Rama në takim me zevendeskryeministrin e Belgjikës

17 Shkurt 2015, 17:31Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama priti pasditen e së martës në një takim Zëvendëskryeministrin dhe njëkohësisht Ministër i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës, Didier Reynders.

Në takimin e zhvilluar në Kryeministri u bisedua për perspektivën europiane të Shqipërisë, për të cilën Qeveria shqiptare mbetet tërësisht e angazhuar në përmbushjen me sukses të të gjitha detyrimeve, që procesi i integrimit kërkon.

Kryeministri Rama theksoi vullnetin e Qeverisë për të shkuar përpara me zbatimin e reformave, me përparësi reformën në drejtësi si dhe shprehu falenderimet për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

Ndërsa Zëvendëskryeministri i Belgjikës, Reynders shprehu kënaqësinë për progresin e reformave në vend dhe siguroi se Belgjika do të vijojë të përkrahë procesin e integrimit europian të Shqipërisë, në etapat që vijojnë. /e.d

1 komente në “Rama në takim me zevendeskryeministrin e Belgjikës”

  1. Delli USA says:

    Z.kryeminister,e nise mire po e vazhdon keq,tolerimet pa sens qe po I bene Saliut(duke perfshire dhe diaren e pafunde ne kuvend)I kan dhene kurajo krimit te rruges dhe kriminelve berishist,ndero rruge sa nuk eshte vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje