Shpërthimet me tritol/Patozi: Jam në krah të Tahirit, por ai duhet të na mbrojë nga sulmet

19 Shkurt 2015, 12:51Politika TEMA

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon seancën e radhës plenare ku pritet të miratohen edhe emrat e anëtarëve të Komisionit Parlamentar për dekriminalizimin.

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozit ka deklaruar se dënon sulmet ndaj ministrit Tahiri dhe është në krah të tij duke e mbështetur si politikan dhe si koleg.

“Por,  Tahiri nuk është aty që ta mbështesim ne sa herë ta sulmojnë, por që të na mbrojë ai ne nga këto sulme.

Vendi prej kohësh në darën e krimit të Organizuar, jetojmë në epokën e tritolit. Qeveria justifikohet se ka prekur mafian në kallo. Me këtë bilanc të zymtë njerëzia i bie që qeveria të lutet që qeveri të mos i biej më në qafë krimit. Solidaritet me Ministrin e Brendshëm, si politikan jam në krah të Saimir Tahirit.

Dënoj me forcë çdo akt dhune, por Tahiri nuk është aty që ta mbështesim ne sa herë ta sulmojnë, por që të na mbrojë ai ne nga këto sulme”, tha Patozi.

Në vijim ai u ndal edhe tek situata në zonat e të përmbyturve ku theksoi se vendi nuk ka nevojë për një qeveri dhe një opozitë që të çojë ndihma, por të marrë vendime që do të përmirësojë jetën e tyre tani dhe  në të ardhmen

“Ne drejtohemi sot nga një qeveri që i jep medalje dhe dekorata vetes për vepra të pabëra. Para 1 jave Rama kishte vënë në gjoks një qingj, duke u mburrur. Edhe kreu i Kuvendit çoi zogjtë.

Njerëzit kanë nevojë që përmbytjet të mos kthehen në fatkeqësi për ta, sa herë zemërohet qielli. Kur t’i vizitosh merr me vete edhe vendimin për dëmshpërblim të plotë. Nuk kemi nevojë një kryeministër që çon dele apo ndonjë kryetar Kuvendi që çon zogj.

E njëjta gjë vlen edhe për furgonat me miell të PD. Jemi këtu për të hartuar ligje dhe miratuar vendime që i ndihmojnë njerëzit.” , theksoi Patozi. /gj.k/

4 komente në “Shpërthimet me tritol/Patozi: Jam në krah të Tahirit, por ai duhet të na mbrojë nga sulmet”

  1. Spartaku says:

    Zoti Patozi! Permbytjet jane nje fatkeqesi natyrore,dhe nuk ka deshire njeri qe kjo e ndodh.Por kur ndodh nuk eshte ne doren e njeriut,dhe per kete ata qe demtohen e kane te nevojsheme ndihmen nga kushdo qoft.Eshte per tu habitur me ju te pd-ke.Keq te japesh ndihma keq te mos japesh.Te mos japesh,ju thoni pse nuk dhat.Te japesh ju thoni shikoni probleme te tjera dhe mos u merrni me ndihma.Qofshi ju qe jini,se nuk po ju kupton njeri.Tju rroje Saliu,se ai ju ve perpara si kopeja e dhive ne mal.

  2. metlaj says:

    ZOTI PATOSI vlersoj mendimet e tua por mendoj i nj personi ne politik ka vlera kur moderon partine e tij( PERKRAHJA JUAJ POLITIKE NGA NJE GRUPE PROGRESISHTESH NE PARTINE TUAJ QE U ZVOGELUA NGA GRUPI KRIMINAL DHE EKSTREMISTE I SALI BERISHES SIC CVENDOSJA NGA ORGANET DREJTUES DERI NE VRASJEN E DISA POLITIKANEVE TE DJATHTE PROGRESISTE) besim per moderimin e partise dhe do te zvogeloni pasojat e grupeve ekstremiste SHQIPERIA ESHTE E GJITHE SHQIPETAREVE partite te punojne per fuksionmin e shtetit ligjore dhe krijimin e frymes se bashkjetese vlazerore

  3. Flamur_Vlore says:

    KY ESHTE I VETMI I PERLYER QE BASHK ME OLLDASHIN E KUPTUAN SE BEN CA BEN TANI SKA ME VENT PER TE UDHEHEQUR KOMUNISTAT AKTIV QE KANE UDHEHEQUR PER 25 VJET!!

  4. A more Popull cfare ASTRITI eshte ky, ju nuk po e njihni akoma, a thua nuk eshte ky nje nga kreret qe i zgjaten jeten BISHES nga Vicidoli qe nga 1990 e deri me sot akoma. Cfare paradoksi me keta PATOZI “and Company” qe jane bere Miljoner keto 25-vite rrumpallhane e jo Demokraci, kurresesi nuk jemi vend Demokratik me Berishizem e Berishista, me Nanoizem e Nanoista, me Metizem e Metista, qe vetem bejne here pas heresh bejne ndonje “Kritike” ndaj Partise meme. Edhe kjo kuptohet qe behet me POROSI po nga lart dhe me rreshta e natyre fjalesh te limituara e te kontrolluara po nga “baba BISHA Sali”.
    Per sa kohe o ASTRIT PATOZI ne partine tuaj do jete “baba me familje biologjike brenda” dhe do ju friksoje me bandat e tritolit, kallashit, pistoletes, aksidenteve, grushtave (te gjitha keto i ben ne nje zyre Top-Secret ne ish-SHQUP dhe ne disa pika ne periferine e Tiranes, ne Lac, Fushe-Kruje, Katundi i Ri, Kukes, Tropoje, Lazarat,…), dhe JU do rrini “URTE” e do flisni sic fole sot ne parlament duke per miks “Byrekun me Kekun”, pra; me qellim i bie krye-qytetarit Rama dhe katundarit Meta (ketij skraparlliut mire ja ben, por mos harro se ju ka zgjatur jeten ne pushtet 4-vite ku keni vjedhur sa kurre me pare ne Historine e Shqiperise nje Pushtet) e lehtazi partise tende te ZEZE. Vertete te ZEZE sa dhe vete e zeza si ngjyre eshte e indinjuar me vetveten qe ka nje te ZEZE te tille ne jeten e shqiptareve ne Shqiperi. A po te shkruaj qarte o ish-koleg, qe e ke filluar punen ne Gazeten Albania duke na blere Byrek e Llalle sa here na hahesh, etjera etjera qe s’po ti ze momentalisht ne kete Koment.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje