Tusk vlerëson Shqipërinë për rolin në rajon: Gjeni gjuhën e dialogut me opozitën

19 Shkurt 2015, 16:18Politika TEMA

Politika në Shqipëri duhet të gjejë gjuhën e dialogut dhe kompromisit. Ky është mesazhi i përcjellë nga Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Bruksel.

Gjatë një konference të përbashkët për mediat Presidenti Tusk tha se Shqipëria duhet të jetë konstruktive në politikën e saj të brendshme, po aq sa tregohet konstruktive në marrëdhëniet me vendet e rajonit.

Donald Tusk ka velrësuar angazhimin e qeverisë shqiptare për të mos hapur asnjë konflikt me fqinjët dhe ka theksuar se e njëjta gjë duhet të ndodhë dhe me politikën brenda Shqipërisë, sidomos tani që afrojnë dhe zgjedhjet lokale ku bëri thirrje për dialog dhe kompromis.

Ndërsa kryeministri Rama gjatë fjalës së tij ka vënë sërish theksin tek nevoja e zgjerimit të Be-së , duke nënvizuar se Europa ka nevojë për Ballkanin po aq sa Ballkani për Europën.

Rama tha se BE duhet të rrisë përpjekjet që vendet e Ballkanit të jenë stabël nga pikëpamja ekonomike.

“Ishte një ditë e mirë sot, do kthehemi me shume energji pozitive pas takimeve të mëngjesit. Ju jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që Donald Tusk ka treguar për integrimin e Shqipërisë në strukturat Evropiane.

Shkëmbyem pikëpamje për fqinjësinë e BE-së si dhe në procesin e bashkëpunimit. E informova Tusk për politikat që ne po ndjekim. Vendet e BE duhet të bëjnë përpjekje që të përballen me terrorizmin pasi ka rrezik që vendet tona të përfshihen. Sukses i BE varet nga suksesi i zgjerimit dhe stabiliteti i Ballkanit.

Perspektiva e Ballkanit është të ruajë vlerat me të cilat Evropa është e përfaqësuar. U fokusuam në atë se ku mund të zgjerohej BE në kushtet ekonomike dhe besojmë se ky proces është një ndihmë për zgjerimin e BE për të ruajtur vendimin e Berlinit.

Duam të sigurohemi që konferenca e ardhshme e Vjenës të jetë një gur themeli për anëtarësimin tonë. Sot Evropa ka nevojë për Ballkanin ashtu sikurse edhe Ballkani për Evropën”, tha Rama. 

 

Presidenti i KE shprehu vlerësime për atë çfarë Shqipëria po bën në Shqipëri dhe Ballkan si dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. /a.xh

1 komente në “Tusk vlerëson Shqipërinë për rolin në rajon: Gjeni gjuhën e dialogut me opozitën”

  1. Iiiiiiiii says:

    Shyqyr qe po degjojme nga e para nje pulitikan europian qe na keshillon parine tone se si te na vjedhin ,poshterojne,grabisin me radhe njehere pozita dhe njehere opozita qe do te behet pozite.Keta te huajt,qe ju q… Dreqi nenat ,mire keshilojne po opozita dhe pozita pse nguten ne radhe per te na tallur dhe grabitur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje