Gafa e Vokshit/ Krahasime për varfërinë nga letërsia, por ngatërron Ibsen me Andersen

19 Shkurt 2015, 18:45Politika TEMA

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi gjatë fjalës së saj në Kuvend  ka lëshuar një lumë akuzash ndaj qeverisë lidhur me situatën e vështirë ekonomike të shqiptarëve  dhe varfërinë e tejskajshme sipas saj.

Ajo mori me radhë një sërë emrash qytetarësh që po vuajnë nga mungesa e vëmendjes së shtetit.

Vokshi u ndal edhe tek rasti i vajzës së vogël, Pamela, e cila humbi jetën nga i ftohti.

Duke folur për mjerimin e madh, deputetja Vokshi  bëri edhe një krahasim me “Shitësen e vogël të shkrepseve”, të cilën e quajti vepër të Ibsen.

Mbi ne të gjithë si politikan, rëndon rasti i Pamelës, vajzës 7- vjeçare, e cila vdiq nga ngricat, nga i ftohti.

Gati 2 shekuj më vonë në zemër të Europës, në Shqipëri, ndodh e gjallë historia tragjike e librit të paharrueshëm “Shitësja e vogël e shkrepseve” e Ibsenit”, tha deputetja Vokshi.

Në fakt “Shitësja e vogël e shkrepëseve” është  shkruar nga autori  Hans Kristian Andersen, në vitin  1845.

Andersen është i njohur sidomos për tregimet dhe përrallat e tij për fëmijë, por ai mbetet sot e kësaj dite një nga autorët e preferuar të shumë të rriturve.

Ndërsa Henrik Ibsen që përmendi deputetja Vokshi, njihet për dramën e tij “Shtëpi kukulle”.

Por subjekti i saj është pak i komplikuar dhe nuk fokusohet aq tek varfëria, se sa tek falsiteti i një femre që është trajtuar si kukull.

Duhej dhe një rifrekim për letërsinë nga Kuvendi! /j.h

 

 

6 komente në “Gafa e Vokshit/ Krahasime për varfërinë nga letërsia, por ngatërron Ibsen me Andersen”

  1. eRIONS says:

    Keto “Pamelat” tona e kane mendjen ne shkrepset, ne flaka – soj i ndezur. Jam i bindur qe kur del kjo ne ekran ..fantazia e meshkujve shkon shume larg si keto …filmat e fundit…me lufte dmth :):):)

  2. Zef Kallami says:

    Asht ma mire me u marr me hallet ndervedi se me u hape bythesh kinse lexoj shkrimtare te huej.E per dreq i ngartron edhe krijimtarin qe po te ishin gjalle do qeshnin me kete ndjekese kureshtare.

  3. fatmiri says:

    çfare injorance ka kuvendi, mire qe kepusin budallalleqe shqip, por zene ne goje dhe njerez te gabuar; Hajde Alabana, hajde, sa e njeh letersine! Duket qe diplomen e paske fallco. Duhet te shkosh per testim.

  4. Shkodrani1 says:

    A three-year-old Toronto boy has died after he wandered into the bitter cold in a T-shirt and went missing for nearly six hours Thursday morning.

    Toronto police had launched a massive search for the missing child, named Elijah. Two volunteers canvassing the neighbourhood spotted him in a backyard, about 300 metres from where he had disappeared during the early morning.
    kjo ndodhi dje ne toronto moj prostituta e sales, apo edhe ketu do na thuash Ibsenin moj …….

  5. Gezimi says:

    Qe ishte injorante kjo deputete as nuk e diskutoja, por te ishte deri ne kete shkalle, as nuk e imagjinoja! Medet kush na drejton!

  6. emigranti says:

    Roli i gruas ne shoqerine tone ka qene pozitiv.Ne ditet e bukura te demokracise dolen ca kukumjacka qe hiqen sikur jane te shkolluara dhe te virgjera Kush eshte e sakte Vokshi,Topalli,Bregu,CILJETA.nUK DI SE KUR DO VIJ AJO DITE QE TE SHIKOJME NENAT,MOTRAT APO GRATE PA VESE TE KEQIA.eDHE E KEQJA E KA NJE LIMIT.kUR NGRE GISHTAT DHE KEMBET ALBANA TREGON LIRI DHE SALI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje