Komisioni i Sigurisë miraton pr/ligjin për medaljet në FA

17 Shkurt 2015, 18:08Politika TEMA

Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi projektligjin “Për medaljet në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Zv.Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi duke folur para anëtarëve të komisionit tha se ky projektligj ka për qëllim përcaktimin e medaljeve kritereve të dhënies dhe autoriteteve përkatëse që kanë të drejtën e dhënies së tyre për personelin ushtarak dhe civil që shërben në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në mbrojtje të interesave të vendit dhe kryerjes me përgjegjësi të lartë të detyrave sie dhe për ushtarakë të huaj që shuhen për merita dhe kontribute të veçanta për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

“Nëpërmjet këtij projektligji synohet të njihet kontributi dhe përkushtimi i personelit ushtarak dhe civil që shërben në Forcat e Armatosura në mbrojtje të interesave të vendit dhe kryerjes me përgjegjshmëri të lartë të detyrave si dhe njohja e kontributeve dhe përkushtimi ushtarak për FA-në”, shpjegoi Koçi, i cili theksoi se ky projektligj do të sjellë një motivim më të madh ër personeli ushtarak dhe civil që shërben në Forcat tona të Armatosura.

Më tej, relatori i këtij projektligji, deputeti Arben Çuko parashtroi për kolegët e tij arsyet pse ky projektligj duhet votuar.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Komisioni i Sigurisë miraton pr/ligjin për medaljet në FA”

  1. populli says:

    Nuk ka ceshtje te tjera Komisioni i Sigurise, fjala vjen per pasigurite e priteshme ne shqiperi, Kosove, rajon, etj…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje