PD akuza Qeverisë: I ka lëshuar terren krimit

17 Shkurt 2015, 12:00Politika TEMA

Partia Demokratike akuzoi Qeverinë se i ka lëshuar terren krimit.

“Ende pa marrë veten nga njëra tronditje, qytetarët bëhen dëshmitarë të grabitjes së radhës, shpërthimit të radhës. Edhe më tronditëse bëhet situata kur sheh lehtësinë me të cilën veprojnë banditë të maskuar me kostum policie, lehtësinë me të cilën rrëmbejnë një person, e grabisin bankën në mes të Tiranës.

Lehtësinë me të cilën kërcënojnë e vendosin tritol. Qytetarët nuk kanë pse të mbajnë në kurriz regjimin e krimit, dhe as qeverinë që është përgjegjëse për këtë gjendje.

Grabitje banke në mes të ditës në Tiranë, rrëmbim personi në Fushë-Krujë, grabitje me maska në Shkodër, grabitje me maska në Vlorë.

Tonelata droge që qarkullojnë në Shqipëri, e përmes pikave tona kufitare drejt Europës.

Një pas një vetëm të tilla ngjarje.

Lehtësinë me të cilën kërcënojnë e vendosin tritol.

Në mbarë vendin në fshatra e qytete ka pllakosur një valë vjedhjesh nga gjëja e gjallë, tek makinat e banesat.

Akte të rënda që nuk deklarohen në asnjë komunikatatë të policisë.

Vendi po kalon ditë të vështira. Të sigurt janë vetëm një palë, të sigurt janë  maskat, grabitësit e tritolvënësit.

Qeveria ia ka dalë vetëm për një gjë, ia ka dalë ti lëshojë terrenin krimit.

Sot kërkesave të qytetarëve për të drejta ekonomike, i ka paraprirë  kërkesa emergjente e legjitime për rend e siguri.

Ky regjim ndërsa i mjeron dhe i varfëron, i bën qytetarët të jetojnë me frikë e të luten që tritoli mos shpërthejë në derën e tyre.

Qytetarët nuk kanë pse të mbajnë në kurriz regjimin e krimit, dhe as qeverinë që është përgjegjëse për këtë gjendje”, u shpreh Grida Duma në një deklaratë për mediat. /gj.k/

4 komente në “PD akuza Qeverisë: I ka lëshuar terren krimit”

  1. jooooooo says:

    Epo tja besh bam,po pse moj ndrikull ne kohen tuj sa tritole kishte,sa komisare policie te vrare,sa droge,sa grabitje e huuuuuu sa pislleqe kishte koha juaj e shkuar

  2. agron says:

    O Gridaaaaaaa! Perse genjeni!!! Droga qe flet ti u kap ne itali , vinte nga Amerika Latine, transportohej ne shqiper, itali e hollande. Ne itali kishte laboratore te specialziuar per ta perpunuar! Mos do te thuash qe edhe qeveria e Italise dhe Hollandes qenkan qeveri krimi????
    Po ca beni keshtu se late nam !! Ne asnje vend nuk hidhet balte keshtu mbi policine!! Ajo ndihmohet! Te pakten nga politikanet!

    Krimi ka punen e tij, policia te sajen! Kjo eshte lufte e perditshme!! Perse mundoheni te krijoni idene qe policia dhe krimi ne shqiperi jane 1. Cduhet te themi per ju athere qe per tete vjet kishit lazaratin , plantacionin me te madh te droges ne europe ne mes te diellit dhe nuk e canit koken fare??? Ju na qenkeni te ndershem ndersa keta qe e luftuan dhe e shkullen me rrenje na qenkan mafioze???
    Ti nuk je budallaqe.
    TI JE E LIGE! TI DHE ATA QE PERFAQESON TI!

  3. miku says:

    Po i ka leshuar terren krimit, eshte e vertete i ka leshuar terren pd.

  4. Flamur_Vlore says:

    foli e bija e te vetmit komunistit aktiv ne politik!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje