Ka qene nje kohe nga fundi i diktatures, kur sa me shume boshatisej tregu, aq me teper shtoheshin titujt dhe fletet e lavderimit per klasen punetore dhe fshataresine kooperativiste. Ishte gati nje ligj i pashkruar i regjimit, qe kur dikujt nuk i jep dot leke, jepi medalje dhe dekorata. Kjo kohe m’u kujtua kur po shqyrtohej ne komision ligji, qe pritet qe miratohej sot.
Natyrisht, nuk kam ndermend qe te merrem me efektet qe mund te kete ai tek forcat tona te armatosura, sepse besoj qe eshte gjeja e fundit qe ka vlere ne hierarkine e reformave, per te cilat ato kane nevoje. Ne vija te trasha, ligji percakton se medaljet nuk jepen vetem nga ministri i Mbrojtjes, por edhe nga shefi i Shtabit te Pergjithshem, komandanti i brigades, komandanti i kompanise, ne mos gabohem edhe nga komandante me te vegjel.
Relacioni nuk e shpjegon dhe une nuk e di se standarti i kujt vendi eshte marre si model, se Shqiperia eshte prej vitesh anetare e NATO-s, por jam shume i sigurt se ai lume medaljesh, qe mund te shoqeroje aplikimin e ketij ligji, nuk do t’i beje as me te zote dhe as me atdhedashes ushtaraket tane. E aq me pak mund te shpresojme se permes tyre evitojme ngjarje te tilla te renda si ajo e pilotit qe humbi jeten ne Spanje.
Por me shume se abuzimi qe mund te ndodhe me kete fenomen tek forcat tona te armatosura, mua me shqetëson epidemia e shperndarjes pa dogane te medaljeve, si mentalitet qeverises gjate ketyre viteve.
Pavaresisht se nuk eshte okjekt i ketij ligji, kryeministri i vendit eshte ne fakt medaljeshperndaresi me i pakonkurrueshem ne Shqiperi. Praktikisht, ne drejtohemi sot nga nje qeveri, e cila ne mungese te puneve te mira per kete vend, i jep medalje dhe dekorata vetes, per vepra te pakryera ndonjëherë. Madje shefi i saj nuk e ka fare problem që shumicen e medialjeve t’i vendose ne xhaketen e vet, njesoj si tre lapsat me ngjyrat e flamurit francez, gjate parakalimit “Je sui Charlie” ne Paris.
Vetem ditet e fundit ne kemi marre pjese, edhe pse ne menyre pasive, ne ceremonite e akordimit te disa medaljeve. Ato si gjithmonë shfaqen “live” në ekrane.
A nuk e pate kryeministrin se si para nje jave ne vend te dekorates kishte vene ne gjoks nje qenjgj te njome, kur po mburrej se kishte shkeputur nga tufa e tij 200 krere dele per t’ia zevendesuar nje fshatari, qe humbi kopene nga permbytja? Disa dite me pas te njejten gje beri edhe kryetari i Kuvendit, i cili ndoshta per te mos e imituar plotesisht, apo ndoshta per t’u treguar kreativ, ne vend te deleve dergoi ne Ferras 5 mije zogj pulash.
Pervecse irrituese, inskenime te tilla jane fyese, jo thjesht per banoret e permbytur, por per cdo qytetar te ketij vendi, qe pret krejtesiht nje gje tjeter nga qeveria e vet. Qindra familje te permbytyra ne Vlore, Fier, Berat e gjetke kane nevoje sot per mbeshtetje reale dhe te barabarte nga shteti i tyre, dhe jo per filantropi zyrtaresh te larte. Por mbi te gjitha ata kanë nevojë per garanci nga shteti i tyre se permbytjet nuk do te kthehen ne fatkeqesi kronike per ta, sa here te zemerohet qielli.
Nese do te shkosh si burre shteti ne Novosele apo Levan, merr me vete vendimin e qeverise qe demshpërblen ne menyre te plote cdo dem te shkaktuar nga permbytja dhe e ke kryer detyren ndaj njerezve ne fatkeqesi. Sepse delet e mbytyra atje jane shume me teper se 200, po ashtu edhe pulat, zogjte, lopet, frigoriferet e demet e tjera te shkaktuara nga vershimi i lumenjve. Sepse ata qindra dhe mijëra te tjere, qe kane pesuar fatkeqesi te ngjashme, nuk gezohen dot me delet e bashkefshtarit të tyre, te cilat iu kthyen nga pseudo-bujaria e kryeministrit, vetem per ta nxjerre ne televizor.
Ne nuk kemi nevoje per nje kryeminister qe shperndan dele dhe as per nje kryetar kuvendi, qe u con peshqesh fshtarëve zogj, sepse nuk di qe ne qeveri te kete ndonje stalle dhensh dhe as ne parlamant te jete hapur ndonje pulari. Dhe qe te jem i drejte deri ne fund, e njeta gje vlen edhe per furgonat me ushqime, qe nisen nga selia e opozites, nderkohe qe nuk di qe atje te kete ndonje fabrike mielli apo magazine orizi.
Nese duam vertete t’i ndihmojme ata njerez duhet qe ne kete salle te miratojmë sa më parë nje strategji afatgjate per ti dhene fund nje here e pergjithmone atyre tragjedive të rënda familjare, qe pothuajse persëriten cdo vit. E cila mund te perfshije madje edhe shpernguljen e shume banorëve, shtepitë e te cilëve ndodhen ne vijen e kuqe te rrezikut. Sado kosto te larte te kete, do te jete gjithmone me e vogel se sa taksa qe paguajme cdo vit, por mbi te gjitha do te shpetojme edhe nga stresi kombetar, qe shoqeron gjithmonë fatkeqesi te tilla.
Dhe parate nuk jane aq veshire te gjenden, ndonese ne ende jemi vend i varfer. Mjafton te anullojme projektin skandaloz te check up-it shendetesor, qe i eshte falur nje kompanie, qe tregton cigare, dhe kemi siguruar 120 milion euro. Perfytyro se sa dele mund te bliheshin me kete shume dhe sa dhurata mund te bente Edi Rama me te ne kete prag fushate.
Vendi eshte prej kohesh ne daren e krimit te organizuar, por kryeministri nuk pushon se dheni dekorata dhe medalje per ministrin e Brendshem. Jetojme ne epoken e tritolit si asnjehere me pare, por kjo konsiderohet merite per shkak se, sipas Edi Rames, qeveria e paska prekur ne kallo mafian. Por me kete bilanc te zymte i bie qe njerezit te luten qe qeveria te mos e ngacmoje më krimin e organizuar, sepse ishim me mire, kur paskemi qene me keq.
Eshtë gati aksiomë që politika nuk flet asnjehere ne kohen e shkuar. Por kryeministri na fton qe ta harrojme tritolin dhe grabitjet skandaloze te bankave dhe dyqaneve ne mes te Tiranes, por t’i njohim ministrit te brendshem meriten e nderhyrjes ne Lazarat. Qe te harrojme pasigurine e sotme, por te gezohemi me suksesin e tij te djeshem, gjithmone nese ka qene i tille.
Na eshte kerkuar edhe ne kete salle solidaritet me ministrin e Brendshem, pasi dikush guxoi dhe vuri nje bombe me telekomande ne biznesin e babait te tij. Plotesisht dakord. Jam ne krah te Saimir Tanirit, per ate ngjarje te rende, si politikan, pavaresisht faktit qe eshte kundershtari im, si koleg, por edhe si bashkeqytetar, sepse jetojme gati nen te njejten cati. Denoj me force cdo akt dhune dhe do ta bej kete me te njejten force, cilido qofte i sulmuari.
Por puna eshte se Saimir Tahiri nuk eshte aty që ta mbështesim sa herë ta sulmojnë, por që të na mbrojë ne nga sulmet e krimit. Nuk eshte ai qe duhet te kete nevoje per solidaritetin dhe mbeshtetjen tone, por krejt e kunderta. Ne rast se bandat e kane si loje tritolin mbi familjen e ministrit te Brendshem, cfare mund te bejne ata me qytetaret pa pushtet? Dhe bandat nuk po ia përtojnë kësaj pune, pasi bombat me tritol po lëshohen në gjithë vendin me lehtësinë e fushekzjarreve të Vitit të Ri. Ndaj edhe medaljet mbi gjoksin e minstrit te Brendshem, qe vendos here pas here Edi Rama nuk kane shume kuptim, sa kohe qe ministri ka me shume nevoje per mbeshtetjen e te pambrojturve, se sa kemi ne per mbrojtjen e tij.
Por kjo qeveri nuk shperndan medalje vetem ne kohe te veshtira per vendin apo vetem ne raste fatkeqesish. Kryeministrii e ben ate pothuajse cdo dite, me nje rregullsi te habitshme dhe pa u lodhur asnjehere. Pardje ishte ne Lac dhe foli per mijëra vende te reja pune, ndërkohë që ne ate qytet nuk mbahet mend kur eshte shenuar i punesuari i fundit. Ne fakt, ne vend te vendeve te punes ne Shqiperi po hapen zyra pune, madje ne disa raste ato thjesht dhe vetem po rikontrukrohen. Por kjo nuk e pengon keyeministrin t’ia mbushe gjoksin me medalje Erion Velise, te cilit me shume i rendojne ato, sesa dikasteret e reja qe i shtohen, sa here Edin Rama vendos t’i kepuse ndonje cope ministrive te Shkelqim Canit apo te Eglantina Gjermenit. Keta te dy, pak nga pak, po shndërrohen në ministra pa portofol, per rrjedhoje edhe pa medalje, ndersa Erion Velija dhe Arben Ahmetaj, jane tejfryre nga permbytjet e kompetencave.
Shqiperia endet e pashprese ne varferi dhe pa asnje gjurme rilindjeje ekonomike, ndërkohë që brenda gardhit te qeverise shperthen debati, nese maxhoranca ka ndermarre masa apo reforma, a thua se problemin e kemi doktrinal. Ne fakt, as reforma jane bere dhe, as masa po ndermerren, sepse gjithësesi do te kishte qene gjysma e se keqes. Realisht ka vetem fushata te shpifura restriktive, te cilat nisin me buje dhe shuhen pa zhurme, gjitnje nen hijen e kercenimit me burg, i cili, natyrisht, dhe ne te gjitha rastet, eshte me i keq se varferia më e madhe.
Dikush mund te prese, ndoshta jo pa te drejte, qe une t’i lidh kujtimet e viteve te fundit te diktatures me ate qe po ndodh sot ne Shqiperi, per te gjetur nje ngjashmeri mes bllokut te dikurshem komunist me qeverine e sotme. Nuk e perjashtoj, qe edhe mund te kete, por unë, ne fakt, e mendoj ndryshe. Kam bindjen se me shume kjo eshte nje fryme, qe e ka udhehequr ne menyre konstante e Edi Ramen, qe ne fillimet veta, sipas te cilit ne kete vend nuk ka nevoje te qeverisesh mire, por mjafton t’ua paraqesesh bukur njerezve.
Kjo eshte fasade-politika, kur te gjitha energjite perqendrohen tek forma, tek shfaqja, sepse permbajtja eshte zero. Sa nga mosdashja, aq edhe nga paaftesia. Sipas meje, eshte gjithesesi nje poltiike arkaike, qe shqiptaret konsideron si dele qe mund te genjehen me luge bosh, njesoj si femijeve, qe nuk kane mesuar te lexojne, u tregohen vetem figurat e librave.
“Kur nuk ben pune, mbaj fjalime. Kur nuk hap asnje vend te ri pune, peruro zyra pune. Kur nuk ul cmimin e naftes, bej seminare per gazin e TAP-it, qe gjoja do te lulezoje Shqiperine pas tre vjetesh. Kur vendit i duhen rruge me te gjera, mbill anes atyre qe ke palma super te shtrenjta. Kur i trajton si qen mijera te semure te identifikuar, qe i ke sot paciente spitalesh pa ilace, hidh ne plehra milkona euro, se gjoja po parandalon semundjen e disa te tjereve”. Kjo eshte pak a shume ajo qe ben dhe s’ben qeveria e Edi Rames. Dhe si e tille duhet trajtuar. Si qeveri qe te vetmen pune ka daljen ne tv.
Ndaj ne mbyllje te ketij diskutimi le t’i leme ushtaraket te bejne c te duan me medaljet e veta. Le ta teprojne po te duan me dhenien e tyre, se nuk besoj se na vjen ndonje e keqe e madhe prej saj. Por te ndalet kjo fushate e neveritshme e qeverise, ne krye te se ciles qendron vete kryeministri, e cila shperndan medalje per veten, per pune qe nuk i ka bere kurre. Tek e fundit, edhe qytetaret e kane mundësine per te na dhene te gjitheve medaljen dhe dekoraten qe meritojme. Nje here ne dy vjet. Sic e dimë të gjithë, radha vjen shume shpejt. Dhe per kete nuk ka nevoje te mirarojme ndonje ligj te vecante.
*Fjala e mbajtur sot në Kuvend
Te pergezoj, Astrit. Teper reale. Por besoj se te gjitha qeverite jane njelloj, po ashtu edhe kryeministrat. Berisha dhe qeveria e tij na ngopi me luge bosh kaq vite me rradhe, po nga ekranet e TV ve nuk largohej asnje minute.
Ndaj ne kete drejtim Rama dhe Berisha ngjajne si dy pika uji, veçse Berisha ka merita shume here me te medha si vrases dhe kriminel. Lum ky popull !
Po ku ishte ky palloshi,pakoshi patosi ne qeverisjen e berishes i lepinte b..then. Tani ka mbetur si peshku pa uje.
Te gjithe meshkujt Shqiptare duhet te vrasin veten, kur ka dashnore edhe Patozi…
Tralala zura një galë, i themi ne devollinjtë, këtyre lakrave që grin në Parlament ky Patozi megjith vokshët e paloqet e Saliut të Viçidolit.
Po ty o Patoz të lumtë; për nja tre muaj mos folë më, se sigurove rrogën e deputetllëkut.
Ju vraftë buka e Popullit o ushtarë kamikazë të Sali Kriminelit!
fuck them
http://kurva-me-lek.skroc.pl
Te lumte Aastrit, cdo gje e sakte dhe e menduar. Qeveria deri tashti nuk ka bere asgje per te permiresuar ekonomine e vendit. U rrofshin medaljet! Dhe na rrofte Edvin Kristaq Rama, thjesht nje megafon i cakorduar.
Patoshi si qim ceka i mut te dy
Hahaha,a e dini qe Patozi eshte binjak me Cim Peken?
Ngjajne, por jo binjake. Jane vellezer nga ana e babait. Babain e kane Tunizian.
Juve nuk ju gjendet karari. VKM do hane njerezit. Si ata qe u permbyten ne veri e nuk morren kurre asgje.. Moren VKM-ra. Asistence e drejteperdrejte per gjithcka qe kane humbur eshte shume e e drejte. Ajo qe une od thoja eshte qe te gjithe njerezit qe kane ndertuar buze lumit duhet ti kaloje INUk sepse nuk mund te paguajme per papergjegjshmerine e ketyre njerezve pergjithmone. Nuk eshte e drejte!
me falni per paditurine; ky patozi c’datelindje eshte, se dy vjecari nuk mund te artikuloje kaq qarte problemet dhe te ofroje zgjidhje per gjendjen e deshperuar ku ndodhet vendi?
Flm per mirekuptimin
i nderuar astrit nuk mora mundimin e per te lexuar ate qe ka thene astriti. pas shume kohesh po merrem mundimin depputeti astrit te flas. ishgazetari. po shhyqyr mor astrit se kishe zene merimanga e po mmendoja se nga behet astriti yne mendjendritur e fjale aspak.
Smirush dhe inatcinj jeni, Patozi eshte aristokrat elite. Patozi ka qene me seder gjithmone dhe gjithmone i pavarur. Ka qe ne rinine e hershme qe nuk le fjale pa e share e kundershtuar Berishen, Saliun edhe Sali Berishen ?
Nga modestia nuk e ka dhene veten 100 % asnjehere dhe vetem sot po i sulmon te dy palet. Krejt padashje po del ne pah sikur te gjithe jane te keqinjte dhe ky i miri.
A ka ndonje qe ta kundershtoje qenesine aristokratike te Patozit?
pataz mbaje fjalen e dhene ,sokol holldashi te kerkon ndihme .
Patoxi ose Patoz ne fillim do beje mire sikur ta filloje me fjalen”NA FALNI O POPULL QE JU LAM KETE MUT SHTETI PA KOKERR LEKU DHE ME NDERTIME TE TILLA PA KRITER. NA FALNI O POPULL QE PER 8 VITE PREM PYJE E GERRYEM LUMENJ DHE QE JU LAM NE KTE GJENDJE”
Pastaj te mirepresim dhe mbeshtesim per ate qe thua. Por zotrrote 8 vite ne pushtet pse nuk I the BERISHES boll se na cave trapin duke dale 84 here ne dite ne TV dhe 840 prerje shiritash ne vit. APO STA MBANTE?
KESHTU SI E NIS BEHENI TE PABESUESHEM….
Patozi, dëgjoje Arbrin, dëgjoje atë djalë, apo nuk ta mban bytha se mbetesh me gisht në gojë.
Ne fakt ne Peqin trecereku jane aristokrate te mirefillte. Ata dallohen lehte nga brekushet pale pale me njolle te verdhe perpara dhe kafe nga mbrapa si dhe nga qeleshja e bardhe me nje rrip te zi aty ku takon koken. Sa per parazite, jo te gjithe i disponojne. Nga gjiri i kesaj aristokracije ka dale dhe mendimtari Astrit Patosi.
Ti Astrit do ishe I besueshem po qe se do kishe kritikuar vetem nje mutellek te Sali Qenit,por ishte zotnija e juaj si kryetar grupi qe I dilje zot ne kuvend mutrave te kriminelit nga Vicidoli.
Aman kur flet dhe ti or partalloz,a thua se kur ishit ju ne pushtet shkonin punet vaj.U mortja qe tju haje mu ne te dale te muajit,or koke shtrember,pale keni dhe goje e flisni ju kriminela.
A e di shprehje “si kofini mbas te vjeli” ky fare Patozi ? Nderi me i madh qe mund ti beje vetes eshte :te mos flase.
Cili minister apo deputet po kritokon Ramen? Do thoni ju per cfare ta kritikojne , ai buk e kos po ha. Berisha me te vertete eshte per ti vene hekurat , ama asnjeri nga PS nuk ka b…e tia hedhin poshte akuzat. Te pakten Patozi flet pa I marre leje askujt dhe thote ate qe mendon.
Jo! Ti Patoz vec budalla e pjese e krimit, je dhe mendjemadh, kinse te duket vetja i mencur. Si s’ ke turp? Kujt do ti shesish brockulla. Ti qenke fare. Gjynah.
Po kujto c’ bere ne krah te Berishes per 8 vjet. Kujt i shet dengla. Asgje, vec servilosjes, lepirjes e miratimit te se keqes. Qenke shume i pafytyre.
Nuk i quan reforma ti ato ne shendetesi, qe i kishit kthyer spitalet ne klube, e qe ka shume per te bere ne ate sektor, por nuk mund te behen kaq shpejt sa do zoteria jote.
Po ne arsim nuk ishte reforme qe prodhonit vetem diploma?
Po reforma teritoriale qe nga 384 njesi vendore, cibane gllberues fondesh, u bene 61.
Po rruget a i ke pare me c’ standarte po behen e ato qe ju late gjysem Bridh njehere neper Shqiperi te shohesh.
Po reforma per energjine si te duket zoterise tende? Per pensionet qe duhet te kete nje llogjike ekonomike per ta. Doganat, prishjet e ndertimeve pa leje, per dhenien e tapive, per shkaterrimin e vatrave te droges, goditjen e krimit etjjj… Per tritolin pyet ish bodigardin Izet Haxhia te shefit tend se ti thote ai.
Me rezulton shume shpirtzi.
Ju dhe kur qe ne bashki Edi, si zemerzinj qe jeni dhe e zeza e ketij kombi, i matet edhe cilesine e trashesine e asfaltit. Nuk moret ne konsiderate asnjehere se beri tere rruget kryesore me 4 kalime, se hapi rruge te reja qe vetem rruga e re nga Vasil Shanto e deri tek pallati me shigjeta sa vlen sot, kur dikur edhe urbani futej ne ure e shkonte tek stacioni i Selites. Nuk that nje fjale se vendosi me mijra drita duke e rindricuar qytetin, se mbolli mijra peme e tani ato jane te nje moshe e zbukurojne e hijeshojne qytetin, se prishi poshtersine tuaj ne Lane e “Parkun Rinia”. Se xhduku karrocar me kuaj si ne mesjete, se vendosi stacione autobuzi qe nuk i kam pare as ne vende shume me te zhvilluara, se kishte vizime ne rruge e kosha ku te hidhje mbeturinat, se beri fusha e minifusha neper lagje per rinine. se e nisi punen nga zyra e tij dinjitoze e qe andej u nis ne cdo cep te Tiranes per ta ndryshuar, se beri urat e qytetit, nga me derrasa te shekullit te 19 ne ura makinash. etj e tj…
Kujto pararendsit Sali Kelmendi e Albert Brojka. Mbollen vetem kjoska deri sa rrethan edhe muzeun kombetar, banken shteterore, bulevardin e madh, ne krah te hotel Dajtit e kudo ne cdo hapsire bosh, se zhyten tere qytetin ne erresire, se e mbushen qyetin me gropa, se bridhnin karrocat ne kater anet, se bene nga nje pallat e vile per vete e u zhduken duke mbjelle nje anarshi qe do ta kish zili cdo pushtues.
Nga vjen ti Shoku INTELEKTUAL qe si heq dot syaet e armikut te kombit. Ketu , ne vendin tone eshte bere baterdia, fale politikes tuaj pro serbe. Pyjet, rezervuaret, hidrovoret, kanalizimet, prishjen e gjithckaje te mire, se ashtu i moret udhezimet e i zbatuat me se miri. Shko nje dite ne Kruje e te shohesh pa zyzet e perjetshme antikombetare, se si eshte “mbjelle” ne menyren me kaotike fusha nga Lezha ne Tirane e deri ne bregdet. S’ po te jap shembuj te tjere. Turp 100 here turp!
Qenkerke bo trap fare Tito. Po cfare vlonjati je ti more qe po lepihesh tani qe te lane vetem ne PD?
Sa per Ramen: Kush punon edhe gabon. Po ai po punon ama….ti ha po deshe m…..t
Heshtja do te vlente me shum per ju,se sa te na pozonit ne ekranet televizive,se po dekompozoheni dhe fizikisht, se kulturen politike,as e keni njohur ndonjehere.Nuk do te jete e larget dita kur skenat e humorit te -akttrimit-ne vendin tone do te marrin nje zhvillim te pa
pare..Sepse personazhe,me ngjyra kamaleonesh te ketyre 23-vjeteve vendi yne I ka me lopata,natyrisht se te gjith keta jane te veshur me
kostumet politike te degraduara,pikrisht interprentimet do te jene
mjaft interesante..Vazhdojeni rrugen e budallallekut tuaj Z Patosi..
nje intelektual i zoti nje demokrat i vertete nje anti komunist.gazeta e mero bazes lexohet vetem nga fundurina te komunizmit enverizmitdhe pseudosocialiste.kjo gazete eshte folea e sigurimsave te diktatures.