Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ishte sot në Komandën e Mbështetjes, ku u takua me efektivin e Batalionit të Logjistikës.
Kodheli falënderoi trupat e këtij Batalioni për angzhimin e tyre në operacionin për përballimin e përmbytjeve të shkaktuara ditët e shkuara në disa zona në Jug të vendit. Ministria e Mbrojtjes gjithashtu vlerësoi kontributin e dhënë nga ky repart gjatë këtij viti, duke u ndalur posaçërisht tek angazhimi i tyre në operacionin për dërgimin e municioneve nga Shqipëria në ndihmë të qeverisë së Irakut, krah aleatëve.
“Ka qenë angazhimi dhe puna juaj që e ka bërë Shqiperinë të ndjehet krenare dhe mua personalisht të marr vlerësimet më të larta nga partnerët tanë në takimet bilaterale që kam zhvilluar”, tha Kodheli.
Më tej, Kodheli garantoi për vullnetin e palëkundur të qeverisë shqiptare për të përmirësuar gjithnjë e më shumë kushtet e jetesës dhe të punës së së ushtarakëve.
“VKM e korrikut të vitit 2013 në pjesën më të madhe të tij ka qenë e pazbatueshme. Qeveria e shkuar jo vetëm që u hoqi ushqimin një pjesë të Forcave të Armatosura, por edhe aty ku e lanë e bënë të pazbatueshëm. Qeveria aktuale ka menduar ta zgjidhë këtë pjesë duke bërë kompensimin në lekë aty ku është e pazbatueshme”, ka nënvizuar ministrja Kodheli. Ky është hapi i parë drejt përmirësimit të mëtejshëm që do i bëjmë efektivëve të Forcave të Armatosura. Për të gjithë ata që këtë të drejtë e kanë pasur, por nuk e kanë ushtruar do ta marrin në formë monetare, por ndërkohë do të marrin një asistencë të tillë, një sasi parash dhe të gjithë ata që jo domosdoshmërisht shkojnë në stërvitje apo janë roje, sepse unë mendoj që edhe dikush që është në shtab dhe nuk është në stërvitje, duhet të konsiderohet pjesë e një trupe, që është kjo trupë që jemi të gjithë bashkë. Ne menduam që t’i bënim një propozim qeverisë, të cilin qeveria e kaloi javën që shkoi, ku duke filluar që nga pagesat më të ulëta shpërblimi do të jetë pak më i madh dhe tek pagesat më të larta shpërblimi do të jetë më i vogël.
Ky është vetëm hapi i parë drejt përmirësimit të mëtejshëm të kushteve në të cilat jetoni dhe punoni. Do të ketë përmirësime të tjera që do të lidhen me strehimin, do të vazhdohet me legalizimet e të gjithë ndërtesave, ish-ndërtesave ushtarake të kthyera në banesa në vite, por të pa legalizuara, të pa vendosura brenda ligjeve të shtetit, pa certifikata pronësie. Janë më shumë se 375 familje ushtarakësh aktivë ose jo të cilën e kanë fituar këtë të drejtë në një mënyrë ose një tjetër, por që gjenden përpara faktit që ata jetojnë prej më shumë se 20 vitesh në një banesë, ndofta fëmijët e tyre janë lindur dhe rritur atje, por që nuk disponojnë një dokument, i cili i bën ata pronar të shtëpive ku jetojnë. Nuk do të jetë ky hapi i dytë dhe i fundit, përkundrazi ne jemi duke punuar në mënyrë, që të paktën për profesione apo specialitete të caktuara kemi filluar studimin me kohë të unifikimit të pagesës së tyre me pagesën e të njëjtit profesion në struktura të tjera. Unë besoj fort dhe shpresoj që Komanda e Mbështetjes do të vazhdojë të jetë në krye të punëve për të treguar që gjërat bëhen edhe në kushtet e disa mungesave të konsiderueshme, por me shpresën që ato do të dhe mund të përmirësohen”, ka përfunduar fjalën e saj ministrja e Kodheli./A.Xh
Jane te pangrene, te paveshur , te pambathur, te pa shtepi e katandi, gjithe diten e dites nen” terror ” dhe kthehen nga puna shume te lodhur e te djersitur! Nuk ka kush ju ben pazarin dhe nuk ka kush ju gatuan ! Te mjeret pjesetare te FA. OJ QEVERI! Keni shume gjera te tjera per te bere! Dergojuni te hane nje kafshate buke te varferve ne te kater anet e vendit! Pak respekt per barkun bosh te varfanjakeve! ” Lulet e vocerr” anembane Shqiperise ju bejne thirrje per tu derguar edhe atyre nje kothere! Pasi tu kesh mbushur barkun me buke kesaj kategorie , shtoju nje buke me shume ushtarakeve tane te pangopur e barkethare! TURPI JU MBULOFTE! Pse vetem ata do te jetojne! Aaaaaaaaaa lodhen shume te shkretet, gjithe diten ne ………bythe!
O burra perseri ushtaraket te ngarkuar me thase patatesh e fasulesh.
C’ka per te thene kol.Demiraj per rikthimin a trajtimit me ushqim?