Taulant Balla sulmon Bashën: Jep llogari për lidhjet me Shullazin, pastaj akuzo Policinë e Shtetit

18 Shkurt 2015, 19:13Politika TEMA

Deputeti socialist, njëherësh dhe nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla në një dalje publike, pasditen e së mërkurës i ka kërkuar kreut të opozitës, Lulzim Basha që të ndalë sulmet ndaj Policisë së Shtetit dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Balla tha se PD- vijon akuzat e saj të pabaza, pasi Saliu i ka mbushur mendjen Lulit se me këto gënjeshtra do marrë pushtetin.

Pyetja që shtrohet është pse PD del e para dhe bën akuza monstruoze kundër shtetit, në mbrojtje të kriminelëve. 

Në PD thonë se Lulit ia ka mbushur mendjen Sali Berisha që mund ta rrezojë Edi Ramën me bombat e rrugeçërve dhe me revoltën e hajdutëve të dritave?! Aq shumë ia ka mbushur mendjen sa i ka ikur mendja fare deri në pikën që shkoi të kërkonte ndihma në të thatë për një fshat që nuk ka pasur asnjë përmbytje?!

Tashmë është kuptuar që deri në Qershor mban kandili i Lulit ne zyrën e drejtorit të SHQUP-it. 

Sot dua t’i drejtoj personalisht Lulzim Bashës një pyetje. Lulzim Basha përpara se të bëjë më akuza të tjera kuturu, duhet ti japë përgjigje kësaj pyetje. Emiliano Shullazi në emër të Lulzim Bashës në vitin 2011 prishte takimet elektorale të Partisë Socialiste.

Çfarë marrëveshje kishe ti Lulzim me këtë person, që e përdore për të prishur mitingjet e opozitës kur ti ishe Ministër i Brendshëm dhe kandidat i Saliut për Kryetar të Bashkisë së Tiranës? 

Pa i dhënë përgjigje kësaj pyetje, nuk ke asnjë të drejtë morale apo politike, të baltosësh Policinë e Shtetit dhe Qeverinë aktuale, u shpreh Balla, i cili i quajti akuzat e bëra nga PD kundër policisë dhe shtetit, si monstruoze.

Balla vijoi duke thene  se eshte koha “t”i kujtojmë drejtuesve të Partisë Demokratike se vendi ka nevojë për një opozitë që inkurajon dhe mbështet forcat e policisë në luftën kundër krimit dhe të solidarizohet me policinë sa herë krimi godet. Sepse në fund të fundit, krimi nuk ka ngjyrim politik. Ai duhet luftuar, në emër të qytetarëve.

Më tej ai theksoi se viti 2014 ishte viti i parë që riktheu jo vetëm besimin në institucionet e Shtetit Shqiptar por edhe në Policinë e Shtetit.

2014 ishte viti i parë ku Shqipëria nuk është më vend origjine për lëndët narkotike. 

Shifrat ju i dini, e gjithë fushata kundër kultivimit të lëndëve narkotike, shënoi kulmin me aksionet si në Lazarat, në Dukagjin, në Tiranë, në rrethinat e Tiranës dhe në disa zona të nxehta të vendit duke shkulur dhe asgjësuar rrënjët e lëndëve narkotike që ishin mbjellë si vazhdim i të njëjtës histori që vazhdonte prej vitesh, e vitesh e nuk luftohej nga askush.  Vetëm vitin e kaluar u shkatërruan të ardhura kriminale nga duart e botës së krimit në vlerën e mbi 7 miliardë euro. Kjo sigurisht ka çuar në sekuestrimin e aseteve kriminale të botës së krimit.

Kjo sigurisht ka shpëtuar jetë njerëzish që deri dje e kishin të kollajtë në vendin tonë apo në vendet e BE të siguronin lëndë narkotike dhe kjo sigurisht e ka renditur vendin tonë në vendet që e ka shumë seriozisht luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.   Nga ana tjetër kjo tregon dështimin konstant të institucioneve dhe të qeverive të shkuara për të luftuar këtë fenomen deri në momentin kur ne nisëm këtë betejë dhe kjo është më e pakta sepse më e shumta është bashkëpunimi i errët i botës së krimit me botën e politikës për të lejuar situatën katastrofike që gjetëm në shtator 2013, tha nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla. /j.h

 

 

 

 

6 komente në “Taulant Balla sulmon Bashën: Jep llogari për lidhjet me Shullazin, pastaj akuzo Policinë e Shtetit”

  1. Alfred says:

    Dmth ju Taulant e leshuat Shullazin te lire si zog edhe pse e dinit qe qe i lidhur me Lulin ? Kaq komik eshte teper dhe per ty. Po para se te akuzosh te tjeret, mire eshte te pergjigjesh dhe per akuzat qe lidhin motren tende dhe ty me llotarine kombetare qe dje thoje se do ta qeroje nga shqiperia sa te vije ne pushtet.

    1. Kolonjari says:

      Taulant Gjura Askush nuk te merr seriozisht Ty !

  2. alen says:

    o Balla vetem per lidhjet mos fol ti se i lidhur me krimin je edhe ti

    http://urlredo.com/DoktorreshatKurva

  3. raqi says:

    Po ti jep llogari pse qeveria jote e le jashte shullazin o pis… rilindje e bythes… vritet santo asnje i arrestuar… vidhen banka… asnje i denuar… krime pa fund… ndeshkohen vetem gjynahqaret e dritave….
    ky vend ka marre fund… me nje kryeminister qe as ia ka haberin se si mund te rregulloje dy gjera kryesore: ekonomine dhe drejtesine… Fasada nuk ju mban gjate, sado e lodhur dhe e shkerdhyme eshte opozita e lulzimes…

  4. skifteri says:

    Ktu nuk boet mo .nigjojm dit per dit kta palacot qe bejn show mediatik me genjeshtra ku akuzojn perdita njeri tjetrin kur te dyja palet jan tkriminalizume deri nfyt
    Kti populli mir ti boet kshu e do sna e kan fajin kta por vetja jon qe i nigjojm dhe dalim tzhgenjym te pashpres na perdorin si ja do rika ktyne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje