Kryeministri Edi Rama inspektoi në Lezhë projektin për rikonstruksionin e 36 shtëpive të komunitetit rom dhe egjiptian.
Kryeministri Rama, së bashku me Ministren e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, dhe kryebashkiakun e Lezhës, Viktor Tushaj panë nga afër ndryshimin që është bërë në lagjen “Skënderbeg” falë këtij projekti me vlerë mbi 11 milionë lekë, i cili është financuar nga buxheti i Ministrisë së Zhvillimit Urban.
Përfitues nga ky investim janë 36 familje rome, banesat e të cilave janë rikonstruktuar me ndërhyrje pjesore dhe të përgjithshme.
Ndërhyrjet konsistojnë në zëvendësimin e dyer dhe dritareve, riparime pjesore apo ndërrime totale të çative, suvatime të pjesshme dhe të përgjithshme nga brenda dhe jashtë objekteve. Gjithashtu, ky investim ka prekur dhe punimet elektrike, në rastet kur është identifikuar e nevojshme.
36 banesat e rikonstruktuara përtej përmirësimit të kushteve të jetës për këto familje, kanë sjellë dhe një pamje të re kësaj zone.
Përmirësimi i kushteve të jetesës dhe integrimi i komunitetit rom dhe egjiptian është një nga prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Urban. /gj.k/
Mos harroni dhe gabelet alvanoeline
Nuk shoh une apo s’pati ndonje rom ne fotogreafi?
si tha rama para 23 qershorit…sdo me shihni ne tv si salen..dhe ne fakt po behet me keq..do doja vertet ta shihja shume pak..do doja ta shihja ne zyre e te bej punen e jo fushaten..
Po inspekton dita-dites parate pa hesap ( ne fakt me shumme llogaritje dinake) qe ka hedhur ne projekte pa krye ne Lezhe per fushaten elektorale te Viktor Tushes. 3 milion euro ne nje shesh qe i sherben vetem administrates se bashkise e jo qytetareve. Ata e kishin sheshin, u sherbente shume mire edhe keshtu, te pakten parkonin mjetet e tyre e kryenin pune ne zyrat e shtetit, kurse tani, e konceptuar pedonale, nuk do ta kryej me as kete rol! A thua pak halle e pune te tjera ka Lezha me urgjente?! I vetmi motiv eshte se ketu eshte shume lehte ta ndash pjesen per xhepin, ose me sakte me nje pjese behet sheshi e me shume shkojne ne xhepa…!
Apo po inspekton administraten shteterore te Lezhes qe eshte nen nivelin e asaj te vitit 1945 per nga kultura, arsimimi, profesionalizmi e perkushtimi, por me “lart” se ajo e PD ne korrupson!
Ne do ta dije se ku po e con Lezhen, te ulet e te shoh pa syzet e megallomanise se lezhjanet kane mundesi t’ja tregojne te gjitha.
Shou e turp!