A është ky personi që vuri tritolin tek farmacia e babait të Saimir Tahirit?

19 Shkurt 2015, 10:02Politika TEMA

Ai është arrestuar për shkak se ndihmoi në arratisjen e disa të burgosurve të Drenovës muaj më parë.

Por, Alfred Qefalia duket se është përfshirë edhe në krime të tjera.

Ai akuzohet si i përfshirë në disa vrasje.

Jo vetëm kaq, por Qefalia dyshohet se është edhe personi që ka vendosur tritolin në farmacinë e babait të ministrit Saimir Tahiri.

Kjo është pohuar nga personi me inicialet A.G, i arrestuar pak ditë më parë pasi kërkohej nga drejtësia italiane për vrasje, raporton “GSH”.

Ai ka pranuar të bëjë rolin e të penduarit dhe të bashkëpunojë me prokurorinë.

Dhe, ka dhënë detaje për një sërë vrasjesh me pagesë, të cilat, sipas tij, janë bërë nga Kristi Pine dhe Alfred Qefalia, të cilët tashmë janë arrestuar.

Ata akuzohen për vrasjet e Leonard Muratit, Ibrahim Manit dhe atentatet me eksploziv ndaj biznesmenit Armando Çeka dhe juristit Julian Çela.

Përveç vrasjeve, ai ka thënë se Qefalia është personi që ka vendosur tritolin më 10 shkurt në farmacinë e Bashkim Tahirit.

Por, babai i Alfred Qefalias, Shefqeti, thotë se të birit po i bëjnë presion, në mënyrë që t’ia ngecin këtë krim.

“Policia do që të tregojë se kush e ka porositur.

I kanë kërkuar që të pranojë se e ka porositur pronari i lokalit në Babrru, ku ky është roje.

Ai quhet A.U.

Por ai nuk ndodhet këtu dhe këta kanë kapur djalin tim. Siç duket, nuk e gjejnë atë.

Me sa dimë ne, ai është në Itali”, thotë babai i Qefalias.

Sipas Shefqet Qefalias, i biri nuk ngjan me personin që shfaqet në videon e shpërthimit.

Ai thotë se i biri është më i imët dhe më i shkurtër.

I ati mohon edhe akuzat, se Qlfred Qefalia është vrasës.

Sipas tij, nëse ai do të ishte vrasës, do të kishte marrë hak për të vëllain e vrarë.

“Personi që u arrestua për vrasjen bëri vetëm 7 vjet burg dhe doli.

Nëse djali im do ishte në gjendje për të vrarë njeri, do e vriste atë që i vrau vëllanë”, shprehet Shefqet Qefalia./b.l

11 komente në “A është ky personi që vuri tritolin tek farmacia e babait të Saimir Tahirit?”

  1. gegaa says:

    Tanii fusni tritolin ne bythe me fitil te ndezur

    1. Pilo Lala says:

      Maloket spiunojne njeri-tjetrin, kete gje kane bere edhe ne Komunizem.
      Fusnin njeri-tjetrin ne burg, per tu perdurur grate pastaj.

  2. Spiun says:

    E nxorret nje here kete lajm 3 dite pas tritolit dhe e hoqet me vrap se si duket ky A.G s’kishte mesuar si duhet skenarin ose me keq akoma, s’ishte “arrestuar” ende… Kjo pune bie ere. Nqse eshte ky le ta varin nga veshet por policia duhet te veproje me transparence jo me keto lloj kombinacionesh mediatike qe vetem ngrene dyshime

    1. Pilo Lala says:

      Hey Spiun,
      Ti po lexon gazeten, jo komunikaten e Policise.
      Kush te tha ty qe kjo eshte e vertete?

      1. Spiun says:

        Gazetaret nga policia i marin informacionet or Lilo Pala. Haptaz ose fshehurazi, te verteta apo te servirura…

  3. Ardit says:

    Tema kemi marë gjë rolin e prokurorisë apo të hetuesisë?? Hajd e dënojmë me gjyq popullor në prerje koke!!
    Nuk I bëhet propagandë pushtetit ne kete fare menyre sepse sipas ligjeve je ne fuqi je I pafajshem derisa GJYKATA vendos te kunderten dhe jo gazetari!

    1. u dhime tu qesh says:

      C’lidhje ka pushteti ketu mor IDIOT! ?

    2. fatmiri says:

      Arditi me ate spiunin me larte i ka zene frika se mos zbulohet vendosesi tritolit. Kane frike. Ate desherojne te mos zbulohet, ate do dhe Saliu, Lulia apo ca te tjere. krimi dhe kriminelat aty jane. Une do thosha se ate Gjuten shtrydheni se ai eshte vendosesi tritolit. Per ate ka fakte: telefoni dhe karta me emrin e tij. Ato budallalleqet qe ja shiti dikujt, lereni se nuk jane fakte, jane fantazira. merruni me fakte, po te doni, ndryshe ai qe bron kriminelin, mbron dhe krimin.

      1. Spiun says:

        S’me ha meraku as per fatmir, as per sali e as per edvin… Thjesht po them qe gazetaret me mire mos t’i japin lajmet deri ne deklaraten zyrtare sesa te ngjallin dyshime ( te njerezit normale e kam fjalen, jo te militantet qe kerkojne saliun ne cdo rresht)

  4. ismeti says:

    ai quhet SALIH RAM BERISHOVIQI,mos lodhi kot me prrala ket e din edhe gomart e tropojes

  5. Saliu komunist i pabese dhe serb says:

    Ardit po Rama dhe Tahiri sipas ligjeve se ti njeh, à jane kriminele dhe bashkepunojne me krimin dhe bandat e droges? Cdo dite ne Facebook dhe nje here ne jave ne Parlament, kete thote Sali Bajga, urdheruesi i vrasjeve ne bulevard, trazovaci i grushtit te shtetit nr 1998 , urdheruesi per te bombarduar jugun ne vitin 1997, e te tjera krime si ekzekutimet me Trebicken, Hoxhen……e vazhdon pa fund lista e krimeve dhe ky eshte akoma i lire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje