Kryetari i Partise Demorkatike Lulzim Basha ka nxjerrë urdhërin për ngritjen e grupeve të punës për fushatën zgjedhore si dhe kriteret për përcaktimin e kandidatëve.
Sipas udhëzimit të kreut të PD, grupet e punës duhet të ngrihen deri në datën 25 shkurt. Urdhëri përcakton detyrat dhe kush përfshihet në grupet e punës.
Për këtë urdhër Basha ngarkon Sekretarin e Përgjithshëm z.Arben Ristani dhe Degët e PD në rrethe për zbatim.
Përmes udhëzimit Basha ka përcaktuar kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve për cdo njesi vendore/zgjedhore.
Sipas shtojcës që shoqëron udhëzimin, theksohet se data 10 mars është afati i fundit i mbledhjes së kryesisë së degëve për të shqyrtuar kandidaturat e prezantuara.
Përzgjedhja e kandidatëve për të Njësive Vendore
Nën drejtimin e Grupit të Punës që ngrihet për çdo Njësi Vendore / Zgjedhore:
• Brenda datës 5Mars, të organizohen mbledhjet / konsultimet në nivel seksioni për identifikimin e kandidaturave për Kryetarë të Njësive vendore që propozohen, apo që vetpropozohen;
• Brenda datës 10 Mars të organizohet mbledhja e Kryesisë sëDegëve për të shqyrtuar kandidaturat e propozuara nga konsultimi me seksionet, kandidaturat e vetshapllura, si dhe të tjera që mund të propozohen nga vetë mbledhja e Kryesisë së Degës;
• Brenda 5 ditëve nga mbledhja e Kryesisë së Degës, dërgohet pranë Kryesisë Qëndrore profilet e çdo pretendenti që plotëson kriteret ligjore. Profili i pretendentit për kandidat duhet të shoqërohet me një përmbledhje të shkrutër të mendimeve, vlerësimeve dhe opinioneve të shprehuara në mbledhjen e Kryesisë së degës për figurën dhe shancet për të qënë kandidaturë fituese.
• Pretendentë për Kandidat mund të jetë çdo person që: i) plotëson kushtet ligjore të parashikuar në Kodin Zgjedhor; ii) ka formim të mirë qytetar; iii) ka një aktivitet të mëparshëm në dobi të publikut; iv) ka njohje të mirë të komuniteteve brenda Njësisë Vendore ku kandidon; v) ka demostruar mbështetje dhe promovim të ideve dhe tëaksionit politik të djathtë, si dhe vi) zotëronë aftësi dhe mbështetje për të qenë fitues.
• Çdo pretendent për Kandidat duhet të jetë mbartës i spikatur i vlerave më të mira qytetare dhe të jetë i aftë të përfaqësojë me përkushtim projektin politik të PDSH-së dhe koalicionit të saj
• Kryesia e Degës ka të drejtë të mënjanojë nga gara pretendentët që nuk plotësojnë kriteret e njohura ligjore.
• Pretendentët për candidate për të cilët mbledhja e Kryesisë së Degës ka gjykuar se ka të dhëna të besueshme që nuk përputhen me standartet e larta etike që mbron PDSH i komunikohen Kryesisë Qendrore për verifikim përfundimtar
Pas shqyrtimit të profileve dhe verifikimeve të mëtejshme, si dhe pas konsultimeve me forcat politike që mbështetin koalicionin zgjedhor të drejtuar nga PDSH, Kryesia Qendrore miraton Kandidatët për Kryetar për çdo Njësi Vendore. /gj.k/