Samiti i SEECP/ Mogherini më 23 Shkurt në Tiranë

18 Shkurt 2015, 11:45Politika TEMA

Shefja për politikë të Jashtme dhe Siguri në BE  Federica Mogherini do të vizitojë më 23 shkurt Tiranën,  për të marrë pjesë në Samitin e SEECP-së (Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore).

Mogherini ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në këtë samit, ndërsa në një letër dërguar shefit të diplomacisë shqiptare ajo thekson se BE mbështet plotësisht nismat për të forcuar bashkëpunimin rajonal të cilin e vlerëson si një mjet të rëndësishëm për të kapërcyer ndarjet e të kaluarës dhe për të bërë reformat e kërkuara.

Në këtë samit Tirana zyrtare do të kërkojë që Kosova të jetë si shtet pjesëmarrës. Kjo kërkesë ka sjellë reagimin e Beogradit që kërkon mos përdorimin e termit ‘pjesëmarrës të SEECP’, duke pasur parasysh se Karta e SEECP dhe Aneksi SEECP në aspektet procedurale dhe mekanizmave të ndjekjes janë duke përdorur termin ‘SEECP shtetet pjesëmarrëse’.

“Sipas deklaratës së Samitit të Bukureshtit “Kosova *” ishte e ftuar “për të marrë pjesë në mënyrë të përhershme në aktivitete të SEECP dhe takimet e tij, në të gjitha nivelet dhe në kushte të barabarta. Duke pasur parasysh fjalinë e sipërpërmendur, është e qartë se ka një dallim midis “SEECP dhe shtetet pjesëmarrëse” dhe “* Kosovës”.

Në vend të termit “pjesëmarrës të SEECP”, ne do të presim përdorimin e termit “SEECP shteteve pjesëmarrëse dhe të Kosovës *” si një formulim të pranueshëm për Republikën e Serbisë”, thuhet në qëndrimin e palës serbe.

Ylli i vendosur pas shtetit të Kosovës simbolizon se përfaqësimi i saj nuk është si shtet i pavarur, por si pjesë e Republikës së Serbisë. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje