepse nese ne tubimin per t’iu bashkangjitur shprehjes se lire ndodheshin 4000005 veta(pese perfaqesuesit nga Shqipëria),jo rastesisht mungonte Partia e Marin Le Penit sepse kjo reviste e kishte armike e ne çdo numer te saj e satirizonte .Ne te njejten dite Partia Lepen-iste tubonte me thirrjen “Je suis Marine Le Pen”kur e gjithe shoqeria Franceze ishte bere bashke!Nepermjet internetit ke mundesi(deshire te kesh) te gjeshe revisten satirike e ti hedhesh nje sy per tu bindur qe ata qe rane per lirine e shprehjes nuk i kishin vellezer keta qe zotrote iu kerkon te pranojne Shqiperine ne familjen Europiane ,kur jam i bindur qe Shqiperine jo vetem qe se njohin fare por edhe deklaraten e ane bere sepse jane te urdheruar ta pengojne nga linja Moske-Beograd nga ku edhe marrin oksigjen.Bolle me me keto broçkulla se jeni bere as bajat sa Ju duket vehtja sikur jetoni ne vitet 80 ku mungonte gjithçka e fjala Juaj dukej “zjarr”!Qe tu thuash Lepen-isteve vellezer e motra duhet ne radhe te pare ti drejtohesh ryekrimit Berishe vella,apo e thoi e se keni per gje Ju te pa identitetet e me gjak te perzier me urinen e urese qe na dhuruan miqte ne vitet 90!Ja edhe nje aresye qe me forcon bindjen se perse nuk behet Shqipëria!

  32. Violeta says:

    Balla, nje injorant i lindur qe mendon se me keto letra dhe duke share ore e minute Berishen, do te behet udheheqes i madh.Turp per PS-ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje