Dash Shehi shuplakë Bashës: Merret me tema boshe, e ka mendjen të ruajë pushtetet e qeverisë së shkuar

18 Shkurt 2015, 17:23Politika TEMA

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, kritikoi aleatin e tij Lulzim Basha në drejtimin e opozitës. Në mungesë të një platforme afatgjatë, opozita, sipas Shehit, është fokusuar në ruajtjen e pushteteve të qeverisë së mëparshme, duke u konsumuar për tema boshe.

Deri tani i ka dhënë kohë opozitës që mban firmën e Lulzim Bashës, por bilanci për Dashamir Shehin nuk duket i kënaqshëm.

Çfarë mungon, sipas tij, është një platformë afatgjatë mbi të cilën të bazohet aksioni opozitar.

Betejat në të cilat Lulzim Basha ka drejtuar opozitën e djathtë, në sytë e Dashamir Shehit, ngjajnë si një konsum për tema boshe.

Nga aleati i tij në krye të PD-së, Shehi kërkon një strategji të qartë që do të udhëheqë opozitën deri në zgjedhjet e 21 qershorit.

Duke folur për ABC, ai shprehet se shanset për sukses nuk mungojnë, por nevojiten njerëzit e duhur.

Si tirans i vjetër, nuk e pranon dhënien me koncesion të parkimeve private, në kushtet e një marrëveshjeje që e quan diskriminuese për qytetin.

Për Lulzim Bashën duket se nuk ka më këshilla.

Për të, kreu i PD-së nuk mund të quhet më i ri në politikë.

10 komente në “Dash Shehi shuplakë Bashës: Merret me tema boshe, e ka mendjen të ruajë pushtetet e qeverisë së shkuar”

  1. Zef Kallami says:

    Basha ma shume se asgja asht byk ne tru.i paaft ne cdogje.Ai ka nivelin e kaut ne kerr qe te udhehiqet me hoste.Oooq Ooooq.
    I aft per korrupsion dhe krime.Brdhe mbas lekut ku ti dalin.

    1. Pilo Lala says:

      Eshte i shtrenjte Brukseli apo Hollanda. Leket e VEFA po mbarojne, edhe te Rruges Kombit.
      Duhet nje kontrate qe te jep perqindjen cdo vit per 35 vjet.

  2. mali says:

    Mire e ke mor Z.Dashamir Shehi.Mendimet dhe verejtjet,keshillat qe jep per Lulin jane tepr objektive,por ju Dashi keni pritur dhe keni besuar shume tek Luli duke pasur parasysh moshen dhe edukimin ne perendim,por harron se Luli vazddoi fakultetin e dyte ne Kosove ne sherbime qe jane teper te erreta ne dem te lutetareve te UVK-se qe u pergatiti dosjet per gjukimin ne Hage dhe tashme dhe i dekoron,por fajin e kana edhe keta kosovaret qe e dine mire se sa deme u kane sjelle veprimet e Berishes e Bashes qe i pari u dergonte nafte Sllobos qe te shtypte kosovaret por paskerkan kujtese te shkurter ,harrojne dhe pa pike turpi dhe i respektojne ne vend qe monstrave t,u vinin kufirin tek thana.Z.Dashmir Shehi nuk mund te pritet nje stradegji e paster nga keta te papastert qe e kane mendjen vetem tek tritolet per te sjelle destabilizimin e vendit ,prandaj dhe Luli merret me mbrojtjen e institucioneve qe i ka ngritur qeveria e berishes ,se u duhet per te mbrojtur koken nga krimet qe kane bere dhe nuk kane pergatitjen intelektuale qe keni ju zoti Shehi qe jeni vertet per t,u admiruar si per nivelin e larte intelektual, si njeri i tejlexuar, i paster e me qytetari per t,u admiruar.Njerez si ju i duhen kombit per ta ndryshuar kete realitet te hidhur ku e kane katandisur gjithe palet politike qe e kane drejtuar.

  3. Lori says:

    Mire e ke thene Dasho, sa te jete Ridvan Bode me bizneset e tij Luli nuk guxon sepse ia kane marre frymen se bashku me Zamirin.
    Edhe opozita i ka miq qe te dy keta oligarke. Prandaj dhe Brace s’flet dot me per llotarine kombetare.
    Rrofte rilindja e Rames, Zamirit, Ridvanit.

  4. Gezimi says:

    Eshte ndoshta e para here qe Dashi flet me mend ne koke!

  5. Hm... says:

    or mik, po ja fut p… se hiqesh si burre zakoni. Po cfare opozite ben fjale kur ne krye eshte dikush i dyshuar per vjedhje, vrasje dhe tradheti kombetare… hiqeni ate dhe rrethin e Berishes po patet b…. bejini opozite kesaj opozite qe e marre peng opoziten dhe te djathten dhe mos u merrni me axhendat e dikujt qe duhet ishte brenda po te kishte drejtesi

  6. H. Malo says:

    Dasho, s’bohet buke gruni me miell misri.

  7. Arben says:

    KESHTU ESHTE PAK PIJANEC KY, PO CA GJERA I THOTE TROC.

    GJE TJETER PASTAJ, SE SI KA VEPRON KUR I BIE NE DORE.

  8. kristalini says:

    Qe te te pelqeje rakija nuk eshte mekat per sa kohe flet per se mbari. Dashin e kam njohur qe ne shkolle dhe ka qene i zgjuar. Kur u mor me politike nuk ka thene njeri gjysem fjale per korrupsion. Eshte me kulture dhe ti thote gjerat tulle. Shqiptareve kjo nuk u pelqen se flasin me kohe dmth me nentekste dmth pa sinqeritet. Pikerisht sinqeriteti mungon sot ne politiken shqiptare.
    Lulzim Basha nuk eshte byk dhe ketu gaboni. Por Lulzim Basha nuk ehste vetja por duket qe eshte zgjatim i Berishes. Nuk flet me mendjen e vet.
    Per pune agjenturash nuk besohet se merret. Por ne Shqiperi te bejne agjent, hajdut, kurvar, spiun … cfare te duash ti po qe se e kane ndare mendjen per te te denigruar. Politika shqiptare eshte e ndotur por nuk duhen futur te gjithe politikanet ne nje kallep.
    Lulzim Basha akoma eshte premtues, por duhet te beje dy gjera: e para te shkeputet nga varesite politike brenda PDse dhe se dyti, te afroje njerezit me integritet dhe te zote, njerez te perkushtuar dhe vizionare dhe jo matrapaze, hajdute e kriminele.
    Ne krye te bashkise se Tiranes nuk ka cfare te beje se Tirana ka marre fund tashme. Mund te beje vetem disa rregullime kozmetike por jo ato qe i duhen nje qyteti normal per njerez normale, keshtu qe eshte i destinuar te deshtoje. Duhet te kete kurajon e edi rames, i cili per hir te se vertetes e ka shkaterruar Tiranen per 12 vjet, qe te fuse buldozerin si ne Vlore dhe te beje ato gjera qe duhen bere. O shqiptare qe e keni shkaterruar vendin tuaj dhe kerkoni tani derman. E keni gatuar vete kete corbe.

  9. legen says:

    Ky Dashi, si pijanec dhe perfaqesues tipik i katnarise torkoshake te Tiranes, te kritikoje Lulushin prape mbetet pjese e stanit te felliqur te PD, Zogut dhe gjithe tradhetare e hajduteve te kombit mjafton qe keta te mos jene nga Korca, Berati, Gjirokastra, Kucova apo Delvina…Asnjehere ky legen nuk eshte afruar me keto qendra te tradites, zhvillimit dhe qytetarise Shqiptare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje