Dash Peza rrëfen darkën me Ramën dhe Ben Blushin

18 Shkurt 2015, 08:59Politika TEMA

Dashamir Peza ka sqaruar darkën mes kryeministrit Rama dhe Ben Blushit, në të cilën kanë qenë prezent edhe Bashkim Fino, Blendi Klosi dhe ministri Saimir Tahiri.

Peza ka thënë se ajo ka qenë një darkë e qetë dhe nuk është folur për politikë.

Sipas Pezës, kjo nuk ishte një darkë pajtimi mes Ramës dhe Blushit, dhe as është diskutuar që ky i fundit mund të kandidohet për Bashkinë e Tiranës apo që t’i jepet ndonjë post ministror.

Ai u shpreh se kjo darkë nuk kishte lidhje me kritikat e Blushit ndaj qeverisë, por ishte thjesht një darkë miqsh.

Ishte një darkë mes miqsh dhe e kishim planifikuar rreth 3 muaj më parë. Nuk munden deputetët e një Grupi Parlamentar të hanë një darkë bashkë pa thurur intriga?”, ka thënë Peza për “Panorama”.

Kishim më shumë se dy muaj që e kishim lënë me Finon, Saimirin, Blushin e Klosin që të mblidheshim në lokalin tim në Pezë.

Por axhendat e ngjeshura të ministrit të Brendshëm, por dhe Kryeministrit Rama, të cilin e kishim ftuar dhe ishte shprehur dakord në parim, e kishin bërë të pamundur këtë darkë”, tha më tej ai./b.l

7 komente në “Dash Peza rrëfen darkën me Ramën dhe Ben Blushin”

  1. A says:

    Nje hyn nje del, nje Spiro nje Vangjel, hajde lajm hajde. Si ne kohe te Sales , pune çarçafesh

    1. tani says:

      Ja pse Rama nuk duron dot politikanet:
      Shoke te vjeter: Dash Peza.
      Shoke qe loznin basketboll bashke: Ilir Beqja,
      Shoke qe blinin rrobat bashke: Tan Gaci,
      Shoke nga shpia: Luiza Xhuvani, Shkreli
      Shoke biznesi: Koco Kokedhima, Fideli

      Ka lezet kjo rilindje plot me figura te reja qe s’kane lidhje me politiken, por kane pasur shoke Edi Ramen. Ndryshe nga Berisha, Rama nuk zgjedh shoket e femijve por vetem shoket e vete. Ke qejf kur flasin Beqja, Dashi ne parlament. E meritojne plotesisht doren e ngrohte te Rames.
      Rilindje.

  2. neritan says:

    Pjerdh rama, shkruajne gazetat dhe del dash peza te na shpjegoje se cfare eshte pordha.
    Nese jane duke e dhjere kete qeverisje edhe kete here, sic kam filluar te dyshoj shume, harram i qofte darka qe kane ngrene.
    dhe nje here vertetohet qe rraca me e qelbur qe ekziston mbas politikaneve jane gazetaret qe kane tre dite qe merren me nje lajm idjot mbi nje dark VIP(me mire rripash) dhe nuk u moren nje here me lajmet e verteta..

    1. bregdetari says:

      Edhe gazeta duket se nuk ka lajm tjeter tye publikloje,por edhe keta komentues duket se jane te ngeshem dhe dashamires te thashethemeve

  3. Ere e qelbur says:

    Tani qe Rama u takua me Blushin u zgjidhen ca ceshtje te rendesishme, si psh borxhi i Greqise dhe konflikti ne Ukraine…

  4. rexvl says:

    Na qetesove Dasho, rrofsh me lajmin qe na dhe.
    Qe paska qen darke POLITIKANESH PA INTRIGA.
    Besoj se te gjitha darkat e tjera te politikaneve jon te mushme me intriga.

  5. Ceni nga Bostoni says:

    Na sqaroi ky kaqoli…qe i bie..by-the-s!Tani jemi ne rregull!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje