Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një letër urimi Presidentit të ri të Greqisë, Prokopis Pavlopoulos.
Në urimin e tij Presidenti Nishani shkruan se Greqia mbetet një partner i rëndësishëm i Shqipërisë dhe ka shprehur bindjen se Greqia do ia dalë të përballojë sfidat e saj aktuale.
Urimi i Presidentit Nishani
Zgjedhja Juaj në postin e lartë të Presidentit të Republikës Greke, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju përcjell urimet më të mira e të sinqerta për përmbushjen me sukses të kësaj detyre të rëndësishme.
Përfitoj nga rasti të nënvizoj me kënaqësi se për Shqipërinë, Greqia është një partner strategjik shumë i rëndësishëm politik dhe ekonomik, si edhe të shpreh bindjen se gjatë presidencës Suaj, lidhjet e miqësisë e të bashkëpunimit që karakterizojnë marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të njohin zhvillime të mëtejshme shumëdimensionale, në interes të zhvillimit dhe forcimit të miqësisë mes dy popujve tanë.
Jam i bindur se Greqia, me përpjekjet dhe reformat që po ndërmerr, do të përballojë me sukses sfidat me të cilat po përballet aktualisht, si dhe do të vijojë të jetë një mbështetëse e vazhdueshme dhe inkurajuese e agjendës evropiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.
Duke ju shprehur edhe një herë urimet më të përzemërta për zgjedhjen tuaj si President i Republikës Greke, si dhe me dëshirën për t`u takuar së afërmi, ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.”
nuk e ka emrin prokopis stavropulos por e ka emrin prokopis pavlopulos o tema
Presidenti quhet Prokopis Pavlopoulos dhe jo Stavropoulos!
Se prokopis se frrokopis, kujt i plasi si quhet,esht i joti jo i yni
Pavlopulos o tema jo stavropulos..haha ca lesh gazetari qenka ky qe beri artikullin..
oooooooooo Temaaaa….PAVLOPOULOS e ka ky ,se na flliqet me tfg ?
hahahaha.
Eshte Prokopi Pavlopoulos dhe jo Stavropoulos nga kristali i keni keta gazetare?????
Prokopis Pavlopulos,Ejj….
Prokopis Pavlopulos
Si gjithmone se sakte TEMA me lajmet sic mund te themi Edvin Trauma Sali Bishti Lulzim Basar etj
Pirth o Nishan.Qaj hallin e Shqiperis Ti,se Grekut i varen kembet maje kalit
hahaha. 6 pergjigje vetem per korrigjuar emrin.. Qazim e ka emrin e vertet.